esSunneh
475 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Në zemër ka një pikëllim, të cilin nuk e largon dot asgjë, përveç gëzimit me njohjen e All-llahut."

Medârixh es-Sâlikin, 1/156
t.me/essunneh
"Zanafillat e gjynaheve"
Imam
#Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

"Zanafillat e gjynaheve, që të gjithave, të mëdhave e të voglave, janë tri: lidhja e zemrës pas dikujt tjetër krahas All-llahut, bindja ndaj forcës së zemërimit dhe bindja ndaj forcës së ëndjeve.

Dhe këto janë përkatësisht: shirku, padrejtësia dhe gjynahet e turpshme.

- Pra, kulmi i lidhjes për dikë tjetër krahas All-llahut është shirku; t’i lutet ndonjë të adhuruari tjetër, krahas Tij;

- kulmi i bindjes ndaj forcës së zemërimit është: vrasja;

- dhe kulmi i bindjes ndaj forcës së ëndjeve është: zinaja (imoraliteti).

Prandaj All-llahu i ka mbledhur të tria këto te Thënia e Tij:

وَالَّذِينَ لَا يَدْعُونَ مَعَ الله إِلَهًا آخر وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ
“dhe ata që, pos All-llahut, nuk i luten ndonjë të adhuruari tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që All-llahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë zina.” [El-Furkân, 68]

Këto të tria ftojnë te njëra-tjetra.

Shirku fton në padrejtësi dhe në vepra të turpshme, si Ihlasi dhe Teuhidi (nga ana e kundërt) që ia largojnë ato të dyja personit. All-llahu i Lartësuar ka thënë:

كَذَلِكَ لِنَصْرِفَ عَنْهُ السُّوءَ وَالْفَحْشَاءَ إِنَّهُ مِنْ عِبَادِنَا الْمُخْلِصِينَ
“Kështu ia larguam (Jusufit) të keqen dhe veprën e turpshme, sepse ai, në të vërtetë, ishte nga robërit Tanë muhlisinë (që ia kushtojnë pastër adhurimin Zotit).” [Jûsuf, 24]

“E keqja” këtu është ashku, ndërsa “vepra e turpshme” është zinaja.

Padrejtësia, gjithashtu, fton në shirk dhe në vepra të turpshme. Sepse shirku është padrejtësia më e madhe, siç është Teuhidi drejtësia më e madhe. Pra, drejtësia është shoqëruesja e Teuhidit, kurse padrejtësia shoqëruesja e shirkut, prandaj All-llahu i ka përmendur bashkë.

Sa i takon të parës, atë e ka përmendur te Thënia e Tij:

شهد الله أنه لَا إِلَه إِلَّا هُوَ وَالْمَلائِكَةُ وَأُولُو الْعِلْمِ قَائِماً بِالْقِسْطِ
“All-llahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka të adhuruar tjetër të drejtë përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë.” [Âl Imrân, 18]

Kurse të dytën e ka përmendur, për shembull, te Thënia:

إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ
“Vërtet shirku është një padrejtësi shumë e madhe” [Lukmân, 13]

Edhe vepra e turpshme fton në shirk dhe në padrejtësi, sidomos nëse forcohet dëshira për ta bërë dhe nuk arrihet ndryshe, përveçse përmes ndonjë lloj padrejtësie ose nëpërmjet magjisë dhe shejtanit. All-llahu i ka përmendur bashkë zinanë me shirkun tek ajeti:

الزَّانِي لَا يَنْكِحُ إِلَّا زَانِيَةً أَوْ مُشْرِكَةً وَالزَّانِيَةُ لَا يَنْكِحُهَا إِلَّا زَانٍ أَوْ مُشْرِكٌ وَحُرِّمَ ذَلِكَ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ
“Zinaqari mund të martohet vetëm me zinaqaren apo mushriken, kurse zinaqaren mund ta marrë vetëm zinaqari apo mushriku. Këto janë të ndaluara për besimtarët.” [En-Nûr, 3]

Këto të tria tërheqin te njëra-tjetra dhe urdhërojnë për njëra-tjetrën.

Prandaj zemra, sa më të dobët ta ketë Teuhidin dhe më të madh shirkun, aq më shpesh do të bëjë vepra të turpshme dhe do t’i shtohet lidhja për figurat (e krijesave) dhe dashuria për to.

Këtë kuptim të njëjtë e ka Thënia e All-llahut të Lartësuar:

فَمَا أُوتِيتُم مِّن شَيْءٍ فَمَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ وَمَا عِندَ اللَّهِ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ لِلَّذِينَ آمَنُوا وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ (36) وَالَّذِينَ يَجْتَنِبُونَ كَبَائِرَ الْإِثْمِ وَالْفَوَاحِشَ وَإِذَا مَا غَضِبُوا هُمْ يَغْفِرُونَ (37)
“Çdo gjë që ju është dhënë juve, është vetëm kënaqësi në jetën e kësaj bote. Por ajo që është tek All-llahut (shpërblimi; mirësia) është më e mirë dhe më e përhershme për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre; për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha e prej veprave të turpshme dhe që, kur i zemëron dikush, falin.” [Esh-Shûrâ, 36]
Pra ka treguar se shpërblimi i Tij është më i mirë për ata që besojnë dhe mbështeten tek Ai – dhe ky është Teuhidi. Pastaj ka thënë: “për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha e prej veprave të turpshme” – kjo nënkupton parandalimin e forcës së ëndjeve; pastaj ka thënë: “dhe që, kur i zemëron dikush, falin.” – dhe kjo është kundërshtimi i forcës së zemërimit.

Kështu që i ka përfshirë të tria: Teuhidin, nderin dhe drejtësinë, të cilat janë përmbledhja e krejt mirësisë.

______________
El-Fewâid, 117-118.
https://essunneh.com/tri-zanafillat-e-gjynaheve-ibnul-kajjim/
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
Lutja e tyrbeve
All-llahu i Lartësuar ka thënë:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ
“O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush!” [El-Bekara, 21]
- Domethënë, Ai që është i Vetmi që krijon, Ai e meriton adhurimin.

Është marrëzi që një krijesë, e cila është e shpikur një ditë dhe që mund të shuhet, ti ta marrësh për ilâh, t’i lutesh e ta adhurosh!

Ai në realitet nuk mund të të sjellë dobi; as nuk të krijon gjë, as nuk të përgatit gjë (në dobinë dhe shërbimin tënd), as nuk të mban dhe as nuk të furnizon me gjë!

Kështu që është marrëzi të shkosh te varri i dikujt, eshtrat e të cilit janë kalbur, t’i lutesh e ta adhurosh atë! Si t’i lutesh, kur ai vetë ka nevojë për lutjen tënde (t'i lutesh Zotit për ta falë e për ta mëshiruar atë), kurse ti nuk ke nevojë për t’iu lutur atij. Ai nuk zotëron për veten as dobi e as dëm, e si mund t’i sjellë diçka të tjerëve?

Këtë pjesë të Njëshmërisë së All-llahut (të qenët All-llahu i Vetmi që meriton lutjen dhe adhurimin) e kanë mohuar dhe refuzuar shumica e njerëzve, dhe për këtë sebep All-llahu i ka çuar të dërguarit dhe ua ka zbritur atyre Librat e shenjtë. All-llahu i Lartësuar ka thënë:

وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ
“Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka të adhuruar tjetër të drejtë përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” [El-Enbijâ’, 25]

Megjithatë, ata që i pasuan të dërguarit janë të paktë. Profeti (ﷺ) ka thënë:

فرأيت النبي ومعه الرهط، والنبي ومعه الرجل والرجلان والنبي ليس معه أحد.
“(Më janë paraqitur të gjitha umetet) dhe kam parë që kishte profetë me nga një grup pasuesish, kishte profetë me një ose dy pasues dhe kishte profetë, të cilët nuk i pasonte asnjë njeri!” [Buhariu dhe Muslimi]

______________
Ibën Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë!)
El-Kaul el-Mufîd, f. 12.
t.me/essunneh
Cili është mendimi juaj rreth një personi që thotë: "Refuzimi i adhuruesve të varreve është çështje dytësore"?

Përgjigjja:
Pasha All-llahun, detyra e çdo mbajtësi të thirrjes së All-llahut dhe çdo personi që merret me davetin islam është të fillojë me luftimin e këtyre dukurive pagane, si: adhurimi i varreve, lidhja për to, drejtimi i lutjes atyre, therja e kurbanit për ta, kërkimi i ndihmës prej tyre në raste vështirësie dhe një varg i gjatë ritesh që janë sajuar rreth këtyre varreve.

E kemi për detyrë të fillojmë me këto, para çdo gjëje tjetër. Kështu ka qenë ligji i All-llahut, i cili nuk është thyer gjatë asnjë thirrjeje prej thirrjeve (të profetëve). O vëllezër të mi!

Nëse e sheh Kuranin, ai ta rrëfen thirrjen e profetëve në përgjithësi dhe thirrjet e secilit prej tyre në veçanti.
Në përgjithësi thotë:

((وما أرسلنا من رسول إلا نوحي إليه انه لا إله إلا أنا فاعبدون))
“Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka të adhuruar tjetër të drejtë përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” [El-Enbijâ’, 25]

- Kjo nënkupton që duhet të fillohet me Teuhidin; që ibadetet (lutja, namazi, kurbani...) t’i kushtohen vetëm All-llahut Një.

Nëse e lexojmë thirrjen e Ibrahimit dhe Nuhut (alejhimes-salâtu ues-selâm), e shohim se ata e luftonin adhurimin e idhujve;

((وقالوا لا تذرن آلهتكم ولا تذرن ودا ولا سواعا ولا يغوث ويعوق ونسرا))
“dhe (idhujtarët) thanë: ‘Mos i lini kurrsesi të adhuruarit tuaj! Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin’!” [Nûh, 23]

- Këta (emra) kanë qenë disa njerëz të mirë, të cilëve (pas vdekjes) idhujtarët u ngritën statuja.

Kurse tani, ngaqë ngritja e statujave nuk mund të përhapet në këtë Umet, shejtani u ka ardhur me një lojë të re; u ka ardhur nga rruga varreve; që ata t’i ngrehin dhe të ndërtojnë mbi to.

A ka heshtur i Dërguari i All-llahut (ﷺ) për punën e varreve?

I Dërguari ka urdhëruar të rrënohen (ndërtimet që bëhen mbi) ato, ka ndaluar të ngrihen dhe ka ndaluar të ndërtohet mbi to. Ai i ka mallkuar njerëzit që veprojnë kështu dhe ka gjykuar se janë krijesat më të këqija.

Natyrisht, qëndrimi që e ka Islami për tyrbet është njësoj si qëndrimi që e ka për idhujt. Edhe pse shejtani është munduar të bëjë dredhi që, kur e ka parë se ky umet nuk i adhuron idhujt, u ka ardhur atyre nga ana e varreve, Islamit nuk i ka shpëtuar puna e varreve, por e ka dhënë qartë gjykimin e vet.

Islami ka sqaruar se gjykimi për tyrbet nuk dallon nga gjykimi për idhujt; ato duhet medoemos të rrënohen.
I Dërguari (ﷺ) e dërgonte Aliun për këtë gjë, siç përcillet në një hadith te Sahihu i Muslimit. Këtë hadith e transmeton Ebul-Hejjâxh el-Esedi, i cili thotë se Aliu (radijAll-llah anhu) i ka thënë:

“Unë po të dërgoj si udhëheqës për një çështje, për të cilën më ka dërguar mua i Dërguari i All-llahut (ﷺ), e ajo është:
"ألا تدع قبرا مشرفا إلا سويته ولا صورة إلا طمستها"
“Mos lër asnjë varr të ngritur pa e rrafshuar dhe asnjë sûrah (figurë ose skulpturë e diçkaje që ka shpirt) pa e shlyer!”

Kështu që obligimi i këtyre thirrjeve (daveteve) është që të intensifikohen dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin në pastrimin e umetit islam dhe shoqërisë islame nga kjo idhujtari e qartë, të cilën, një njeri që është i mençur nuk mund ta shpërfillë.”
______________
Imam Rabi' ibën Hadi
Kaseta me titull: “Domosdoshmëria e ndjekjes, jo e shpikjes”
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
Vdekja e dijetarëve është prej sprovave më të mëdha

Dijetari #Ibën_Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Humbja e dijetarit nuk është thjesht humbje e personalitetit të tij, por është humbje e një pjese të trashëgimisë profetike; një pjese të madhe të saj, varësisht prej arritjeve që i ka realizuar ai dijetar. Pasha All-llahun, humbjen e dijetarit të dobishëm nuk e kompenson dot as pasuria, as patundshmëritë, as sendet dhe as vendet. Por humbja e tij është një sprovë e vështirë për Islamin dhe muslimanët dhe një mungesë që nuk kompensohet. Përveç nëse All-llahu ia lehtëson ndonjërit prej krijesave të Tij, që ta kryejë atë luftë dhe ndihmë të së vërtetës që e ka kryer ai.”
_________________
Ed-Dijâ’ el-Lâmi’ minel-khutab el-xhewâmi’, 1/53.
t.me/essunneh
#Ibën_Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Njeriu e ka për obligim ta ndjekë të vërtetën, kudo që të gjendet ajo. Nuk duhet ta shikojë numrin e madh të kundërshtuesve. Nuk duhet të thotë: ‘Njerëzit po veprojnë kështu, pse të dallohem unë nga ata!’, por duhet ta ndjekë të vërtetën.”
_____________
Tefsiri i Sures Bekara, 2/147.
t.me/essunneh
All-llahu i Lartësuar ka thënë:
وما أصابكم من مصيبة فبما كسبت أيديكم
“Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë.” [Esh-Shûrâ, 30]

أَوَلَمَّا أَصَابَتْكُمْ مُصِيبَةٌ قَدْ أَصَبْتُمْ مِثْلَيْهَا قُلْتُمْ أَنَّى هَذَا قُلْ هُوَ مِنْ عِنْدِ أَنْفُسِكُمْ
“Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, All-llahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” [Âl Imrân, 165]
———————
#Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) thotë:

“Kur i jepet autoritet mbi robin dikujt që e dëmton atë (me fyerje, fizikisht etj.), i jepet vetëm si pasojë e ndonjë gjynahu (të robit), të cilin e di ose nuk e di robi. Gjynahet që nuk i di robi janë shumëfish më tepër se ato që i di. Gjithashtu, ndër gjynahet që i di dhe i vepron, ato që i harron janë shumëfish më tepër se ato që i mban mend!
Në duanë e njohur thuhet:

"اللهم إني أعوذ بك أن أشرك بك وأنا أعلم وأستغفرك لما لا أعلم"
[All-llahumme innî e’ûdhu biKe en ushrike biKe we ene e’alem, we estegfiruKe limâ lâ e’alem!]

“O All-llah! Unë kërkoj të më mbrosh që të mos Të bëj shirk duke e ditur dhe Të kërkoj falje për atë që nuk e di!” [Sahih el-Edeb el-Mufrad, 266]

Pra, gjynahet për të cilat robi ka nevojë të kërkojë falje e që nuk i di, janë shumë-shumëfish më tepër se ato që i di. Domethënë, nuk fiton autoritet mbi të dikush që e fyen dhe dëmton, përveçse si pasojë e ndonjë gjynahu.

Një njeri e ka takuar një dijetar të selefit (të gjeneratave të para të Islamit) dhe i është drejtuar me gjuhë të vrazhdë dhe me fyerje, kurse dijetari i ka thënë:
- “Ndalo pak, sa të hyj në shtëpi, pastaj kthehem te ti!”
Ka hyrë dhe i ka bërë sexhde All-llahut, është lutur me përulje, ka bërë teube dhe i është kthyer Zotit me pendim. Pastaj ka dalë përpara personit. Ai ka thënë:
- “Çfarë bëre?”
Ky i ka thënë:
- “U pendova tek All-llahu nga gjynahu, për shkakun e të cilit Ai të ka dhënë fuqi mbi mua (të më fyesh).”
_________________
Bedâi’ul-Fewâid, 2/770.
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
All-llahu i Lartësuar ka thënë:

بَلَىٰ مَنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُ لِلَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ فَلَهُ أَجْرُهُ عِندَ رَبِّهِ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

“Përkundrazi, ai që fytyrën e vet ia nënshtron All-llahut, duke vepruar mirë, do ta ketë shpërblimin te Zoti i tij. Këta nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.” [El-Bekara, 112]

“…fytyrën e vet ia nënshtron All-llahut” – ky është Ihlasi (kryerja e adhurimit pastër për Zotin), monoteizmi dhe shpëtimi nga shirku;

“…duke vepruar mirë” d.m.th. duke e ndjekur shembullin e të Dërguarit (ﷺ), larg bidateve dhe risive në fe.

Nuk është e rëndësishmja që njeriu thjesht të bëjë vepra, po e rëndësishmja është që njeriu të shpëtojë nga shirku dhe të shpëtojë nga bidatet dhe risitë. Përndryshe, veprat do t’i llogariten veç një lodhje e kotë.

Salih #el_Feuzân (All-llahu e ruajttë)
______________
https://essunneh.com/a-me-jane-pranuar-veprat-e-mira
Kontrolloje zemrën!
#Ibën_Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

"All-llahu i Madhëruar thotë:

﴿أَفَلا يَعْلَمُ إِذَا بُعْثِرَ مَا فِي الْقُبُورِ ۞ وَحُصِّلَ مَا فِي الصُّدُورِ﴾
“Vallë, a nuk e di ai se kur të nxirren jashtë ata që gjenden në varre dhe, kur të dalë në shesh ajo që është në gjokse…” [El-‘Adijât, 9-10]

Veprat e trupit secili mund t’i kryejë në mënyrën më të bukur, kurse veprat e zemrës janë të vështira! Prandaj njëri nga dijetarët e parë ka thënë:

“Nuk e kam luftuar nefsin (vetveten) për diçka më shumë se ç’e kam luftuar për çështjen e ihlasit!”

Ihlasit! Të cilin ne mendojmë se e kemi në veprat tona dhe se ato ia kushtojmë pastër Zotit (pa syefaqësi), kurse selefi (gjeneratat e para të Islamit - gjeneratat më të mira të njerëzimit - sh.p.) bënin luftë me vetveten për çështjen e ihlasit!

Kontrolloje zemrën tënde, vëlla! Mos ke syefaqësi? Mos ke urrejtje ndaj së vërtetës? Mos ke armiqësi kundrejt besimtarëve? Mos ke inat ndaj besimtarëve?
“Larja” e zemrës çdo ditë është më e rëndësishme se larja e rrobave çdo ditë. Laje zemrën dhe pastroje!”
_________________
El-Likâ’ esh-Shehrij, 75.
t.me/essunneh
#Ibën_Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
"Njëri nga dijetarët e parë ka thënë:

«Nuk e kam luftuar vetveten për diçka më shumë se ç’e kam luftuar për çështjen e ihlasit!»

Këtë luftë nuk e njeh dhe nuk e kupton askush, përveç besimtarit. Për sa i përket jobesimtarit, ai nuk lufton me vetveten për çështjen e ihlasit! Lidhur me këtë e kanë pyetur Ibën Abbasin:
- “Jehudët po thonë: Neve nuk na vijnë vesvese në namaz!”
Ibën Abbasi ka thënë:
- “E ç’të bëjë shejtani me një zemër të rrënuar?!”
Pra, shejtani nuk shkon të rrënojë diçka të shkretuar, por shkon të rrënojë diçka të banuar (të gjallë).”
__________________
El-Kawl el-Mufîd , f. 45.
t.me/essunneh
Dijetari i madh #Rabi’ ibën Hadi (All-llahu e ruajttë) ka thënë:

“...dhe unë u drejtoj të rinjve muslimanë një këshillë të sinqertë:
1 – që prej vetive të para dalluese të tyre të jetë: dashuria për të vërtetën, këmbëngulja në kërkimin e saj dhe përkrahja e saj;
2 – të rehatohen dhe të pushojnë së jetuari në spiralen e emocioneve të verbra dhe në fanatizmin e verbër pas këtij ose pas atij personi, sepse kjo sjellje i fut në një grup me ata për të cilët All-llahu ka thënë:

﴿وَلَوْ عَلِمَ اللَّهُ فِيهِمْ خَيْراً لَأسْمَعَهُمْ وَلَوْ أَسْمَعَهُمْ لَتَوَلَّوْا وَهُمْ مُعْرِضُون ﴾
«Sikur All-llahu të dinte ndonjë të mirë tek ata, Ai do t’ua jepte dëgjimin. Por, edhe sikur t’i bënte të dëgjonin, ata do të shmangeshin (nga besimi) duke (e) refuzuar.» [El-Enfâl, 23]

Shkëputur nga libri: “Ehlul-Hadith, hum et-Taifetul-Mensura”
______________
Imam #Ibën_Kethiri (All-llahu e mëshiroftë), në tefsirin e këtij ajeti thotë:

“All-llahu i Lartësuar ka treguar se ata nuk kanë kuptim të shëndoshë dhe se nuk kanë qëllim të shëndoshë, po të supozohej se kuptojnë. Ka thënë:
ولو علم الله فيهم خيرا لأسمعهم
«Sikur All-llahu të dinte ndonjë të mirë tek ata, Ai do t’ua jepte dëgjimin.»d.m.th.: do t’ua jepte kuptimin. Fjalia nënkupton: ...por nuk ka tek ata mirësi (nuk kanë për të besuar), prandaj nuk ua ka dhënë kuptimin. Sepse All-llahu e di se, «edhe sikur t’i bënte të dëgjonin», pra të kuptonin, «ata do të shmangeshin» do t’i kthenin shpinën (imanit) qëllimisht dhe me kokëfortësi, pasi ta kenë kuptuar, «duke (e) refuzuar» atë.”
________________________
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
Shejh #Rabi'u (All-llahu e ruajttë dhe i dhëntë mirëqenie) ka thënë:

“Muslimanit i lejohet të marrë ndonjë post në një shtet jomusliman, po me kusht që të punojë me drejtësi. Ai nuk bën t’u bindet atyre në gjërat që janë gjynah ndaj All-llahut dhe as nuk bën të gjykojë sipas asaj që nuk e ka shpallur All-llahu. Shembull është profeti i All-llahut Jusufi (alejhis-selâm), i cili e mori postin e zëvendësit të mbretit jobesimtar, por nuk gjykonte me legjislacionin e tij;

﴿ما كان يأخذ أخاه في دين الملك﴾
“Ai, sipas ligjit të mbretit nuk mund ta merrte (për skllav) vëllanë e vet...” [Jûsuf, 76]

Ai punonte me drejtësi mes njerëzve dhe gjithnjë i ftonte në Teuhid (ta adhurojnë vetëm All-llahun dhe askënd tjetër).

Në këtë histori ka argument bindës kundër atij që e nënvlerëson çështjen e akides së Teuhidit dhe bën lëshime dhe lajka në çështjen e shirkut, i cili e ka mbushur dynjanë. Ky i sheh thirrësit e Teuhidit dhe armiqtë e shirkut me syrin e përçmimit dhe përbuzjes. Kurse veten e mban shumë ngritur dhe hundën shumë lart, që të zbresë në nivelin e davetçive të Teuhidit – sepse ai është prej dallaveraxhinjve të politikës. Sa e rëndë që është për veshin dhe për zemrën e tij ta dëgjojë ose shqiptojë fjalën ‘Teuhid’ ose ‘shirk’!”
____________________
Menhexhul-Enbijâ’, 67.
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh