esSunneh
475 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

"Ai që e njeh veten e vet, angazhohet me rregullimin e saj, në vend se me mangësitë e njerëzve. Ai që e njeh Zotin e vet, angazhohet me (adhurimin e) Tij, në vend se me tekat e vetes."
________________
t.me/essunneh
El-Fewâid, f. 80.
Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

"Dhe kështu Zoti i Madhëruar, kur e privon robin e Tij besimtar nga një çështje e dynjasë, e privon vetëm për t’i dhënë diçka më të mirë dhe më të dobishme për të. Kjo nuk vlen për askënd tjetër, veçse për besimtarin. Atë e privon nga risku më i ulët dhe më pak i çmuar dhe nuk ia pëlqen atë atij, që t’ia japë riskun më të lartë dhe më të çmuar.

Por robi, nga padija për atë se çfarë është në dobinë e vet dhe nga padija për bujarinë e Zotit të vet, për urtësinë dhe butësinë e Tij, nuk e kupton ndryshimin midis asaj që ia ka privuar dhe asaj që ia ka rezervuar. Bile është i prirur nga dashuria për të shpejtën edhe në qoftë e ulët, dhe nga mungesa e dëshirës për të më vonshmen, edhe në qoftë e lartë.

Sikur robi të ishte i drejtë me Zotin e vet – e ku të bëhet i tillë – do ta dinte se mirësia e All-llahut ndaj tij lidhur me gjërat që ia ka penguar, prej dynjasë dhe kënaqësive të saj, është më e madhe se mirësia e All-llahut ndaj tij lidhur me gjërat që ia ka dhuruar. Ai, pra, nuk e ka privuar për tjetër, veçse për t’i dhuruar, nuk e ka sprovuar (me vështirësi), veçse për t’i dhënë mirëqenie, nuk e ka vënë në test, veçse për ta nxjerrë të pastër, nuk e ka bërë të vdesë, veçse për ta ngjallur dhe nuk e ka sjellë në këtë botë, veçse të përgatitet nga aty për të shkuar tek Ai dhe ta ndjekë rrugën që të shpie drejt Tij.

“Ai e ka bërë natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës për ata që duan të marrin mësim ose duan të falënderojnë.” [El-Furkân, 62] “Por të padrejtët nuk pranojnë, ata vetëm mohojnë.” [El-Isrâ’, 99]

All-llahu është Ai prej të Cilit kërkojmë ndihmë!"
____________
t.me/essunneh
El-Fewâid, f. 79.
Përktheu: Blerand Grubi
Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Bidati është më i dashur për Iblisin se gjynahet dhe mosbindjet, sepse dëmi i tij është në vetë fenë, është dëm që kalon te të tjerët, është gjynah për të cilin nuk pendohet njeriu (sepse llogarit se është duke vepruar mirë), është kundërshtim i thirrjes së të dërguarve dhe është ftesë për të kundërtën e fesë që e kanë sjellë ata e që është: kufri dhe shirku. Nëse shejtani e fiton këtë nga biri i Ademit dhe e shndërron në njeri të bidatit, atëherë bëhet zëvendës i tij dhe thirrës prej thirrësve të tij.”
________
t.me/essunneh
Bedâi’ul-Fewâid, 1/799.
I Dërguari i All-llahut (ﷺ) ka thënë:
«الْكِبْرُ بَطَرُ الْحَقِّ، وَغَمْطُ النَّاسِ»
«Mendjemadhësia është refuzimi (me arrogancë) i së vërtetës dhe përbuzja e njerëzve.»
______
t.me/essunneh
Muslimi, 147.
I Dërguari i All-llahut (ﷺ) ka thënë:

إِنَّ " مَثَلِي وَمَثَلَ الأَنْبِيَاءِ مِنْ قَبْلِي، كَمَثَلِ رَجُلٍ بَنَى بَيْتًا فَأَحْسَنَهُ وَأَجْمَلَهُ، إِلَّا مَوْضِعَ لَبِنَةٍ مِنْ زَاوِيَةٍ، فَجَعَلَ النَّاسُ يَطُوفُونَ بِهِ، وَيَعْجَبُونَ لَهُ، وَيَقُولُونَ هَلَّا وُضِعَتْ هَذِهِ اللَّبِنَةُ؟"
«Shembulli im dhe i profetëve para meje i shëmbëllen rastit të një njeriu që ka ndërtuar një shtëpi, të cilën e ka përkryer dhe e ka zbukuruar, përveç vendit të një tulle në një skaj, ndërsa njerëzit fillojnë të sillen pranë saj dhe t’u pëlqejë dhe thonë: “Pse nuk është vënë kjo tullë”.»
– Ka thënë:
"فَأَنَا اللَّبِنَةُ وَأَنَا خَاتِمُ النَّبِيِّينَ"
«Unë jam ajo tullë dhe unë jam vula e profetëve.»
(Buhariu, 3535 dhe Muslimi, 2286)
_________
Dijetari #Ibën_Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

"Pra, Muhamedi (ﷺ) është “khâtem en-nebijjîn” (vula e profetëve), me të cilën e ka vulosur profecinë e tyre.
Në bazë të kësaj, kushdo që pretendon se dikush prej njerëzve mund të bëhet profet pas Muhamedit (ﷺ), bën kufër ndaj All-llahut (azze ue xhel-le), sepse e përgënjeshtron Kuranin.

Një mesele:
Dikush që thotë se kuptimi i shprehjes “khâtem en-nebijjîn” është: “stolia e profetëve” dhe se ka profetë edhe pas Muhamedit (ﷺ), a llogaritet jobesimtar nëse e thotë nga keqinterpretimi?

Përgjigjja:
Po. Llogaritet jobesimtar qoftë edhe nga keqinterpretimi. Por duhet ta mësojmë se ky interpretim është i gabuar. Suneti (hadithet) janë transmetuar me shprehje të qarta, me kulmin e qartësisë, se nuk ka profet pas Muhammedit (ﷺ). Ai ka thënë:

«خُتِمَ بِيَ النَّبِيُّونَ»
«Me mua janë vulosur profetët.»
(Muslimi, 523)

Dhe i ka thënë Alij ibën Ebi Talibit (radijAll-llahu anhu) atëherë kur e ka lënë si kujdestar për familjen e tij në betejën e Tebukut:

«أَنْتَ مِنِّي بِمَنْزِلَةِ هَارُونَ مِنْ مُوسَى، إِلَّا أَنَّهُ لَا نَبِيَّ بَعْدِي»
«Ti tek unë je në pozitën që e ka pasur Haruni te Musai, veçse nuk ka profet pas meje.»
(Buhariu: 4416 dhe Muslimi: 2404)

Kjo është çështje që dihet domosdoshmërisht nga feja. S’ka në të asnjë paqartësi."
________
t.me/essunneh
Sherh Akideti Ehlis-Sunneh wel-xhemâ’a, f. 29.
Ajetul-Kursij

(Video me përkthim shqip dhe transliterim)
https://youtu.be/faqDEMPUG0g

Ajetul-Kursij është ajeti më madhështor në Librin e All llahut. Nëse njeriu e lexon këtë ajet natën kur shtrihet në shtrat, atë do ta ruajë një ruajtës nga All-llahu dhe shejtani nuk do t'i afrohet dot, deri në agim.
Lexoje shpjegimin e shkurtër të imam Es-Sa'dit (All-llahu e mëshiroftë) për këtë ajet:

https://essunneh.com/ajetul-kursij-ajeti-me-madheshtor-i-kuranit/
TEFSIRI I AJETEVE 21 dhe 22 TË SURES EL-BEKARA

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
21. O njerëz! Adhuroni Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni!

Tefsiri i Sa’dit
Ky është një urdhërim gjithëpërfshirës për mbarë njerëzimin i një çështjeje në përgjithësi dhe ajo është: ibadeti (adhurimi), që përfshin: zbatimin e urdhrave të All-llahut, shmangien nga ndalimet e Tij dhe besimin në vërtetësinë e njoftimeve të Tij. Pra, All-llahu i Lartësuar ua ka urdhëruar çështjen për të cilën i ka krijuar. All-llahu ka thënë:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
“Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dhârijât, 56]

الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ فِرَاشًا وَالسَّمَاءَ بِنَاءً وَأَنزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقًا لَّكُمْ ۖ فَلَا تَجْعَلُوا لِلَّهِ أَندَادًا وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ
22. i Cili e ka bërë për ju tokën shtresë dhe qiellin ndërtesë; i Cili prej qiellit zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të dalin fryte si ushqim për ju. Prandaj mos i sajoni All-llahut shokë (diçka si të barabartë), duke qenë të vetëdijshëm!

Tefsiri i Sa’dit
Pastaj, për të argumentuar obligueshmërinë e kryerjes së ibadetit (adhurimit) vetëm për All-llahun, ka sjellë faktin se Ai është Zoti juaj, i Cili kujdeset për mbarëzhvillimin tuaj me nimete të llojllojta – ju ka krijuar pasi nuk ishit asgjë, i ka krijuar edhe ata që ishin para jush, ju ka dhuruar nimetet e dukshme dhe të padukshme, jua ka bërë tokën të shtruar, që të vendoseni (qëndroni) në të, të përfitoni prej ndërtimeve, prej lëvrimit dhe mbjelljes, prej lëvizjes nga vendi në vend dhe dobive të tjera; qiellin jua ka bërë si ndërtesë për vendbanimin tuaj, duke vënë në të në dobinë tuaj gjëra të domosdoshme dhe të nevojshme për ju, si dielli, hëna dhe yjet.
“prej qiellit zbret ujë” – “السماء” (es-semâ’ - qielli): çdo gjë që ngrihet lart teje është “semâ”. Prandaj dijetarët e tefsirit kanë thënë: Me fjalën “semâ” këtu është për qëllim reja – pra, All-llahu i Madhëruar prej reve zbret ujë;
“dhe nëpërmjet tij bën që të dalin fryte” – si farërat dhe frutat, prej palmave, pemëve, drithërave etj.;
“si ushqim për ju” – me to furnizoheni, ushqeheni, jetoni dhe kënaqeni.
“Prandaj mos i sajoni All-llahut shokë...”d.m.th.: mos bëni ndonjë krijesë si të barabartë dhe të ngjashëm me Atë duke e adhuruar siç e adhuroni All-llahun dhe duke e dashur siç e doni All-llahun, pasi ata janë si ju, të krijuar, të ushqyer e të sistemuar, nuk zotërojnë as edhe një grimcë në qiell e as në tokë, nuk ju sjellin dobi (nëse i adhuroni) dhe as nuk ju dëmtojnë (nëse nuk i adhuroni);
“...duke qenë të vetëdijshëm” – se All-llahu nuk ka ortak, as shembull të ngjashëm, as në krijim, furnizim e sistem dhe as në ibadet. Kështu që, si po adhuroni të adhuruar të tjerë duke e ditur këtë? Kjo është prej çudive më të mëdha dhe prej marrëzive më të mëdha.

Ky ajet përmban në vetvete: urdhrin për ta adhuruar vetëm All-llahut Një dhe ndalimin e adhurimit të dikujt tjetër, si dhe e përmban dhe sqaron argumentin e shkëlqyer për obligueshmërinë e adhurimit të Tij dhe kotësinë e adhurimit të tjetërkujt – dhe ky argument është: Teuhidi i Rububijes, i cili nënkupton që All-llahu është i Vetmi të Cilit i përket krijimi, furnizimi e sistemimi.
Përderisa çdonjëri e pranon se All-llahu nuk ka ortakë në këto Cilësi, atëherë le ta pranojë njësoj se All-llahu nuk ka ortakë në adhurim. Ky është argumenti më i fortë logjik për Njëshmërinë e Krijuesit dhe për kotësinë e ortakërisë.
Kurse Thënia e Tij: “لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ” “që të mund të ruheni” – mund të ketë kuptimin: nëse ju e adhuroni vetëm All-llahun Një, do të jeni të ruajtur me këtë nga zemërimi dhe dënimi i Tij, sepse e keni bërë sebepin që i largon ato. Mund të ketë edhe kuptimin: nëse ju e adhuroni All-llahun, do të bëheni prej muttekinëve (atyre që ruhen), të cilësuarve me tiparin e takvasë (të ruajturit nga zemërimi i All-llahut). Të dyja këto kuptime janë të sakta dhe e nënkuptojnë njëra-tjetrën. Domethënë, kush e realizon ibadetin plotësisht, do të jetë prej atyre që ruhen, dhe kush bëhet prej atyre që ruhen, do ta arrijë shpëtimin nga dënimi i All-llahut dhe zemërimi i Tij.
____________
https://essunneh.com/argumenti-me-i-forte-logjik-per-njeshmerine-e-krijuesit-tefsir-el-bekara-21-22/
Baza madheshtore te fese islame

Mesim live nga xhamia El Albani, Gent
https://t.me/MiraathAL

https://t.me/moskeeElAlbani
Forwarded from esSunneh
Shikoni se çfarë u ndodh këtyre krijesave:

«Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj»;
«Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të thërrmuara»
,
Përse?
«ngaqë ata i veshin një fëmijë të Gjithëmëshirshmit.»
«Kurrë nuk i shkon
(madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të ketë fëmijë.»
«S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë e që të mos vijë si rob para të Gjithëmëshirshmit.»
(Surja Merjem, 90-93)

#Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“S’ka thënie (të keqe) që e ka thënë ndonjë grup fetar për All-llahun e që të mos jetë thënia e të krishterëve më e shëmtuar se ajo.”
____________
t.me/essunneh
El-Xhewâb es-Sahih, 4/457.
Poezia e njohur dhe mbresëlënëse e dijetarit të madh Ibën Kajjim (vd. 751H - 1350G):

"Pyetje për adhuruesit e kryqit"