Russian Embassy in Albania
286 subscribers
3.96K photos
456 videos
1 file
1.16K links
Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱
Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba

Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱
Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы
Download Telegram
🇷🇺 Sot, nё Ditën e Punonjësit Diplomatik, Ambasada Ruse në Shqipëri vazhdon një seri botimesh kushtuar diplomatëve të shquar rusë.

Historia e sotme i kushtohet Dobrinin-it Anatolij Fjodoroviç (1919 - 2010).


Emri i ambasadorit të BRSS në Washington, Anatolij Dobrinin për herë të parë u bë i njohur në gjithë botën në vitin 1962, kur midis Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-ve shpërtheu Kriza Kubane. Sipas mendimit të politologëve, Dobrinin luajti një rol shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës më të rëndë midis dy vendeve. Natën e 27 nëntorit 1962 ai zhvilloi një takim të fshehtë me vëllain e presidentit të SHBA-ve, Robert Kennedy, gjatë të cilit u arrit marrëveshja për largimin e raketave ruse nga Kuba në këmbim të heqjes së raketave amerikane, të vendosura më parë të Turqi.

Një veçanti karakteristike e veprimtarisë diplomatike të Dobrinin, i cili gjatë karrierës së tij punoi me gjashtë presidentë amerikanë, ishte angazhimi i tij i vazhdueshëm për të ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme me Washingtonin. Anatoli Dobrinin mendonte se kjo gjë arrihet, para së gjithash, me diplomaci të mençur dhe të matur. Madje edhe në situata të vështira ai ia dilte të bindte liderët amerikanë të mos ndiqnin një politikë përkeqësimi, e cila ishte e rrezikshme jo vetëm për BRSS, por edhe për vetë Shtetet e Bashkuara.

“Ai ia doli mbanë të çojë diplomacinë në nivel të lartë mjeshtëror, të gdhendë me finesë metodat dhe instrumentet e saj”, - shkruante për të diplomati Aleksandër Besmertnih, i cili në vitin 1991 mbante postin e Ministrit të Punëve të Jashmte të BRSS.

#ДДР2023 #Деньдипломата #DiplomatsDay #DiplomaticWorkersDay
Në prag të Ditës së Punonjësit Diplomatik, Ambasada Ruse në Shqipëri sjell në vëmendjen tuaj një seri botimesh kushtuar diplomatëve të shquar rusë.

🇷🇺 Tregimi i sotëm i kushtohet Andrey #Gromyko, një prej figurave më të shquara të diplomacisë ruse.

💼 A.Gromyko filloi karrierën e tij diplomatike në vitin 1939, ai u zgjodh nga komisioni i Komitetit Qendror të partisë për të punuar në Komisariatin e Popullit të Punëve të Jashtme dhe u emërua për të drejtuar departamentin e vendeve amerikane.

Në fund të vitit 1939, ai u bë këshilltar i Ambasadës së Bashkimit Sovjetik në SHBA. Në vitin 1943, ai drejtoi Ambasadën Sovjetike në SHBA. Në këtë pozicion, A.Gromyko ishte thellësisht i përfshirë në përgatitjen për konferencat e Teheranit, Potsdamit dhe Jaltës të krerëve të shteteve aleate. Pikërisht A.Gromyko nënshkroi Kartën e OKB-së në emër të BRSS më 26 qershor 1945. Në vitin 1946, ai u bë diplomati i parë sovjetik që u emërua Përfaqësues i Përhershëm i BRSS-së në OKB.

Në vitin 1957, Andrey Gromyko u bë Ministër i Punëve të Jashtme – këtë pozicion ai vazhdoi të mbante pa ndërprerje për 28 vjet.

A.Gromyko ishte i përfshirë në hartimin e shumë marrëveshjeve kryesore për sigurinë dhe stabilitetin strategjik, të cilat ulën tensionet globale.

☝️#FaktInteresant: në Perëndim, A.Gromyko u quajt "Mr. Jo" për pozicionin e tij të palëkundur në çështje të rëndësishme që përfshinin interesat kombëtare. A.Gromyko komentoi pseudonimin e tij kështu: ata dëgjuan 'Jo'-në time shumë më rrallë sesa dëgjova 'jo'-në e tyre sepse bëmë shumë propozime të tjera.

🕯️ Ai vdiq më 2 korrik 1989, dhe u varros në Moskë.

❗️ Andrey Gromyko ishte një nga diplomatët më të respektuar botërorë dhe një simbol i politikës së jashtme sovjetike. Për shkak të talentit të tij, fleksibilitetit të tij të jashtëzakonshëm së bashku me qëndrueshmërinë e tij në ruajtjen e interesave të Atdheut, vendi ynë zuri një nga pozitat më të forta në të gjithë historinë e tij.

#ДДР2024 #Россия #дипломатия #Russia #diplomacy #DiplomaticWorkersDay
Në prag të Ditës së Punonjësit Diplomatik, Ambasada Ruse në Shqipëri sjell në vëmendjen tuaj një seri botimesh kushtuar diplomatëve të shquar rusë.

🇷🇺 Historia e sotme do t’i kushtohet politikanit tё shquar sovjetik dhe rus, Ministrit tё Punёve tё Jashtme tё Rusisë në vitet 1996-1998, Yevgeny Maksimovich #Primakov-it (1929-2015).

Ardhja e Primakovit në MPJ-nё ruse u bë një pikë kthese në politikën e jashtme të shtetit tonë, fillimi i rivendosjes së pozicioneve të Rusisë në arenën ndërkombëtare.

Primakovi parashikoi shfaqjen e qendrave të reja të rritjes ekonomike dhe ndikimit politik në botë dhe, në këtë kuptim, parashikoi lёvizjen dtrejt #multipolaritetit. Ai vendosi formatin Rusi-Indi-Kinë, i cili u bë prototipi i #BRICS, mishërimi i vërtetë i diplomacisë multipolare.

❗️ Më 24 mars tё vitit 1999, gjatë fluturimit të tij në SHBA, Yevgeny Primakov mёsoi se vendet e NATO-s filluan sulme ajrore të ish-Jugosllavisё. Ai menjëherë ktheu avionin e tij dhe u kthye në Moskë. Kjo U-kthesë legjendare mbi Atlantik-un u bë një simbol i rishikimit të marrëdhënieve me Perëndimin drejt #pragmatizmit dhe #realizmit, dhe kalimit të Rusisë drejt politikës së jashtme multi-vektoriale.

#ДДР2024 #Россия #дипломатия #Russia #diplomacy #DiplomaticWorkersDay
🇷🇺 Sot, nё prag të Ditës së Punonjësit Diplomatik, Ambasada Ruse në Shqipëri vazhdon një seri botimesh kushtuar diplomatëve të shquar rusë.

Historia e sotme i kushtohet Dobrinin-it Anatolij Fjodoroviç (1919 - 2010).

Emri i ambasadorit të BRSS në Washington, Anatolij Dobrinin për herë të parë u bë i njohur në gjithë botën në vitin 1962, kur midis Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-ve shpërtheu Kriza Kubane. Sipas mendimit të politologëve, Dobrinin luajti një rol shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës më të rëndë midis dy vendeve. Natën e 27 nëntorit 1962 ai zhvilloi një takim të fshehtë me vëllain e presidentit të SHBA-ve, Robert Kennedy, gjatë të cilit u arrit marrëveshja për largimin e raketave ruse nga Kuba në këmbim të heqjes së raketave amerikane, të vendosura më parë të Turqi.

Një veçanti karakteristike e veprimtarisë diplomatike të Dobrinin, i cili gjatë karrierës së tij punoi me gjashtë presidentë amerikanë, ishte angazhimi i tij i vazhdueshëm për të ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme me Washingtonin. Anatoli Dobrinin mendonte se kjo gjë arrihet, para së gjithash, me diplomaci të mençur dhe të matur. Madje edhe në situata të vështira ai ia dilte të bindte liderët amerikanë të mos ndiqnin një politikë përkeqësimi, e cila ishte e rrezikshme jo vetëm për BRSS, por edhe për vetë Shtetet e Bashkuara.

“Ai ia doli mbanë të çojë diplomacinë në nivel të lartë mjeshtëror, të gdhendë me finesë metodat dhe instrumentet e saj”, - shkruante për të diplomati Aleksandër Besmertnih, i cili në vitin 1991 mbante postin e Ministrit të Punëve të Jashmte të BRSS.

#ДДР2024 #Деньдипломата #DiplomatsDay #DiplomaticWorkersDay