esSunneh
475 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
elAbbad - Muaji Ramazan.pdf
3 MB
"Ramazani, sezoni i Ahiretit" - Abdul-Muhsin el-Abbâd (All-llahu e ruajttë!)
Nata më e mirë është Nata e Kadrit.
Ajo gjendet në njërën prej dhjetë netëve të fundit të Ramazanit. Profeti (ﷺ) përpiqej fort gjatë këtyre dhjetë netëve. All-llahu i Lartësuar ka thënë:
(إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ (1) وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ (2) لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ (3) تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمْرٍ (4) سَلَامٌ هِيَ حَتَّىٰ مَطْلَعِ الْفَجْرِ (5))
“Ne e kemi zbritur atë (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.” [1]

Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar nga Ebu Hurajra (radijAll-llahu anhu) se Profeti (ﷺ) ka thënë:
«من صام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه، ومن قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه»
“Kush e agjëron Ramazanin me iman dhe shpresë në shpërblim, atij i falen të gjitha gjynahet që i ka bërë më parë dhe kush falet gjatë Natës së Kadrit me iman dhe shpresë në shpërblim, atij i falen të gjitha gjynahet që i ka bërë më parë.”

Aisha (radijAll-llâhu ‘anhâ) ka thënë: “I Dërguari i All-llahut (ﷺ) bënte itikaf (qëndronte në xhami për ibadet) dhjetë netët e fundit të Ramazanit dhe thoshte:
«تحروا ليلة القدر في العشر الأواخر من رمضان»
“Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëshen e fundit të Ramazanit!” [2]

Muslimi ka transmetuar nga Ibën Umeri (radijAll-llâhu ‘anhumâ), se i Dërguari (ﷺ) ka thënë:
«من كان ملتمسا فليلتمسها في العشر الأواخر»
“Ai që kërkon ta zërë, atëherë le ta kërkojë atë në dhjetëshen e fundit!”

Aisha (radijAll-llâhu ‘anhâ) gjithashtu ka thënë:

“I Dërguari i All-llahut (ﷺ), kur hynin dhjetë netët e fundit, e shtrëngonte “izarin” [3], e gdhinte gjithë natën (me ibadet) dhe e zgjonte familjen e tij” [4]

Shkëputur nga: "Ramazani, sezoni i Ahiretit..." - Abdul-Muhsin el-Abbâd, All-llahu e ruajttë!
______
Fusnota:
[1] Surja El-Kadr.
[2] Trans. Buhariu dhe Muslimi.
[3] Izari është rrobë që vishet nga mesi i trupit deri te gjunjët. Shprehja “shtrëngoi izarin” nënkupton se i ka hyrë ibadetit në këto net me zell e me të gjitha forcat (si ne që themi: përveshi krahët ose mëngët), ose nënkupton largimin nga marrëdhëniet intime gjatë këtyre dhjetë netëve për t’u angazhuar me ibadet, ose i nënkupton të dyja këto. Këto i ka përmendur Ibën Haxheri në Fet’h dhe të tjerë (përkthyesi).
[4] Trans. Buhariu dhe Muslimi.
t.me/essunneh
Zekati i fitrit është një saë nga ushqimet bazë të vendit.

Çdo lavd i takon All-llahut. Falja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë me të Dërguarin e All-llahut, si dhe me familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që udhëzohen me udhëzimin e tij! Më pas:

Janë shpeshtuar pyetjet rreth nxjerrjes së orizit për zekat të fitrit dhe rreth nxjerrjes së parave në vend të ushqimit.

Përgjigjja: Është transmetuar në hadithet autentike të të Dërguarit të All-llahut (ﷺ) se ai ia ka bërë të detyrueshëm muslimanëve zekatin e fitrit; një saë (tas) me hurma, ose një saë me elb dhe ka urdhëruar të jepet para daljes së njerëzve për namaz, pra për namaz të bajramit.

Në dy Sahihët është transmetuar nga Ebu Seid el-Hudri (radijAll-llahu anhu) se ka thënë:
«كنا نعطيها في زمن النبي ﷺ صاعاً من طعام أو صاعاً من تمر أو صاعاً من شعير أو صاعاً من إقط أو صاعاً من زبيب»
“Ne e jepnim atë (zekatin e fitrit) në kohën e Profetit (ﷺ) një saë ushqim (bazë), ose një saë elb, ose një saë hurma, ose një saë ekit (lloj bulmeti të thatë), ose një saë rrush të thatë.” (Buhariu: 1506 dhe Muslimi: 985)

Një grup i dijetarëve fjalën “ushqim” (طعام) në këtë hadith e kanë shpjeguar se nënkupton grurin, kurse disa të tjerë e kanë shpjeguar se me fjalë “ushqim” është për qëllim ajo që banorët e një vendi e konsiderojnë ushqim bazë, çfarëdo qoftë ai. Pavarësisht a është grurë, misër, mel, apo ndonjë tjetër. Dhe ky (i dyti) është mendimi i saktë. Sepse zekati është një ngushëllim dhe lehtësim i gjendjes nga ana e të pasurve për të varfrit dhe muslimani nuk e ka për detyrë ta ndihmojë dikë me një ushqim që nuk është bazë në vendin e tij. Dhe orizi nuk ka dyshim se është ushqim bazë në mbretërinë (e Arabisë Saudite) dhe është ushqim i mirë dhe i çmuar. Orizi është më i mirë se elbi, për të cilin hadithet thonë se pranohet.

Me këtë kuptohet se nuk ka problem të nxirret orizi si zekat i fitrit.

Masa e detyruar është një saë me cilindo prej këtyre llojeve, sipas sait të Profetit (ﷺ), i cili është i barasvlershëm me katër mbushje të të dy grushteve, me duar mesatare dhe të mbushura, siç thuhet në “El-Kâmûs” etj. Me peshë i bie përafërsisht tre kilogramë.

Nëse muslimani nxjerr një saë oriz, ose diçka tjetër që është ushqim bazë në vendin e tij, i pranohen fitrat, edhe nëse nuk është prej llojeve të përmendura në hadith, sipas mendimit të saktë ndër dy mendimet e dijetarëve. Nuk ka të keqe ta nxjerrë atë edhe me peshim, që i bie tre kilogramë përafërsisht.

Obligimi i nxjerrjes së zekatit vlen për çdo musliman, të vogël e të madh, mashkull dhe femër, të lirë dhe rob. Për sa i përket fëmijës që është në barkun e nënës, zekati i fitrit nuk është obligim të nxirret për të, sipas ixhmasë, por është e pëlqyer, sepse kështu ka vepruar Uthmani (radijAll-llahu anhu).
Obligim është të nxirret para namazit të bajramit dhe nuk lejohet vonimi i tij pas namazit të bajramit. Nuk ka pengesë nëse e nxjerr një ditë ose dy ditë para bajramit.

Me këtë kuptohet se koha e nxjerrjes së këtij zekati, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, fillon natën e njëzetenëntë. Sepse muaji mund të jetë njëzetenëntë ditë dhe mund të jetë tridhjetë ditë. Sahabët e të Dërguarit të All-llahut (ﷺ) e nxirrnin një ditë ose dy ditë para bajramit.

Personave që duhet dhënë ky zekat janë: të varfrit dhe nevojtarët. Në një transmetim të saktë thuhet se Ibën Abbasi (radijAll-llahu anhumâ) ka thënë:
فرض رسول الله ﷺ زكاة الفطر طهرة للصائم من اللغو والرفث وطعمة للمساكين فمن أداها قبل الصلاة فهي زكاة مقبولة ومن أداها بعد الصلاة فهي صدقة من الصدقات
“I Dërguari i All-llahut (ﷺ) e ka bërë të detyrueshëm zekatin e fitrit si pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të pahijshme dhe si ushqim i të varfërve. Kush e nxjerr atë para namazit (të bajramit), i llogaritet zekat i pranuar, kurse kush e nxjerr pas namazit, i llogaritet një sadaka prej sadakave.” (Ebu Davud: 1609 dhe Ibën Mâxheh: 1827)
Nuk lejohet të nxirret vlera e zekatit (me para), sipas shumicës së dijetarëve – dhe ky është mendimi më i saktë për nga argumentimi. Bile është vaxhib që zekati i fitrit të nxirret ushqim, siç ka vepruar Profeti (ﷺ) dhe sahabët e tij (radijAll-llahu anhum). Këtë qëndrim e kanë shumica e Umetit.

All-llahu është Ai të Cilit i lutemi të na japë neve dhe të gjithë muslimanëve sukses ta kuptojmë fenë e Tij dhe të qëndrojmë të paluhatshëm në të! Atij i lutemi të na i rregullojë zemrat dhe veprat tona, se vërtet, Ai është Bujar i Madh.

Falja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin me Profetin tonë Muhamed dhe me familjen dhe shokët e tij!
_________________
Abdul-Aziz ibën Abdil-lâh ibën Bâz
https://essunneh.com/zekati-i-fitrit-eshte-nje-sae-nga-ushqimet-baze-te-vendit-iben-baz/
Pozita e drejtësisë
Dijetari i madh, hafidhi #Ibën_Hazëm ka thënë:

“Drejtësia është një fortesë tek e cila strehohet çdo i frikësuar. Kështu është, sepse ti e sheh të padrejtin dhe atë që nuk është i padrejtë, kur ai sheh dikë që do t’i bëjë padrejtësi, thërret për drejtësi, ndërsa padrejtësinë e refuzon atëherë dhe e qorton! Askënd nuk e sheh duke e qortuar drejtësinë.”
_____________
El-Ahlak ues-Sijer, f. 80.
Nga twitteri i dijetarit të nderuar Abdullah el-Buhari, All-llahu e ruajttë!
t.me/essunneh
Profeti (ﷺ) ka thënë:

‎خيرُ الدعاءِ دعاءُ يومِ عرفَةَ وخيرُ ما قلْتُ أنا والنبيونَ من قبلي لا إلهَ إلَّا اللهُ وحدَه لا شريكَ له له الملكُ وله الحمدُ وهو على كلِّ شيءٍ قديرٌ

“Lutja më e mirë është lutja e ditës së Arafatit dhe më e mira që e kam thënë unë dhe profetët para meje është:

«Lâ ilâhe il-lAll-llâhu wahdeHu lâ sherîke leH, leHul-mulku we leHul-hamdu we Huwe ‘alâ kul-li shej-in Kadîr»

(Nuk ka të adhuruar të drejtë pos All-llahut, i Cili është Një dhe i pashoq. I Tij është i gjithë sundimi, Atij i takojnë të gjitha lavdet dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.)”
________________
Sahih et-Tirmidhi, 3585. El-Albani: hasen.
t.me/essunneh
Dijetari i nderuar #Ibën_Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

Prej shkaqeve të shtimit të imanit është njohja e Emrave dhe Vetive të All-llahut. Robi, sa më shumë që i shton njohuritë për Emrat dhe Vetitë e All-llahut, për atë se çfarë nënkuptojnë pastaj dhe çfarë gjurmësh lënë, aq më shumë e shton besimin te Zoti dhe dashurinë dhe madhërimin për Të. Gjithashtu edhe shikimi në shenjat universale (të krijimtarisë së Tij) dhe ato legjislative; robi sa më shumë që i analizon ato dhe mediton rreth fuqisë mahnitëse dhe urtësisë së përsosur që i përmbajnë ato, aq më shumë e shton imanin dhe bindjen. Pa asnjë dyshim.”
_______
t.me/essunneh
Fet’hu Rabbil-berijjeh bi telkhis el-hamewijjeh, f. 104.
Imami #Ibën_Raxheb (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

Udhëzimin e drejtë dhe qëndrueshmërinë robi nuk ka fuqi t’i arrijë vetë, prandaj ka nevojë t’i lutet Zotit të tij për qëndrueshmëri. Sa e sa veprues që veprojnë punë të hairit, kur mes tij dhe Xhenetit mbet vetëm një krah largësi dhe mjeti i tij i udhëtimit pothuajse e arrin bregun e shpëtimit, e godet vala e ëndjeve dhe fundoset!”
_____________
t.me/essunneh
Mexhmu' er-Rasâil, 339.
Abdullah Ibnul-Mubârak (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Nuk di pas profecisë ndonjë gradë më të vlefshme se përhapja e diturisë.”
_____________
Tehdhîb el-Kemâl, 16/20.
t.me/essunneh
Shejhul-Islam #Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“All-llahu i Lartësuar ka thënë:
"وَمَا يُؤْمِنُ أَكْثَرُهُمْ بِاللَّهِ إِلَّا وَهُمْ مُشْرِكُونَ"
«Shumica e tyre nuk besojnë në All-llahun ndryshe, përveçse duke i shoqëruar njëkohësisht dikë në adhurim.» [Jûsuf, 106]

Ibën Abbasi dhe të tjerë kanë thënë:
«Nëse i pyet: Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?, ata të thonë: All-llahu, por prapëseprapë ata adhurojnë të tjerë veç Tij!»”
——————
Iktidâ’ es-Sirat el-Mustekîm, 2/387.
t.me/essunneh
Xhabiri (radijAll-llahu anhu) ka transmetuar se i Dërguari i All-llahut (ﷺ) ka thënë:

«مَثَلِي وَمَثَلُكُمْ كَمَثَلِ رَجُلٍ أوْقَدَ نَاراً فَجَعَلَ الجَنَادِبُ والفَرَاشُ يَقَعْنَ فِيهَا وَهُوَ يَذُبُّهُنَّ عَنْهَا، وَأَنَا آخذٌ بحُجَزكُمْ عَنِ النَّارِ، وَأنْتُمْ تَفَلَّتونَ مِنْ يَدَيَّ»
“Shembulli im me ju është si shembulli i një njeriu që ndez një zjarr e që pastaj fillojnë karkalecat dhe fluturat të bien në të, kurse ai i ndalon ato (me dorë). Kështu unë ju kap për brezi që të mos bini në Zjarr, kurse ju më ikni nga duart!”

Transmeton Muslimi.
____________________
Hafidh #Neveviu (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Qëllimi i hadithit është se Profeti (ﷺ), rënien në Zjarr nga ana e xhahilëve dhe atyre që e kundërshtojnë rrugën e tij me gjynahe dhe ëndje, si dhe zellin e tyre për të rënë aty, ndonëse ai i ndalon dhe i kap fort në vendet e duhura për t’i ndaluar, e ka krahasuar me rënien e insekteve fluturuese në zjarrin e dynjasë, për shkak të ëndjeve dhe aftësive të dobëta dalluese. Të dyja palët përpiqen ta shkatërrojnë veten për shkak të padijes.”
_______________
Sherh Sahih Muslim, 15/50.
t.me/essunneh
Shikoni se çfarë u ndodh këtyre krijesave:

«Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj»;
«Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të thërrmuara»
,
Përse?
«ngaqë ata i veshin një fëmijë të Gjithëmëshirshmit.»
«Kurrë nuk i shkon
(madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të ketë fëmijë.»
«S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë e që të mos vijë si rob para të Gjithëmëshirshmit.»
(Surja Merjem, 90-93)

#Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“S’ka thënie (të keqe) që e ka thënë ndonjë grup fetar për All-llahun e që të mos jetë thënia e të krishterëve më e shëmtuar se ajo.”
____________
t.me/essunneh
El-Xhewâb es-Sahih, 4/457.
Dijetari i madh AbdurRahman es-Sa'di, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:

"Kush i lë gjynahet ndaj All-llahut kur shpirti i pëlqen ato, All-llahu ia kompenson atij me iman në zemrën e tij, me gjerësi, me lehtësim dhe me shëndet në trupin e tij; të gjitha këto krahas shpërblimit nga All-llahu, i cili nuk mund të përshkruhet. All-llahul-Muste'an".
_______________
Mexhmu' el-Muel-lefat, 7/146.
t.me/essunneh
[Bidatçinjtë dhe fshehja e së vërtetës]
Imam #Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Nuk mund ta gjesh asnjëherë ndonjë bidatçi ndryshe veçse të atillë që pëlqen fshehjen e teksteve (të Kuranit dhe Sunetit) të cilat e kundërshtojnë atë, i urren ato, e urren shfaqjen e tyre, e urren transmetimin e tyre, e urren përmendjen e tyre dhe i urren njerëzit që veprojnë ashtu.”
__________
Der’u te’ârud el-akli ue-Nakël, 1/221.
t.me/essunneh
Dijetari i nderuar #Ibën_Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Haku i prindërve është haku më i madh që duhet ta respektojë njeriu, pas hakut të All-llahut (azze ue xhel-le) dhe hakut të të Dërguarit (ﷺ).”
_______
Sherh Bulûg el-Merâm, 14/665.
t.me/essunneh