Russian Embassy in Albania
299 subscribers
4.08K photos
474 videos
1 file
1.22K links
Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱
Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba

Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱
Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы
Download Telegram
🎙 Intervistë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, S.Lavrov për kanalin televiziv RT (26 qershor 2023)

Pyetje: Cili është reagimi ndërkombëtar ndaj kryengritjes së dështuar?

💬 Sergei Lavrov: Nuk ka kuptim të ritregohet gjithçka që ka mbushur mediat ditët e fundit. Të gjithë mund të shihnin dhe dëgjonin reagimin ndërkombëtar. Çdo i rritur mund ta vlerësojë atë plotësisht.

Pyetje: A pati mbështetje nga aleatët e Rusisë?

💬 Sergei Lavrov: Në telefonatat e shumta Presidentit të Rusisë, V.Putin, homologët i shprehën solidaritetin, mbështetjen, besimin se situata do të jetë nën kontroll dhe do të kthehet në rrugën kushtetuese. Kështu edhe ndodhi.

Edhe unë kam zhvilluar disa biseda telefonike me iniciativë të partnerëve të huaj. Shumë prej tyre shprehën po këto mendime: solidaritet, besim se ne nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të shkatërruar unitetin e shtetit tonë, suksesin e operacionit special ushtarak. Por, kërkuan të mos flasim publikisht për telefonatat e tyre. Respektojmë kërkesën e tyre. <...>

🔹 Lidhur me krizën në Ukrainë, SHBA-të kanë shfaqur në mënyrë të përsëritur qasje të njëanshme dhe joobjektive. Ata po zhvillojnë luftë kundër Federatës Ruse me duart e ukrainasve.

🔹 Nuk pashë asnjë panik apo ndonjë ndryshim në marrëdhëniet e vendeve afrikane ndaj Rusisë. Përkundrazi, unë mora disa telefonata solidariteti, ndër të tjera edhe nga shumë miq të mi afrikanë. Nisemi nga fakti që asnjë moment koniunkturor nuk mund të ndërhyjё në marrёdhëniet strategjike të Rusisë me partnerët tanë afrikanë.

🔹 Kur në një vend janë ndërmarrë përpjekje për kryengritje ose grusht shteti, SHBA-të çdo herë kanë reaguar në mënyra të ndryshme, në varësi të faktit se kush qëndronte në pushtet dhe kush përpiqej të realizonte grusht shteti.

❗️ Në atë vend, ku Perëndimi është i interesuar të ruajë pushtetin e joshur, atje nuk mund të ketë protesta në parim. Ndërsa në ato vende, ku pushteti nuk pasqyron interesat e hegjemonit, por përpiqet të mbrojë interesat kombëtare të vendit dhe popullit të vet, atje «e sulmojnë» me çdo huligan të munden. Këto janë «rregullat» amerikane – «paqe alla amerikane», ashtu si duan ta shohin dhe forcojnë.

#Interview #Russia #Lavrov #MFA #RT #West #US