esSunneh
475 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
Profeti (ﷺ) ka thënë:

‎خيرُ الدعاءِ دعاءُ يومِ عرفَةَ وخيرُ ما قلْتُ أنا والنبيونَ من قبلي لا إلهَ إلَّا اللهُ وحدَه لا شريكَ له له الملكُ وله الحمدُ وهو على كلِّ شيءٍ قديرٌ
“Lutja më e mirë është lutja e ditës së Arafatit dhe më e mira që e kam thënë unë dhe profetët para meje është:

Lâ ilâhe il-lAll-llâhu wahdeHu lâ sherîke leH, leHul-mulku we leHul-hamdu we Huwe ‘alâ kul-li shej-in Kadîr

(Nuk ka të adhuruar të drejtë pos All-llahut, i Cili është Një dhe i pashoq. Atij i takon i gjithë sundimi, Atij i takojnë të gjitha lavdet dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.)”


Sahih et-Tirmidhi, 3585. El-Albani: hasen.
https://t.me/essunneh
Profeti (ﷺ) ka thënë:

«أيام التشريق أيام أكل وشرب وذكر الله» .
«Ditët e teshrikut janë ditë të ngrënies, pirjes dhe Dhikrit (përmendjes, lavdërimit) të All-llahut.» [Sahih el-Xhâmi’, 2689]

Ibën Abdul-Berr ka thënë:
“Thënia e Profetit (ﷺ): «...ato janë ditë të ngrënies, pirjes dhe Dhikrit të All-llahut» – jep shenjë se ngrënia dhe pirja në ditët e festave, në të vërtetë, përdoren si ndihmës për t’i bërë dhikër All-llahut dhe për t’iu bindur Atij. Kështu përmbushet falënderimi për nimetin – duke e shfrytëzuar nimetin në shërbim të bindjes.
All-llahu ka urdhëruar në Librin e Tij që të hamë nga ushqimet e pastra dhe të jemi falënderues. Kështu që, kush i shfrytëzon nimetet e All-llahut në shërbim të gjynaheve, ai e mohon dhuntinë e All-llahut dhe e ndërron atë me mosmirënjohje, prandaj e meriton që t’i hiqet ai nimet.”
__________
Letâif el-Me’ârif, 291.
Ditët e teshrikut janë ditët 11, 12 dhe 13 të dhul-hixhes, pra 3 ditët pas ditës së parë të Kurban Bajramit
.
https://t.me/essunneh
Hâtim ibën el-Esamm ka thënë:

“Kujt i mungon në zemër kujtimi i katër rreziqeve, është i mashtruar dhe, si rrjedhojë, nuk është i sigurt nga fundi i mjerë:

I pari: rreziku i Ditës së Besëlidhjes, në të cilën Krijuesi ka thënë: “…këta do të jenë në Xhenet dhe nuk merakosem, ndërsa këta në Zjarr, dhe nuk merakosem!” – dhe ky nuk e di se në cilin prej dy grupeve ndodhet.

I dyti: kur është krijuar në errësirën e trefishtë (mitër) dhe është thirrur meleku t’ia shkruajë lumturinë ose mjerimin (në ahiret) – dhe ky nuk e di: a do të jetë prej të mjerëve apo prej të lumturve?

I treti: kujtimi i tmerrit të “vështrimit” (agonisë së vdekjes) – sepse nuk e di se cili lajm do t’i vijë: që All-llahu është i kënaqur me të, apo që është i zemëruar me të?

I katërti: Ditën kur njerëzit do të paraqiten të ndarë në grupe (Ditën e Ringjalljes) – dhe ky nuk e di se në cilën rrugë do ta shpijnë.”

“Xhâmi’ el-Ulûm uel-Hikem”, f. 174 (te shpjegimi i hadithit të katërt)
Përktheu: Blerand Grubi
______________
Shënim:
Shprehja: “…dhe nuk merakosem!” është si shprehja e Profetit (ﷺ) në një hadith:
(وإن رغم أنف أبي ذر)
“(Kjo është kështu) edhe përkundër qejfit të Ebu Dher-rit!”
Dijetarët kanë thënë: All-llahu i Lartësuar ka thënë kështu ngaqë e ka ditur se disa bidatçinj do ta kundërshtojnë këtë të vërtetë rreth Kaderit. Shih: “Sherh el-Mishkat” e dijetarit Et-Tibi, 2/581.
https://t.me/essunneh
Hadithi i pestë te #Dyzet_hadithet e Neveviut

Është transmetuar nga nëna e besimtarëve Ummu Abdil-lâh – Aisha (radijAll-llahu anhâ) se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut (ﷺ) ka thënë:

« مَن أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو ردٌّ»
“Kush sjell në këtë çështjen tonë një risi, që nuk është prej saj, ajo i refuzohet!”

Këtë e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Në një transmetim tjetër te Muslimi:

« مَن عمل عملاً ليس عليه أمرنا فهو ردٌّ»
“Kush bën një vepër që nuk përputhet me çështjen tonë, ajo i refuzohet!”

Përktheu: Blerand Grubi
https://www.youtube.com/watch?v=HBt1poemn8s
Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Zemra nuk korr sukses, nuk rregullohet, nuk i shijon dhuntitë, nuk gëzohet, nuk gjen kënaqësi, nuk ndien rehati dhe nuk qetësohet, përveçse kur e adhuron Zotin e vet, e do dhe i kthehet gjithnjë me pendim.
Edhe sikur t’i arrijë të gjitha kënaqësitë e gjërave të krijuara, me ato nuk do të gjejë rehati dhe nuk do të gjejë qetësi! Përkundrazi, ato do t’i shtojnë vetëm varfëri dhe shqetësim. Kënaqësinë do ta gjejë vetëm kur ta fitojë çështjen për të cilin është krijuar dhe për të cilin është përgatitur – e ajo është që All-llahu, i Vetëm, të jetë qëllimi i tij kryesor dhe synimi i tij më i lartë.”
_________________
Igâthetul-Lehfân, 2/198.
t.me/essunneh
Për cilën dituri bëhet fjalë kur përmenden në ajete dhe hadithe vlerat e kërkimit të diturisë?

Pyetja:
Shkëlqesia Juaj! Në ç’mënyrë dituritë e dynjasë si: matematika, fizika apo kimia, mund të kërkohen ‘fî sebilil-lâh’ (në rrugë të All-llahut)? Hadithet e madhëruara, të cilat nxisin për kërkimin e diturisë, si hadithi: “Kush merr një rrugë për të kërkuar dituri, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën drejt Xhenetit...” a e kanë për qëllim diturinë fetare, apo i përfshin edhe dituritë e dynjasë edhe ato fetare?

Përgjigjja e Ibën Bazit (All-llahu e mëshiroftë):
"Ajo që është më e dukshme te tekstet (sheriatike) është se me këto hadithe është për qëllim dituria fetare, si te thënia e Profetit (ﷺ):

من يرد الله به خيرًا يفقهه في الدين
“Atij që All-llahu dëshiron t’i japë mirësi (të madhe), i jep kuptim të thellë të fesë.”

من سلك طريقًا يلتمس فيه علمًا سهل الله له به طريقًا إلى الجنة
“Kush merr një rrugë për të kërkuar dituri, All-llahu, përmes saj, do t’ia lehtësojë rrugën drejt Xhenetit...”

Kur përmendet dituria në tekste në mënyrë të papërcaktuar, është për qëllim dituria fetare, pra dituria mbi Kuranin dhe Sunetin, dituria mbi dispozitat, dituria mbi atë se çfarë ka urdhëruar All-llahu, çfarë ka kërkuar prej robërve me Sheriat, çfarë ka ndaluar etj.

Për sa i përket diturive të dynjasë, nëse ato u sjellin dobi njerëzve, nuk ka gjë të keqe të mësohen. Shkencat e dynjasë, si: mjekësia, matematika e të tjera, nëse njeriu i mëson për dobi personale, ose për t’i bërë dobi njerëzve, nuk kanë gjë të keqe. Pra si çështje mubah (e lejuar).
Kurse mësimi i diturive sheriatike është sunet dhe adhurim që të afron tek All-llahu. Nëse këto dituri kanë të bëjnë me obligimet, atëherë edhe obligohet mësimi i tyre.

Domethënë: tekstet (ajetet dhe hadithet) që nxitin për dituri e kanë për qëllim diturinë fetare. Po.
_____________
t.me/essunneh
Përkthimi: Blerand Grubi
Një ligjëratë e këndshme dhe shumë e dobishme, in shaAllah, me temë:

"Kul-lu bid'atin dalale" (Të gjitha shpikjet në fe janë humbje)

Ligjërues: Dijetari i madh e i shquar i hadithit Muhammed Nasiruddin #El_Albani (All-llahu e mëshiroftë).

Kjo temë lidhet me pjesën e dytë të Dëshmisë: “Muhammedun rasulUllah”, ngaqë adhurimi i All-llahut me vepra të shpikura dhe mendimi se ka bidate të mira në fe përbëjnë cenim dhe shkelje të dëshmisë “Muhammedun rasulUllah”. Kjo është kështu sepse lejimi i bidateve në fe lë të nënkuptohen dy gjëra:

· E para: se Muhamedi (ﷺ) nuk e paska kryer Mesazhin dhe Feja e All-llahut nuk është plotësuar krejtësisht;
· E dyta: se paska mundësi që dikush të jetë më i devotshëm se Profeti (ﷺ).

Ligjërata është mbajtur më 1410H (1990) në qytetin e Xheddes.

Lexo:
https://essunneh.com/imam-el-albani-te-gjitha-bidatet-jane-humbje-ligjerate/

Video me përkthim:
https://youtu.be/Ke_kSLa-0rI

“Mutefer-rikat”, kaseta nr. 202.
Përkthimi: Blerand Grubi
Shejhul-Islam #Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Dije se përdorimi i gjuhës arabe si gjuhë e rregullt (në jetën e përditshme) ndikon në mënyrë të fuqishme dhe të qartë në logjikën, moralin dhe fetarinë e njeriut. Ndikon, gjithashtu, edhe në të qenët sa më i ngjashëm me të parët e këtij Umeti, që janë sahabët dhe tabi’unët – dhe imitimi i tyre e shton më tej logjikën, fetarinë dhe moralin.

Gjithashtu, vetë gjuha arabe është pjesë e fesë, dhe njohja e saj është farz i detyruar. Sepse kuptimi i Kuranit dhe Sunetit është farz dhe ato nuk mund të kuptohen pa u kuptuar gjuha arabe. Kur një obligim nuk mund të kryhet ndryshe, përveçse përmes një çështjeje, ajo çështje bëhet obligim.

Pastaj, te mësimi i arabishtes, ka gjëra që janë farz ajn (obligim individual) dhe ka gjëra që janë farz kifaje (obligim kolektiv, që nëse disa e mësojnë, u hiqet obligimi të tjerëve).

_________
Iktidâ’ es-Sirat el-Mustekim, 1/527.
t.me/essunneh