Russian Embassy in Albania
287 subscribers
3.96K photos
456 videos
1 file
1.17K links
Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱
Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba

Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱
Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы
Download Telegram
Republika e Altai-t feston 1️⃣0️⃣1️⃣ vite që nga themelimi i saj.

🇷🇺 Republika e Altait është një zonë e mbrojtur me lumenjtë më të pastër malorë dhe malet e fuqishme, e cila që nga kohërat e lashta ka qenë një habitat për kafshët e egra.

👫 Njerëzit autoktonë - altaianët - edhe sot merren me blegtori, bujqësi, gjueti dhe peshkim. Altaianët besojnë se natyra është shëruese, veçanërisht burimet dhe liqenet malore.

Vendet natyrore tё Altait janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë botërore tё UNESCO-s nën emrin e vetëm "Altai-Malet e Arta".

🌊🌲 Lumenj të paprekur, liqene të pastra dhe pyje me pisha - a nuk është kjo ëndrra e një udhëtari që dëshiron të pushojë nga zhurma e qytetit?

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Nature #Love #Россия #Культура #Туризм #Природа
🇷🇺 Sot është Dita e Republikës së Kalmykia

🔸 Ky është një rajon i vogël në jug të Rusisë me verë shumë të nxehtë dhe dimër të ftohtë e me pak borë.

☸️ Këtu ndodhet tempulli më i madh budist në Evropë - tempulli "Banesa e Artë e Budës Shakyamuni".

🌷 Në pranverë, stepa është e mbuluar me një qilim tulipanësh, kurse në verë, qindra zambak uji lulëzojnë në lumin Vollga🌊

🐫 Një tokë e mahnitshme ku mund të udhëtoni nëpër shkretëtirë me deve.

🇷🇺 Kalmikët janë popullsia autoktone e Republikës së Kalmykia. Vlerësohet se në territorin e Federatës Ruse banojnё vetёm rreth 180 mijë kalmikё.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Nature #Love #Россия #Культура #Туризм #Природа
Si është vera në Rusi

🏙 Moskë
🔸Vera e Moskës është kryesisht shumë e rehatshme, temperatura qëndron rreth +20...+25 ℃. Në vapë, në rrugët e qytetit dalin makinat e ujitjes, dhe qytetarët kanë mundësinë të fshihen nën hijen e parqeve të shumta.

🏞️Gelendzhik
🔸Qarku e Krasnodarit është rajoni më i ngrohtë i Rusisë, ku bora dhe temperaturat nën zero janë të rralla madje në dimër. Në vendpushimet e Detit të Zi, sezoni i plazhit hapet në fillim të qershorit, por, në të vërtetë, uji ngrohet deri në korrik, kurse ditët më të nxehta janё në gusht.

🌃 Novosibirsk
🔸Në Siberi, vera, megjithëse e shkurtër, është shumë e nxehtë, veçanërisht në jug të rajonit. Pra, në Novosibirsk, javёn e parë e qershorit temperatura ishte prej rreth +35 ℃.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Moscow #Tourism #Nature #Love #Россия #Москва #Культура #Туризм #Природа
🇷🇺"Ishulli Wrangel" ёshtë parku natyror më verior në Rusi, i vendosur në territorin e Qarkut autonom tё Chukotka.

🐻‍❄️"Materniteti për arinjtë polarë" - kёshtu shkencëtarët e quajnë ishullin Wrangel në veri të Chukotka.

🏞️ Arinjtë nuk shqetësohen për asgjë këtu. Ky është një nga parqet natyrore më të largëta në vend, ku është shumë e vështirë për tё arritur (edhe ju duhet të merrni një leje të veçantë).

🔸Aktualisht në ishull jetojnë më shumë se 860 kafshё grabitqarë. Pёrveç kёsaj, ishulli Wrangel ndodhet pikërisht në meridianin e 180-të, i cili ndan globin në "sot" dhe "dje".

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Nature #Love #Россия #Культура #Туризм #Природа
🎖 Ky qytet hero në bregun e lumit Vollga është i njohur gjerësisht në të gjithë botën. #Volgograd ka marrё emrin e tij pikёrisht nga ky lumё.
Pak njerëz e dinë që qyteti fillimisht quhej Tsaritsyn dhe u themelua në 1589 si një kështjellë në jug-lindje të Rusisë për të mbrojtur rajonin nga nomadët. Në vitin 1925, qyteti u riemërua nё Stalingrad, ndёrsa në vitin 1961 mori emrin e sotёm.
Rossoshka është një varrezë përkujtimore e ushtarëve rusë dhe gjermanë që vdiqën në betejë në vitin 1942. Këtu mund të kuptoni vërtet shkallën e tragjedisë së Luftës së Madhe Patriotike.
Shtëpia e Pavlov-it janё rrënojat e një ndërtese banimi 4-katëshe në qendër të qytetit, tё cilёn një grup prej 24 ushtarёsh sovjetikё e mbrojtёn heroikisht për dy muaj gjatë Betejës së Stalingradit. Humbjet gjermane gjatë sulmit vetёm tё kёsaj ndёrtese ishin më të mëdha se gjatë kapjes së gjithё Parisit.
Eshtё interesante? Atёherё do të takohemi në Volgograd!

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Love #Россия #Культура #Туризм
🇷🇺 Duke vizituar pikat turistike tё Moskës, ju këshillojmë të vizitoni Ekspozitën e arritjeve të ekonomisë kombëtare - #VDNKh.

🏛VDNKh është ekspozita, muzeu dhe kompleksi rekreativ më i madh në botë. Në territorin prej 325 hektarësh ka pavione historike, muze, liqene tё vogla artificiale, parqe, rrugica, shatёrvane, shtretër lulesh dhe skulptura.

Pikёrisht kёtu, nё VDNKh, ju mund të shihni kryevepra arkitekturore që së bashku përfaqësojnë një monument të ruajtur të epokës sovjetike, duke përfshirë shatërvanin e famshëm "Miqësia e Popujve", skulpturën "Punëtor dhe Gruaja e Kooperativёs", pavijonin "Kozmos", etj. Në territorin e kompleksit gjithashtu ka një Qendër Inovacione dhe Arsimore, një Muze të Shkrimit Sllav, një pavijon tё pajisjeve robotike, etj.

VDNKh u hap zyrtarisht në vitin 1939. Sot, kompleksi bashkon në territorin e tij 49 objekte të trashëgimisë kulturore. Çdo vit këtu hapen ekspozita të reja interaktive, hapësira moderne publike, qendra arsimore dhe kulturore, mbahen konferenca dhe kongrese ndërkombëtare.
______
🇷🇺 Осматривая достопримечательности Москвы, советуем Вам посетить Выставку достижений народного хозяйства (ВДНХ).

🏛 ВДНХ – крупнейший экспозиционный, музейный и рекреационный комплекс в мире. На территории 325 гектаров расположены исторические павильоны, музеи, пруды, парки, аллеи, фонтаны, цветники и скульптуры.

Именно на ВДНХ можно увидеть выдающиеся архитектурные шедевры, которые вместе представляют собой сохраненный памятник советской эпохе, в том числе знаменитый фонтан «Дружба народов», скульптуру «Рабочий и колхозница», павильон «Космос» и другие. На территории комплекса также находятся Инновационно-образовательный центр, Музей славянской письменности, павильон робототехники и множество других.

Официально ВДНХ была открыта в 1939 году. Сегодня комплекс объединяет на своей территории 49 объектов культурного наследия. Каждый год здесь открывают новые интерактивные экспозиции, современные общественные пространства, образовательные и культурные центры, проводятся международные конференции и конгрессы.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Moscow #Tourism #Love #Россия #Культура #Туризм #Москва
📍 Sot nisemi në #Izborsk.

Vetëm 30 kilometra larg qytetit tё Pskov-it ndodhet fshati i vogël Izborsk.

Pavarësisht nga pёrmasat e tij, Izborsk ka diçka për të befasuar udhëtarët!
Kalaja e Izborsk-ut është atraksioni kryesor i qytetit, nga muret e sё cilёs hapet njё pamje mahnitëse. Megjithë historinë e saj shumёshekullore, kalaja është rindërtuar minimalisht, kështu që në të ndihet gjallërisht shpirti i vjetër rus.
_____
📍 Сегодня отправляемся в #Изборск.

Всего в 30 километрах от Пскова находится маленькая деревушка Изборск. Несмотря на размеры, Изборску есть чем удивить путешественников!

🏰 Изборская крепость – главная достопримечательность города, со стен которой открываются ошеломляющие виды. Несмотря на свою многовековую историю, крепость минимально реконструирована, поэтому в ней ярко ощущается старорусский дух.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Nature #Love #Россия #Культура #Туризм #Природа
Më 14 qershor 1783, u themelua qyteti i Sevastopol-it - qyteti i lavdisë ushtarake ruse në Detin e Zi.

🔹 Emri i qytetit u dha nga Perandoresha Katerina II dhe përkthehet si "qyteti i lavdisë, i denjë për nderim".

⚓️ Sevastopoli është qyteti i marinarëve rusë. Sot, këtu ndodhet baza kryesore detare e Flotës Ruse të Detit të Zi.

❗️ 🇷🇺 Në historinë moderne të Sevastopolit, pa dyshim, momenti më i rëndësishëm ishte mbajtja më 16 mars 2014 e referendumit për statusin e Krimesë. Sipas rezultateve të votimit, 95.6% e pjesëmarrësve në votim në Sevastopol ishin në favor të bashkimit të qytetit me Federatën Ruse.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Россия #Культура #Туризм
🇷🇺 Në Shën-Peterburg u zhvillua festa vjetore e maturantëve të shkollave "Velat e kuqe e ndezur".

⛵️ Ngjarja kryesore ishte kalimi tradicional ceremonial i anijes "Rusia" nё sfondin e fishekzjarreve nëpёr lumin Neva pranë "Sheshit të Pallatit".

🚩 Tradita e takimit tё një anije me vela të kuqe në brigjet e lumit Neva simbolizon shpresën, besimin në të ardhmen dhe përmbushjen e dëshirave.

🔹 Festa "Velat e kuqe e ndezur" është përfshirë në regjistrin e turizmit të ngjarjeve botërore dhe ka marrё çmimin prestigjioz të turizmit botëror "The Best Events Awards World".

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #SaintPetersburg #Tourism #Transport #Nature #Love #Россия #СанктПетербург #Культура #Туризм #Транспорт #Природа
🇷🇺 Sot qyteti i Vladivostok-ut feston ditëlindjen e tij të 164-të.

Vladivostoku ёshtё:

☑️Baza e Flotës së Paqësorit
☑️Porti i madh tregtar
☑️Kryeqyteti i Primorye-s (rajonit tё Rusisё)
☑️Një nga qendrat multikulturore të Rusisë.

🏞️ Gjëja më e bukur në Vladivostok janë pamjet e natyrës, vullkanet, urat fantastike dhe faret romantike. Vizitorët do të befasohen edhe nga larmia dhe bukuria e arkitekturës urbane.

Çfarë të shihni në Vladivostok

Akuariumi Primorsky është akuariumi më i madh në Rusi. Ndodhet në Ishullin Rus.

Kalaja e Vladivostok-ut është një nga objektet më të mëdha mbrojtëse në botë, e njohur si një monument i trashëgimisë kulturore. Kalaja është një unazë rreth qytetit me një gjatësi prej 100 km.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Nature #Love #Россия #Культура #Туризм #Природа