Selefi.org
3.35K subscribers
142 photos
16 files
7.52K links
Selefi.org - Kur'ani dhe Suneti sipas kuptimit të Selefëve të këtij Umeti. Mund të na shkruani pyetjet tuaja duke shtypur në këtë link: @Selefiorg2022bot
Download Telegram
💎Ka thënë Ibën Mulakin, Allahu e mëshiroftë:

"Nëse dalin në krye njerëzit më të ultë, atëherë më mirë të vdesësh!"

إذا صارَ أسافلُ الناسِ رؤوساً، فَقَدْ طَابَ المَوْتُ

📚Burimi: el-Mu'in 'ala tefehum el-Erbe'in, fq.120
Përktheu: Alban Malaj

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
💠Mos u dëshpëro kurrë o ti i sprovuar!

🎙Shejkh Sulejman Ruhejli

Sado fatkeqësi që të kenë rënë mbi ty! Sado vështirësi të kesh hasur në këtë dunja! Ti kurrë mos u dëshpëro! Kurrë mos i humb shpresat! Kurrë mos u merakos! Kurrë mos u hidhëro!

Sepse në Ditën e Kijametit kur do ta takosh Allahun, të Plotfuqishmin dhe të Madhëruarin, dhe të kesh hyrë në Xhenet, ke për të harruar çdo vuajtje dhe ke për të parë shpërblimin e madh.

Xhabiri, radijAllahu anhu, thotë se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

يَوَدُّ أَهلُ العَافِيَةِ يَومَ القِيَامَةِ حِينَ يُعطَى أَهلُ البَلَاءِ الثَّوَابَ لَو أَنَّ جُلُودَهُم كَانَت قُرِّضَت فِي الدُّنْيَا بِالمَقَارِيضِ

“Ditën e Kijametit, njerëzit që kanë jetuar në mirëqenie (në dunja), kur të shohin shpërblimet që do të marrin njerëzit që janë sprovuar, do të dëshironin që lëkurat e tyre në dunja t'u ishin prerë me gërshërë.”
Sahihu et-Tergib, nr. 3404.


Ditën e Kijametit, besimtarëve që janë sprovuar në dunja, nëse kanë bërë durim, nuk janë hidhëruar dhe nuk janë zemëruar me Zotin e tyre, do t’u jepen shpërblime pa kufi të mëdha. Madje njerëzit që kanë pasur mirëqenie në dunja, do të kenë dëshirë të ishin sprovuar në dunja me belatë më të mëdha.


💻Përktheu: Jeton Shasivari

📱 Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/CDICo2eiEjQ?feature=shared

📖 Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/etike/274-keshilla-te-cmuara-/3177-mos-u-deshpero-kurre-o-ti-i-sprovuar-shejkh-sulejman-ruhejli

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
💎Ka thënë 'Umer ibnul-Khattab - radijAllahu 'anhu -:

"Ju nuk e mundni dot armikun tuaj as me numër e as me armatim, porse i mundni ata me këtë fe. Por nëse ju bëni gjynahe njësoj si armiku juaj, atëherë kanë për të triumfuar ata mbi ju!"

إنكم لا تغلِبون عدوكم بعدد ولا بعُدَّة، ولكن تغلبونهم بهذا الدين. فإذا استويتم أنتم وعدوَّكم في الذنوب، كانت الغلبة لهم.

📚Burimi: el-'Akd el-Feriid, vëll.1/fq.117
Përktheu: Alban Malaj

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
Forwarded from Selefi.org
💠Allahumme sal-li ue sel-lim 'alaa nebijjina Muhammed

Thotë Ubejd ibn Ebi Bekrah, Allahu e mëshiroftë: "Është thënë se njeriu më i mirë ditën e Xhuma është ai që dërgon më së shumti salauate mbi Pejgamberin - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -."

كان يُقال أفضلُ الناسِ في يومِ الجمعةِ أكثرُهُم صلاةً على النبِيِّ -صلى الله عليه وسلم-

📚Musannef Ibn Ebi Shejbeh, 5337
Përktheu: Servet Mata

Mund të na ndiqni në:
📲Telegram📲Facebook 📲TikTok
📲 WhatsApp 📲Instagram📲Viber
•┈┈•⊰💠🌹💎🌹💠⊱•┈┈•
💎Ka thënë Ibën Haxher Askalani, Allahu e mëshiroftë:

"Kush ka nijet të sinqertë, bie veçse në mirësi. Edhe nëse ai synon të keqen, Allahu ka për ta larguar nga ajo."

من كان صادق النية، لا يقع إلا في خير، ولو قصد الشر، فإن اللهَ يصرفه عنه.

📚Burimi: Fet'hul-Barij, vëll.4/fq.48
Përktheu: Alban Malaj

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
💎 Uvejs el-Karnij ka thënë:

"Me të vërtetë që urdhërimi i të mirës dhe ndalimi i të keqes nuk i lë besimtarit asnjë shok."

وإن الأمر بالمعروف والنهي عن المنكر لم يدعْ للمؤمن صديقا.

📚Burimi: Sifetus-Safueh, fq.539
Përktheu: Alban Malaj

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
💎 Ka thënë Shejkh 'Abdul-Latijf Aal esh-Shejkh, Allahu e mëshiroftë:

"Prej zakonit të bidatçijve është se kur ata dështojnë që të gjejnë ndonjë argument dhe u ngushtohet rruga, atëherë e gjejnë çlirimin duke ofenduar e duke sharë njerëzit e Sunetit, si dhe duke lavdëruar vetet e tyre. Ndërsa obligimi është që njeriu të flasë me dituri dhe me drejtësi."

من عادة أهل البدع إذا أفلَسُوا من الحجة، وضاقَت عليهم السبل، تروحوا إلى عَيب أهل السنة وذمّهم، ومدح أنفسِهم؛ والواجب أن يتكلم الإنسان بعلم وعدل!

📚Burimi: Itmam el-minneh uen-ni'meh, fq.33
Përktheu: Alban Malaj

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
💎Ka thënë Shejkh Sulejman Rruhajli, Allahu e ruajttë nga çdo sherr:

"Ka qenë prej ligjit universal të Allahut që, thirrësi në Sunet dhe në menhexhin selefi të sprovohet nga shumë kundërshtarë dhe nga sulmet e tyre në drejtim të tij. Ata mund të kenë faktorë të fuqisë së tyre në dynja që ai nuk i ka. Për këtë arsye, ai duhet ta dijë se ai është në gradat më të larta të xhihadit në Rrugën e Allahut, duhet të përgatisë sa të mundë prej fuqisë akademike dhe oratorisë, duhet të bëjë xhihad me veten e tij që të jetë i sinqertë, që të braktisë lakmitë e shpirtit të tij, që të mësojë veten e tij me devotshmërinë për Allahun, që të durojë dhe të mos dorëzohet assesi, si dhe që t'i kërkojë Allahut gjithmonë që t'i japë qëndrueshmëri dhe ndihmë."

‏مما جرت به سنة الله أن الداعية إلى السنة ومنهج السلف في زمنه يبتلى بكثرة المخالفين وتسلطهم عليه ، وقد يكون عندهم من أسباب القوة الدنيوية ما ليس عنده ، فينبغي عليه أن يعلم أنه في أعلى مراتب الجهاد في سبيل الله ، وأن يُعِدّ ما استطاع من القوة العلمية واللسانية، وأن يجاهد نفسه على الإخلاص ، وعلى ترك حظوظ النفس ، وأن يوطن نفسه على تقوى الله والصبر والمصابرة ، وأن يسأل الله دائما الثبات والإعانة .

📚Burimi:https://www.facebook.com/share/p/18Foqea5BA39AtsF/?mibextid=WC7FNe
Përktheu: Alban Malaj

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
Forwarded from Selefi.org
⚖️ Kush do të shpëtojë Ditën e Gjykimit?

🎙Shejkh Salih el-Feuzan

🔹Pyetje: Ky pyetës thotë: “Po të lus për hir të Allahut që ta lexosh këtë pyetje: A është Selefizmi grupi i shpëtuar?”

🔸Përgjigje: Nëse Selefizmi nuk është grupi i shpëtuar, atëherë kush na qenka?! Grupi i devijuar na qenka grupi i shpëtuar?! Ditën e Gjykimit nuk shpëton përveçse grupi i Selefijëve të cilët janë në menhexhin e Selefëve, siç ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ :

“Ky umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjitha grupet do të jenë në Zjarr përveç njërit grup.” Ata e pyetën atë: “O i Dërguari i Allahut, cili është ai grup?” Ai tha: “Ata që ndjekin rrugën në të cilën jam unë dhe shokët e mi.”
(Transmeton et-Tirmidhij, 264)

Ky është Selefizmi. Ata që ndjekin rrugën në të cilën ishte i Dërguari ﷺ dhe shokët e tij, mu këta janë Selefijë dhe këta janë të shpëtuarit, për arsye se ai ﷺ tha: “...përveç njërit grup...”,
d.m.th. vetëm njëri shpëton prej Zjarrit. Ky është kuptimi i fjalës së dijetarëve “Grupi i Shpëtuar”, sepse i Dërguari ﷺ ka dëshmuar për të se do të shpëtojë.

Ai ﷺ tha: Të gjitha grupet do të jenë në Zjarr përveç njërit grup.” Ai që ndjek rrugën e të Dërguarit dhe të shokëve të tij.

Allahu i Madhëruar e i Lartësuar thotë:

وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلْأَوَّلُونَ مِنَ ٱلْمُهَٰجِرِينَ وَٱلْأَنصَارِ وَٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُم بِإِحْسَٰنٍۢ رَّضِىَ ٱللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ

“Besimtarët e hershëm nga muhaxhirët dhe ensarët si dhe ata që i pasuan këta me përpikmëri, me të gjithë këta Allahu është i kënaqur dhe ata janë të kënaqur me Të."
[et-Teubeh, 100]

Fjala “Besimtarët e hershëm nga muhaxhirët dhe ensarët...” këtu është fjala për Selefët (të parët) e umetit.

Fjala “...si dhe ata që i pasuan këta me përpikmëri...” do të thotë ata që zgjodhën rrugën e tyre, e që janë Selefët e këtij umeti.


💻Përktheu: Servet Mata

📽 Videoja në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=KSZ4YyNxkxk

📑 Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/menhexh/39-cfare-eshte-selefizmi/3079-kush-do-te-shpetoje-diten-e-gjykimit-shejkh-salih-el-feuzan
Mund të na ndiqni në:
📲Telegram📲Facebook 📲 Whatsapp 📲Instagram📲Viber
•┈┈•⊰💎🌹📕🌹💎⊱•┈┈•
💠 Çfarë është Islami?

🎙Shejkh Salih el-Feuzan

Nëse i pyet shumë prej muslimanëve e u thua: Çfarë është Islami? Ata nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë Islam! Ky është problem, ata nuk e dinë se çfarë do të thotë Islam! Jam musliman dhe kaq!
Po çfarë është Islami?
Islami është nënshtrimi dhe dorëzimi ndaj Allahut me teuhid, bindja ndaj Tij me vepra të mira dhe adhurime, si dhe largimi dhe distancimi nga shirku dhe mushrikët. Ky është përkufizimi i Islamit. Prandaj duhet të tregohet kujdes dhe të tërheqim vëmendjen në lidhje me këtë çështje, si edhe t'i shtojmë mësimet e akides në xhamitë tona, në medresetë tona dhe në grumbullimet tona sepse akideja është baza dhe themeli mbi të cilin e ndërtojmë Fenë tonë.


💻Përktheu: Servet Mata

📱 Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/t_1VwQp4nhs?feature=shared

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
💠 Fjala Selefij

🎙Shejkh Salih el-Feuzan


Fjala Selefij i ndan njerëzit, ndan selefitë nga bidatçitë dhe njerëzit e devijimit. Lavdi Allahut, është veçori dalluese që njeriu të jetë në rrugën e selefëve. Thotë i Lartësuari:

"Unë kam ndjekur Fenë e të parëve të mi, Ibrahimit, Is'hakut dhe Jakubit. Ne nuk i shoqërojmë Allahut askënd dhe asgjë në adhurim." [Jusuf, 38]

Pasimi i selefëve në teuhid dhe në akide është nder dhe lavdi, kështu që ne mburremi me këtë. E lusim Allahun që t'na udhëzojë neve në rrugën e selefëve dhe t'na bëjë të qëndrueshëm në të, edhe nëse na ndan prej njerëzve, ne nuk i mbledhim njerëzit! Ne nuk i mbledhim njerëzit, ne i thërrasim ata në rrugën e selefëve dhe në akiden e saktë. Nëse ata i përgjigjen thirrjes, Lavdia i takon Allahut, e nëse dëshirojnë të ndahen, u takon ajo që kanë zgjedhur për veten e tyre!


💻Përktheu: Servet Mata

📱 Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/6Z0bhgNXA6M?feature=shared

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
💎 Ka thënë Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë:

"Me të vërtetë që ne jemi në një kohë kur janë ndezur fitnet, ndërsa belatë dhe sprovat po i lënë radhën njëra-tjetrës. Dhe shkaku kryesor i fitneve është: dija e paktë dhe dobësimi i durimit."

إنّنَا في زَمنٍ تَمُوجُ فِيه الفِتَن، وتَتَلاحَقُ فِيه النَوازِل والمِحَن، وعامَّة الفِتَنِ سبَبُها أمرَان: قلّة العِلم، وضَعفُ الصَّبر.

📚Burimi: Mexhmu'ul-Fetaua vëll.5/fq.127
Përktheu: Alban Malaj

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
💎Ka thënë Shatibiu, Allahu e mëshiroftë:

"Prej qëllimeve të namazit është edhe gjetja e prehjes nga vështirësitë e dynjasë."

من مقاصد الصلاة الاستراحة من أنكاد الدنيا.

📚Burimi: el-Mu-uafekat, vëll.2/fq.143
Përktheu: Alban Malaj

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
⚖️ Çfarë gjykimi ka ai që e mohon sunetin duke pretenduar se duhet të mjaftohemi vetëm me Kur'an?!

🎙Shejkh Abdul'Aziz Ibn Baz

🔹Pyetje: Shejkh i nderuar, fole për obligueshmërinë e pranimit të Kur'anit dhe Sunetit, dhe se është gjendur një xhemat që quhet "Kur'anijjun", çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ne ndaj tyre?

🔸Përgjigje: Ashtu siç edhe folëm më parë, ata nuk janë Kur'anijjun, por janë gënjeshtarë, armiq të Kur'anit. Sepse Kur'ani ka urdhëruar për pranimin e Sunetit dhe ka urdhëruar për bindjen ndaj të Dërguarit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -, kështu që kush e mohon Sunetin në realitet ka mohuar Kur'anin. Po ashtu kush e kundërshton të Dërguarin - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - në të vërtetë ka kundërshtuar Kur'anin.
Prandaj, ata nuk janë Kur'anijjun, por janë kundërshtarë të Kur'anit, janë ateistë, të humbur, madje janë qafira me unanimitetin e të gjithë dijetarëve.

Ai që e mohon Sunetin dhe nuk punon me të duke pretenduar se punon vetëm Kur'an, ai është gënjeshtar dhe në realitet nuk punon me Kur'an. Ai është i devijuar dhe devijues, është qafir me unanimitetin e të gjithë dijetarëve.


💻Përktheu: Servet Mata
📖 Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/sektet/590-kuranijunet/3185-cfare-gjykimi-ka-ai-qe-e-mohon-sunetin-duke-pretenduar-se-duhet-te-mjaftohemi-vetem-me-kur-an-shejkh-abdul-aziz-ibn-baz
📱 Videoja në Youtube: https://youtube.com/shorts/LoEF5m-DPCw?feature=shared

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
💎Thotë Ibn Rexheb, Allahu e mëshiroftë:

"Jeta është më e bukur kur takohesh me ata që do."

فإنَّ العيشَ إنَّما يَطِيبُ باجتماعِ الأحِبَّة

📚 Letaiful-me'arif, 1/108
Përktheu: Servet Mata

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
🕌Përse themi “estagfirullah” tre herë pas namazit?

🎙 Shejkh Salih el-Feuzan

Kur Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e përfundonte namazin, thoshte: “Estagfirullah! Estagfirullah! Estagfirullah!” tre herë. Për çfarë kërkonte falje ai nga Allahu? Ai u fal dhe bëri një adhurim. Atëherë, si kërkon falje nga Allahu për adhurimin që bëri? Jo! Porse ai kërkonte falje për mangësitë gjatë adhurimit të bërë, ngase njeriu ekspozohet ndaj gabimeve, kushdo qoftë ai.

I Dërguari i kërkonte Allahut falje pas namazit. I kërkonte Allahut falje menjëherë pas namazit. E si është puna me atë që nuk kërkon falje pas gjynahut që bën! Njeriu ka nevojë që të kërkojë falje nga Allahu pasi që bën një adhurim, sepse adhurimi që bëhet ka mangësi. Ndodh që njeriu të mos ketë synim Allahun me atë adhurim, sepse është gjë që mund të ndodh. Prandaj, njeriu nuk duhet ta lavdërojë veten e tij.


Përktheu: Jeton Shasivari

📱 Videoja në Youtube: https://www.youtube.com/shorts/JJBkM_SvTBc

📖 Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/fikh/48-namazi/3184-perse-themi-estagfirullah-tre-here-pas-namazit-shejkh-salih-el-feuzan

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
💎Ka thënë Shejkh 'Abdurr-Rrahman el-Mu'alimij, Allahu e mëshiroftë:

"Me të vërtetë që përgënjeshtrimi i njerëzve që thonë të vërtetën arrihet veçse duke u besuar gënjeshtarëve."

‏فإن تكذيبَ الصدِّيقين لا يتم إلا بتصديق الكذّابين!

📚Burimi: el-Athar, vëll.12/fq.218
Përktheu: Alban Malaj

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
🔴Ai që mohon dënimin e varrit, ka dalë nga Islami

🎙Shejkh Salih el-Feuzan

🔸Pyetje: Çfarë gjykimi ka për atë që mohon dënimin e varrit?

🔹Përgjigje: Kjo është kufër! Ai që mohon dënimin e varrit, ka bërë kufër sepse ai me këtë i ka përgënjeshtruar gjërat që janë përmendur në lidhje me dënimin e varrit në Kuran dhe në Sunnet.


Përktheu: Jeton Shasivari

📱 Videoja në Youtube: https://www.youtube.com/shorts/Kia1JATR2w4

📖 Artikulli në faqe: https://selefi.org/index.php/sektet/590-kuranijunet/3183-ai-qe-mohon-denimin-e-varrit-ka-dale-nga-islami-shejkh-salih-el-feuzan

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
💎 Ka thënë 'Umer ibnul-Khattab - radijAllahu 'anhu -:

"Kush e ka nijetin të sinqertë, qoftë edhe kundër vetes së tij, atij do t'i mjaftojë Allahu për hesapet që ai ka me njerëzit. E kush zbukurohet përpara njerëzve me diçka, ndërkohë që Allahu e di që ajo nuk është në zemrën e tij, atë ka për ta poshtëruar Allahu, ngaqë Allahu nuk pranon asgjë nga robi i Tij përveçse atë që është e sinqertë nga ai."

من خلصت نيته ولو على نفسه، كفاه الله ما بينه وبين الناس، ومن تزيَّن للناس بما يعلم الله أنه ليس في قلبه، شانه الله، فإن الله لا يقبل من عبده إلا ما كان له خالصًا.


📚Burimi: Tarijkh el-Medijneh (vëll.2/fq.776) i Ibën Shebeh
Përktheu: Alban Malaj

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
💎 Ka thënë Ibën Kudameh el-Makdisij, Allahu e mëshiroftë:

"Nuk ka patur në mesin e të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - dhe Sahabëve të tij asnjë vesvesexhi. Po të kishin qenë vesveset virtyt, Allahu do t'ia kishte dhënë të Dërguarit të Tij dhe Sahabëve të tij, ngaqë ata janë njerëzit më të mirë e më të virtytshëm. Po t'i kishte arritur i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - vesvesexhitë, do t'i kishte urryer ata, e po t'i kishte arritur 'Umeri, do t'i kishte rrahur dhe edukuar, e po t'i kishte arritur ndonjëri prej Sahabëve, do t'i kishte shpallur bidatçij."

إن رسول الله ﷺ وأصحابه ما كان فيهم موسوس، ولو كانت الوسوسة فضيلة لادخرها الله لرسوله وأصحابه، وهم خير الخلق وأفضلهم، ولو أدرك رسول الله ﷺ الموسوسين لمقتهم، ولو أدركهم عمر لضربهم وأدبهم، ولو أدركهم أحد من الصحابة لبدعهم.


📚Burimi: Dhemm el-Uesueseh, fq.54-55
Përktheu: Alban Malaj

Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM