Russian Embassy in Albania
299 subscribers
4.08K photos
474 videos
1 file
1.22K links
Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱
Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba

Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱
Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы
Download Telegram
#Antifake

🇬🇧 Cikli i ri "dokumentar" i “BBC” nën titullin e bujshёm "Putin kundër Perëndimit" është një shembull tejet ilustrues i manipulimit mediatik. Kjo seri agjitatorësh, e paraqitur në ekranet televizive në shkurt të këtij viti, zbulon gjallërisht dhe plotësisht metodologjinë e propagandës perëndimore, duke krijuar me mjeshtëri një histori të shtrembëruar, me kokë poshtë.

Autorët e këtij seriali televiziv, me siguri tërheqës, e kuptuan detyrën e tyre në mënyrë korrekte – të kundёrshtojnё me tё gjitha forcat e tyre dhe imagjinatёn, argumentet e Rusisë, të cilat shumica e vendeve të botës i konsiderojnë të drejta - se ishte perëndimi, që për dekada ndiqte rrugën e thellimit të konfrontimit me vendin tonë.

Mirёpo, pikёrisht kundërshtarët tanë injoruan propozimet ruse për të zbatuar parimin e pandashmërisë së sigurisë në Evropë dhe për të ndërtuar një hapësirë të përbashkët ekonomike dhe humanitare në kontinent nga Atlantiku deri në Urale. Pavarësisht kundërshtimeve ruse, perёndimorёt me kokëfortësi e zgjeruan NATO-n, duke lëvizur sistematikisht potencialin ushtarak-teknik të aleancës drejt kufijve tanë. Në vendet tona fqinje, ata kontribuan në ndryshimin e regjimeve në ato anti-ruse. Së fundi, me një ritëm të shpejtë, Ukraina vëllazërore dhe udhëheqja e saj janë kthyer, para së gjithash, në një vatër të ideologjisë sё neo-nazizmit dhe rusofobisë.

☝️ Sidoqoftë, në film, shikuesi, natyrisht, nuk do t'i shohë ose dëgjojë të gjitha këto fakte. Ai nuk do të mёsojё për motivet që i shtynë SHBA dhe BE të injorojnë për dekada politikën e diskriminimit etnik të rusëve në shtetet baltike, gjë që frymëzoi regjimin e Kievit për të shtypur të drejtat e popullsisë rusishtfolëse të Ukrainës, dhe pastaj për të shkatërruar fizikisht "jonjerёzit" (ata qё nuk konsiderohen njerёz tё barabartё) në Donbas. Ata gjithashtu do të fshehin nga publiku skenat e pakëndshme të sulmeve barbare në Donbas të organizuara nga ushtria e Kievit, si edhe tё marshimeve me pishtarë të nazistëve ukrainas në rrugët e Kievit. Të gjitha këto tema jashtëzakonisht të papërshtatshme për perëndimin "e qytetёruar" nuk janë paraqitur fare në kёtё film.

👉Por ajo që është më se e mjaftueshme në serialin televiziv britanik është riprodhimi i klisheve dhe pretendimeve të shumta kundër nesh. Nё film preken "dosja e Skripalit" dhe shkatërrimi i Traktatit INF, tragjedia e avionit MH-17, etj. Secila prej këtyre episodeve shihet në mënyrë jokritike, pa u thelluar në thelbin e argumenteve ruse, të cilat shfaqen në film vetëm si një shtojcë e nevojshme për "ekuilibrin" e versioneve perëndimore apriori të padiskutueshme.

#fakenews #fakenewsbbc #fakenewsmedia #BBC #film
Media is too big
VIEW IN TELEGRAM
🇷🇺🚀🎥Më 5 tetor 2021, anija kozmike Soyuz MS-19 u nis nga kozmodromi Baikonur me një "ekuipazh kinemaje" rus në bord për të xhiruar në hapësirën kozmike filmin e parë artistik në botë.

🔹 Sipas skenarit, një kirurge e thjeshtë pa trajnim të veçantë duhet të niset në ISS për të shpëtuar jetën e një prej kozmonautëve. Ajo duhet të kapërcejë pasigurinë dhe frikën, si dhe të kryejë një operacion shumё tё vёshtirё në kushtet e gravitetit zero, nga i cili varen shanset që një kozmonaut të kthehet në Tokë i gjallë.

#вызов #мкс #фильм #Россия #challenge #ISS #film #Russia