⁉️PYETJE- PERGJIGJE⁉️
2.04K subscribers
14 photos
1 file
283 links
🌾 Ky kanal është i veçantë për pyetje- përgjigje...
Lusim Allahun që të ketë dobi!
Download Telegram
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Shërimi_me_Bioenergji
#Mjekësia_alternative
#Shërimi_me_gurë
#Joga

Pyetje: Terapia me energji, gurë, mjekësi alternative, me jogën, frymëmarrjen e thellë, e shumë emra të rinj që gjasme janë terapeutikë, por janë një mit dhe shirk dhe nga pikpamja shëndetsore bëjnë më shumë dëm sesa dobi. Cili është gjykimi për dikë që përfiton prej tyre për një trajtim të përkohshëm, ndërkohë që ai nuk beson në besimet e jobesimtarëve?

📌 Përgjigje nga Dr. Haifa El-Rashid.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

Ekziston një numër praktikash të ndryshme në pyetjen tuaj:

●- 1- Lloji i parë: terapia me bioenergji, gurë dhe joga dhe ky lloj ndahet në nënlloje:

●A- Ajo që bazohet në filozofinë e "energjisë", siç është trajtimi me energjinë (bioenergjia) dhe me gurët, kjo nuk lejohet edhe nëse njeriu nuk beson në filozofinë në të cilën bazohet ky trajtim, dhe kjo për dy arsye:
1- Nuk janë shkaqe fetare apo të qënësishne nga përvoja, por janë shkaqe politeiste.
2- Është mjet (mënyrë) që çon në të besuarit e filozofisë ateiste mbi të cilat ato bazohen, veçanërisht nëse pacienti mund të imagjinojë përfitimin prej tyre.

●B- Ajo, e cila origjinën e ka nga ritualet fetare të paganëve, si joga, edhe kjo është e ndaluar edhe nëse nuk shoqërohet me besim në te dhe kjo për dy arsye:
1- Është përngjashmëri me jobesimtarët në atë që është karakteristikë e fesë së tyre.
2- Është një mënyrë (mjet) për të besuar në filozofinë, në të cilën bazohet praktika.

●- 2- Lloji i dytë, si mjekësia alternative dhe frymëmarrja e thellë; nëse do të jenë pa përzierje filozofike dhe karakteristika të adhurimit pagan, në këtë rast janë të lejuara. Nëse lidhen me filozofi dhe karakteristika të adhurimit pagan, do të ketë të njëjtin gjykim me llojin e parë.

Allahu e di më së miri!

Përktheu: @AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje