⁉️PYETJE- PERGJIGJE⁉️
2.05K subscribers
14 photos
1 file
283 links
🌾 Ky kanal është i veçantë për pyetje- përgjigje...
Lusim Allahun që të ketë dobi!
Download Telegram
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Planifikimi_familjar
#Ndalimi_nga_shtatëzania
#Sterilizimi
#Mbyllja_e_kanaleve_të_mitrës

Pyetje 1: Es Selam alejkum we rahmetullah!kisha një pyetje: A lejohet planifikimi familjar ne islam duke marë pilula për ruajtjen nga shtatzanite e shpeshta?psh ka gra që në momentin qe nuk ruhen ngelin direkt shtatzënë si i bie tani qe kjo vit për vit të lindi, a nuk esht shkatrrim për trupin e femrës lindjet kaq të shpeshta?
Dhe a ka gjë nëse çifti vendosin të ruhen për një kohë disavjeçare ?duke pas qëllimin mirerritjen e fëmijës apo fëmijëve qe kan ardhur në jete ??dua nje përgjigje të zgjeruar në lidhje me kete teme me argumente, Allahu ju shperblefte ,ahh dhe një pik te fundit a mund te themi nëse dikush lind vetëm dy apo tre fëmijë që ka pak dhe duhet të shtohet akoma??Allahu ju shperblefte.

Pyetje 2: Esselamu alejkum moter.Allahu u shperbleft per mundin.Jam shtatzan dhe kam probleme me unazat (boshtin kurrizor).keshtu kete lindje duhet patjeter ne menyre cezariane.kam edhe tre femij tjere qe i kam lindur me lindje normale.tani a me lejohet te bej qepjen e kanaleve te mitres duke pasur parasysh se me nuk mendoj te lindi tjere.a eshte e lejuar qepja e kanaleve.

📌Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Përgjigja për të dyja pyetjet është si më poshtë vijon:

•✿ Së pari: Feja jone nxit në martesën dhe në shtimin e pasardhësve për të qënë kjo një ndër shkaqet e shtimit të kombit musliman dhe realizimit të krenimit të Profetit -alejhi selem- ndaj popujve të tjerë Ditën e Gjykimit duke qënë në përputhje me natyrshmërinë, të cilën e krijoi Allahu njeriun, saqë edhe vetë profetët kanë bërë lutje Allahut që t'i furnizojë me pasardhës të hajrit.

•✿Së dyti: Lejohet vonimi i përkohshëm në lindjen e fëmijëve me synimin e ndarjes midis periudhave të shtatzënisë, ose mosngelja shtatëzanë për një kohë të caktuar në bazë të arsyeve, të cilat i konsideron feja të arsyeshme duke qënë ky vendim mes dy bashkëshortëve, me kusht që të mos ketë pasoja ose dëme ky vonim shtatëzanie, të jenë mjetet e vonimit të shtatëzanisë të lejuara fetarisht dhe të mos ketë në këtë vendim asnjë pengese (në shtatëzaninë dhe lindjen) për të ardhmen.

•✿ Së treti: Dijetarët që e lejojnë vonimin e shtatzënisë ose të një lloj planifikimi, bazohen në hadithin e Xhabir bin Abdullah -Allahu qoftë i kënaqur me të- në të cilën thotë:
" كُنَّا نَعْزِلُ وَالقُرْآنُ يَنْزِلُ "
"Ishim që ruheshim dhe Kurani zbriste"
[Transmeton Buhariu (5208) dhe Muslimi (1440)]
Dhe ruajtja ne këtë hadith ka për qëllim derdhjen jashtë të spermës me qëllim për të shmangur shtatëzaninë dhe lindjen.

•✿ Shejh Ibn Baz -Allahu e mëshiroftë- duke u bazuar pikërisht në këtë hadith thotë se lejohet planifikimi i shtatëzanisë dhe lindjes për të arritur qëllimin e edukimit fetar të fëmijëve:
"Në qoftë se një grua ka shumë fëmijë dhe gjen vështirësi në të edukuarit e tyre për shkak të numrit të tyre, nuk ka ndalesë që të përdorë ndonjë gjë që e rregullon (e vonon) shtatëzaninë e saj për këtë qëllim të madh (edukimin e tyre), në mënyrë që mos jetë shtatëzania që e dëmton atë dhe të mos dëmtojë edhe fëmijët e saj, ashtu siç e ka lejuar Allahu ruajtjen (mosderdhjen e spermës në mitër të gruas) për të tilla qëllime dhe të tjera si këto."

•✿ Ndërsa shejh Ibn Uthejmijn -Allahu e mëshiroftë- thotë:
"Nëse planifikimi i lindjes bëhet për shkak të gruas -që të mos ngelë shtatëzane- për këtë mund të themi se lejohet ndonëse më parësore është që të mos behet një planifikim i tillë"

•✿ Së katërti: Nëse motivi për shtyrjen e lindjes së fëmijëve është frika për furnizimin (varfëria) apo jetesën e tyre, kjo llogaritet një dyshim në besimin që duhet të ketë besimtarja: besimi në Caktimin e Allahut dhe se Allahu është Furnizuesi i të gjithëve. Dhe është detyrë që besimtarja të mësojë se çdo i porsalindur e ka të shkruar (të përcaktuar) furnizimin e tij para se të lindë. Në këtë rast me këtë motiv planikimi nuk lejohet dhe është i ndaluar.
•✿ Së pesti: Në qoftë se arsyeja e planikimit të lindjes së fëmijëve është mosmarrëveshje dhe konflikt mes çiftit: njeri do të ketë fëmijë, ndërsa tjetri jo, nuk është e drejtë e atij që refuzon që të mos ketë fëmijë, sepse të pasurit fëmijë është një e drejtë e përbashkët e të dy bashkëshortëve, nuk lejohet që ndonjëri prej tyre ta refuzojë pa asnjë justifikim dhe arsye këtë të drejtë.

•✿ Së gjashti: Nëse motivi për shtyrjen e lindjes së fëmijëve është ndjekja e qytetërimit jomuslimanë, imitim i traditës dhe admirim i kulturës së tyre, duke u magjepsur me jetesën e tyre që kanë pak fëmijë, nuk ka dyshim se kjo nuk lejohet.
Muslimani duhet të ndërtojë familjen e tij duke vlerësuar të mirat dhe të këqijat e vendimeve të tij nën dritën e dispozitave dhe gjykimeve fetare Islame, larg ndikimit nga mënyra e jetesës së jomuslimanëve.

•✿ Së shtati: Ndalohet rreptësisht, është haram, kufizimi i lindjeve qoftë kjo me mbylljen e rrugës së lindjes, e cila është e njohur sot me termin sterilizim (përveç nëse ka raste domosdoshmërie) apo edhe me mënyra të tjera. Qepja e kanaleve që përmendet në pyetje është mosmirënjohje e mirësise së Allahut, të cilën Allahu ju ka furnizuar (sa prej çifteve Allahu nuk ua ka dhënë këtë mirësi dhe nuk kanë pasardhës) dhe njëkohësisht dëmtim i kësaj mirësie që Allahu ua mundësoi ta keni ju si çift me Urtësinë e Tij (dhe sa të tjerë mund të dëshirojnë një mirësi të tillë dhe nuk e kanë).
Dhe të gjithë dijetarët thonë për ndalimin e një veprimi të tillë (është haram qepja e kanaleve për të mos pasur më lindje), sepse ky veprim është në kundërshtim me dispozitat e fesë dhe objektivat fetare, që nxisin për shtimin e lindjes dhe të pasardhësve, ruajtjen dhe kujdesjen ndaj kësaj domosdoshmërie: lindja dhe shumimi, e cila llogaritet edhe një prej pesë domosdoshmërive për të cilat erdhi Islami për t'i ruajtur ato (feja, jeta, nderi, pasuria dhe lindja e shumimi)

Allahu e di më së miri.

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Xhelatina
#Shtatëzani

Pyetje: selamu alejkum mesuese e dashur. Jam shtatzene dhe mjekja me ka shkruar disa vitamina ti perdori mirpo ne permbajtjen e tyre kishte edhe gjelatin alimentare. A eshte e ndaluar ti perdori kto lloj vitamina? Allahu ju shperbleft per mundin dhe punen qe beni per neve. Ju dua per hir te Allahut edhe pse asnjeher sju kam par ke vend te veqant ne zemren time. Allahu ju dasht.

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam!
Lus Allahun qe ta plotësojë shtatêzaninê tënde dhe tê furnizoftë me pasardhês të hajrit.

▣- Së pari duhet të dihet se shkencërisht xhelatina merret (nxirret) prej bimëve, prej kafshëve.

▣Nëse produkti: vitaminat, kapsulat kanë xhelatinë prej bimëve është e lejuar të përdoret dhe nuk ka asgjë të keqe.
▣Ndërsa nëse xhelatina është prej kafshëve, atëherë këtu duhet të sqarohet lloji i kafshës nga e cila merret kjo xhelatinë:
Nëse xhelatina merret prej kafshëve të cilave u hahet mishi dhe janë prerë sipas sheriatit është e lejuar përdorimi i tyre.
Po kështu është e lejuar edhe xhelatina e mishit të kafshëve të lejuara të cilat i therrin ithtarët e librit ( të krishterët dhe çifutët) nëse vërtetohet se ata i therin sipas rregullave fetare të therjes këto kafshë e nuk i mbysin ato.
Nëse xhelatina merret prej kafshëve të ngordhura ose prej atyre të cilat bëhet mbytja e tyre dhe jo therja sipas rregullave fetare tê therjes, ashtu siç ndodhë sot në shumë vende përëndimore, nuk lejohet përdorimi i atij produkti. 

▣- Së dyti: Nuk lejohet përdorimi i xhelatinës që nxirret nga ato që janë haram si: lëkura dhe kocka e derrit, si dhe nga çdo kafshë apo lëndë tjetër e ndaluar. 

▣- Së treti: Nëse është prej produkteve të muslimanëve dhe tregon se ka xhelatinë të kafshëve, lejohet ngrënja e saj me lejen e Allahut.

▣ Së katërti: Nëse është xhelatina prej kafshêve të detit, gjahu i detit dhe ushqimi me origjinë detare është i lejuar.

Allahu e di më së miri!

Të dashtë Ai për të Cilin Ti më do!

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
⁉️PYETJE- PERGJIGJE⁉️
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣ #Xhelatina #Shtatëzani Pyetje: selamu alejkum mesuese e dashur. Jam shtatzene dhe mjekja me ka shkruar disa vitamina ti perdori mirpo ne permbajtjen e tyre kishte edhe gjelatin alimentare. A eshte e ndaluar ti perdori kto lloj vitamina?…
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Xhelatina
#Shtatëzani

Selam alejkum ue rrahmetullah e dashur mesuese lus Allahun te jesh mire!

Problemin e vitaminave e pata dhe une e te pata pyetur ty e elhamdulilah pasi me dhe pergjigjie pata gjetur edhe zgjidhje mjafton vitaminat e shtatzanise te mos kene omega3.
Ka vitamina te shumellojshme per shtatzana dhe tgjesht per te qen pa xhelatine nuk duhet te kene omega3
E omega3 mund te merret vetem tani ka edhe prodhim vegjetarian pra e gjitha eshte tek mbeshtjellsi i kesaj vitamine e tani elhamdulilah ka zgjidhje.

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Istinxhaja

Pyetje: Kur marim taret ne wc a esht kusht te perket dhe organi, sepse kan dal keshtu wc, qe te lajne vet. Sdi a ke pa, me vjen palidhje ta them. Vetem ka shum kohe dua te pyes.

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

▣- Jo, nuk është kusht. Ajo që kërkohet është pastrimi i papastërtisë me ujë apo me diçka tjetër, si gurë, gjethe, letra higjenike.. etj, edhe pse përdorimi i ujit është më i mirë.

▣- Është e lejuar të mjaftoheni në përdorimin e ujit nëse ai do të largojë çdo papastërti nga organi në mënyrë që të mos mbeten asnjë gjurmë dhe nuk është kusht apo detyrë prekja e organit gjatë pastrimit.

Allahu e di më së miri!

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Duaja_ndaj_atij_që_të_ka_bërë_padrejtësi
#Lutja_vetëm_në_atë_masë_sa_jeni_dëmtuar

Pyetje: Selamu alejkum zysh. Kam nje pyetje: A lejohet te besh dua kunder nje muslimani? Dmth duke u lutur qe t' i shperblehet ne te njejten menyre, nje e keqe apo padrejtesi qe te ka bere,dhe a futet kjo tek mallkimi?

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

✿- Nëse një musliman të ka bërë padrejtësi ose të ka bërë keq, ti ke të drejtë të bësh dua (lutje) ndaj tij në masën e padrejtësisë dhe keqbërjes së tij; pra, vetëm në atë masë sa jeni dëmtuar ju, aspak më tepër.
Allahu i Lartësuar thotë për këtë:
{وَإِنْ عَاقَبْتُمْ فَعَاقِبُوا بِمِثْلِ مَا عُوقِبْتُمْ بِهِ وَلَئِنْ صَبَرْتُمْ لَهُوَ خَيْرٌ لِلصَّابِرِينَ}
"Nëse zgjidhni të ndëshkoni (sipas ligjit), atëherë bėjeni po në atë masë sa jeni dëmtuar ju! E nëse duroni (dhe falni), pa dyshim që kjo është më e mira për durimtarët.
" [En-Nehl: 126]

● E nëse bën durim ndaj padrejtësisë dhe dëmit të tij dhe e falni për padrejtësitë që të ka bërë, kjo është më e mirë dhe shpërblimi që gjendet tek Zoti është shumë më i mirë:
{وجَزَ ٰ⁠ۤؤُا۟ سَیِّئَةࣲ سَیِّئَة مِّثۡلُهَاۖ فَمَنۡ عَفَا وَأَصۡلَحَ فَأَجۡرُهُۥ عَلَى ٱللَّهِۚ إِنَّهُۥ لَا یُحِبُّ ٱلظَّـٰلِمِینَ}
"Ndëshkimi i së keqes (lejohet të) bëhet me një të keqe në të njëjtën masë. Megjithatë, kush fal e përmirëson, shpërblimin e ka tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do të padrejtët.
" [Shura: 40].

✿- Lutja që ti bën ndaj një personi që të ka bërë padrejtësi ose të ka bërë keq, vetëm në atë masë sa jeni dëmtuar ju, nuk futet tek mallkimi, përderisa nuk e keni mallkuar në lutje.

Allahu e di më së miri!

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣
#Mbajtja_e_byzylykëve_Van_Cleef
#Lule_tërfili
#Katërfletë
#Zbukurimet

Pyetje: Selam alejkum we Rahmetullah shpresoj qe jeni mire dhe qe nuk po ju pengoj deshta nje pyetje a lejohet ky byzylyku me ket lloj lule te mbahet nga ne muslimanet ? kete lloj aksesori van cleef qe eshte forme gjethi / shamrock a e kem të lejuar ta mbajm?

https://t.me/PyetjePergjigje

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣
#Mbajtja_e_byzylykëve_Van_Cleef
#Lule_tërfili
#Katërfletë
#Zbukurimet

Pyetje: Selam alejkum we Rahmetullah... deshta nje pyetje a lejohet ky byzylyku me ket lloj lule (si në foto ) te mbahet nga ne muslimanet? kete lloj aksesori van cleef qe eshte forme gjethi / shamrock a e kem të lejuar ta mbajm?

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

✿- Së pari: Çfarë simbolizon kjo van cleef?
Simboli në fjalë quhet në latinisht “quatrefoil”, dmth katër gjethe, që njihet si lule tërfili me katër fletë ose katërfletëshi dhe është përdorur prej popujve të ndryshëm me kuptime të ndryshme. Në kohë paganizmi ka simbolizuar edhe akoma simbolizon fatin e mirë, për popullin Maja ka simbolizuar nëntokën, për amerikanët indigjene simbolizon anët e horizontit. Së fundmi është përdorur nga të krishterët edhe prej këndvështrimit të tyre simbolizon katër ungjijtë ose kryqin. Dhe gjendet në produktet e Louis Vuitton, në arkitekturë, art.., etj. Teknikisht nuk është një lule me katër fletë, por është një simbol i fatit të mirë që njihet dhe vlerësohet gjerësisht tek këta njerëz, të cilët besojnë se gjetja e një tërfili me katër fletë sjell fat dhe prosperitet.
(E gjitha kjo që përmendem gjendet tek website e tyre.)

✿- Së dyti: Nuk lejohet vendosja e këtyre byzylykëve duke pasur besimin se ato të sjellin fat, sepse me këtë ke bërë shirk dhe marrin gjykimin e hajmalive. Ne e kemi të ndaluar të lidhemi me iluzione, simbole idhujtarie që dobësojnë besimin duke e bërë mbajtësin e tyre të besojë se hajmalia mund t'i sjellin fat.
Kjo është arsyeja pse sheriati përforcoi ndalimin e tyre, si në hadithin e Ukbeh bin Amir (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Ai që lidh një hajmali Allahu nuk do t’ia plotësoj dhe ai që lidh një guacë Allahu nuk do ti dhurojë rehati.”

✿- Së treti: Nuk lejohet mbajtja e këtyre byzylykëve për zbukurim edhe nëse nuk beson se ato do të sjelin fat (sërish është e ndaluar), për arsyet e mëposhtme:
•●1- Origjina e një simboli të tillë nuk është vendosur për zbukurim, por kryesisht si një hajmali që të sjell fat dhe mbajtja e saj është e ndaluar.
•●2- Sepse me këtë veprim u përngjason jomuslimanëve dhe i imiton ata në këtë gjë që është e veçantë për ta. Imitimi apo përngjasimi i jomuslimanëve është i ndaluar. Profeti, paqja e bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"Kushdo që imiton një popull është prej tyre."
[Transmeton Ebu Davudi. nr. 4031; Ahmedi, nr. 5114.]
•●3- në mbajtjen e këtij simboli ka promovim të këtyre hajamlive dhe besimin se ato sjellin fat dhe kushdo që e shikon mendon se është mbajtur me atë besim.
•●4- nëse do të jetë në kuptimin e tyre që simbolizojnë kryqin, i cili është simbol i një besimi të rremë, të cilin Zoti i Madhëruar e ka mohuar dhe përgënjeshtruar në Librin e Tij, prandaj nuk i lejohet muslimanit ta vendosë atë; përkundrazi, ai duhet t'i frikësohet Zotit të Plotfuqishëm dhe t'i shmanget simbolit të mosbesimit që të krishterët e kanë trilluar në fenë e tyre.
Prandaj, lënia e përdorimit të këtyre simboleve është detyrë.

✿- Dhe elhamdulilah ka të tjera lloje të zbukurimit përveç van cleef (katërfletëshit) dhe hapsirë të gjerë të atyre janë të lejueshme dhe me përdorimin e tyre ka siguri për fenë e muslimanës.

Lusim Zotin të na mbrojë nga shirku qoftë i dukshëm dhe i qartë qoftë dhe i fshehtë.

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣
#Mbajtja_e_byzylykëve_me_simbole_kufri
#Zbukurimet

Pyetje: eselamu alejkum moter ashte haram me e bajt kete ne krah, thon asht dore Fatimes si te munesh me mu pergjigj..

https://t.me/PyetjePergjigje

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣
#Mbajtja_e_byzylykëve_me_simbole_kufri
#Zbukurimet

Pyetje: eselamu alejkum moter ashte haram me e bajt kete ne krah thon asht dore Fatimes si te munesh me mu pergjigj.

📌Përgjigje nga Adelina Kuçana

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

•✿- Pesëshja ose e cila njihet ndryshe si pëllëmba e Fatimes, është një simbol i njohur në mesin e çifutëve. Përdoret si hajmali për të larguar zilinë dhe magjinë. Është nga hajmalitë e
ndaluara që është gjetur në trashëgiminë çifute dhe
krishtere. Është përhapur edhe në rajonin e Lindjes së
Mesme dhe Afrikës së Veriut tek disa muslimanë.

•✿- Duke qënë se origjina e saj është hajmali, nuk duhet që muslimania t'i vendosë në dorë, sepse ata që i vendosin besojnë se largojnë zilinë ose sjellin fat. Edhe në qoftë se një musliman gjatë vënies së tij nuk beson në të tilla gjëra nuk duhet t’i mbajë në dorë, sepse me këtë imiton ata që i veshin me këtë arsye të pabazë fetare. Gjithashtu të tillë byzylykë futen në ndalimin që ka ardhur për vendosjen e hajmalive. (lexo edhe përgjigjen me temë të njëjtë: https://t.me/PyetjePergjigje/451)

•● Është transmetuar se i Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të ka thënë:
( مَنْ عَلَّقَ تَمِيمَةً فَقَدْ أَشْرَكَ )
”Ai që lidh nje‌ hajmali ka bërë shirk.”
[E ka saktësuar Albani në Sahihul -Xhamia].

•✿- Kush i mban këto byzylykë dhe i ka vënë ato duke e lidhur zemrën e tij me to në largimin e të keqes, kjo është injorancë dhe humbje. Muslimani duhet të dijë se nuk ka pengues dhe largues të së keqes përveç All-llahut të Lartësuar.

•✿- Dhe nëse në vendosjen e këtyreve byzylykëve shoqërohet edhe ndonjë besim tjetër i humbur, ska dyshim që ndalimi bëhet akoma më i rreptë, sidomos kur njihet që ky emërtim mund të vijë nga shijat dhe ekzagjerimi i tyre në besimin që kanë për Ehlul-bejt.

•✿ Muslimani iu shmanget çdo gjëje që e godet teuhidin e tij dhe e ruan atë nga çdo gjë e trilluar e që nuk ka asnjë bazë fetare.

Allahu e di më së miri!

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣
#Mbajtja_e_bizhuterive
#Zbukurimet

Pyetje: Selam alejkum. A nuk është origjina që gratë të zbukurohen?

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

✿- Po, vërtetë parimi themelor në lidhje me mbajtjen e të gjitha llojeve të bizhuterive nga gratë është lejimi.

Imam Neueuiu - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Muslimanët janë pajtuar njëzëri se është e lejueshme për gratë që të mbajnë të gjitha llojet e bizhuterive: argjend dhe flori (ari), rreth, varse, unazë, byzylykë, gjerdanë..., çdo gjë që ato janë mësuar t'i mbajnë (si zbukurime). Nuk ka asnjë debat për asnjë nga këto.”

•✿- Por, nga ky lejim, duhet t'i kushtoni vëmendje disa gjërave:

•● 1. Nëse personi që mban bizhuteri beson se ajo do t'i sjellë dobi ose do t'i largojë ndonjë dëm, atëherë ai merr gjykimin e hajmalive, për të cilat i Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë:
"Kush mban hajmali, Allahu mos ia plotësoni atij."
(Rikthehuni edhe këtij linku që tju qartësohen gjërat mirë në lidhje me mbajtjen qoftë edhe të ndonjë peri, nëse bëhen me besim që e mbron nga e keqja, çfarë gjykimi ka:
https://t.me/kitabutTeuhid/99)

•● 2. Nëse këto bizhuteri simbolizojnë një besim pagan ose një simbol të një feje apo përmbajnë kuptime që kundërshtojnë teuhidin, atëherë mbajtja e tyre konsiderohet si imitim i jobesimtarëve edhe nëse personi që i mban ato nuk beson në atë që ata besojnë.

•● 3. Nëse njihet në mesin e njerëzve se një lloj bizhuterie ose formë e caktuar, ka një simbolizim (kuptim) të veçantë në shmangien e dëmit, syrit, magjisë ose për të sjellë dobi apo fat, atëherë është më mirë shmangia dhe lënia e saj, edhe nëse personi që e ka veshur nuk e beson këtë.

•●Nëse thuhet përse ta lëmë diçka vetëm se dikush i jep kuptim sipas oreksit?
Themi, sepse kjo është më e sigurtë për besimin tënd. Përse muslimania duhet ta kufizojë veten në vënien e këtyre bizhuterive që njihen tek njerëzit me të tilla besime që kundërshtojnë teuhidin e saj?! A nuk ka lloje të tjera që janë të lejueshme që të mjaftohet me to?! A nuk është me lënien e tyre më e sigurtë në ruajtjen e besimit të saj?

•● 4. Këto bizhuteri nuk duhet të përmbajnë pamje ose imazhe të qenieve të gjalla.

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#In_sha_Allah_pas_lutjes

Pyetje: Kur bojm dua a thuhet ne te njejtet kohe amin inshaAllah dhe e kunderta e saj dhe a ka hadith per kete?

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

▣- Kur bëjmë dua (lutje) themi pas mbarimit të saj vetëm Amin, sepse Amin do të thotë:
"O Allah! Pranoje duanë!"

Kjo ka ardhur në hadithe të sakta, se pas duasë thuhet vetëm Amin, ndërsa thënia in sha Allah nuk thuhet pas duasë dhe as nuk e ka kuptimin e pranimit të duasë.

▣- Është transmetuar se Profeti - salallahu alejhi ue selem - ka thënë:
(لا يقل أحدكم: اللهم اغفر لي إن شئتَ، ارحمني إن شئت، ارزقني إن شئت، وليعزم مسألته)
"Mos të thotë ndonjeri prej jush: 'O Allah! Më fal mua në qoftë se Ti don!'
Më mëshiro mua, në qoftë se Ti don; më furnizo mua në qoftë se Ti don, por ta kërkojë atë me këmbëngulje ..."
(Muttefekun alejhi )

Allahu e di më së miri!

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Salavate
#Umre

Pyetje: A lejohet kur shkon dikush në umre apo haxh t'i thuash bëri selam të Dërguait të Allahut, se e dëgjova një arabe t'i thotë një motrës që u nis ost pë në umre?


📌 Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

▣-Ky veprim nuk lejohet, sepse çdokush mund të thotë salavate për Profetin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, në çdo vend, dhe Zoti i Madhëruar ka siguruar që këto salavate t'i përcillen Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, me anë të disa melaikëve, që e kanë këtë detyrë të tyre. Prandaj, kushdo që përshëndet me salavate Profetin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, në çdo vend, me siguri do t'i arrijë përshëndetja e tij, pa pasur nevojë që të porosisë askënd që shkon në Medine.

●Tregon Abdullah bin Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Allahu ka melaike që gjezdisin në tokë, më përcjellin mua selamin e umetit tim.”
[Transmetohet nga Nesa'i, nr.1282, dhe e ka saktësuar shejh Albani në “Sahih Al-Tergib”, nr. 1664.]

▣- E njëjta pyetje i është drejtuar Komisionit të Përhershëm të fetvave dhe është përgjigjur:

"Që njeriu t'i thotë dikujt bëji selam të Dërguarit të Zotit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, apo dikujt tjetër prej të vdekurve, nuk është e ligjëruar, por përkundrazi është bidat. Dhe Profeti, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
"Çdo bidat është devijim dhe çdo devijim është në zjarr".

● Është detyrë braktisja e këtij veprim dhe t'i lajmërojmë ata që e veprojnë atë se nuk lejohet. Është mirësia e Allahut ndaj nesh duke i bërë salavatet dhe selamet tona për Profetin tonë Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, kudo që jemi në lindje dhe në perëndim, ta arrijnë atë.

● Është vërtetuar se Profeti, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
"Allahu ka melaike që gjezdisin në tokë, më përcjellin mua selamin e umetit tim”
[Transmetohet nga Imam Ahmedi, Nesaiu dhe të tjerët.]

●Ai, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“Nga ditët tuaja më të mira është xhuma, prandaj në këtë ditë shtoni sa më shumë dërgimin e salavateve për mua, sepse salavatet që ju dërgoni më arrijnë kudo që të jeni.”

● Dhe, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“Mos ma bëni varrin vend festimi, as shtëpitë tuaja mo i bëni varre, dhe dërgoni salavate për mua, sepse salavatet tuaja do të më arrijë kudo që të jeni."
Dhe hadithet me këtë kuptim janë të shumta."

[Shejh Abdul-Aziz bin Baz, Shejh Abdul -Aziz Ali Shejh, Shejh Abdullah bin Gadjan, Shejh Salih El-Feuzan, Shejh Bekr Ebu Zeid.
“Fetva të Komisionit të Përhershëm”, (vëll 16, fq 29, 30).]

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
#Zbukurimet_me_ardhjen_e_Ramazanit

- ‎Është detyrë për të gjithë muslimanët t'i përmbahen udhëzimit të drejtë të Islamit, të ruhen nga devijimi prej tij në rrugën e hebrenjtë, të krishterët dhe idhujtarëve të tjerë; të këshillojnë në devotshmëri dhe gjithçka që është e mirë dhe e lartësuar për Islamin dhe muslimanët dhe të braktisin çdo gjë që dëmton muslimanët dhe Islamin.

Lusim Allahun e Madhëruar që të na ruajë nga mosbesimi dhe devijimi, të na përmirësojë në të gjitha çështjet tona dhe të na ruajë nga poshtërimi në jetën e kësaj bote dhe dënimi i ahiretit.

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Shpagimi_i_agjërimit_për_mosagjërimin

Pyetje: Si bëhet shpagimi i personave që për shkak të sëmundjeve nuk kanë mundësi të agjerojnë?

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

▣- Ata të cilët nuk kanë mundësi të agjërojnë:
1-të moshuarit,
2-të sëmurët me sëmundje që nuk shpresohet për ta shërimi i tyre,
3- gratë shtatëzanë dhe
4- gjidhënëse, u lejohet atyre që të japin si shpagim për mosagjërimin e tyre, ushqim duke ushqyer për çdo ditë nga një të varfer.
Argument për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar:
{وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ}
"E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri". [Bekare: 184]

▣-Mënyra e ushqimit të këtyre të varfërve?

●1- Nuk lejohet ushqimi i të varfërve përpara se të fillojë Ramazani, sepse Allahu e ka përcaktuar agjërimin e muajit të Ramazanit në momentin e shpalljes së hyrjes së muajit me shikimin e hënës, atëherë me këtë rast bëhet detyrë për muslimanët agjërimi dhe si rrjedhojë edhe ushqimi i të varfërve për ata që i përmendëm më lart.

●2- Me hyrjen e muajit të Ramazanit dhënia e ushqimit jepet kur të dojë personi që shpaguan, qoftë në fillim, në mes apo në fund të Ramazanit.

●3- Ky ushqim mund të jetë i gatuar apo i pagatuar.

A- Nëse jepet ushqim i pagatuar, duhet të jetë gjysëm sa'a, përafërsisht 1.5 kg (e cila është gjysma e masës së ushqimit që jepet për zekatin e fitrit). Dhe futet në të ushqimi që është më i përdorur në vendin e personit që jeton, qoftë ky oriz, miell, makarona.. etj.
- I jepet të varfërit 1. 5 kg çdo ditë, ose mund të jepet për 30 ditë menjëherë (pra 1.5 kg x 30= 45 kg).
- Lejohet që t'i jepet një personi të varfër dhe lejohet edhe shpërndarja tek disa të varfër.

B - Nëse ushqimi është i gatuar, atëherë jep një racion ushqimi për një vakt.
Duke qënë se jemi në muajin e Ramazanit mund të shtrohet iftar dhe merr edhe shpërblimin e dhënies së iftarit.
P.sh shtron një iftar me 30 persona dhe kështu ka ushqyer 30 persona (aq sa e ngop njeriun) për 30 ditët që nuk ka agjëruar.
Dhe kështu ka vepruar Enes ibn Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur arriti në moshë te madhe, dhe nuk agjëronte dot, në 10-ditëshin e fundit të Ramazanit mbledhte 30 të varfër dhe u jepte ushqim atyre dhe me këtë kompensonte mosagjërimin e tij.

Allahu e di më së miri!

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃
https://t.me/PyetjePergjigje
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Bërja_e_më_shumë_se_një_Umre_në_një_udhëtim

Pyetje: ‎Disa muslimanë që vijnë në Mekeh për umre janë të prirur të përsërisin umrën për vete ose për disa nga të afërmit e tyre, sepse kanë frikë se mos nuk mund të vizitojnë më Mekën,a lejohet ky veprim?‎

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

▣- Ka dy mendime rreth kësaj çështje, por mendimi më i saktë, që ne mbështesim, është se nuk është e ligjëruar përsëritja e umres ose bërja e umreve të shumta gjatë një udhëtimi, siç bëjnë shumë njerëz sot që dalin nga Meka dhe shkojnë në Et-Ten'ijm për të bërë prapë Umre për vete ose për të bërë për të tjerët.

▣- Kjo nuk është vepruar nga Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, por ai, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e kaloi tërë jetën e tij brenda Mekës dhe pas shpalljes ai qëndroi në Mekë për trembëdhjetë vjet dhe nuk është transmetuar se ai të ketë kryer umren jashtë Mekës në atë periudhë. Umren që e bëri dhe e ligjëroi i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, është Umreja e atij që hyn në Mekë, jo umra e atij që ishte në Mekë dhe del për në vendin e bërjes së umres.

▣- Dhe askush nuk e veproi këtë gjatë kohës së tij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, përveç Aishes, Allahu qoftë e kënaqur me të, e vetme mes gjithë të tjerave që ishin me të. Kjo për shkak se ajo kishte hyrë në ihram për umren (lloji i haxhit: Temet-tiu, që bën nijetin për umre, pastaj del nga ihrami dhe ditën e tetë Dhul-Hixhe bën nijetin për haxh dhe vesh ihramin), pastaj i erdhën menstruacionet, kështu që Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e urdhëroi atë që t'i shtonte haxhin umres (kështu që ajo u bë karine, lloj i haxhit: kiran që bashkon umren dhe haxhin). Teksa mendonte se shoqet e saj do të ktheheshin me haxh dhe umre veçmas, ndërsa ajo do të kthehet me umre si pjesë e haxhit të saj, u ndie keq, kështu që Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e urdhëroi vëllain e saj që të dilte me të në Et-Ten'ijm që ajo të kryente umre.

▣- Kjo që thamë, se nuk është e ligjëruar përsëritja e umres ose bërja e umreve të shumta gjatë një udhëtimi, vlen për atë që ka kryer umren psh para haxhit dhe dëshiron të bëjë përsëri umre pas haxhit, ose që ka kryer umren dhe don të bëjë përsëri umre për vete ose për të tjerët në të njëjtin udhëtim.
Ndërsa ai që është në të njëjtën situatë si të Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, që nuk e ka bërë umren para haxhit, nuk ka asgjë të keqe që të kryejë umren pas përfundimit të haxhit, në bazë të këtij argumenti. [Këtë gjykim e ka thënë dijetari, Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, Shiko: "Teudijhul- Ahkam" (Sqarimi i dispozitave), (vëll 3, fq 247)]

Dhe ky është mendimi më e drejtë.
Dhe Allahu e di më së miri!

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje