Selefi.org
3.31K subscribers
141 photos
16 files
7.47K links
Selefi.org - Kur'ani dhe Suneti sipas kuptimit të Selefëve të këtij Umeti. Mund të na shkruani pyetjet tuaja duke shtypur në këtë link: @Selefiorg2022bot
Download Telegram
12_Dispozita_të_përmbledhura_të_Zekatul_Fitrit_–_Grup_Dijetarësh.pdf
442.9 KB
🍚 Dispozita të përmbledhura të Zekatul-Fitrit

✍️ Grup Dijetarësh #LibraPDF

#Zekatul_Fitri
💷 Nuk lejohet dhënia e Zekatul-Fitrit në të holla

✍️ Autor: Shejkh Uthejmin

🔹Pyetje: Njëri pyet dhe thotë: “Shumë të varfër në këtë kohë, preferojnë ta marrin
Zekatul-Fitrin në të holla në vend të ushqimit, ngase thonë se është më e dobishme për ta. A lejohet dhënia e Zekatul-Fitrit në të holla?”

🔹Përgjigje: Ajo që mendojmë ne është se nuk lejohet në asnjë rast që të jepet
Zekatul-Fitri në të holla, porse ai jepet ushqim. I varfëri nëse do, mund ta shesë ushqimin dhe të përfitoj nga vlera e tij. Ai që e jep Zekatul-Fitrin, duhet patjetër ta japë atë ushqim. Nuk ka dallim midis llojeve të ushqimeve që ishin në kohën e të Dërguarit, ‘alejhi salatu ue selam, dhe ushqimit që ekziston në kohën tonë.

Pra, orizi në kohën tonë mund të jetë më i dobishëm se gruri, ngase për orizin nuk kërkohet ndonjë përkujdesje dhe mund për ta bluar e gatuar, e gjëra të tjera. Ajo që kihet për qëllim me
Zekatul Fitrin është t’u ndihmosh të varfërve me ushqim. Është vërtetuar në Sahihun e Buhariut nga Hadithi i Ebu Se’idit, radijAllahu ‘anhu, se ka thënë:

كنا نخرجها على عهد رسول الله صلى الله عليه وسلم صاعاً من طعام، وكان طعامنا يومئذ التمر، والشعير، والزبيب، والأقط

“Në kohën e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – nxirrnim një sa’a ushqim. Në atë kohë, ushqimet tona ishin: hurmat, elbi, rrushi i thatë dhe djathi.” [Buhariu, nr. 1506/Muslimi nr. 985]

Pra, kur njeriu nxjerr ushqim, atëherë duhet ta zgjedh atë që është më i dobishëm për fukarenjtë. E kjo dallon nga një kohë në tjetrën. Kurse nxjerrja e
Zekatul-Fitrit në të holla, ose shtroje ose mjete, këto nuk vlejnë dhe ai nuk e ka hequr përgjegjësinë e tij, për shkak të fjalës së Pejgamberit – sal-lAlhhau ‘alejhi ue sel-lem:

مَنْ عَمِلَ عَمَلًا لَيْسَ عَلَيْهِ أَمْرُنَا فَهُوَ رَدٌّ

“Ai që bën një vepër e cila nuk është në fenë tonë, ajo është e refuzuar”

[Muslimi nr. 1817]

🖥 Përktheu: Jeton Shasivari

📄 Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/muaji-i-ramazanit/423-zekatul-fitri/1107-nuk-lejohet-dhenia-e-zekatul-fitrit-ne-te-holla-shejkh-uthejmin

#Zekatul_Fitri
Mund të na ndiqni në:
📲Telegram📲Facebook 📲Instagram📲Viber
•┈┈••✾•🌙🕌🌙•✾••┈┈•
Sot, nuk ka kush ta hajë tërshërën, madje nuk ka kush që të hajë grurin apo drithin, ngase drithi kërkon një gjë tjetër, të ketë mulli dore, të ketë qyp të vogël ose të madh, siç ekziston akoma në disa fshatra. Kur këto ushqime futen në gjykimin e asaj që lihet dhe braktiset, atëherë është obligim që të nxjerrim një (lloj tjetër) të ushqimit në vend të tij (ushqimeve të përmendura në hadith), e jo në parà, ngaqë kur neve e nxjerrim një ushqim në vend të një ushqimi tjetër, atëherë ne ecim sipas Sheriatit për ato lloje ushqimesh që njiheshin e që u ligjësuan në atë kohë.

Por, nëse ne themi: të nxjerrim diçka tjetër në vend të tij, e ato janë paratë, atëherë i bie se Ligjvënësi i Urtë nuk e zotëroka ligjvënien. Ngase të gjithë ne themi prerazi se paratë kanë përdorim më të gjerë se çdo lloj ushqimi tjetër. Kur shikojmë se Ligjvënësi i Urtë e ka bërë obligim ushqimin dhe shohim se ky ushqim nuk konsumohet sot, atëherë duhet që ta zëvendësojmë me një ushqim tjetër, në vend tij si
p.sh. orizi. Cila shtëpi sot është e panevojshme për oriz? Asnjë. As i varfri e as i pasuri.

Kështu që, në vend të grurit, çojmë orizin, çojmë sheqerin ose bollgurin apo të tjera nga ajo që është ushqim. Nëse disa hadithe përmendet djathi i fortë (el-akt) të cilin ju e quani këtu si xhamiid.

🔹Pyetësi: Prodhim qumështi.

🔸Shejkh Albani: Prodhim qumështi i ngurtë. Mundet që njeriu të nxjerr nga ky ushqim, por për neve që jemi në Siri nëpër qytete, djathi i fortë (xhemid) nuk njihet, porse njihet në shumë fshatra. Nëse njeriu u jep të varfëve dhe skamnorëve djathë të fortë, kjo është në rregull. Kjo kërkon një farë lloj dije se ky person a e përdor djathin e fortë apo jo? Ajo që mendoj unë është se ai përdoret. Po ashtu në disa hadithe përmenden hurmat, por unë besoj se hurmat në këtë vend (Siri) nuk konsumohen shumë, ashtu siç konsumohen në Saudi për shembull. Atje këto janë ushqim i mjaftueshëm, dhe ndoshta ju mjafton si ushqim ndaj shumë ushqimeve tjera.

E rëndësishme, është detyrë që të niset nga origjina: të nxirret diçka nga këto ushqime që janë përmendur në këtë hadith e të mos nxirret ushqim tjetër në vend të tij, përveç nëse nuk ka përreth tij fukarenj dhe skamnorë që hajnë nga ky ushqim, e që është – siç thamë: djathi i fortë, hurmat, po ashtu rrushi i thatë. Rrushi i thatë hahet tek ne, porse nuk është ushqim i qëndrueshëm, me të cilin ushqehen. Ajo që besojmë se është më mirë – Allahu e din më së miri – është që të nxirret oriz apo të ngjashëm. Po ashtu thamë bollguri, ferikah (lloj gruri i gjelbër që mblidhet para se të piqet). Pra, këto janë ushqime që i hanë të gjitha shtresat njerëzore. Kjo është përgjigja ime për atë që më pyete.

🖥 Përktheu: Jeton Shasivari

📄 Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/muaji-i-ramazanit/423-zekatul-fitri/1809-zekatul-fitri-jepet-ushqim-sepse-eshte-ceshtje-adhurimi-qe-eshte-caktuar-ne-kete-forme-imam-albani

📺 Videoja në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=HYQFiWAadeA

#Zekatul_Fitri
Mund të na ndiqni në:
📲Telegram📲Facebook 📲Instagram📲Viber
•┈┈••✾•🌙🕌🌙•✾••┈┈•
🍚 Gjykimi i nxjerrjes së zekatul-fitrit në të holla

🎙Shejkh Abdul-Aziz ibën Baz

🔹Pyetje:
Unë e di se
zekatul-fitri nuk lejohet që të nxirret në të holla, dhe këtë ia kam thënë babait tim, porse ai nuk e pranon këtë nga unë dhe thotë: “Nuk e mohoj hadithin nga i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – porse te ne, vendi e jep në të holla, kështu që edhe ne e kemi për detyrë ta nxjerrim në të holla si disa njerëz”. Porse unë e kam e kam nxjerrë atë për veten time pa mos e bërë nijet. A pranohet kjo nga unë?

🔸Përgjigje:
Është obligim që të nxirret në ushqim. Shumica e njerëzve të dijes bazohen te kjo. Jepet një sa’a nga ushqimi i vendit, siç janë: hurmat, elbi, orizi. Nga ushqimi i vendit jepet një sa’a. Këtë e ka obligim çdo person, burri, gruaja, i vogli dhe i madhi. Një grup dijetarësh kanë thënë se lejohet të nxirret në të holla, porse ky mendim është i dobët. E sakta është që obligohet të nxirret ushqim, sipas shumicës së dijetarëve, shumicës së njerëzve të dijes. Ashtu siç ka ardhur kjo në hadithe nga i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

Nëse ti e ke këshilluar babanë tënd dhe ai nuk e ka bërë këtë, atëherë ti nxirre për vete tënde edhe pa dijeninë e tij. Nxirre atë në ushqim, edhe në qoftë se kjo nuk i pëlqen babait tënd.

🖥Përktheu: Jeton Shasivari

📹 Videoja në Youtube: https://youtu.be/Lnpo-5pFUyo

📄Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/muaji-i-ramazanit/423-zekatul-fitri/1805-gjykimi-i-nxjerrjes-se-zekatul-fitrit-ne-te-holla-shejkh-bin-baz

#Zekatul_Fitri

Mund të na ndiqni në:
📲Telegram📲Facebook 📲Instagram📲Viber
•┈┈••✾•🌙🕌🌙•✾••┈┈•
🍚 Nëse e kemi dhënë zekatul-fitrin në të holla, a duhet ta japim përsëri në ushqim

🎙 Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

🔹Pyetje:
Ky telegram ka ardhur nga qyteti ushtarak Khamis Meshit, thotë: Vëllai juaj Salim bin Xhebbar nga Xhihenij, pyet: Kemi një imam në xhami i cili në hutben e Bajramit e bëri të lejuar që
zekatul-fitri të jepet në të holla. Cili është mendimi i Shkëlqesisë suaj për këtë? Na bëni dobi Allahu ju shpërbleftë me shpërblimin më të mirë.

🔸Shejkh Uthejmin:
E përmendëm në përgjigjen ndaj pyetjes që ishte para, duke u përgjigjur për këtë çështje dhe se nuk lejohet dhënia e
zekatul-fitrit në të holla, ngase Sheriati e ka transmetuar duke e bërë obligim një sa’a me ushqim nga llojet e ndryshme të ushqimeve dhe vlerave të ndryshme siç janë: elbi, rrushi i thatë, hurmat, djathi i fortë. Sikur të ishte për qëllim vlera, do të ishte përcaktuar (në Sheriat) me njërën nga këto lloje të ushqimeve dhe ajo që është e barabartë në vlerë nga llojet e tjera, e jo që kjo të vlerësohet në bazë të një sa’a të caktuar.

Pastaj, nxjerrja
zekatul-fitrit në të holla, ngelet një formë e fshehtë. E nëse ai jepet ushqim, atëherë është më e njohur dhe bie në sy më shumë; anëtarët e familjes që të gjithë e dinë këtë. Po ashtu, kjo është e dukshme; çdo njeri e merr atë dhe ia çon fukarasë, gjë që bëhet në një formë të qartë. E nëse jepet në të holla (dirhem), ajo është e fshehtë. Ndoshta edhe ai që e jep atë, e harron; ndoshta e vlerëson më pak nga vlera e saj (e ushqimit), dhe ndeshet me shumë parregullsi.

Për këtë arsye, ne mendojmë se mendimi që thotë se lejohet të paguhet në të holla në vend të
zekatul-fitrit (në ushqim), është mendim i dobët, dhe e qëlluara është se nuk lejohet që të nxirret përveç se ashtu siç e ka ligjëruar Sheriati, e që është ushqimi.

🔹Pyetësi:
Por - o Shejkh Muhamed – për këtë çështje parashtrohen shumë pyetje dhe kërkojnë sqarime, disa që pyesin thonë: “Neve, në fakt, e kemi paguar (
zekatul-fitrin) në të holla, a mjaftojnë këto të holla që i kemi paguar vitet e kaluara apo e kemi obligim t’i paguajmë me një zekat tjetër (zekatul-fitër)?

🔸Shejkh Uthejmin:
Nëse pagesa e tyre ka qenë thjeshtë një akt bamirësie nga ana e tyre, atëherë është detyrë që ta bëjnë përsëri atë (ta japin në ushqim), sepse ata kanë shpenzuar duke mos u bazuar në dije (fetare). Por, nëse janë bazuar në ndonjë fetva të ndonjërit për të cilin kanë menduar se është i ditur dhe i kualifikuar për fetva, atëherë ata nuk e kanë për detyrë që ta japin atë përsëri, mëkati i tyre është për ata që u ka dhënë fetva.

🖥Përktheu: Jeton Shasivari

📹 Videoja në Youtube: https://youtu.be/OnVnNNIFzjQ

📄Artikulli në faqe: http://www.selefi.org/index.php/muaji-i-ramazanit/423-zekatul-fitri/1806-nese-e-kemi-dhene-zekatul-fitrin-ne-te-holla-a-duhet-ta-japim-perseri-ne-ushqim-shejkh-uthejmin

#Zekatul_Fitri

Mund të na ndiqni në:
📲Telegram📲Facebook 📲Instagram📲Viber
•┈┈••✾•🌙🕌🌙•✾••┈┈•
💰Gjykimi i pagimit të zekatul fitrit në parà

🎙Shejkh Salih el-Feuzan

🔹Pyetje:
Allahu ju dhëntë të mira. Në vendin tonë,
zekatul fitri paguhet me parà, me argumentin se të varfrit nuk duan drithëra apo diçka tjetër. Andaj, si t’ia bëjmë?

🔸Përgjigje:
Kjo çështje nuk u takon të varfërve, kjo është adhurim dhe zbatohet ashtu siç ka ardhur nga i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kurse ai që nuk e do ushqimin, s’është nevojtar. Jepi nevojtarit i cili e merr ushqimin.

🖥Përktheu: Jeton Shasivari

📹 Videoja në Youtube: https://youtu.be/6Udz4FIePpo

📄Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/muaji-i-ramazanit/423-zekatul-fitri/1807-gjykimi-i-pagimit-te-zekatul-fitrit-ne-para-shejkh-feuzan

#Zekatul_Fitri

Mund të na ndiqni në:
📲Telegram📲Facebook 📲Instagram📲Viber
•┈┈••✾•🌙🕌🌙•✾••┈┈•
Ne i thamë atij: “O vëlla! Synimi i kësaj sadakaje nuk është si synimi i sadakasë nga zekati vjetor, i cili është obligim me kushtet e tija që janë të njohura, dhe një nga ato kushte është nisabi (sasia e caktuar për zekat), siç e kemi përmendur më herët. Kështu që, ai duhet të nxirret ose flori ose argjend.

Ndërsa këtu (te
zekatul-fitri) çështja nuk qëndron ashtu, sepse nuk është qëllimi bollëku i përgjithshëm për çdo gjë në lidhje me të varfërin, porse është për qëllim një bollëk i veçantë, dhe ai është në ushqim. Dhe ky bollëk i veçantë nuk është në ditën e Bajramit sepse është një ditë e vetme, porse bollëku është për ditët që do vijnë pas Bajramit. Kjo është ajo që ndodh realisht, kur u plotësohen fukarenjve dhe skamnorëve sasitë me një sa’a që u jepen me ushqim të cilin e ka bërë obligim Zoti i botëve përmes gjuhës së Pejgamberit të Tij fisnik. Kështu, ai (i varfëri) bëhet i pasur në njëfarë mënyrë për muaj të tërë apo për më shumë, nga ajo që i është dhënë, në bazë të sadakasë që Zoti ynë – i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar – ka dërguar.

Andaj, qëllimi me këtë sadaka nuk është tjetër vetëm se bollëku ndaj fukarenjve në ushqimin e tyre, kaq. Kështu, nëse u sqarojmë atyre (që e lejojnë dhënien e
zekatul-fitrit në të holla) dhe janë të përgatitur që t’i lënësh anash dy gjëra:

E para: Fanatizmin medh’hebor.

Sepse ai vjen e të thotë se: “Medh’hebi im është hanefij; imami im thotë kështu; imami im është dijetar (‘alim),” e kështu me radhë... këtë e kemi të vështirë që ta largojmë nga fanatzimi medh’hebor, vetëm se duke e ndjekur dhe vëzhguar (çështjen e tij) dhe duke polemizuar me të në mënyrën më të mirë.

(E dyta): po ashtu që të largohet nga pasimi i epshit.

Ngase shumë njerëz nuk janë me medh’heb Hanefij, por me mendimin dhe logjikën e tyre mendojnë se medh’hebi i Ebu Hanifes është më i përshtatshëm për këtë kohë. Kështu e lënë medh’hebin e tyre për një medh’heb të cilin e kundërshtojnë në 99 për qind përveç se në këtë çështje (
zekatul-fitrin), dhe kështu marrin mendimin e Ebu Hanifes, sepse epshin që ka, e ka gjetur tek ata (që japin fetva të tillë).

Andaj, ne e kemi detyrë që t’i edukojmë njerëzit, që së pari: të largohen nga fanatzimi medh’hebor. Dhe së dyti: të largohen nga pasimi i epshit, sepse pasimi i epshit është devijim.


🖥Përktheu: Jeton Shasivari

📹 Videoja në Youtube: https://youtu.be/YPY5LX5vo20

📄Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/muaji-i-ramazanit/423-zekatul-fitri/1804-ata-qe-e-lejojne-dhenien-e-zekatul-fitrit-ne-te-holla-duke-u-bazuar-ne-fjalet-e-ebu-hanifes-shejkh-albani

#Zekatul_Fitri

Mund të na ndiqni në:
📲Telegram📲Facebook 📲Instagram📲Viber
•┈┈••✾•🌙🕌🌙•✾••┈┈•
Forwarded from Selefi.org
12_Dispozita_të_përmbledhura_të_Zekatul_Fitrit_–_Grup_Dijetarësh.pdf
442.9 KB
🍚 Dispozita të përmbledhura të Zekatul-Fitrit

✍️ Grup Dijetarësh #LibraPDF

#Zekatul_Fitri