Russian Embassy in Albania
299 subscribers
4.08K photos
474 videos
1 file
1.22K links
Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱
Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba

Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱
Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы
Download Telegram
🇷🇺 Sot, nё Ditën e Punonjësit Diplomatik, Ambasada Ruse në Shqipëri vazhdon një seri botimesh kushtuar diplomatëve të shquar rusë.

Historia e sotme i kushtohet Dobrinin-it Anatolij Fjodoroviç (1919 - 2010).


Emri i ambasadorit të BRSS në Washington, Anatolij Dobrinin për herë të parë u bë i njohur në gjithë botën në vitin 1962, kur midis Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-ve shpërtheu Kriza Kubane. Sipas mendimit të politologëve, Dobrinin luajti një rol shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës më të rëndë midis dy vendeve. Natën e 27 nëntorit 1962 ai zhvilloi një takim të fshehtë me vëllain e presidentit të SHBA-ve, Robert Kennedy, gjatë të cilit u arrit marrëveshja për largimin e raketave ruse nga Kuba në këmbim të heqjes së raketave amerikane, të vendosura më parë të Turqi.

Një veçanti karakteristike e veprimtarisë diplomatike të Dobrinin, i cili gjatë karrierës së tij punoi me gjashtë presidentë amerikanë, ishte angazhimi i tij i vazhdueshëm për të ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme me Washingtonin. Anatoli Dobrinin mendonte se kjo gjë arrihet, para së gjithash, me diplomaci të mençur dhe të matur. Madje edhe në situata të vështira ai ia dilte të bindte liderët amerikanë të mos ndiqnin një politikë përkeqësimi, e cila ishte e rrezikshme jo vetëm për BRSS, por edhe për vetë Shtetet e Bashkuara.

“Ai ia doli mbanë të çojë diplomacinë në nivel të lartë mjeshtëror, të gdhendë me finesë metodat dhe instrumentet e saj”, - shkruante për të diplomati Aleksandër Besmertnih, i cili në vitin 1991 mbante postin e Ministrit të Punëve të Jashmte të BRSS.

#ДДР2023 #Деньдипломата #DiplomatsDay #DiplomaticWorkersDay
🇷🇺 Sot, nё prag të Ditës së Punonjësit Diplomatik, Ambasada Ruse në Shqipëri vazhdon një seri botimesh kushtuar diplomatëve të shquar rusë.

Historia e sotme i kushtohet Dobrinin-it Anatolij Fjodoroviç (1919 - 2010).

Emri i ambasadorit të BRSS në Washington, Anatolij Dobrinin për herë të parë u bë i njohur në gjithë botën në vitin 1962, kur midis Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-ve shpërtheu Kriza Kubane. Sipas mendimit të politologëve, Dobrinin luajti një rol shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës më të rëndë midis dy vendeve. Natën e 27 nëntorit 1962 ai zhvilloi një takim të fshehtë me vëllain e presidentit të SHBA-ve, Robert Kennedy, gjatë të cilit u arrit marrëveshja për largimin e raketave ruse nga Kuba në këmbim të heqjes së raketave amerikane, të vendosura më parë të Turqi.

Një veçanti karakteristike e veprimtarisë diplomatike të Dobrinin, i cili gjatë karrierës së tij punoi me gjashtë presidentë amerikanë, ishte angazhimi i tij i vazhdueshëm për të ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme me Washingtonin. Anatoli Dobrinin mendonte se kjo gjë arrihet, para së gjithash, me diplomaci të mençur dhe të matur. Madje edhe në situata të vështira ai ia dilte të bindte liderët amerikanë të mos ndiqnin një politikë përkeqësimi, e cila ishte e rrezikshme jo vetëm për BRSS, por edhe për vetë Shtetet e Bashkuara.

“Ai ia doli mbanë të çojë diplomacinë në nivel të lartë mjeshtëror, të gdhendë me finesë metodat dhe instrumentet e saj”, - shkruante për të diplomati Aleksandër Besmertnih, i cili në vitin 1991 mbante postin e Ministrit të Punëve të Jashmte të BRSS.

#ДДР2024 #Деньдипломата #DiplomatsDay #DiplomaticWorkersDay