esSunneh
474 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
Forwarded from Radio Miraath Shqip
⚠️ Lajmërim:

🗓 Sot mbas namazit të Xhumasë
📍 Në Xhaminë elFet'h
🗒 Mësimi i fundit nga
📚 Libri "Feja e vërtetë i zgjidh të gjitha problemet" - esSi'di
🎙 Hoxhë Xhemal Jakupi

📻 Transmetohet në kanalin e xhamisë në YouTube dhe kanalin e Radio Miraath Shqip në Telegram.

Allahut i kërkojmë sukses
Forwarded from esSunneh
A lejohet ta agjëroj ditën e #Arafatit nëse më kanë mbetur ditë të paagjëruara nga ramazani?

Përgjigjja:
E agjëron ditën e Arafatit duke e bërë nijet me të një ditë nga ditët që i kanë mbetur borxh. Dhuntia e All-llahut është e gjerë dhe mund ta arrijë shpërblimin dyfish: shpërblimin e Arafatit dhe shpërblimin e kompensimit.

#Ibën_Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë)
____________
t.me/essunneh
https://youtu.be/cgrn9awbldg
Forwarded from Hoxha Xhemal Jakupi
#lutje #ditë_madhështore #Arafat

💎 Abdullah ibn Omeri, radijAllahu ‘anhuma, ka thënë:

🔸 Njeriu e kërkon të mirën nga Allahu i Lartësuar, por kur Allahu zgjedh diçka për të, ai zemërohet me Zotin e tij të Gjithëfuqishëm. Mirëpo, pas një kohe të shkurtër, ai e sheh përfundimin dhe e kupton se ajo që i ishte caktuar, ka qenë më e mira për të.

📚 Ez-Zuhd, Ibnul-Mubârak, shtojca, fq. 32

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
Profeti (ﷺ) ka thënë:

‎خيرُ الدعاءِ دعاءُ يومِ عرفَةَ وخيرُ ما قلْتُ أنا والنبيونَ من قبلي لا إلهَ إلَّا اللهُ وحدَه لا شريكَ له له الملكُ وله الحمدُ وهو على كلِّ شيءٍ قديرٌ

“Lutja më e mirë është lutja e ditës së Arafatit dhe më e mira që e kam thënë unë dhe profetët para meje është:

«Lâ ilâhe il-lAll-llâhu wahdeHu lâ sherîke leH, leHul-mulku we leHul-hamdu we Huwe ‘alâ kul-li shej-in Kadîr»

(Nuk ka të adhuruar të vërtetë pos All-llahut, i Cili është Një dhe i pashoq. I Tij është i gjithë sundimi, Atij i takojnë të gjitha lavdet dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.)”
____________
Sahih et-Tirmidhi, 3585. El-Albani: hasen.
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Profeti (ﷺ) ka thënë:

«أيام التشريق أيام أكل وشرب وذكر الله» .
«Ditët e teshrikut* janë ditë të ngrënies, pirjes dhe Dhikrit (përmendjes, lavdërimit) të All-llahut.» [Sahih el-Xhâmi’, 2689]

#Ibën_Raxhebi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Në ditët e teshrikut besimtarëve u bëhen bashkë: mirësia e trupave, me ngrënie dhe pirje, dhe mirësia e zemrave, me dhikër dhe falënderim. Kështu plotësohen nimetet. Dhe çdo herë kur shprehin falënderim për një nimet, ai falënderim u bëhet nimet tjetër, i cili kërkon falënderim tjetër, dhe kështu falënderimi nuk mbaron asnjëherë.

إذا كان شكري نعمة الله نعمة ... علي له في مثلها يجب الشكر
فكيف بلوغ الشكر إلا بفضله ... وإن طالت الأيام واتصل العمر
“Nëse falënderimi im për nimetin e All-llahut është nimet ndaj meje, për të cilin, Atij i detyrohem me tjetër falënderim,

atëherë, si mund të arrihet falënderimi ndryshe, veçse me mirësinë e Tij, edhe nëse ditët zgjaten e ymri vazhdon pambarim.”


Thënia e Profetit (ﷺ): «...ato janë ditë të ngrënies, pirjes dhe Dhikrit të All-llahut» – nënkupton se ngrënia dhe pirja në ditët e festave duhet në realitet të përdoren si ndihmë për t’i bërë dhikër All-llahut dhe për t’iu bindur Atij. Kështu përmbushet falënderimi për nimetin – duke e shfrytëzuar atë në shërbim të bindjes ndaj Zotit.

All-llahu ka urdhëruar në Librin e Tij që të hamë prej ushqimeve të pastra dhe të jemi falënderues, kështu që, kush i shfrytëzon nimetet e All-llahut në shërbim të gjynaheve, ai nuk është mirënjohës për nimetin e All-llahut dhe e ndërron atë me mohim, prandaj e meriton që t’i hiqet ai nimet. Siç është thënë:

إذا كنت في نعمة فارعها ... فإن المعاصي تزيل النعم
وداوم عليها بشكر الإله ... فشكر الإله يزيل النقم
“Nëse je duke e gëzuar një nimet, ruaje atë mirë ... se vërtet gjynahu e heq bekimin!

Mbaje atë me ngulm duke e falënderuar të Adhuruarin ... se falënderimi i të Adhuruarit e heq dënimin!”

__________
Letâif el-Me’ârif, 291.
*Ditët e teshrikut janë ditët 11, 12 dhe 13 të dhul-hixhes, pra dita e dytë, e tretë dhe e katërt e Kurban Bajramit.
https://t.me/essunneh
Forwarded from Miraath al-Anbiyaa DE
📢 Einladung zum Seminar mit Dr. Khālid Ibn Dahwī ad-Dhafīrī in der Schweiz 📢

Es ist uns eine große Freude, euch zu einem besonderen Seminar in der Moschee Freunde der Sunnah einzuladen – mit dem ehrenwerten Gelehrten
Dr. Khālid Ibn Dahwī Adh-Dhafīrī حفظه الله

📆 Datum:
Freitag, 27.06.2025 bis Sonntag, 29.06.2025
🗓️ Entsprechend: 02. bis 04. Muharram 1447 n. H.

📍 Ort:
Köschenrütistrasse 6, 8052 Zürich

🌍 Die Unterrichte werden ins Deutsche übersetzt und live auf Telegram übertragen:
🔗 https://t.me/MiraathDE

📚 Ein detailliertes Programm wird in Kürze veröffentlicht – in Schaa Allah.
Forwarded from Hoxha Xhemal Jakupi
💎 #Shejhul_Islam #Ibën_Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Kur shpërthen një #fitne, të mençurit mbeten të pafuqishëm për t'i larguar mendjelehtët prej saj. Në raste të tilla, edhe të mëdhenjtë nuk janë në gjendje ta shuajnë fitnen dhe t’i ndalin nxitësit e saj. Kjo është natyra e fitneve, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

{وَاتَّقُوا فِتْنَةً لَّا تُصِيبَنَّ الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنكُمْ خَاصَّةً} [الأنفال: ٢٥]
"Ruhuni prej një fitneje që nuk i godet vetëm ata që kanë bërë padrejtësi nga mesi juaj!" (el-Enfal: 25)

🔸 Kur ndodh një fitne, askush nuk shpëton nga ndotja e saj, përveç atij që është mbrojtur nga Allahu.

📚 Minhaxh es-Sunneh, 4/343.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
Forwarded from Radio Miraath Shqip
Forwarded from Radio Miraath Shqip
Forwarded from Radio Miraath Shqip
Vdekja e dijetarëve është prej sprovave më të mëdha

Dijetari #Ibën_Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Humbja e dijetarit nuk është thjesht humbje e personalitetit të tij, por është humbje e një pjese të trashëgimisë profetike; një pjese të madhe të saj, varësisht prej arritjeve që i ka realizuar ai dijetar. Pasha All-llahun, humbjen e dijetarit të dobishëm nuk e kompenson dot as pasuria, as patundshmëritë, as sendet dhe as vendet. Por humbja e tij është një sprovë e vështirë për Islamin dhe muslimanët dhe një mungesë që nuk kompensohet. Përveç nëse All-llahu ia lehtëson ndonjërit prej krijesave të Tij, që ta kryejë atë luftë dhe ndihmë të së vërtetës që e ka kryer ai.”
_____________
Ed-Dijâ’ el-Lâmi’ minel-khutab el-xhewâmi’, 1/53.
t.me/essunneh
Forwarded from Hoxha Xhemal Jakupi
💎 Dijetari kolosal Shejh Abdullah ibën AbdirRahim elBuhari, Allahu e ruajttë, shkruan:

[Heshti për një kohë të gjatë, pastaj foli marrëzi dhe fjalë të thatë]

🔸 Ummeti i Pasuesve të Sunnetit dhe besimit u godit nga tronditja dhe dhimbja për humbjen e njërit prej imamëve të kohës sonë. Shumica dërrmuese e muslimanëve kërkojnë falje dhe luten për mëshirë e falje për shejhun tonë, #Rabië #elMedkhalij, dhe i përmendin kontributet e mëdha që ka dhënë në mbrojtje të Fesë së Allahut dhe Sunnetit të pastër. Ai, Allahu e mëshiroftë, e përmbushi detyrën kolektive (farz kifaje), me të cilën u çliruan të tjerët nga përgjegjësia – ashtu siç ka thënë dijetari i madh elBessam, Allahu e mëshiroftë, për shejhun tonë.
🔸Por, në gjithë këtë situatë, del përpara nesh një i vetëkënaqur dhe i tepruar në marrëzinë e tij – Meshhur Hasen Selman – me një fjalim të ulët, të dobët, që spërkat gënjeshtra dhe shpifje, e që tregon për zili zemërimi dhe ligësi të brendshme!
Duke e analizuar këtë fjalë, çdokush që është i drejtë dhe fisnik e sheh qartë se kjo është fjalë e pavlerë, që nuk e meriton as mundimin për t’iu përgjigjur; sepse vetë rënia e saj e bën të tepërt rrëzimin e saj, dhe përmendja e saj mjafton pa pasur nevojë për kundërpërgjigje.
🔸 Ky i marrosur ishte nën një mbulesë nga Allahu i Lartësuar, por ai nuk deshi tjetër veçse të zbulojë atë që fshehtë e mbante përbrenda, e kështu Allahu e turpëroi publikisht me zërin dhe pamjen e tij, dhe ai e solli shkatërrimin e vet me dorën e tij!
🔸 Prandaj, po e kujtoj atë dhe ata që janë si ai me fjalën e Allahut:

{سَتُكْتَبُ شَهَادَتُهُمْ وَيُسْأَلُونَ} [الزخرف: 19]
“Do të shkruhet dëshmia e tyre dhe do të merren në pyetje.” (ezZuhruf: 19)

Ai, pra, ndodhet përballë dy rrugëve:
Ose të pendohet nga kjo fjalë e keqe dhe ta publikojë pendimin e tij,
ose të përgatitet për pyetjen.

🔸 Njerëzve të së kotës në përgjithësi u them:
🔸 Dijeni se nxënësit e dijes dhe sinqeritetit ju rrinë në pritë. Ata e mbrojnë të vërtetën dhe bartësit e saj me dituri dhe drejtësi, e jo me injorancë dhe padrejtësi.

🔸 E lus Allahun me dhuntinë, bujarinë dhe mirësinë e Tij që ta lartësojë gradën e Shejhut tonë në Xhenete, për shkak se ai e mbronte Fenë e Allahut nga shtrembërimet e ekstremistëve, rrugët e gënjeshtarëve dhe komentimet e injornatëve.

🔸 O Allah! Amin!

🔗 Burimi: https://t.me/dr_elbukhary/4359

Përktheu: Xhemal Jakupi
Shejh #Rabi' ibën Hadi (All-llahu e ruajttë dhe i dhëntë mirëqenie) ka thënë:

“Ne duam një rini që do të jetojë nën dritën e Librit të All-llahut, Sunetit të të Dërguarit të All-llahut dhe metodologjisë së të parëve të mirë. Një rini që nuk shkon pas qejfit të njerëzve, nuk bën paqe (me të kotën), nuk ka hipokrizi dhe nuk ka shtrembëri, por vetëm udhëzim në rrugën e All-llahut të Madhëruar. E pranon të vërtetën, pavarësisht a është pro tij apo kundër tij dhe e refuzon të kotën, nga cilido burim të jetë.

Ne nuk duam hizbillëqe (partishmëri e sektarizma), që t’i adhurojmë! Të rrotullohemi rreth orbitës së kësaj partie, të miqësojmë e të armiqësojmë për hir të kësaj partie; çdo gjë që vjen nga kjo parti të jetë hak dhe çdo gjë që e kundërshton këtë kryesi të jetë e kotë! Edhe nëse vjen nga Kurani dhe Suneti, ti ta refuzosh?! Ky është një rrezik, për të cilin asnjë muslimani nuk i lejohet të heshtë, nëse ai ia do umetit të vërtetën dhe të mirën. Të heshtësh kundër gjërave të këtilla është nifak (hipokrizi) në llogari të Islamit.

Të lëshosh pe në këtë mënyrë dhe t’ua bësh qejfin njerëzve nuk është prej moralit islam asnjë grimë. Mos vallë lëshimi pe, nifaku, bërja e qejfit të tjerëve dhe heshtja kundrejt së kotës, e cila po ia shkatërron njerëzve mendjet, janë prej moraleve islame?
Kurrsesi, uAll-llahi! Nuk janë prej moraleve islame asnjë grimë.
﴿وَدُّوا لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ﴾
“Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, kështu që dhe ata të bëjnë lëshime.” [El-Kalem, 9]

﴿فَاصْدَعْ بِمَا تُؤْمَرُ وَأَعْرِضْ عَنِ الْمُشْرِكِينَ﴾
“Ti prediko haptazi atë që të është urdhëruar dhe largohu nga idhujtarët (mos u brengos për fjalët e tyre)!” [El-Kalem, 94]
_________
El-Mexhmû’ er-Râik minel-wesâjâ, f. 249.
t.me/essunneh
https://youtu.be/hxr6LVHsRuI
Ahmed ibën Harb (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“E kam adhuruar All-llahun për pesëdhjetë vjet, por nuk e kam shijuar ëmbëlsinë e ibadetit deri kur hoqa dorë nga tri gjëra:

- hoqa dorë nga kënaqja e njerëzve, dhe atëherë munda ta flas të vërtetën;
- hoqa dorë nga shoqërimi me gjynahqarë, dhe atëherë e gjeta shoqërinë me njerëz të mirë;
- hoqa dorë nga ëmbëlsia e dynjasë, dhe atëherë e shijova ëmbëlsinë e Ahiretit.”
___________________________
Sijer A’lâm en-Nubalâ’, 11/34.
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
Forwarded from Radio Miraath Shqip
📍Lajmërim

Ligjeratë: Durimi në rrugën e Sunnetit

Hoxhë: AbdurRahman el-Albani

🗓️ 19:00


——

El Muharer fi‘l Hadith

Pas namazit të akshamit

Hoxhë: Semir Veliu


📮Merkez es Sunnah, në Kërçovë
Forwarded from Hoxha Xhemal Jakupi
Dje, e hënë, më 10 Safer 1447H (4 gusht 2025G), pata nderin të marr pjesë në një takim me shejhun e nderuar, Dr. Arafat elMuhammedi, Allahu e ruajttë!

Ky ishte një nga takimet e mia të rregullta me të, gjatë të cilave lexojmë një nga librat e Imam #Ibnul_Kajjim-it, Allahu e mëshiroftë!

Arsyeja pse po e veçoj këtë takim është se në të morën pjesë edhe një grup prej nëntë studentësh sudanezë, të gjithë në nivel postdiplomik: njëri në doktoraturë, ndërsa të tjerët në magjistraturë. Shumica ishin nga katedra e Fikh esSunneh, ndërsa disa nga ajo e Ulum elHadith.

Ishte kënaqësi e veçantë të dëgjoje pyetjet e tyre, të cilat tregonin nivel të lartë profesionalizmi dhe përqendrim të saktë në shkencat e hadithit. Edhe pse specializimi i shejhut është në fikh, përgjigjet e tij ishin të mrekullueshme, të bazuara në dituri të gjerë dhe thellësi të jashtëzakonshme.

U parashtruan pyetje rreth zinxhirëve të transmetimit, emrave të transmetuesve dhe rregullave të shkencës së hadithit... dhe në të gjitha shejhu jepte përgjigje sikur të kishte bërë hulumtime të veçanta për secilën prej tyre.

Kjo e rikonfirmon fuqinë e tij në dituri, krahas kontributeve të tjera: librave të botuar e atyre që janë në përgatitje (për të cilët na përgëzoi), mësimeve të shumta, shkrimeve, përgjigjeve ndaj pyetjeve të ndryshme publike dhe përpjekjeve të tjera të paçmuara në shërbim të dijes.

Allahu e ruajtë dhe ia shtoftë dijen dhe forcën në shërbimin e saj!