Russian Embassy in Albania
275 subscribers
3.86K photos
447 videos
1 file
1.12K links
Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱
Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba

Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱
Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы
Download Telegram
🇷🇺🇦🇱#Koment i Ambasadёs sё Rusisё nё Shqipёri për situatën rreth të ashtuquajturit “marshimi i drejtësisë” i udhëhequr nga E.Prigozhin

📰I kushtuam vëmendje publikimeve tendencioze në shtypin vendas, lidhur me E.Prigozhin. Me sa duket, forcat rusofobike janë aq të zhgënjyera nga përpjekja e dështuar pёr tё destabilizuar situatёn në vendin tonë, saqë mezi po mbajnё veten pёr t’u shprehur. Në materiale tё shumta, të cilat nuk u qёndrojnё kritikave, “ekspertët” vendas arritën tashmë të shkruajnë për “dobësinë fatale” të V.Putin, për “paaftësinë e ushtrisë ruse për të mbrojtur Moskën”, madje edhe për disfatën morale e politike që pësuan autoritet ruse në arenën ndërkombëtare, etj. Vlen gjithashtu të përmenden spekulimet - me sugjerimin e partnerëve perëndimorë - për çështjen e sigurisë bërthamore, rrezikun e mundshëm të marrjes nën kontroll të armëve bërthamore nga rebelët, si edhe “tmerret” e tjera që synojnë të paraqesin Rusinë si një burim rreziku ekstrem për të gjithë botën e “civilizuar”.

👉Në lidhje me këtë, ne dëshirojmë të vërejmë sa vijon.

Përkjekja e kryengritjes së armatosur, e cila ndodhi në Rusi më datë 24 qershor të këtij viti, shkaktoi moskuptim dhe mospëlqim kategorik në shoqërinë ruse, e cila demonstroi konsolidimin më të lartë dhe mbështeti plotësisht veprimet e autoriteteve zyrtare. Rusia nuk është një "republikë banane", ku, si rregull, njerëzit vijnë në pushtet me forcë dhe jo në mënyrë demokratike. Populli rus e di nga afër se çfarë pasojash tragjike mund të sjellin veprimet aventureske të komplotistëve, duke përfshirë destabilizimin e situatës në vend, shkatërrimin e unitetit tonë, minimin e përpjekjeve të të gjithë Rusisë, e cila synon garantimin e besueshёm tё sigurisë ndërkombëtare.

☝️Në të njëjtën kohë, mungesa e veprimeve të ashpra nga ana e autoriteteve ruse, të cilat pa diskutim kishin në dispozicion të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme për të shtypur rebelimin, u shkaktua kryesisht nga dëshira për të shmangur gjakderdhjen dhe armiqësinë e pakuptimtë vëllazërore. Gjithashtu u desh kohë, ndёr tё tjera për t'u dhënë atyre, që bënë një gabim, një mundësi për të reflektuar, për tё kuptuar se veprimet e tyre refuzohen fuqimisht nga shoqëria.

❗️Në fund të fundit, falë nivelit të lartë të vetëdijes qytetare dhe mençurisë shekullore të popullit rus, veprimeve të verifikuara të autoriteteve ruse, situata u zgjidh në mёnyrё tё denjë.

#Comment #Russia #MFA #internationalrelations