I Dërguari i All-llahut (ﷺ) ka thënë:
"يا أيها الناس! إن ربكم واحد وإن أباكم واحد، ألا لا فضل لعربي على عجمي ولا عجمي على عربي ولا أحمر على أسود ولا أسود على أحمر إلا بالتقوى."
"O njerëz! Zoti juaj është Një dhe babai juaj është një! Me të vërtetë, asnjë arab nuk është më i vlershëm se një joarab dhe asnjë joarab nuk është më i vlershëm se një arab; asnjë i bardhë nuk është më i vlershëm se një i zi dhe asnjë i zi nuk është më i vlershëm se një i bardhë (ose me ngjyrë tjetër). Më i vlershëm është ai që ka më shumë takva*!
(إن أكرمكم عند الله أتقاكم)
"Më i nderuari prej jush tek All-llahu është ai që i frikësohet më shumë Atij." [Surja el-Huxhurat, 13]
"ألا هل بلغت؟"
A e përcolla (Mesazhin)?
Kanë thënë: "Po, o i Dërguar i All-llahut."
Ai ka thënë:
"فيبلغ الشاهد الغائب."
"Ai që ka qenë i pranishëm le t'ia përcjellë atij që nuk ka qenë!"
______
Es-Sahîha, 2700.
*Takva: të ruajturit nga zemërimi i All-llahut, duke i kryer detyrimet dhe duke iu larguar ndalimeve të Tij.
t.me/essunneh

«حفت الجنة بالمكاره، وحفت النار بالشهوات»
«Xheneti është rrethuar me vështirësi, ndërsa Zjarri është rrethuar me ëndje.» [Muslimi, 2822]
__________
Imami #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“All-llahu i Lartësuar kënaqësinë më të madhe (Xhenetin) e ka rrethuar me lloje të ndryshme të vështirësive dhe i ka bërë ato si urë që të shpie tek ajo, ashtu siç e ka rrethuar vuajtjen më të madhe (Zjarrin) me ëndje e kënaqësi dhe i ka bërë ato si urë që të shpie tek ajo. Për këtë, krejt njerëzit e logjikshëm kanë thënë se kënaqësia nuk arrihet përmes kënaqësisë dhe se rehatia nuk fitohet me rehati.”
_________
Shifâ’ul-‘Alil, f. 250.

“Robi ka dy qëndrime përpara All-llahut: njëri është qëndrimi përpara All-llahut në namaz dhe tjetri është qëndrimi përpara Tij Ditën e Takimit (Gjykimit). Atij që ia jep hakun qëndrimit të parë, i lehtësohet qëndrimi tjetër, kurse atij që shkujdeset për këtë qëndrim dhe nuk ia jep hakun e duhur, do t’i vështirësohet qëndrimi tjetër.”
___________
El-Fewâid, f. 194.

“All-llahu i Lartësuar na e ka ndaluar të folurit pa dije rreth All-llahut kur japim fetva dhe kur gjykojmë dhe e ka konsideruar këtë si një prej harameve më të mëdha. Madje e ka vënë në shkallën më të lartë të haremeve! Ka thënë:
"قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَالإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَأَنْ تُشْرِكُوا بِاللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَأَنْ تَقُولُوا عَلَى اللَّهِ مَا لا تَعْلَمُونَ"
“Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet All-llahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.” [El-A’râf, 33]
Këtu i ka renditur gjërat e ndaluara në katër shkallë. Ka filluar me më të lehtën, pra veprën e turpshme, pastaj ndalimin e dytë e ka vënë atë që është më i rëndë se i pari, pra gjynahun dhe padrejtësinë, pastaj të tretin e ka vënë atë që është haram më i madh se dy të parët, pra shirkun (ta adhurosh dikë tjetër krahas All-llahut) dhe të katërtin e ka vënë atë që është harami më i rëndë se të gjitha këto e ai është: të folurit për All-llahun pa dije. Kjo përfshin të folurit pa dije lidhur me Emrat dhe Vetitë e All-llahut, lidhur me veprat e Tij dhe lidhur me fenë dhe ligjin e Tij.
All-llahu i Lartësuar, gjithashtu, ka thënë:
"وَلا تَقُولُوا لِمَا تَصِفُ أَلْسِنَتُكُمُ الْكَذِبَ هَذَا حَلالٌ وَهَذَا حَرَامٌ لِتَفْتَرُوا عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ إِنَّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ لا يُفْلِحُونَ * مَتَاعٌ قَلِيلٌ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ"
“Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për All-llahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj All-llahut, nuk do të shpëtojnë. Ata do të kenë kënaqësi të shkurtër (në këtë jetë), por i pret një dënim i dhembshëm (në jetën tjetër).” [En-Nahl, 116-117]
_____
I’lâm el-muwekki’in, 1/31.

#Muaji_rexheb
Hafidh Ibën Haxher (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“As për vlerën e muajit rexheb, as për agjërimin e tij, as për faljen e ndonjë nate të caktuar në të, nuk është transmetuar ndonjë hadith sahih, që do të vlente si argument...”
Tebjîn el-Axheb, f. 6.

Dijetari i nderuar Ibën Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Për sa i përket “Israsë dhe Miraxhit”, është përhapur te shumë njerëz, ose te shumica e tyre, se ajo ka ndodhur në muajin rexheb, në natën e njëzeteshtatë. Kjo është absolutisht e pavërtetuar. Mendimi më i afërt është se “Israja dhe Miraxhi” kanë ndodhur në muajin rabi’ul-euel.
Pastaj festimet që bëhen natën e njëzeteshtatë të muajit rexheb, janë bidat dhe nuk kanë kurrfarë argumenti.”
[Likâ’ul-bâbil-meftûh, 217]

Dijetari i madh i tefsirit Imam es-Sa’di (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Është fakt i ditur që kritika e injorantit, të cilën e bazon në padije, nuk merret në konsideratë! Sepse të folurit keq për një çështje është degë që del nga njohja e saj dhe njohja e rrethanave të saj, mbi të cilat duhet lavdëruar apo kritikuar!”
______________
Tefsiri i Sa’dit, En-Nahl, 101.

Imam es-Sa'di (All-llahu e mëshiroftë):
“Shenjë e lumturisë së një njeriu është kur e vëren se ai:
- ia dëshiron të mirën të gjithë muslimanëve;
- është i zellshëm në udhëzimin dhe këshillimin e tyre, në ato mënyra që ka mundësi;
- preferon mbulimin e turpeve të tyre dhe mospërhapjen;
- duke synuar (me krejt këto) kënaqësinë e All-llahut dhe botën e Ahiretit.”
______
El-Haththu alel-Ixhtimâ’, 29.

Fjalë, që më së bukuri mund të thuhen!
Dijetari i madh Muhamed Emân el-Xhâmi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Besimi islam selefij* ec me hapa të rregullt e të qetë dhe përparon në mënyrë konstante. Pothuajse askush, që hy në të e që e ka kuptuar realitetin e tij, nuk kthehet mbrapsht nga mospëlqimi.
Qielli i tij e lëshon shiun pa bubullima e vetëtima shqetësuese, por shi të gjatë e të qetë. Lëshon atë shi që zbret me qetësinë e plotë dhe që vazhdon, mirëpo që nuk e lëndon tokën dhe as nuk e gërryen, por e ujit tokën deri sa të gjelbërojë, të nxjerrë frytet e të japë begatitë e saj.
Njerëzit e këtij besimi nuk mbajnë tupanë me vete kur punojnë në përhapjen dhe përcjelljen e tij, por vepra e tyre njihet përmes rezultateve dhe fryteve të saj. Atyre dhe ecjes së tyre u shkon për shtati fjala e poetit:
“Çudi është puna e ecjes sate të ngadalshme; ec pa u nxituar, kurse vjen i pari!”
_________
“El-Akidetul-Islamije we târikhuhâ”
* "Selefij" është fjalë arabe që këtu do të thotë: i bazuar në kuptimin e gjeneratave të para, pra i fillimit, origjinal (përkthyesi).

Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Shkaqet që e pengojnë njeriun nga pranimi i së vërtetës janë tepër shumë.
Prej tyre është: mosnjohja e së vërtetës. Ky sebep dominon te shumica e njerëzve. Ai që nuk e njeh një çështje, e armiqëson atë dhe i armiqëson njerëzit e saj.
• Nëse këtij sebepi ia shtojmë edhe ndjenjën e urrejtjes, armiqësisë dhe hasetit që e ka ndaj atij që e urdhëron të vërtetën, pengesa për pranimin e saj bëhet edhe më e fortë.
• Nëse kësaj ia shtojmë edhe faktin që ai është edukuar dhe mësuar me zakonet e baballarëve të tij, ose atyre që i do dhe i madhëron, pengesa forcohet edhe më shumë.
• Nëse kësaj ia shton edhe përfytyrimin e gabuar se e vërteta, për pranimin e së cilës po ftohet, do ta ndajë nga pozita, qejfet dhe pasuritë e tij, pengesa për pranimin e së vërtetës bëhet tepër e fortë.
• Nëse kësaj ia shtojmë edhe frikën nga shokët, familjarët dhe populli i tij se mund ta dëmtojnë fizikisht, apo në pasuri, apo në pozitë, ashtu siç i ka ndodhur Herakliut, mbretit të të krishterëve në Sham, në kohën e të Dërguarit të All-llahut (ﷺ), pengesa për ta pranuar të vërtetën e shton më tej fuqinë. Herakliu e kuptoi të vërtetën dhe mori të hyjë në Islam, por ngaqë populli nuk iu bind dhe ai u frikësua prej tyre se do t’i bëjnë diçka, e zgjodhi mohimin në vend të Islamit, pasi iu bë e qartë udha e vërtetë.”
________________
Hidâjetul-Hajârâ, 39.

Në njërën nga duatë autentike të Profetit (ﷺ) thuhet:
"وأعوذ بك من أن يتخبطني الشيطان عند الموت"
«...dhe mbështetem te mbrojtja Jote (o All-llah) që të mos më devijojë shejtani (të humbas mendjen ose fenë) në çastet e vdekjes!» [1]
Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“«Vepra varet nga përfundimi.» Atij që e prish avdesin para selamit, i prishet krejt ajo që e ka vepruar gjatë namazit. Atij që e çel iftarin para perëndimit të diellit, i ikën agjërimi dhe i humb. Edhe ai që vepron keq në fund të jetës, me atë fytyrë do ta takojë Zotin e vet!” [2]
________
[1] Transmeton Ebu Davudi, 1552 dhe En-Nesâi, 282.
[2] El-Fewâid, 63.

Ibnul-Xheuzi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Dije se mashtrimi i parë që ia bën Iblisi njerëzve është: pengimi i tyre nga dituria. Sepse dituria është dritë, dhe nëse ia shuan atyre fenerët, i zmbraps në errësirë si të dojë!”
_____________
Telbîs Iblîs, 1/289.

Imam Ibën Kudâme (All-llahu e mëshiroftë!) ka thënë:
“Shfrytëzoje dhe përfitoje – All-llahu pastë mëshirë për ty – jetën tënde të çmuar dhe ruaje mirë kohën tënde të shtrenjtë! Kujtoje se periudha e jetës sate është e kufizuar dhe frymëmarrjet e tua janë të numëruara! Me çdo frymëmarrje që e nxjerr të cungohet një pjesë e jotja, kurse ymri i gjithi është i shkurtër, ndërsa ajo që ka mbetur prej tij, është e pakta.
Çdo pjesë e jetës sate është një diamant i çmuar, me të cilin nuk ka asgjë që mund të krahasohet dhe të cilin nuk ka asgjë që mund ta zëvendësojë. Me këtë jete të shkurtër blihet përjetësia në lumturinë e amshuar, ose në dënimin e dhembshëm! Kur e krahason këtë jetë me përjetësinë e amshuar, e kupton se çdo frymëmarrje më vete është e barasvlershme me më shumë se mijëra miliona vite në Lumturi që s’ka rreziqe, ose në të kundërtën saj! Diçka që është kështu, nuk ka çmim!
Prandaj, mos i lër diamantet e çmuara të ymrit tënd të të humbin pa vepra dhe mos i lër të të ikin pa i këmbyer! Përpiqu të mos kalojë asnjë frymëmarrje prej frymëmarrjeve të tua ndryshe, veçse në bindje ndaj Zotit, ose adhurim që të afron nga Ai! Sepse ti, sikur të kishe një diamant prej diamanteve të dynjasë dhe ta humbje, do të ndiheshe vërtet keq. E si mund të tregohesh i pakujdesshëm për orët dhe kohën tënde! Si nuk po pikëllohesh për jetën tënde që po ikën pa këmbim!”
__________
Gidhâul-Elbâb, e imam es-Seffârinit, 2/241.

Imam Shafiu (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Kënaqësia e njerëzve është një synim i paarritshëm. Nuk ka rrugë për të shpëtuar prej (gojës së) njerëzve. Prandaj, shiko gjërat me të cilat arrihet mirëqenia e shpirtit dhe përmbaju atyre dhe lëri njerëzit me punën e tyre!”
_______
“El-Uzleh”, f. 76 El-Khattabi.
t.me/essunneh
“Kënaqësia e njerëzve është një synim i paarritshëm. Nuk ka rrugë për të shpëtuar prej (gojës së) njerëzve. Prandaj, shiko gjërat me të cilat arrihet mirëqenia e shpirtit dhe përmbaju atyre dhe lëri njerëzit me punën e tyre!”
_______
“El-Uzleh”, f. 76 El-Khattabi.
t.me/essunneh
Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Ai që është rritur në mirëqenie nuk i njeh vuajtjet që i përjeton i sprovuari dhe as nuk e njeh vlerën e nimetit.”
_____
Miftâh Dâris-Se’âde, 1/293.