esSunneh
475 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
Forwarded from esSunneh
Profeti (ﷺ) ka thënë:

«من تعلم العلم ليباهي به العلماء أو يماري به السفهاء أو يصرف به وجوه الناس إليه أدخله الله جهنم»
“Kush e mëson diturinë për t’u krenuar me të para të dijshmëve, ose për të polemizuar me të padijshmit, ose për t’i kthyer fytyrat e njerëzve nga vetja, All-llahu do ta fusë në Zjarr!”

Transm. Ebu Hurajra.
Sahih el-Xhâmi’ es-Sagir, nr. 6158.
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Shejhul-Islam #Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Kur njerëzit përçahen – prishen dhe shkatërrohen, kurse kur bashkohen – rregullohen dhe zotërojnë! Sepse bashkimi është rahmet, kurse përçarja adhab (dënim).”

Mexhmû’ el-Fetâwâ, 3/421.
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Ruaju nga vetëpëlqimi, se të shkatërron!
Medito rreth këtyre fjalëve të imam Ibën Rexhebit (All-llahu e mëshiroftë):

“Ajo që e ka shkatërruar Iblisin është vetëpëlqimi, prandaj ka thënë: “Unë jam më i mirë se ai (Ademi).... Kurse ajo që ia ka përsosur virtytet Ademit është pohimi kundër vetes: “O Zoti ynë! Ne i kemi bërë padrejtësi vetvetes...”
___________
“Letâif el-Me’ârif”, f. 118. Marrë nga twitteri i dijetarit të nderuar Abdull-llah el-Buhari, All-llahu e ruajttë!
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Shejhul-Islam #Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Për ta plotësuar nimetin e Tij ndaj robërve besimtarë, All-llahu u zbret atyre disa vështirësi dhe dëmtime, në atë formë që i shtyn ata drejt Teuhidit. Kështu, ata i luten duke ia përkushtuar pastër gjithë fenë Atij, shpresojnë tek Ai dhe nuk shpresojnë tek askush tjetër, zemrat e tyre lidhen për Atë dhe për askënd tjetër.

Dhe, si rrjedhojë, ata fitojnë nga ana e: tevekkulit (mbështetjes) tek Ai, inâbe-s (kthimit me pendesë) nga Ai, ëmbëlsisë së imanit, shijimit të kënaqësisë së imanit dhe distancimit nga shirku, diçka që është dhunti shumë më e madhe se: largimi i sëmundjes, frikës, apo thatësirës. Fitojnë dhunti që janë shumë më të mëdha se arritja e lehtësimit dhe largimi i vështirësive të kësaj jete.

Sepse të gjitha këto janë thjesht kënaqësi trupore dhe mirësi dynjaje, të cilat mund t’i vijnë një jobesimtari shumë më shumë se sa i vijnë një besimtari.

Kurse ajo që i vjen ndjekësve të Teuhidit, atyre që ia kushtojnë pastër gjithë adhurimin All-llahut, është diçka më e madhe se sa mund ta përshkruajë realitetin e saj ndonjë shprehje, ose t’i kujtojë hollësitë e saj ndonjë mendje.

Secili besimtar ka hise në këtë, varësisht se sa ka iman.

Për këtë arsye, njëri nga dijetarët e parë ka thënë:
“O bir i Ademit! Vërtet, e ke fituar bekimin e Zotit për shkak të një halli, për të cilin e ke shpeshtuar trokitjen te dera e Zotit tënd!”

Njëri prej dijetarëve ka thënë:
“Vërtet, ndodh që, kur kam ndonjë hall dhe i lutem All-llahut për të, Ai më bekon me kënaqësinë e njohjes së Tij dhe ëmbëlsinë e rrëfimit para Tij, aq sa, në ato momente, nuk dëshiroj që All-llahu të ma shpejtojë realizimin e kërkesës sime, nga frika se mos shpirti im do të largohet nga kjo (gjendje). Sepse shpirti nuk lakmon asgjë, pos hises së vet, e kur t’i kryhet ajo, ai largohet.”

——————
Mexhmû’ el-Fetâwâ, 10/333.
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Zemra nuk korr sukses, nuk rregullohet, nuk i shijon dhuntitë, nuk gëzohet, nuk gjen kënaqësi, nuk ndien rehati dhe nuk qetësohet, përveçse kur e adhuron Zotin e vet, e do dhe i kthehet gjithnjë me pendim.
Edhe sikur t’i arrijë të gjitha kënaqësitë e gjërave të krijuara, me ato nuk do të gjejë rehati dhe nuk do të gjejë qetësi! Përkundrazi, ato do t’i shtojnë vetëm varfëri dhe shqetësim. Kënaqësinë do ta gjejë vetëm kur ta fitojë çështjen për të cilin është krijuar dhe për të cilin është përgatitur – e ajo është që All-llahu, i Vetëm, të jetë qëllimi i tij kryesor dhe synimi i tij më i lartë.”
_________________
Igâthetul-Lehfân, 2/198.
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Forwarded from Xhamia el Albani Shqip
Forwarded from Radio Miraath Shqip
Mesxhid el-Fet’h, Shkup
37 - Çfarë gjykimi ka bashkimi i tërë namazit të teravisë, ose një pjese të tij, me Vitrin, duke dhënë selam veç në fund?

Ky veprim e prish namazin, për shkak se Profeti ﷺ ka thënë: “Namazi i natës është dy nga dy...”, e nëse ato i bashkon nën një selam, nuk do të jenë “dy nga dy”, kështu që do të jetë në kundërshtim me urdhrin e të Dërguarit ﷺ.

Profeti ﷺ ka thënë:
«مَن عمل عملاً ليس عليه أمرنا فهو رد».
“Kush bën një vepër që nuk gjendet në fenë tonë (që nuk e kemi urdhëruar), ajo i refuzohet.” [Transm. Muslimi]

Imam Ahmedi – rahimehUll-llah – ka thënë:

“Ai që ngrihet për rekat të tretë në namazin e natës është njësoj sikur të ngrihet për të falur rekat të tretë në namazin e sabahut.”

- Që do të thotë se, nëse vazhdon rekatin e tretë me vetëdije, namazi i tij prishet, tamam si në namazin e sabahut.

Për këtë arsye, nëse gjatë namazit të teravisë harron dhe çohet për rekatin e tretë, e ka obligim që, në momentin që i kujtohet, të kthehet ulur, ta thotë teshehhud-in dhe të bëjë sexhden e harresës pas selamit. Nëse nuk vepron kështu, atij i prishet namazi.

Këtu kemi një çështje: Disa njerëz kanë kuptuar nga hadithi i ‘Aishes – radijAll-llahu ‘anhâ – kur ajo është pyetur: “Si është falur Profeti ﷺ gjatë Ramazanit?”, dhe ajo ka thënë:

“Nuk ka shtuar, as gjatë Ramazanit e as gjatë herëve tjera, përtej njëmbëdhjetë rekateve. I falte katër, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj i falte katër, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj i falte tri.”

- Disa njerëz kuptuan nga ky hadith se katër rekatet e para falen (ngjitur) me një dhënie selami, katër të dytat me një dhënie selami dhe tre rekatet e mbetura me një dhënie selami.

Nga teksti i këtij hadithi mund të kuptohet kjo që u përmend, dhe mund të kuptohet se për qëllim është që i ka falur katër rekate me dy herë selam (duke dhënë selam pas çdo dy rekateve), pastaj është ulur për të pushuar dhe për të kthyer energjinë, e pastaj i ka falur edhe katër në atë mënyrë.

Ky mendim – d.m.th. falja dy nga dy – është mendimi më i afërt, dhe pas katër rekateve të para duhet të ulemi për pushim e për të kthyer energjinë. Në të njëjtën mënyrë falen edhe katër rekatet e dyta – dy nga dy, dhe pas tyre duhet ulur (për pushim).

Këtë mendim e përforcon hadithi i Profetit ﷺ: “Namazi i natës është dy nga dy...” , dhe me këtë rast, harmonizohet ajo që e ka vepruar me atë që e ka thënë i Dërguari ﷺ.

Ndërsa, opsioni që të falen katër rekate me një dhënie selami, mund të nënkuptohet (nga hadithi), mirëpo është merxhuh (nuk është mendimi i saktë) për shkak të hadithit që e përmendëm, që Profeti ﷺ ka thënë: “Namazi i natës është dy nga dy...”

Kurse, sa i përket vitrit, nëse falet në tri rekate, atëherë për të ka dy forma:

E para është: të japë selam pas dy rekateve e pastaj ta falë të tretin;

Dhe forma e dytë është: t’i falë të tri rekatet me rend (pa ndërprerje) me vetëm një teshehhud dhe me një dhënie selami.

Autor: Ibën Uthejmin
Burimi: 48 pyetje për agjërimin
Përkthimi: Blerand Grubi

t.me/essunneh
Zekati i fitrit është një saë nga ushqimet bazë të vendit.

Çdo lavd i takon All-llahut. Falja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë me të Dërguarin e All-llahut, si dhe me familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që udhëzohen me udhëzimin e tij! Më pas:

Janë shpeshtuar pyetjet rreth nxjerrjes së orizit për zekat të fitrit dhe rreth nxjerrjes së parave në vend të ushqimit.

Përgjigjja: Është transmetuar në hadithet autentike të të Dërguarit të All-llahut (ﷺ) se ai ia ka bërë të detyrueshëm muslimanëve zekatin e fitrit; një saë (tas) me hurma, ose një saë me elb dhe ka urdhëruar të jepet para daljes së njerëzve për namaz, pra për namaz të bajramit.

Në dy Sahihët është transmetuar nga Ebu Seid el-Hudri (radijAll-llahu anhu) se ka thënë:
«كنا نعطيها في زمن النبي ﷺ صاعاً من طعام أو صاعاً من تمر أو صاعاً من شعير أو صاعاً من إقط أو صاعاً من زبيب»
“Ne e jepnim atë (zekatin e fitrit) në kohën e Profetit (ﷺ) një saë ushqim (bazë), ose një saë elb, ose një saë hurma, ose një saë ekit (lloj bulmeti të thatë), ose një saë rrush të thatë.” (Buhariu: 1506 dhe Muslimi: 985)

Një grup i dijetarëve fjalën “ushqim” (طعام) në këtë hadith e kanë shpjeguar se nënkupton grurin, kurse disa të tjerë e kanë shpjeguar se me fjalë “ushqim” është për qëllim ajo që banorët e një vendi e konsiderojnë ushqim bazë, çfarëdo qoftë ai. Pavarësisht a është grurë, misër, mel, apo ndonjë tjetër. Dhe ky (i dyti) është mendimi i saktë. Sepse zekati është një ngushëllim dhe lehtësim i gjendjes nga ana e të pasurve për të varfrit dhe muslimani nuk e ka për detyrë ta ndihmojë dikë me një ushqim që nuk është bazë në vendin e tij. Dhe orizi nuk ka dyshim se është ushqim bazë në mbretërinë (e Arabisë Saudite) dhe është ushqim i mirë dhe i çmuar. Orizi është më i mirë se elbi, për të cilin hadithet thonë se pranohet.

Me këtë kuptohet se nuk ka problem të nxirret orizi si zekat i fitrit.

Masa e detyruar është një saë me cilindo prej këtyre llojeve, sipas sait të Profetit (ﷺ), i cili është i barasvlershëm me katër mbushje të të dy grushteve, me duar mesatare dhe të mbushura, siç thuhet në “El-Kâmûs” etj. Me peshë i bie përafërsisht tre kilogramë.

Nëse muslimani nxjerr një saë oriz, ose diçka tjetër që është ushqim bazë në vendin e tij, i pranohen fitrat, edhe nëse nuk është prej llojeve të përmendura në hadith, sipas mendimit të saktë ndër dy mendimet e dijetarëve. Nuk ka të keqe ta nxjerrë atë edhe me peshim, që i bie tre kilogramë përafërsisht.

Obligimi i nxjerrjes së zekatit vlen për çdo musliman, të vogël e të madh, mashkull dhe femër, të lirë dhe rob. Për sa i përket fëmijës që është në barkun e nënës, zekati i fitrit nuk është obligim të nxirret për të, sipas ixhmasë, por është e pëlqyer, sepse kështu ka vepruar Uthmani (radijAll-llahu anhu).
Obligim është të nxirret para namazit të bajramit dhe nuk lejohet vonimi i tij pas namazit të bajramit. Nuk ka pengesë nëse e nxjerr një ditë ose dy ditë para bajramit.

Me këtë kuptohet se koha e nxjerrjes së këtij zekati, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, fillon natën e njëzetenëntë. Sepse muaji mund të jetë njëzetenëntë ditë dhe mund të jetë tridhjetë ditë. Sahabët e të Dërguarit të All-llahut (ﷺ) e nxirrnin një ditë ose dy ditë para bajramit.

Personave që duhet dhënë ky zekat janë: të varfrit dhe nevojtarët. Në një transmetim të saktë thuhet se Ibën Abbasi (radijAll-llahu anhumâ) ka thënë:
فرض رسول الله ﷺ زكاة الفطر طهرة للصائم من اللغو والرفث وطعمة للمساكين فمن أداها قبل الصلاة فهي زكاة مقبولة ومن أداها بعد الصلاة فهي صدقة من الصدقات
“I Dërguari i All-llahut (ﷺ) e ka bërë të detyrueshëm zekatin e fitrit si pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të pahijshme dhe si ushqim i të varfërve. Kush e nxjerr atë para namazit (të bajramit), i llogaritet zekat i pranuar, kurse kush e nxjerr pas namazit, i llogaritet një sadaka prej sadakave.” (Ebu Davud: 1609 dhe Ibën Mâxheh: 1827)
Nuk lejohet të nxirret vlera e zekatit (me para), sipas shumicës së dijetarëve – dhe ky është mendimi më i saktë për nga argumentimi. Bile është vaxhib që zekati i fitrit të nxirret ushqim, siç ka vepruar Profeti (ﷺ) dhe sahabët e tij (radijAll-llahu anhum). Këtë qëndrim e kanë shumica e Umetit.

All-llahu është Ai të Cilit i lutemi të na japë neve dhe të gjithë muslimanëve sukses ta kuptojmë fenë e Tij dhe të qëndrojmë të paluhatshëm në të! Atij i lutemi të na i rregullojë zemrat dhe veprat tona, se vërtet, Ai është Bujar i Madh.

Falja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin me Profetin tonë Muhamed dhe me familjen dhe shokët e tij!
_____________
Abdul-Aziz ibën Abdil-lâh ibën Bâz
https://essunneh.com/zekati-i-fitrit-eshte-nje-sae-nga-ushqimet-baze-te-vendit-iben-baz/