esSunneh
475 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
Transmetohet nga Aisha (radijAll-llah anhâ) se ka thënë: “O i Dërguar i All-llahut, më thuaj, nëse e arrij Natën e Kadrit, çfarë lutje të bëj?” Ai ka thënë: “Thuaj:
"اللهم إنك عفو تحب العفو فاعف عني"
[All-llahumme, inneKe ‘Afuw-wun, tuhibbul-afwe, fe‘fu ‘annî]
“O All-llah, vërtet Ti Je Falës i madh, e do faljen, andaj më fal mua!”
_______________
t.me/essunneh
Sahih Ibën Mâxheh, 3850.
Imam #Ibën_Rexhebi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Nuk është festa për atë që me të reja është veshur, festa është për atë që devotshmëria i është shtuar! Nuk është festa për atë që me veshje dhe mjete është stolisur, festa është për atë që gjynahet i janë falur!
_____
t.me/essunneh
Letâif el-Me’ârif, f. 483.
[Lexim në librin “Fet’hul-Mexhîd”]

Dituria nuk merret me zor, por merret vetëm duke i bërë disa shkaqe, disa prej së cilave janë përmendur në thënien e tij (imam Shafiut):

“O vëllai im, s’ke për ta arritur diturinë pa gjashtë çështje – se cilat janë ato do të t'i tregoj shkoqur e qartë:

Zgjuarsi, interesim, përpjekje, bukë e gojës, udhëzime të një mësuesi dhe kohë e gjatë.”

Shumë bukur e ka thënë dijetari i madh Ibën Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë:

“Padituria është sëmundje vrasëse, kurse shërimi i saj janë dy gjëra, që përputhen në kombinim:

Teksti nga Kurani ose nga Suneti, ndërsa mjeku i saj është dijetari me përkushtim.

Dituria është trepjesëshe, nuk ka të katërt – ndërsa e vërteta është krejt e qartë:

[1] Dituria për Vetitë dhe Veprat e të Adhuruarit, gjithashtu për Emrat e Tij të Lartë;

[2] urdhri e ndalimi, që janë feja e Tij dhe [3] shpërblimi i Tij ditën kur të na ringjallë.

Të gjitha janë në Kuran dhe në Sunetet, që janë përcjellë nga i Deleguari me Kuran.

Pasha All-llahun, nuk thotë një sharlatan diçka përtej këtyre të dyjave, veçse flet përçart!

Komenti i Shejh Salih el-Feuzan (All-llahu e ruajttë):

"Kush e lë Kuranin dhe Sunetin, shkon te rrëfenjat dhe fjalët e njerëzve; flet vetëm përçart. Nuk ka dituri. Dituria është në Kuran dhe Sunet – në vahjin e shpallur nga All-llahu;

“Përsiat mbi Kuranin, nëse e synon udhëzimin... dituria gjendet nën meditimin e Kuranit!”

Nuk ka rrugë tjetër përveç kësaj!"
______
t.me/essunneh
https://youtu.be/mZTz8GpDupM
Shejh #Rabi' ibën Hadi (All-llahu e ruajttë dhe i dhëntë mirëqenie) ka thënë:

“Ne duam një rini që do të jetojë nën dritën e Librit të All-llahut, Sunetit të të Dërguarit të All-llahut dhe metodologjisë së të parëve të mirë. Një rini që nuk shkon pas qejfit të njerëzve, nuk bën paqe (me të kotën), nuk ka hipokrizi dhe nuk ka shtrembëri, por vetëm udhëzim në rrugën e All-llahut të Madhëruar. E pranon të vërtetën, pavarësisht a është pro tij apo kundër tij dhe e refuzon të kotën, nga cilido burim të jetë.

Ne nuk duam hizbillëqe (partishmëri e sektarizma), që t’i adhurojmë! Të rrotullohemi rreth orbitës së kësaj partie, të miqësojmë e të armiqësojmë për hir të kësaj partie; çdo gjë që vjen nga kjo parti të jetë hak dhe çdo gjë që e kundërshton këtë kryesi të jetë e kotë! Edhe nëse vjen nga Kurani dhe Suneti, ti ta refuzosh?! Ky është një rrezik, për të cilin asnjë muslimani nuk i lejohet të heshtë, nëse ai ia do umetit të vërtetën dhe të mirën. Të heshtësh kundër gjërave të këtilla është nifak (hipokrizi) në llogari të Islamit.

Të lëshosh pe në këtë mënyrë dhe t’ua bësh qejfin njerëzve nuk është prej moralit islam asnjë grimë. Mos vallë lëshimi pe, nifaku, bërja e qejfit të tjerëve dhe heshtja kundrejt së kotës, e cila po ia shkatërron njerëzve mendjet, janë prej moraleve islame?
Kurrsesi, uAll-llahi! Nuk janë prej moraleve islame asnjë grimë.
﴿وَدُّوا لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ﴾
“Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, kështu që dhe ata të bëjnë lëshime.” [El-Kalem, 9]

﴿فَاصْدَعْ بِمَا تُؤْمَرُ وَأَعْرِضْ عَنِ الْمُشْرِكِينَ﴾
“Ti prediko haptazi atë që të është urdhëruar dhe largohu nga idhujtarët (mos u brengos për fjalët e tyre)!” [El-Kalem, 94]
_____________
El-Mexhmû’ er-Râik minel-wesâjâ, f. 249.
t.me/essunneh
https://youtu.be/hxr6LVHsRuI
Dijetari i madh Nâsiruddin #el_Albâni (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Mospajtimet tona me El-Ihuan el-Muslimûn (sektin Vëllazëria Muslimane) janë mospajtime në rrënjët e fesë, jo vetëm në degët e saj! Dhe nuk është e saktë të thuhet se el-Ihuan el-Muslimun janë pjesë e Ehlu Sunetit, sepse ata e luftojnë Sunetin!”
__________
t.me/essunneh
Silsileh el-Hudâ uen-Nur, 356.
Imam #Ibën_Bâz (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Ajo që kërkohet nga muslimani është që kur dëgjon një dobi, t’ua përcjellë të tjerëve. Gjithashtu edhe muslimania duhet t’ua përcjellë grave të tjera atë dituri që e ka dëgjuar, sepse Profeti (ﷺ) ka thënë:
« بلغوا عني ولو آية »
“Përcillni nga unë qoftë edhe një ajet” [Buhariu]

Dhe kur mbante hutbe thoshte:
« ليبلغ الشاهد الغائب فرب مبلغ أوعى من سامع»
“I pranishmi (që e dëgjoi porosinë time) le t’ia përcjellë atij që nuk ishte i pranishëm, sepse ndodh që personi të cilit i përcillet, ta kuptojë më mirë se ai që e ka dëgjuar (i pari)[Buhariu dhe Muslimi]
_________
t.me/essunneh
Mexhmû’ el-Fetâwâ, 5/54.
Profeti (ﷺ) ka thënë:

«ما من عبد يذنب ذنبا فيتوضأ فيحسن الطهور ثم يقوم فيصلي ركعتين ثم يستغفر الله بذلك الذنب إلا غفر الله له»
«Secilit rob që bën ndonjë gjynah, pastaj merr avdes dhe pastrohet bukur, pastaj ngrihet t’i falë dy rekate, pastaj kërkon falje nga All-llahu për atë gjynah, patjetër që All-llahu do t’ia falë.»
__________
t.me/essunneh
Sahîh el-Xhâmi’, 5738.
#Ibën_Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Nëse njeriut i jepet sukses të ketë një grua të mirë në fenë dhe logjikën e saj, kjo është kënaqësia më e mirë e dynjasë. Sepse ajo do të kujdeset për të duke ia ruajtur atij fshehtësitë, pasurinë dhe fëmijët.”
_______________
t.me/essunneh
Sherh Rijâd es-Sâlihîn, 2/71.
Profeti (ﷺ) ka thënë:

«صِيَامُ يَوْمِ عَرَفَةَ، أَحْتَسِبُ عَلَى اللهِ أَنْ يُكَفِّرَ السَّنَةَ الَّتِي قَبْلَهُ، وَالسَّنَةَ الَّتِي بَعْدَهُ»
«Për agjërimin e ditës së #Arafatit, llogaris tek All-llahu se i fal gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm!»
__________
t.me/essunneh
Muslimi, 196
.
A lejohet ta agjëroj ditën e #Arafatit nëse më kanë mbetur ditë të paagjëruara nga ramazani?

Përgjigjja:
E agjëron ditën e Arafatit duke e bërë nijet me të një ditë nga ditët që i kanë mbetur borxh. Dhuntia e All-llahut është e gjerë dhe mund ta arrijë shpërblimin dyfish: shpërblimin e Arafatit dhe shpërblimin e kompensimit.

#Ibën_Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë)
____________
t.me/essunneh
https://youtu.be/cgrn9awbldg
Profeti (ﷺ) ka thënë:

‎خيرُ الدعاءِ دعاءُ يومِ عرفَةَ وخيرُ ما قلْتُ أنا والنبيونَ من قبلي لا إلهَ إلَّا اللهُ وحدَه لا شريكَ له له الملكُ وله الحمدُ وهو على كلِّ شيءٍ قديرٌ

“Lutja më e mirë është lutja e ditës së Arafatit dhe më e mira që e kam thënë unë dhe profetët para meje është:

«Lâ ilâhe il-lAll-llâhu wahdeHu lâ sherîke leH, leHul-mulku we leHul-hamdu we Huwe ‘alâ kul-li shej-in Kadîr»

(Nuk ka të adhuruar të drejtë pos All-llahut, i Cili është Një dhe i pashoq. I Tij është i gjithë sundimi, Atij i takojnë të gjitha lavdet dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.)”
____________
Sahih et-Tirmidhi, 3585. El-Albani: hasen.
t.me/essunneh
Profeti (ﷺ) ka thënë:

«أيام التشريق أيام أكل وشرب وذكر الله» .
«Ditët e teshrikut janë ditë të ngrënies, pirjes dhe Dhikrit (përmendjes, lavdërimit) të All-llahut.» [Sahih el-Xhâmi’, 2689]

Ibën Abdul-Berr ka thënë:
“Thënia e Profetit (ﷺ): «...ato janë ditë të ngrënies, pirjes dhe Dhikrit të All-llahut» – jep shenjë se ngrënia dhe pirja në ditët e festave, në të vërtetë, përdoren si ndihmë për t’i bërë dhikër All-llahut dhe për t’iu bindur Atij. Kështu përmbushet falënderimi për nimetin – duke e shfrytëzuar nimetin në shërbim të bindjes ndaj Zotit.
All-llahu ka urdhëruar në Librin e Tij që të hamë nga ushqimet e pastra dhe të jemi falënderues. Kështu që, kush i shfrytëzon nimetet e All-llahut në shërbim të gjynaheve, ai e mohon dhuntinë e All-llahut dhe e ndërron atë me mosmirënjohje, prandaj e meriton që t’i hiqet ai nimet.”
__________
Letâif el-Me’ârif, 291.
Ditët e teshrikut janë ditët 11, 12 dhe 13 të dhul-hixhes, pra 3 ditët pas ditës së parë të Kurban Bajramit
.
https://t.me/essunneh
Shejhul-Islam #Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Ky ajet i përmbledh të gjitha fshehtësitë e Kuranit: «ijjâke ne’budu we ijjâke neste’in – Ty të adhurojmë dhe Ty të kërkojmë ndihmë.»
Sepse pjesa e parë (Ty të adhurojmë) nënkupton adhurimin e All-llahut me respektimin e urdhrave dhe ndalimeve, me dashuri, me frikë dhe me shpresë, siç e përmendëm, kurse pjesa e dytë (Ty të kërkojmë ndihmë) nënkupton nënshtrimin ndaj Tij, duke iu mbështetur, duke iu dorëzuar dhe duke e lënë zgjedhjen. Dhe të gjitha format e nënshtrimit hyjnë te kjo.”
______________
t.me/essunneh
Mexhmû’ el-Fetâwâ, 1/90.
Shejhul-Islam #Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Dhe si puna e imamëve të bidatit, të cilët thonë thënie që kundërshtojnë Librin dhe Sunetin, ose bëjnë ibadete që kundërshtojnë Librin dhe Sunetin; sepse sqarimi i gjendjes së tyre dhe paralajmërimi i Umetit për t’u ruajtur nga ata është vaxhib, sipas mendimit unanim të muslimanëve.

Madje, i është thënë Ahmed ibën Hanbelit: “A është një person që (vullnetarisht) agjëron, falet dhe bën i’tikaf më i dashur për ty apo një person që i kritikon bidatçinjtë?”

Ai ka thënë: “Nëse ai falet, agjëron dhe bën i’tikaf, ai e ka për veten e tij, kurse nëse i kritikon ithtarët e bidateve, e ka për muslimanët – kjo është më e mirë.”

Domethënë, ka sqaruar se dobia e këtij është e përgjithshme për të gjithë muslimanët në fenë e tyre dhe hyn në kategorinë e luftës në rrugë të All-llahut. Sepse pastrimi i rrugës së All-llahut, fesë së Tij, metodës së Tij dhe legjislacionit të Tij, si dhe refuzimi i sulmit të këtyre njerëzve dhe armiqësimi i tyre për këtë, është vaxhib kifaje (detyrë, që nëse disa e kryejnë, mjafton dhe u hiqet detyrimi të tjerëve), sipas mendimit unanim të muslimanëve.

Po të mos ishin disa (dijetarë) që i ngre All-llahu për refuzimin e dëmit të këtyre njerëzve, do të prishej feja, dhe prishja e saj do të ishte më e madhe se prishja që sjell pushtimi i një armiku ndërluftues, sepse këta, nëse pushtojnë, nuk i prishin zemrat dhe fenë që gjendet në to, përveçse në mënyrë të tërthortë, kurse ata (bidatçinjtë), i prishin zemrat që në fillim.”
_______________
t.me/essunneh
Mexhmû’ el-Fetâwâ, 28/231.