esSunneh
475 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
Forwarded from Xhamia el Albani Shqip
Ndërrim orari i ciklit të mësimeve!
Mësimi fillon pas namazit të akshamit!
Forwarded from Xhamia el Albani Shqip
Sonte in shaAllah pas akshamit

Xhamia El-Albani Gent

t.me/blerandgrubi
Forwarded from Xhamia el Albani Shqip
Sonte in shaAllah pas JACISE

Xhamia El-Albani Gent

T.me/moskeeelalbani
t.me/blerandgrubi
Forwarded from esSunneh
Imam Ibën Kudâme (All-llahu e mëshiroftë!) ka thënë:

“Shfrytëzoje dhe përfitoje – All-llahu pastë mëshirë për ty – jetën tënde të çmuar dhe ruaje mirë kohën tënde të shtrenjtë! Kujtoje se periudha e jetës sate është e kufizuar dhe frymëmarrjet e tua janë të numëruara! Me çdo frymëmarrje që e nxjerr të cungohet një pjesë e jotja, kurse ymri i gjithi është i shkurtër, ndërsa ajo që ka mbetur prej tij, është e pakta.

Çdo pjesë e jetës sate është një diamant i çmuar, me të cilin nuk ka asgjë që mund të krahasohet dhe të cilin nuk ka asgjë që mund ta zëvendësojë. Me këtë jete të shkurtër blihet përjetësia në lumturinë e amshuar, ose në dënimin e dhembshëm! Kur e krahason këtë jetë me përjetësinë e amshuar, e kupton se çdo frymëmarrje më vete është e barasvlershme me më shumë se mijëra miliona vite në Lumturi që s’ka rreziqe, ose në të kundërtën saj! Diçka që është kështu, nuk ka çmim!

Prandaj, mos i lër diamantet e çmuara të ymrit tënd të të humbin pa vepra dhe mos i lër të të ikin pa i këmbyer! Përpiqu të mos kalojë asnjë frymëmarrje prej frymëmarrjeve të tua ndryshe, veçse në bindje ndaj Zotit, ose adhurim që të afron nga Ai! Sepse ti, sikur të kishe një diamant prej diamanteve të dynjasë dhe ta humbje, do të ndiheshe vërtet keq. E si mund të tregohesh i pakujdesshëm për orët dhe kohën tënde! Si nuk po pikëllohesh për jetën tënde që po ikën pa këmbim!”
__________
Gidhâul-Elbâb, e imam es-Seffârinit, 2/241.
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Mos u nxito gjatë leximit të Fatihasë! Lexoje ngadalë dhe jepja hakun e saj të meditimit!

Ibën Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Nëse njeriu shërohet nga:
sëmundja e syefaqësisë me: “Ijjâke ne’abudu” (vetëm Ty të adhurojmë);
sëmundja e mendjemadhësisë dhe vetëpëlqimit me: “Ijjâke neste’in” (vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë) dhe
sëmundja e devijimit dhe injorancës me: “Ihdines-Sirâtal-Mustekîm” (Na udhëzo në Rrugën e Drejtë),
- nëse shërohet nga këto, atëherë shërohet nga të gjitha sëmundjet dhe çrregullimet, gëzohet me petkun e shëndetit, i plotësohet dhuntia dhe bëhet prej “mun’am alejhim” (atyre që u është dhënë mirësia);
• e jo prej “me’gdubi alejhim” (me të cilët është zemëruar All-llahu) – e këta janë njerëzit me qëllime të prishura, të cilët e dinë të vërtetën por largohen nga ajo,
• dhe as prej “dâl-lîn” (që kanë humbur rrugën) – e këta janë njerëzit me dije të prishur, të cilët nuk e dinë të vërtetën dhe nuk e njohin atë.” [Medârixhus-Sâlikin, 1/78.]

Krejt këto dobi i arrin veç ai që e lexon Fatihanë me meditim.

t.me/essunneh
Nëse ibadetin e prekë syefaqësia?
https://essunneh.com/nese-ibadetin-e-preke-syefaqesia-iben-uthejmin

Dijetari i madh #Ibën_Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë dhe e ngrittë në gradat e larta) është pyetur:
A është i vlefshëm një ibadet nëse atë e prek syefaqësia?
Përgjigjja:
Janë tri mënyra se si syefaqësia mund ta prekë ibadetin:

1. Mënyra e parë: motivi për kryerjen e atij ibadeti të jetë syefaqësia që në fillim, si dikush që ngrihet për t’u falur sa për sy e faqe, me synim që ta lavdërojnë njerëzit për namazin e tij. Kjo e bën të pavlefshëm ibadetin.

2. Mënyra e dytë: syefaqësia t’i shfaqet ibadetit gjatë kryerjes. Domethënë, motivi për atë adhurim në fillim të jetë ihlasi (kryerja e ibadetit pastër) për All-llahun, por më pas i shfaqet syefaqësia gjatë adhurimit. Ky ibadet ka dy situata të mundshme:

- Situata e parë: pjesa e parë e ibadetit të mos jetë e lidhur me fundin e tij (pra të mos jetë si një pjesë e pandashme). Në këtë rast, pjesa e parë është e saktë, sidoqoftë (pavarësisht nga fundi), kurse pjesa e fundit është e pavlefshme.

Për shembull: një person ka njëqind rijalë dhe dëshiron t’i japë sadaka. I jep njëherë pesëdhjetë sadaka me nijet të pastër, pastaj i shfaqet syefaqësia për pesëdhjetëshen e dytë. Në këtë rast, e para është sadaka e saktë dhe e pranuar, kurse pesëdhjetëshja e dytë është sadaka e pavlefshme, sepse në të është përzier syefaqësia me ihlasin.

- Situata e dytë: pjesa e parë e ibadetit të jetë e lidhur me fundin. Në këtë rast, njeriu ka vetëm dy mundësi:

a) Ta luftojë syefaqësinë, të mos gjejë rehati në të, por t’i shmanget dhe ta urrejë – atëherë kjo nuk i ndikon aspak, sepse Profeti (ﷺ) ka thënë:

"إن الله تجاوز عن أمتي ما حدَّثت به أنفسها ما لم تعمل أو تتكلم"
“All-llahu nuk e merr në llogari umetin tim se ç’u flet atyre shpirti (ç’u shkon ndërmend), përderisa nuk veprojnë ose flasin.” [Buhariu dhe Muslimi]

b) të ndihet i qetë me këtë syefaqësi dhe të mos e luftojë – atëherë i gjithë ibadeti i bëhet i pavlefshëm, sepse pjesa e parë e tij është e lidhur me fundin.

Për shembull: ta fillojë namazin me nijet të pastër për All-llahun e Madhëruar, pastaj i shfaqet në të syefaqësia gjatë rekatit të dytë – i tërë namazi bëhet i pavlefshëm, ngaqë fillimi i tij është e lidhur me fundin.

3. Mënyra e tretë: rijaja të shfaqet pas përfundimit të ibadetit. Kjo nuk ndikon gjë dhe nuk e bën të pavlefshëm, sepse ibadeti është kryer në formë të saktë, prandaj nuk prishet nëse shfaqet rijaja më pas.

Nuk llogaritet syefaqësi kur njeriu gëzohet që njerëzit e dinë ibadetin e tij, sepse kjo është shfaqur pas përfundimit të ibadetit.

Gjithashtu, nuk llogaritet syefaqësi që njeriu të gëzohet për kryerjen e veprës së mirë, sepse ky është tregues për imanin e tij. Profeti (ﷺ) ka thënë:

"مَن سرَّته حسنته وساءته سيئته فذلك المؤمن"
“Kë e gëzon e vepra e vet e mirë dhe e bën të ndihet keq vepra e vet e keqe – ai është besimtari.” [Sahih el-Xhami’, 6294]

Është pyetur Profeti (ﷺ) për këtë (nëse dikush bën një vepër të hairit dhe e lavdërojnë të tjerët pas saj) dhe ka thënë:

"تلك عاجل بشرى المؤمن".
“Ky është përgëzimi i hershëm për besimtarin!” [Sahih el-Xhami’, 6294]
_________
t.me/essunneh
Përktheu Blerand Grubi
Mexhmu’ el-Fetâwa, 2/29.
Shejhul-Islam #Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) thotë:

"Profeti (ﷺ) ka thënë:

"لَا فَضْلَ لِعَرَبِيٍّ عَلَى عَجَمِيٍّ وَلَا لِعَجَمِيِّ عَلَى عَرَبِيٍّ وَلَا لِأَسْوَدَ عَلَى أَبْيَضَ وَلَا لِأَبْيَضَ عَلَى أَسْوَدَ إلَّا بِالتَّقْوَى. النَّاسُ مِنْ آدَمَ وَآدَمُ مِنْ تُرَابٍ"

“Asnjë arab nuk është më i vlershëm se një joarab dhe asnjë joarab nuk është më i vlershëm se një arab; asnjë i bardhë nuk është më i vlershëm se një i zi dhe asnjë i zi nuk është më i vlershëm se një i bardhë. Më i vlershëm është ai që ka më shumë takva. Njerëzit janë nga Ademi dhe Ademi është nga dheu!” [Transm. Ahmedi. El-Albani: i saktë]

Prandaj nuk ka në Librin e All-llahut as edhe një ajet i vetëm në të cilin e lavdëron dikë për shkak të origjinës, ose e qorton dikë për shkak të origjinës. Por lavdëron vetëm për shkak të imanit dhe takvasë dhe qorton për shkak të kufrit, gjynahut dhe mosbindjes.”
____________
Mexhmû’ el-Fetâwâ, 35/230.
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/esSunneh
Forwarded from Xhamia el Albani Shqip
Forwarded from Radio Miraath Shqip
📌Lajmërim:

19:45 ligjëratë Hoxhë Kamer Abazi

20:30 El Muharer fil hadith

📮Merkez esSunnah, në Kërçovë
Forwarded from Hoxha Xhemal Jakupi
💎 #Shejhul_Islam #Ibën_Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Nuk ka #mendim më të shëmtuar se një mendim për shkak të të cilit derdhet gjaku i mijëra e mijëra muslimanëve dhe me vrasjen e tyre nuk arrihet asnjë dobi për muslimanët, as në Fenë e tyre e as në jetesën (Dynjanë) e tyre, madje pakësohet e mira që ka qenë dhe shtohet e keqja më shumë sesa ka qenë (para përhapjes së atij mendimi).

📚 Minhaxh esSunneh, 6/112-113.

Përktheu: Xhemal Jakupi

Shënim: Le ta analizojë secili musliman fjalën e këtij dijetari të madh, dashamirës që ka kontribuuar për këtë Ummet. Le ta analizojë secili këtë fjalë që është e ndriçuar me dritën e diturisë së Kuranit dhe Sunnetit dhe me dritën e urtësisë së gjerë të dhuruar nga Allahu!
Pastaj le t'i krahasojnë me këtë fjalët e errëta dhe nxitjet kriminele të avanturierëve mendjelehtë dhe të tërbuar! Sa dëm u kanë sjellë muslimanëve, sa gjakderdhje kanë mbi qafët e tyre, sa shoqëri kanë copëtuar, sa ekonomi kanë shkatërruar, sa shtete kanë rrënuar dhe sa shumë e kanë dobësuar Fenë e muslimanëve! Të gjitha këto vetëm për hir të interesave të tyre partiake dhe personale.


------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
Forwarded from Xhamia el Albani Shqip
Forwarded from Xhamia el Albani Shqip
Duke filluar nga kjo e shtunë!