esSunneh
475 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
Forwarded from Hoxha Xhemal Jakupi
💎 #Shejhul_Islam #Ibën_Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Nuk ka #mendim më të shëmtuar se një mendim për shkak të të cilit derdhet gjaku i mijëra e mijëra muslimanëve dhe me vrasjen e tyre nuk arrihet asnjë dobi për muslimanët, as në Fenë e tyre e as në jetesën (Dynjanë) e tyre, madje pakësohet e mira që ka qenë dhe shtohet e keqja më shumë sesa ka qenë (para përhapjes së atij mendimi).

📚 Minhaxh esSunneh, 6/112-113.

Përktheu: Xhemal Jakupi

Shënim: Le ta analizojë secili musliman fjalën e këtij dijetari të madh, dashamirës që ka kontribuuar për këtë Ummet. Le ta analizojë secili këtë fjalë që është e ndriçuar me dritën e diturisë së Kuranit dhe Sunnetit dhe me dritën e urtësisë së gjerë të dhuruar nga Allahu!
Pastaj le t'i krahasojnë me këtë fjalët e errëta dhe nxitjet kriminele të avanturierëve mendjelehtë dhe të tërbuar! Sa dëm u kanë sjellë muslimanëve, sa gjakderdhje kanë mbi qafët e tyre, sa shoqëri kanë copëtuar, sa ekonomi kanë shkatërruar, sa shtete kanë rrënuar dhe sa shumë e kanë dobësuar Fenë e muslimanëve! Të gjitha këto vetëm për hir të interesave të tyre partiake dhe personale.


------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j