Russian Embassy in Albania
273 subscribers
3.69K photos
438 videos
1 file
1.08K links
Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱

Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱
Download Telegram
🇷🇺 Në prag të Ditës së Gjuhës Ruse Ambasada e Rusisë në Shqipëri sjell në vëmendjen tuaj një seri botimesh kushtuar shkrimtarëve dhe poetëve të shquar rusë.

Sot duam t'ju tregojmë për Fjodor
#Dostojevski.

📖 Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të, i cili ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Ndëshkim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880), “Djajtë”, “Adoleshenti”, “Kumarxhiu”, “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”, “Sozia” “Të fyer e të poshtëruar” etj.

📖 Jeta e Dostojevskit mund të konsiderohet si një nga romanet e tij. I lindur në një familje fisnike, një i ri rebel i dënuar me burg dhe mandej për të shërbyer si ushtar i thjeshtë, një lojtar i sëmurë dhe arrogant, si dhe një njeri i devotshëm i familjes, autori i ngjan personazheve të tij: të gjitha në kontrast.

Dostojevski iu kthye jetës së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

🇦🇱 Pothuajse të gjitha veprat (përfshi edhe tregime të vogla) të Dostojevskit janë përkthyer në shqip, disa përkthime kanë një vlerë të veçantë artistike dhe ishin bërë nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare.

🔗 Ju ftojmë të lexoni artikullin kushtuar jetës së tij tek linku: https://konica.al/.../fjodor-dostojevski-legjenda-qe.../...

#Dostoyevski #Достоевский #Rusi #Kulturë #GjuhaRuse #Culture #RussianLanguage #Russia #Россия #Культура #РусскийЯзык
📖 “Nëse presim momentin kur gjithçka, absolutisht gjithçka të jetë gati, nuk do të fillonim kurrë.”

🇷🇺 Në prag të Ditës së Gjuhës Ruse Ambasada e Rusisë në Shqipëri vazhdon një seri botimesh kushtuar shkrimtarëve dhe poetëve të shquar rusë.

Sot duam t'ju tregojmë për Ivan Sergejevic
#Turgenjev.

Ivan Sergejevic Turgenjev lindi në vitin 1818 në qytetin Orjoll.

Shkrimtari dhe aktivisti civil, njeriu, i cili tërë jetën e tij kaloi duke udhëtuar dhe banuar në vende të ndryshme të Evropës.

Punimet letrare të hershme të Turgenjevit provuan gjenialitetin e tij, dhe u pritën në mënyrë të favorshme nga Belinski, asokohe kritiku letrar më me ndikim rus. Në vitet e fundit të jetës së tij, Turgenjev rrallë banonte në Rusi, duke preferuar Baden-Baden ose Paris, shpesh duke ndjekur familjen e këngëtares se famshme Pauline Garcia-Viardot.

Turgenjevi u bë i famshëm me "Kujtime të një gjahtari" (Записки охотника). Bazuar në vëzhgimet e bëra nga i njëjti autor gjatë gjuetisë së zogjve dhe lepujve në fermën e nënës në Spaskoje, vepra u botua në vitin 1852. Vepra e tij e ardhshme ishte "Një fole fisnikësh" (Дворянское гнездо) më 1859, e ndjekur, vitin pasardhës, nga "Në prag" (kuptohet: “të reformës”) (Накануне), një histori që përmban një nga personazhet e tij më të njohur femra, Elena. Kjo histori, me karakterin e revolucionarit bullgar Dmitrij, duhej të shfaqej shumë e pazakontë dhe politikisht emocionuese për lexuesit bashkëkohorë. Këto dy romane, së bashku me të parën ("Rudin", 1857), synojnë “njeriun e tepërt”, siç e përcaktoi autori, ai është idealist i mirë vetëm me fjalë, por në praktikë i dobët dhe i paaftë.

Më 1862 botohet "Etër dhe bij" (Отцы и дети), kryevepër e Turgenjevit, një roman i ndërtuar në mënyrë shembullore, në të cilin autori përshkruan në një mënyrë jashtëzakonisht efektive përhapjen e parë të ideve revolucionare në Rusi. Personazhi kryesor i romanit, Bazarov, konsiderohet nga shumë njerëz si një nga krijimet më të suksesshme artistike të shekullit XIX.

A keni lexuar ju veprat e Turgenjevit?

#Turgenjev #Rusi #Kulturë #GjuhaRuse #Culture #RussianLanguage #Tургенев #Россия #Культура #РусскийЯзык
🇷🇺 🕌 Më 7 qershor 1883, u shenjtërua Katedralja e Krishtit Shpëtimtar.

🙏🏼Që nga ajo kohë, në Katedrale kanë filluar shërbesat e rregullta hyjnore. Këtu janë kremtuar edhe festat dhe përvjetorët ortodoksë mbarёpopullorё.

🔸 Sot Katedralja është katedralja e 3️⃣-të më e lartë ortodokse (103 m), ёshtё pika kryesore e tërheqjes e Moskës.

🔸 Projekti i ndërtimit u zhvillua nga arkitekti Konstantin Ton.

🔹 Piktorët më e mirë e asaj kohe, përfshirë Vasily #Surikov dhe Viktor #Vasnetsov, morën pjesë në pikturimin e Katedrales.

🏗 Ndërtimi i Katedrales zgjati më shumë se 40 vjet.

⛪️ Sot, Katedralja e Krishtit Shpëtimtar konsiderohet me të drejtë tempulli kryesor i Rusisë, duke tërhequr mijëra besimtarë dhe turistë nga e gjithë bota me bukurinë dhe madhështinë e saj.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Россия #Культура
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
Në prag të Ditës së Rusisë, duam t'ju tregojmë për rajone të ndryshme të Rusisë.

📌 Shën Petërburgu


I themeluar në vitin 1703, Shën Petërburgu – “Palmira e Veriut” dhe “kryeqyteti kulturor i Rusisë” – të mrekullon me madhështinë e ndërtesave të shekullit të XVIII-të. I shtrirë në bregun e Gjirit të Finlandës, është qyteti i dytë më i madh në vend. Ky është një vend me arkitekturë të mahnitshme, me ura të lëvizshme dhe netë të bardha romantike, me kreativitet dhe frymëzim.
__________
🇷🇺 В преддверии Дня России делимся с Вами подборкой видео о российских регионах.

📌 Санкт-Петербург


Основанный в 1703 г. Санкт-Петербург - «Северная Пальмира» и «культурная столица России» - впечатляет величием зданий XVIII века. Раскинувшийся на побережье Финского залива, он является вторым по величине городом страны. Это место удивительной архитектуры, разводных мостов и белых ночей, романтики, творчества и вдохновения.

#Rusi #Kulturë #12qershor #Culture #Russia #RussiaDay #June12 #Россия #Культура #12июня #ДеньРоссии
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
📌 Republika e Tatarstanit

Tatarstani është një nga qarqet më shumëkombëshe të Rusisë, ku jetojnë më shumë se 115 popuj me tradita, gjuhë dhe besime të ndryshme.

Kryeqyteti i qarkut, Kazan, u themelua në vitin 1005. Duke ruajtur traditat e pasura, Republika e Tatarstanit është rajoni me një zhvillim dinamik teknologjik. Këtu ndodhet Innopolis - qyteti më i ri në Rusi, i cili është një nga qendrat e zhvillimit të industrisë së IT.
_____________
📌 Республика Татарстан

Татарстан – один из самых многонациональных регионов России, где проживают более 115 народов с разными традициями, языками и верованиями.

Центр региона, Казань, основан в 1005 году. Сохраняя богатые традиции, регион уверенно смотрит в будущее. Например, «Иннополис» является самым молодым городом в России и одним из центров развития ИТ-отрасли.

#Rusi #Kulturë #DitaeRusisё #12qershor #Culture #Russia #RussiaDay #June12 #Россия #Культура #12июня #ДеньРоссии
Media is too big
VIEW IN TELEGRAM
🇷🇺 🎤 Gëzuar Ditën e Rusisë ju uron edhe këngëtarja jonë Aljona Vashçenko!

С праздником по случаю Дня России вас поздравляет Алена Ващенко!


#Rusi #Kulturë #DitaeRusisё #12qershor #Culture #Russia #RussiaDay #June12 #Россия #Культура #12июня #ДеньРоссии
Më 14 qershor 1783, u themelua qyteti i Sevastopol-it - qyteti i lavdisë ushtarake ruse në Detin e Zi.

🔹 Emri i qytetit u dha nga Perandoresha Katerina II dhe përkthehet si "qyteti i lavdisë, i denjë për nderim".

⚓️ Sevastopoli është qyteti i marinarëve rusë. Sot, këtu ndodhet baza kryesore detare e Flotës Ruse të Detit të Zi.

❗️ 🇷🇺 Në historinë moderne të Sevastopolit, pa dyshim, momenti më i rëndësishëm ishte mbajtja më 16 mars 2014 e referendumit për statusin e Krimesë. Sipas rezultateve të votimit, 95.6% e pjesëmarrësve në votim në Sevastopol ishin në favor të bashkimit të qytetit me Federatën Ruse.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Россия #Культура #Туризм
🇷🇺 Në Shën-Peterburg u zhvillua festa vjetore e maturantëve të shkollave "Velat e kuqe e ndezur".

⛵️ Ngjarja kryesore ishte kalimi tradicional ceremonial i anijes "Rusia" nё sfondin e fishekzjarreve nëpёr lumin Neva pranë "Sheshit të Pallatit".

🚩 Tradita e takimit tё një anije me vela të kuqe në brigjet e lumit Neva simbolizon shpresën, besimin në të ardhmen dhe përmbushjen e dëshirave.

🔹 Festa "Velat e kuqe e ndezur" është përfshirë në regjistrin e turizmit të ngjarjeve botërore dhe ka marrё çmimin prestigjioz të turizmit botëror "The Best Events Awards World".

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #SaintPetersburg #Tourism #Transport #Nature #Love #Россия #СанктПетербург #Культура #Туризм #Транспорт #Природа
🇷🇺 Sot qyteti i Vladivostok-ut feston ditëlindjen e tij të 164-të.

Vladivostoku ёshtё:

☑️Baza e Flotës së Paqësorit
☑️Porti i madh tregtar
☑️Kryeqyteti i Primorye-s (rajonit tё Rusisё)
☑️Një nga qendrat multikulturore të Rusisë.

🏞️ Gjëja më e bukur në Vladivostok janë pamjet e natyrës, vullkanet, urat fantastike dhe faret romantike. Vizitorët do të befasohen edhe nga larmia dhe bukuria e arkitekturës urbane.

Çfarë të shihni në Vladivostok

Akuariumi Primorsky është akuariumi më i madh në Rusi. Ndodhet në Ishullin Rus.

Kalaja e Vladivostok-ut është një nga objektet më të mëdha mbrojtëse në botë, e njohur si një monument i trashëgimisë kulturore. Kalaja është një unazë rreth qytetit me një gjatësi prej 100 km.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Nature #Love #Россия #Культура #Туризм #Природа
Media is too big
VIEW IN TELEGRAM
🏛️🇷🇺 Sot shënohen 2️⃣4️⃣1️⃣ vite nga themelimi i Teatrit Mariinsky në Shën-Peterburg.

📜Më 12 korrik 1783, Katerina II lëshoi një dekret për miratimin e komitetit tё teatrit "për menaxhimin e spektakleve dhe muzikës". Nga kjo ditë fillon historia e një prej teatrove kryesore muzikore në Rusi dhe në gjithё botën.

🩰 Këtu lindi lavdia e baletit rus, e filluar nga bashkëpunimi i kompozitorit rus Pyotr Tchaikovsky dhe koreografit Marius Petipa.

🌟 Në skenën e Teatrit Mariinsky u ndezën yje të tillë si Anna Pavlova, Galina Ulanova, Vaclav Nijinsky, Matilda Kshesinskaya.

🎥 Në video ёshtё fragmenti i baletit "Arrëthyesi".

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #SaintPetersburg #Theatre #ballet #russianballet #love #Россия #СанктПетербург #Культура #Театр #балет #русскийбалет