Russian Embassy in Albania
286 subscribers
3.96K photos
456 videos
1 file
1.16K links
Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱
Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba

Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱
Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы
Download Telegram
⚡️Akreditimi i medias për Forumin Rinor Botëror 2024 vazhdon!

Mediat e huaja të akredituara nga Ministria e Punëve të Jashtme Ruse, mediat ruse dhe blogerët mund të marrin pjesë.

Nxitoni të regjistroheni para datës 15 janar 2024 me linkun: https://fest2024.com/en/media
_____
⚡️Продолжается аккредитация СМИ на Всемирный форум молодежи 2024!

Поучаствовать могут иностранные медиа, имеющие аккредитацию в МИД России, российские СМИ и блогеры.

Успейте зарегистрироваться до 15 января 2024 года по ссылке: https://fest2024.com/media

#Россия #Russia #WYF #WYF2024 #ВФМ2024
Në prag të Ditës së Punonjësit Diplomatik, Ambasada Ruse në Shqipëri sjell në vëmendjen tuaj një seri botimesh kushtuar diplomatëve të shquar rusë.

🇷🇺 Tregimi i sotëm i kushtohet Andrey #Gromyko, një prej figurave më të shquara të diplomacisë ruse.

💼 A.Gromyko filloi karrierën e tij diplomatike në vitin 1939, ai u zgjodh nga komisioni i Komitetit Qendror të partisë për të punuar në Komisariatin e Popullit të Punëve të Jashtme dhe u emërua për të drejtuar departamentin e vendeve amerikane.

Në fund të vitit 1939, ai u bë këshilltar i Ambasadës së Bashkimit Sovjetik në SHBA. Në vitin 1943, ai drejtoi Ambasadën Sovjetike në SHBA. Në këtë pozicion, A.Gromyko ishte thellësisht i përfshirë në përgatitjen për konferencat e Teheranit, Potsdamit dhe Jaltës të krerëve të shteteve aleate. Pikërisht A.Gromyko nënshkroi Kartën e OKB-së në emër të BRSS më 26 qershor 1945. Në vitin 1946, ai u bë diplomati i parë sovjetik që u emërua Përfaqësues i Përhershëm i BRSS-së në OKB.

Në vitin 1957, Andrey Gromyko u bë Ministër i Punëve të Jashtme – këtë pozicion ai vazhdoi të mbante pa ndërprerje për 28 vjet.

A.Gromyko ishte i përfshirë në hartimin e shumë marrëveshjeve kryesore për sigurinë dhe stabilitetin strategjik, të cilat ulën tensionet globale.

☝️#FaktInteresant: në Perëndim, A.Gromyko u quajt "Mr. Jo" për pozicionin e tij të palëkundur në çështje të rëndësishme që përfshinin interesat kombëtare. A.Gromyko komentoi pseudonimin e tij kështu: ata dëgjuan 'Jo'-në time shumë më rrallë sesa dëgjova 'jo'-në e tyre sepse bëmë shumë propozime të tjera.

🕯️ Ai vdiq më 2 korrik 1989, dhe u varros në Moskë.

❗️ Andrey Gromyko ishte një nga diplomatët më të respektuar botërorë dhe një simbol i politikës së jashtme sovjetike. Për shkak të talentit të tij, fleksibilitetit të tij të jashtëzakonshëm së bashku me qëndrueshmërinë e tij në ruajtjen e interesave të Atdheut, vendi ynë zuri një nga pozitat më të forta në të gjithë historinë e tij.

#ДДР2024 #Россия #дипломатия #Russia #diplomacy #DiplomaticWorkersDay
Në prag të Ditës së Punonjësit Diplomatik, Ambasada Ruse në Shqipëri sjell në vëmendjen tuaj një seri botimesh kushtuar diplomatëve të shquar rusë.

🇷🇺 Historia e sotme do t’i kushtohet politikanit tё shquar sovjetik dhe rus, Ministrit tё Punёve tё Jashtme tё Rusisë në vitet 1996-1998, Yevgeny Maksimovich #Primakov-it (1929-2015).

Ardhja e Primakovit në MPJ-nё ruse u bë një pikë kthese në politikën e jashtme të shtetit tonë, fillimi i rivendosjes së pozicioneve të Rusisë në arenën ndërkombëtare.

Primakovi parashikoi shfaqjen e qendrave të reja të rritjes ekonomike dhe ndikimit politik në botë dhe, në këtë kuptim, parashikoi lёvizjen dtrejt #multipolaritetit. Ai vendosi formatin Rusi-Indi-Kinë, i cili u bë prototipi i #BRICS, mishërimi i vërtetë i diplomacisë multipolare.

❗️ Më 24 mars tё vitit 1999, gjatë fluturimit të tij në SHBA, Yevgeny Primakov mёsoi se vendet e NATO-s filluan sulme ajrore të ish-Jugosllavisё. Ai menjëherë ktheu avionin e tij dhe u kthye në Moskë. Kjo U-kthesë legjendare mbi Atlantik-un u bë një simbol i rishikimit të marrëdhënieve me Perëndimin drejt #pragmatizmit dhe #realizmit, dhe kalimit të Rusisë drejt politikës së jashtme multi-vektoriale.

#ДДР2024 #Россия #дипломатия #Russia #diplomacy #DiplomaticWorkersDay
🎭 Mё 27 mars festohet Dita Botërore e #Teatrit!

🌐 🤝 Motoja e festës është si nё vijim: "teatri ёshtё mjeti i mirëkuptimit të ndërsjellë dhe forcimit të paqes mes popujve".

🇷🇺 #Rusia është e famshme për artin e saj teatror. Në vendin tonë ka më shumë se 600 teatro. 🎭
___
🎭 27 марта - Всемирный день #театра!

🌐 🤝 Девиз праздника — «Театр как средство взаимопонимания и укрепления мира между народами».

🇷🇺 #Россия славится своим театральным искусством, в нашей стране более 600 театров.🎭
🇷🇺 #Rusia është #Vendi_I_Mundësive

Gjatë 4 viteve të fundit, 30 industri të reja farmaceutike kanë nisur punën në Rusi.

Më shumë se 80% e ilaçeve vitale prodhohen në vend - dhe këto nuk janë vetëm analoge të ilaçeve të huaja, por edhe ato inovative. Gjatë vitit të kaluar, në Rusi janë regjistruar më shumë se 500 ilaçe dhe janë hapur 8 ndërmarrje të reja farmaceutike. Tani, për shembull, po përfundon studimi për ilaçin e parë në botë kundër sëmundjes Bechterew.
_________
🇷🇺 #Россия - #СтранаВозможностей

За последние 4 года в России запущено 30 новых фармацевтических производств.

Внутри страны выпускается более 80% жизненно важных лекарств - и это не только аналоги иностранных препаратов, но и инновационные лекарства. За последний год в России зарегистрировано более 500 препаратов и открыто 8 новых фармацевтических предприятий. Сейчас, к примеру, завершаются исследования первого в мире препарата против болезни Бехтерева.
🇷🇺 Në prag të Ditës së Gjuhës Ruse Ambasada e Rusisë në Shqipëri sjell në vëmendjen tuaj një seri botimesh kushtuar shkrimtarëve dhe poetëve të shquar rusë.

Sot duam t'ju tregojmë për Fjodor
#Dostojevski.

📖 Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të, i cili ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Ndëshkim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880), “Djajtë”, “Adoleshenti”, “Kumarxhiu”, “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”, “Sozia” “Të fyer e të poshtëruar” etj.

📖 Jeta e Dostojevskit mund të konsiderohet si një nga romanet e tij. I lindur në një familje fisnike, një i ri rebel i dënuar me burg dhe mandej për të shërbyer si ushtar i thjeshtë, një lojtar i sëmurë dhe arrogant, si dhe një njeri i devotshëm i familjes, autori i ngjan personazheve të tij: të gjitha në kontrast.

Dostojevski iu kthye jetës së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

🇦🇱 Pothuajse të gjitha veprat (përfshi edhe tregime të vogla) të Dostojevskit janë përkthyer në shqip, disa përkthime kanë një vlerë të veçantë artistike dhe ishin bërë nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare.

🔗 Ju ftojmë të lexoni artikullin kushtuar jetës së tij tek linku: https://konica.al/.../fjodor-dostojevski-legjenda-qe.../...

#Dostoyevski #Достоевский #Rusi #Kulturë #GjuhaRuse #Culture #RussianLanguage #Russia #Россия #Культура #РусскийЯзык
📖 “Nëse presim momentin kur gjithçka, absolutisht gjithçka të jetë gati, nuk do të fillonim kurrë.”

🇷🇺 Në prag të Ditës së Gjuhës Ruse Ambasada e Rusisë në Shqipëri vazhdon një seri botimesh kushtuar shkrimtarëve dhe poetëve të shquar rusë.

Sot duam t'ju tregojmë për Ivan Sergejevic
#Turgenjev.

Ivan Sergejevic Turgenjev lindi në vitin 1818 në qytetin Orjoll.

Shkrimtari dhe aktivisti civil, njeriu, i cili tërë jetën e tij kaloi duke udhëtuar dhe banuar në vende të ndryshme të Evropës.

Punimet letrare të hershme të Turgenjevit provuan gjenialitetin e tij, dhe u pritën në mënyrë të favorshme nga Belinski, asokohe kritiku letrar më me ndikim rus. Në vitet e fundit të jetës së tij, Turgenjev rrallë banonte në Rusi, duke preferuar Baden-Baden ose Paris, shpesh duke ndjekur familjen e këngëtares se famshme Pauline Garcia-Viardot.

Turgenjevi u bë i famshëm me "Kujtime të një gjahtari" (Записки охотника). Bazuar në vëzhgimet e bëra nga i njëjti autor gjatë gjuetisë së zogjve dhe lepujve në fermën e nënës në Spaskoje, vepra u botua në vitin 1852. Vepra e tij e ardhshme ishte "Një fole fisnikësh" (Дворянское гнездо) më 1859, e ndjekur, vitin pasardhës, nga "Në prag" (kuptohet: “të reformës”) (Накануне), një histori që përmban një nga personazhet e tij më të njohur femra, Elena. Kjo histori, me karakterin e revolucionarit bullgar Dmitrij, duhej të shfaqej shumë e pazakontë dhe politikisht emocionuese për lexuesit bashkëkohorë. Këto dy romane, së bashku me të parën ("Rudin", 1857), synojnë “njeriun e tepërt”, siç e përcaktoi autori, ai është idealist i mirë vetëm me fjalë, por në praktikë i dobët dhe i paaftë.

Më 1862 botohet "Etër dhe bij" (Отцы и дети), kryevepër e Turgenjevit, një roman i ndërtuar në mënyrë shembullore, në të cilin autori përshkruan në një mënyrë jashtëzakonisht efektive përhapjen e parë të ideve revolucionare në Rusi. Personazhi kryesor i romanit, Bazarov, konsiderohet nga shumë njerëz si një nga krijimet më të suksesshme artistike të shekullit XIX.

A keni lexuar ju veprat e Turgenjevit?

#Turgenjev #Rusi #Kulturë #GjuhaRuse #Culture #RussianLanguage #Tургенев #Россия #Культура #РусскийЯзык
🗓 Më 6 qershor Rusia feston #Ditën_e_Gjuhës_Ruse.

• Mbështetja dhe promovimi i gjuhës ruse jashtë vendit tonё është një nga mjetet më të rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar midis Rusisë dhe vendeve të tjera.

• Gjuha ruse ka statusin e gjuhёs shtetёrore dhe zyrtare në Rusi, Bjellorusi, Kazakistan, Kirgistan, Taxhikistan dhe vende të tjera.

🇺🇳 Rusishtja ёshtё gjuha zyrtare ose gjuhё pune nё njё numёr organizatash ndërkombëtare, duke pёrfshirё OKB-nё dhe disa nga agjencitë e saj tё specializuara, SCO, OSBE, CIS, EAEU, ATS, CSTO, ISO, CES, GUAM, IFRC dhe ICRC.

❗️ Gjuha ruse është një nga gjuhët më të njohura në botë:
• gjuha e 6️⃣-të më e folur në botë;
• gjuha e 8️⃣-tё më e përhapur;
• zё vendin e 2️⃣-tё sipas numrit tё faqeve në Internet.

Në përgjithësi, rreth 146 milion qytetarë të Federatës Ruse dhe 130 milion njerëz jashtë vendit tonё flasin rusisht.

#GjuhaRuse #Pushkin #Пушкин #Rusi #Russia #Culture #Kulturё #Культура #Россия #RussianLanguage #РусскийЯзык
🇷🇺Të dashur ndjekës, ju urojmë Gëzuar Ditën e gjuhës ruse, e cila festohet sot, më 6 qershor, ditën e lindjes së një poeti dhe shkrimtari të madh rus Aleksandër #Pushkin, i cili quhet me të drejtë krijues i gjuhës bashkëkohore ruse dhe themelues i traditave të shekullit të artë të letërsisë klasike ruse. #Lermontovi, #Gogoli, #Dostojevski, #Turgenjevi, #Gonçarovi, #Tolstoi, #Çehovi dhe shumë autorë të tjerë të njohur botërisht janë "rritur" nga Pushkini dhe mjeshtëria e tij e jashtëzakonshme.

Në këtë ditë shprehim urime të veçanta studentëve dhe pedagogëve të degës së gjuhës ruse pranë Fakultetit tё Gjuhёve tё Huaja të Universitetit të Tiranës, nxënësve dhe mësuesve të gjimnazit "Asim Vokshi", si edhe të gjithë të apasionuarve pas kulturës dhe gjuhës ruse!

С праздником! Да здравствует великий и могучий русский язык!

#GjuhaRuse #Pushkin #Пушкин #Rusi #Russia #Culture #Kulturё #Культура #Россия #RussianLanguage #РусскийЯзык