⁉️PYETJE- PERGJIGJE⁉️
2.05K subscribers
14 photos
1 file
283 links
🌾 Ky kanal është i veçantë për pyetje- përgjigje...
Lusim Allahun që të ketë dobi!
Download Telegram
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

💌Selam alejkum motra të dashura!💌

Duke lutur Allahun që t'ju vijmë sado pak në ndihmë me përgjigjet tona, ju kujtojmë se i kemi titulluar pyetjet dhe përgjigjet që ti keni më lehtë gjetjen e tyre në kanal.

✿ • ✿ Titujt kryesorë që kemi titulluar deri tani janë fokusuar në temat:

#Sekrecionet_e_bardha

#Menstruacionet

#Sekrecionet_me_ngjyrë_të_verdhë_e_të_kaftë

#Lehonia

#Agjërimi

#Namazi

#Gusli

#Kurbani

#Rukje

#Mësyshi

#Ëndërrat

#Vesveset

#Të_ndryshme

#Stolitë

#Tefsir

#Përmendja_e_Allahut

#Besimet_filozofike_të_Lindjes_së_Largët

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

✿ • ✿ Titujt dytësore janë:

#Pastrimi_nga_menstruacionet
#Menupauza
#Spiralja_dhe_mestruacionet
#Leximi_i_Kuranit_nga_gruaja_me_menstruacione
#Qëndrimi_në_xhami_i_gruas_me_menstruacione
#Kohëzgjatja_e_lehonisë
#Kur_llogaritet_gjaku_lehoni
#Pastrimi_nga_lehonia
#Gjakderdhja_para_lindjes
#Lehonia_më_pak_se_40_ditë
#Gjërat_që_ndalohet_gruaja_me_menstruacione_dhe_lehona
#Lindja_me_operacion
#Namazi_i_vitrit
#Namazi_i_natës
#Namazi_i_duhasë
#Namazi_i_Bajramit
#Namazi_i_ndarë_në_distancë
#Kurbani_kur_ndërton_shtëpi
#Kurbani_për_të_sëmurin
#Cilët_janë_kurbanët_më_të_mirë
#Për_kë_është_detyrë_therja_e_kurbanit
#Koha_e_therjes_së_kurbanit
#Ngrënia_shpërndarja_e_kurbanit
#Rukje_me_telefon
#Rukje_fryerje_në_ujë


📌Mund të gjeni pyetjet rreth agjërimit nëse klikoni⤵️
#Agjërimi

✿ • ✿ Dhe titujt e tjerë dytësor:

#Kalendari_hënor
#Hyrja_eRamazanit
#Lajmërimi_për_ardhjen_e_Ramazanit
#Imsaku
#Ramazani
#Nijeti_i_agjërimit
#Çfarë_e_prish_agjërimin
#Dhimbja_e_kokës
#Ngrënia_e_syfyrit
#Gjidhënia
#Shtatëzania
#Pastrimi_nga_menstruacionet_pas_agimit
#Gusli
#Vonimi_i_guslit
#Përdorimi_i_ilaçeve
#10_netët_e_fundit_të_Ramazanit
#Hatme
#Dua_e_hatmes
#Leximi_i_Kuranit
#Leximi_i_Kuranit_nga_gruaja_me_menstruacione
#Berja_e_hatmes
#Kush_agjeron_per_hir_te_Allahut
#Agjerimi_i_te_semurit
#Duaja_ne_namaz
#Çfarë_e_prish_agjërimin
#Vajtja_tek_dentistja
#Vdekja_në_muajin_Ramazan
#Pastrimi_nga_menstruacionet
#Përgjigja_e_ftesës_për_iftar
#Shpagimi_për_atë_që_nuk_agjëron
#Çfarë_e_prish_agjërimin
#Gëlbaza
#Loti
#A_prishet_abdesi_nëse_pastrojmë_fëmijët
#A_duhet_të_marrim_abdes_për_të_lexuar_Kuran_kur_jemi_me_menstruacione
#Sexhdeja_gjatë_leximit_të_Kuranit
#Të_vjellurit_gjatë_agjërimit
#Namazi_i_gruas_në_xhami
#Koha_e_namazit_të_jacisë
#Namazi_i_grua_shtatzënë
#Amund_ta_lexojmë_Kuranin_pa_abdes
#Zgjidhja_e_gërshetave_kur_pastrohemi_nga_xhunubllëku
#Zgjidhja_e_gërshetave_kur_pastrohemi_nga_menstruacionet
#Vizita_gjinekologjike_në_Ramazan
#Përdorimi_i_ilaçeve_për_ndalimin_e_menstruacioneve
#Kompenzimi_i_namazeve_pas_ardhjes_së_menstruacioneve
#Falja_e_namazit_pas_lindjes_së_diellit

📌Mund të gjeni pyetjet të ndryshme nëse klikoni⤵️

#Gënjeshtra
#Gromësira_në_namaz
#Disa_çeshtje_rreth_vdekjes_sa_të_verteta_janë
#Plotësimi_i_namazeve_kur_na_vijnë_menstruacionet
#Shperblimi_i_namazit_të_grave
#Të_sëmurët_nga_fshikëza_urinare
#Namazi_me_imam
#Dalja_e_ajrit_nga_organi
#Harresa_në_namaz
#Inhalimi_në_Ramazan
#Zekati
#Stolitë
#Stikersat
#Pyetje_Përgjigje_rreth_Kuranit
#Thënie
#A_ka_namaz_tesbihu
#10_ajetet_e__fundit_të_sures_AliImran
#Lutja_e_Junusit
#Dita_e_hixhabit
#Pirja_e_ujit
#Vendosja_e_unazës
#Zbukurimet
#Microblanding

📌 Tema bashkëkohore të besimit ⤵️

#Kurse_meditimi
#zhvillimi_njerëzor
#Mjekësia_alternative
#spiritualizmi
#vetë_zhvillimi
#Nënndërgjegjia
#gjilpëra_kineze
#Ligji_i_tërheqjes
#chakras
#energji_kozmike
#Bioenergjia
#filozofia_lindore


▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

https://t.me/PyetjePergjigje
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Mjekësia_alternative
#Besimet_filozofike_të_Lindjes_së_Largët

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Shërimi_me_Bioenergji
#Mjekësia_alternative
#Shërimi_me_gurë
#Joga

Pyetje: Terapia me energji, gurë, mjekësi alternative, me jogën, frymëmarrjen e thellë, e shumë emra të rinj që gjasme janë terapeutikë, por janë një mit dhe shirk dhe nga pikpamja shëndetsore bëjnë më shumë dëm sesa dobi. Cili është gjykimi për dikë që përfiton prej tyre për një trajtim të përkohshëm, ndërkohë që ai nuk beson në besimet e jobesimtarëve?

📌 Përgjigje nga Dr. Haifa El-Rashid.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

Ekziston një numër praktikash të ndryshme në pyetjen tuaj:

●- 1- Lloji i parë: terapia me bioenergji, gurë dhe joga dhe ky lloj ndahet në nënlloje:

●A- Ajo që bazohet në filozofinë e "energjisë", siç është trajtimi me energjinë (bioenergjia) dhe me gurët, kjo nuk lejohet edhe nëse njeriu nuk beson në filozofinë në të cilën bazohet ky trajtim, dhe kjo për dy arsye:
1- Nuk janë shkaqe fetare apo të qënësishne nga përvoja, por janë shkaqe politeiste.
2- Është mjet (mënyrë) që çon në të besuarit e filozofisë ateiste mbi të cilat ato bazohen, veçanërisht nëse pacienti mund të imagjinojë përfitimin prej tyre.

●B- Ajo, e cila origjinën e ka nga ritualet fetare të paganëve, si joga, edhe kjo është e ndaluar edhe nëse nuk shoqërohet me besim në te dhe kjo për dy arsye:
1- Është përngjashmëri me jobesimtarët në atë që është karakteristikë e fesë së tyre.
2- Është një mënyrë (mjet) për të besuar në filozofinë, në të cilën bazohet praktika.

●- 2- Lloji i dytë, si mjekësia alternative dhe frymëmarrja e thellë; nëse do të jenë pa përzierje filozofike dhe karakteristika të adhurimit pagan, në këtë rast janë të lejuara. Nëse lidhen me filozofi dhe karakteristika të adhurimit pagan, do të ketë të njëjtin gjykim me llojin e parë.

Allahu e di më së miri!

Përktheu: @AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Mjekësia_alternative
#Besimet_filozofike_të_Lindjes_së_Largët

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Mjekësia_alternative
#Frymëmarrja_e_thellë
#Kurse_meditimi

Pyetje: Kam dëgjuar për frymëmarrje të thellë, dhe ata kanë mënyra të caktuara të frymëmarrjes. Çfarë mendon për këtë?

📌Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

▣–•Në lidhje me frymëmarrjen e thellë, për njerëzit e shëndetshëm, është një temë e njohur polemikash. Shumë mjekë besojnë se frymëmarrja në mënyrën e zakonshme natyrale është mënyra më e mirë dhe më e dobishme.

Por a lidhet frymëmarrja e thellë me filozofitë lindore dhe spiritualitetin modern?
Jo domosdoshmërisht.

▣–•Frymëmarrja e thellë ka dy forma:

▣-E para: Lidhet me praktikat e mjekësisë plotësuese dhe alternative, pasi besohet se ka përfitime shëndetësore dhe psikologjike si relaksim, lehtësim stresi, ulje të presionit të gjakut etj.
▣Sa i përket këtij lloji, pyetën specialistët për vërtetësinë e këtij pretendimi dhe se është i dobishëm apo i rrezikshëm.

▣-E dyta: lidhet me meditimet shpirtërore dhe ritualet orientale, si joga, tai chi dhe të ngjashme. Frymëmarrja e thellë këtu ka qëllim besimi shpirtëror.
▣Ky lloj - edhe nëse nuk deklarohet - zakonisht lidhet me terma filozofikë si: chi, prana, energji, vetëdije, shkëlqim...etj; dhe me lëvixje fizike të jogës. shqiptimi i fjalëve të përsëritura të quajtura "mantra".
Pyetësja mund t'i dallojë ato përmes kontekstit dhe provave.
Ky lloj rituali oriental, nuk i lejohet muslimanit ta praktikojë.

Allahu e di më së miri!

Adelina Kuçana

▣—•—●•✿🍃
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Mjekësia_alternative
#Nënndërgjegjia
#Pohimet
#Përsëritja_e_frazave

Pyetje: Selamu alejkum Mësuese, shpresoj të jeni mirë, një motër pyet për një metodë se ne mund të kontrollojmë sjelljen e fëmijëve tanë duke iu drejtuar mendjes së nënndërgjegjeshme (të pavetëdijshme) ndërsa ata flenë. Për shembull, unë i pëshpërit djalit tim në vesh ndërsa ai është në gjumë dhe ia përsëris: Ti je i qetë, je i shëndoshë dhe cilësitë që unë i dua tek ai. A është vërtet e saktë t'i drejtohesh mendjes nënndërgjegjeshme?

📌Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij.

Ue alejkumus-Selam ue rahmetullahi ue beraketuhu!

▣—Praktika e përshkruar në pyetje quhet programi i nënndërgjegjeshmes (subconscious programming) dhe zakonisht bëhet përmes asaj që quhen "pohime" (affirmations), që është një term i përdorur nga pionierët e "Epokës së Re". Ajo i referohet fjalive të shkurtra "pozitive" që një person përsërit - me gojë ose me shkrim - me qëllimin për të bërë një ndryshim në jetën e tij. Për shembull: "Unë e meritoj lumturinë!", "Unë jam i fortë"..., etj.

▣—Ekzistojnë dy shpjegime për mekanizmin e këtij programimi me anë të pohimeve:

▣E para: që përsëritja e frazave çon në ndryshimin e bindjeve ose sjelljeve, dhe në përputhje me këtë arrihen qëllimet.
Kjo është debatuar gjerësisht në komunitetin shkencor dhe në mesin e specialistëve të shkencave psikologjike, përkundrazi, disa studime kanë treguar se "pohimet" pozitive mund të shkaktojnë efekte negative të papritura.

▣ E dyta: të konsiderosh "pohimet" si mesazhe të nënkuptuara për nënndërgjegjen ose vetëdijen, dhe "vetëdija" - këtu- është ajo që krijon realitetin dhe formëson fatet, kështu që ajo që mbjell në të manifestohet në realitetin tënd.
Kjo bazohet në doktrinën e unitetit të ekzistencës (panteizmin), dhe se ekzistenca absolute është "vetëdija", dhe gjithçka që shihet është prodhim dhe manifestim i saj.
Ky është një besim kufri që bie ndesh me bazat e besimit dhe Teuhidin Rububijeh.

▣Kjo që sapo thamë ka të bëjë me pohimet dhe programimin e nënndërgjegjeshmes gjatë kohës së të qënurit zgjuar.

▣—Ndërsa në gjumë kjo praktikë futet në përgjithësinë e asaj që quhet: "të mësuarit në gjumë" (sleep learning), e cila - si praktika e mëparshme - nuk bazohet në studime shkencore të mirfillta dhe deklaratat e mundësisë së saj janë kontradiktore.

▣—Dhe nëse nuk vërtetohet efekti i kësaj praktike gjatë zgjimit, atëherë gjatë gjumit dhe mungesës së mendjes është akoma më e largët.

▣Dhe për shkak se gjumi e humb mendjen dhe njeriu në gjumë nuk është i vetëdijshëm, i hiqet detyrimi fetar derisa të zgjohet, ashtu siç ka thënë Profeti, alejhi selam:
"Lapsi është ngritur nga tre persona..." dhe ka përmendur mes tyre: "Ai që është në gjumë (i fjeturi) derisa të zgjohet."

▣—Së fundi themi: Efekti i kësaj praktike që quhet "të folurit i mendjes së nënndërgjegjeshme" nuk është vërtetuar në studimet shkencore; ajo mund të bazohet në supozime të mundshme psikologjike që nuk bien ndesh me besimin e muslimanit, dhe mund të bazohet në filozofi ezoterike kufri që e kundërshtojnë besimin e muslimanit.
Prandaj, më e mira është largimi nga kjo metodë, sepse:
1- përfitimi prej saj është i dyshimtë dhe i padëshmuar me fakte,
2- frika se përhapja e saj do të çojë në gërshetimin e besimeve ezoterike kufrije përmes saj.

▣—Unë këshilloj përdorimin e shkaqeve fetare dhe të provuara që janë të dobishme për përmirësimin e sjelljes së fëmijëve, të tilla si: lutja, këshillimi dhe metodat e njohura edukative.

Allahu e di më së miri.

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje