Russian Embassy in Albania
273 subscribers
3.69K photos
438 videos
1 file
1.08K links
Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱

Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱
Download Telegram
Në prag të Ditës së Fitores sё Madhe, Ambasada Ruse në Shqipëri sjell në vëmendjen tuaj një seri botimesh kushtuar #komandantёve të shquar rusë tё epokёs sё Luftёs sё Madhe Patriotike.

👉 Georgi Konstantinoviç
#Zhukov (1896-1974)

Ai është nderuar me Urdhrin “Fitorja”, numri një. Për herë të parë ai u dekorua në vitin 1943. Më pas, në vitin 1945, në prag të marrjes së Berlinit, ai u vlerësua përsëri me këtë urdhër. Ka punuar në shërbimin ushtarak që prej gushtit të vitit 1915. Ka marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore, është dekoruar me dy Kryqe të Shën Gjergjit. Në gusht 1916 është plagosur rëndë.

Nga korriku 1939 deri në prill 1940 ai ka shërbyer si komandant i Grupit të 1-rë të Ushtrisë së Forcave Sovjetike në Mongoli, i cili, së bashku me njësitë ushtarake mongole, rrethuan dhe mposhtën një grup të madh të trupave japoneze në zonën e lumit Halkin- gol.

Në Luftën e Madhe Patriotike Zhukov hyri si një gjeneral pak i njohur, por e përfundoi atë si “Marshalli i Fitores”, shumë i dashur nga populli. Atij iu besuan detyrat më të vështira dhe me përgjegjësi, sepse e dinin se atje ku ishte Zhukov, kishte fitore.

Zhukov ishte njëkohësisht Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe Zëvendëskomandant Suprem i Përgjithshëm. Kur marshimi i shpejtë i trupave gjermane në Moskë në 1941 dukej i pandalshëm, nën udhëheqjen e tij trupat tona zmbrapsën sulmet e divizioneve elitare të Rajhut të Tretë, dhe më pas, pasi kishin kaluar në kundërsulm, e zmbrapsën armikun qindra kilometra mbrapa. Kur u krijua situata kulmore afër Leningradit dhe u ngrit pyetja rreth ekzistencës fizike të Kryeqytetit Verior, ai u emërua komandant i trupave të Frontit të Leningradit. Me çmimin e përpjekjeve të pabesueshme, forcat e frontit, së bashku me forcat e Flotës Balltike dhe mbështetjen aktive të leningradasve, mundën të ndalonin nazistët.

Si udhëheqës ushtarak, Zhukov koordinoi veprimet e fronteve në Stalingrad, gjatë çarjes së bllokadës së Leningradit, në betejën afër Kurskut, në betejat për marrjen e Dnieprit, ai mori pjesë drejtpërdrejt në operacionin strategjik bjellorus, çlirimin e Ukrainës , një pjese të madhe të Lituanisë dhe pjesës lindore të Polonisë. Në prill-maj të vitit 1945 trupat e frontit nën komandën e tij, së bashku me trupat e Frontit të Parë Ukrainas dhe të Dytë Bjellorus, kryen me sukses operacionin sulmues për marrjen e Berlinit. Ishte Zhukov ai që u udhëzua të zyrtarizonte ligjërisht humbjen e armikut, duke nënshkruar më 8 maj 1945 në Karlshorst, në emër të Komandantit Suprem të Përgjithshëm, Aktin për dorëzimin pa kushte të Gjermanisë naziste. Pikërisht Zhukov priti Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq më 24 qershor 1945.

#Victory79 #9may #ДеньПобеды79 #9мая #DitaeFitores #LuftaeMadhePatriotike
Në prag të Ditës së Fitores sё Madhe, Ambasada Ruse në Shqipëri vazhdon tё sjellё në vëmendjen tuaj një seri botimesh kushtuar #komandantёve të shquar rusë tё epokёs sё Luftёs sё Madhe Patriotike.

Sot duam t'ju tragojmё pёr Konstantin
#Rokossovski (1896-1968)

Pjesëmarrës në Luftën e Parë Botërore, që prej gushtit 1918 lufoi në Ushtrinë e Kuqe, gjatë Luftës Civile ai komandoi një skuadrilje, një divizion të veçantë dhe një regjiment kalorësie.

Rokossovski nuk i shpëtoi fatit të shumë komandantëve të Ushtrisë së Kuqe të Punëtorëve dhe Fshatarëve, të cilët u bënë viktima të represioneve të Stalinit. Pas një burgimi afatshkurtër, ai u lirua nga burgu në vitin 1940 me kërkesë personale të G.K. Zhukov, i cili kishte shumë nevojë për gjeneralë me përvojë dhe kompetentë.

Konstantin Konstantinoviç hyri në Luftën e Madhe Patriotike si komandant i një korpusi të mekanizuar. Trupat nën komandën e tij morën pjesë në Betejën e Smolenskit (1941), Betejën e Moskës (1941-1942). Gjatë betejave mbrojtëse pranë Moskës, Rokossovski kreu me sukses një operacion për thyerjen e trupave nazi-fashiste në drejtim të Volokolamskut, Istra, Ostashkov.

Në mars 1942 ai u plagos rëndë nga një copë predhe. Në dimrin e vitit 1943 trupat e tij kapën feldmarshallin Paulus dhe 90 mijë ushtarë gjermanë në Stalingrad. Marshalli nuk ndahej nga pistoleta e feldmarshallit Paulus - i kërkoi të jepte armën e tij personale atij udhëheqësi, i cili e tejkaloi atë në artin e luftës.

Pas Stalingradit, Rokossovski kreu shumë operacione të suksesshme për mposhtjen e armikut. Që nga shkurti 1943 Rokossovski komandoi trupat e Frontit Qendror, i cili mori pjesë në Betejën e Kurskut dhe Betejën e Dnieprit.

Ai gëzonte popullaritet të madh te vartësit e tij. Arti i tij i udhëheqjes ushtarake u manifestua më qartë në betejat vendimtare të fazës përfundimtare të Luftës së Madhe Patriotike –në operacionet strategjike të Prusisë Lindore, Pomeranisë Lindore dhe Berlinit.

Për fitoret e arritura në Luftën e Madhe Patriotike, Marshalli i Bashkimit Sovjetik, K. Rokossovski u nderua dy herë me titullin “Hero i Bashkimit Sovjetik” dhe u dekorua me Urdhrin më të lartë ushtarak sovjetik - “Fitorja”. Komandantit iu dha një nder tjetër i lartë - më datë 24 qershor 1945 ai komandoi Paradën e Fitores në Moskë.

#Victory79 #9may #Победа79 #9мая #VictoryDay #LuftaeMadhePatriotike #Rusia #2WW #ДеньПобеды79
🎖Më 4 maj 1945 në Berlin u zhvillua Parada e parë e fitimtarëve.
▪️Ushtarët sovjetikë marshuan solemnisht nga Rajhstagu deri te Portat e Brandenburgut.
❗️Kanë mbetur vetëm 5 ditë nga Fitorja e Madhe.
________
🎖4 мая 1945 года в Берлине состоялся первый Парад победителей.
▪️Советские солдаты торжественным маршем прошли от Рейхстага до Бранденбургских ворот.
❗️До Великой Победы оставалось всего 5 дней.

#Victory79 #9may #Победа79 #9мая #VictoryDay #LuftaeMadhePatriotike #Rusia #2WW #ДеньПобеды79
🇷🇺 Skulptura "Mëmëdheu na thërret” është elementi më i famshëm i kompleksit memorial "Për Heronjtë e Betejës së Stalingradit", i cili ndodhet mbi kodrën #Mamaev #Kurgan në qytetin e #Volgogradit. Ajo është statuja më e lartë në Rusi dhe Evropë dhe një prej statujave më të larta në tërë botën.

Vepra e skulptorit Evgenij #Vuçetiç dhe inxhinierit Nikollaj Nikitin është në fakt një figurë e një gruaje, që bën një hap përpara me një shpatë të ngritur lart në dorën e djathtë. Statuja është një imazh alegorik i Mëmëdheut, e cila është duke thirrur bijtë e saj për të luftuar kundër armikut. Ndërtimi i monumentit filloi në maj 1959 dhe përfundoi në 15 tetor 1967.

Beteja e #Stalingradit filloi më 17 korrik 1942 dhe përfundoi më 2 shkurt 1943. Rezultati i saj ishte shpartallimi i ushtrisë gjermane. Kjo fitore e Ushtrisë së Kuqe shënoi fillimin e "kthesës rrënjësore" jo vetëm për Luftën e Madhe Patriotike, por edhe Luftën e Dytë Botërore.

#Victory79 #9may #Победа79 #9мая #VictoryDay #деньпобеды79
Aleksandër Mihailloviç #Vasilevski (1895-1977)

Ai ëndërronte të bëhej agronom, por u bë një udhëheqës i shquar ushtarak. Ashtu si pjesa tjetër e Marshallëve të Fitores, ai ishte pjesëmarrës në Luftën e Parë Botërore. Në vitin 1916, si komandant i një njësie, Vasilevski mori pjesë në përparimin e famshëm të Brusilovit. Gjatë Luftës Civile, në fillim të viteve 1920, ai luftoi kundër pushtuesve perëndimorë.

Historianët përmendin rolin kryesor të Aleksandër Mihailloviç në organizimin e mbrojtjes së Moskës dhe kundërsulmit pasues. Në 1942, Aleksandër Mihailloviç u emërua Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe në të njëjtën kohë – Zëvendës i Komisarit të Popullit (Ministrit) të Mbrojtjes së BRSS. Në këtë pozicion Vasilevski mori pjesë aktive në zhvillimin dhe zbatimin e pothuajse të gjitha operacioneve kryesore në frontin sovjetik-gjerman.

Ai koordinoi veprimet e fronteve në betejat e Stalingradit dhe Kurskut, gjatë operacionit bjellorus dhe çlirimit të vendeve balltike. Në të njëjtën kohë, ai gjithmonë përpiqej të sigurohej personalisht se si zbatoheshin urdhrat e tij. Grada Marshall iu dha Vasilevskit në vitin 1943, vetëm një muaj pasi iu dha grada e Gjeneralit të Ushtrisë! Askush nga udhëheqësit e tjerë ushtarakë nuk mund të mburrej me një ritëm të tillë. Dhe pas fitores mbi Gjermaninë, trupave sovjetike, nën komandën e Marshall Vasilevskit, iu deshën vetëm 24 ditë për të mposhtur në gusht 1945 Ushtrinë e panumërt Kuantung të Perandorisë Japoneze në Lindjen e Largët.

Aleksandër Vasilevski hyri në histori si udhëheqësi i vetëm ushtarak i Luftës së Madhe Patriotike, i cili zyrtarisht nuk pësoi asnjë humbje. Marshall Vasilevski ishte një nga tre mbajtësit dy herë të Urdhrit legjendar “Fitorja”, së bashku me Josif Stalin dhe Marshall Zhukov.

#Victory79 #9may #Победа79 #9мая #VictoryDay #LuftaeMadhePatriotike #Rusia #2WW #ДеньПобеды79
Kryeqyteti rus po pergatitet për paradën ushtarake të Fitores, e cila do të mbahet nesër në Sheshin e Kuq.

📸@lystseva

#Moska #Victory79 #9may #Победа79 #9мая #VictoryDay #LuftaeMadhePatriotike #Rusia #2WW #деньпобеды79
🇷🇺 🇦🇱 Të dashur miq, Gëzuar Ditën e Fitores së Madhe kundër nazifashizmit!

🎖79 vjet më parë, si rezultat i luftës më të përgjakshme në historinë e njerëzimit, me çmimin e përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe viktimave të panumërta u shpartallua nazizmi, ra Gjermania fashiste. Pikërisht BRSS, populli sovjetik morën goditjen kryesore, i bënë qëndresë heroike armikut mizor dhe të fuqishëm dhe e shpartalluan atë plotësisht, duke çliruar atdheun dhe shumë vende evropiane.

🕯 Pa asnjë ekzagjerim, kjo luftë trokiti në dyert e çdo shtëpie sovjetike. Çdo familje ka heroin e vet. Ne ruajmë dhe çmojmë me respekt kujtimin për veteranët e frontit dhe ata të prapavijës, ata janë gjithmonë me ne, në zemrat tona.

❗️ Është shumë e rëndësishme që bota të mos harrojë mësimet e kësaj lufte, që në asnjë rrethanë të mos përsëritet një tragjedi e tillë në shkallë globale. Vetëm së bashku, mbi bazën e barazisë, duke u mbështetur në Kartën e OKB-së dhe dokumentet e tjera universale të kësaj organizate ne mund të sigurojmë paqen e qëndrueshme në Tokë dhe të përballojmë sfidat dhe kërcënimet e reja.
Stafi i Ambasadës ju përgëzon për festën, Ditën e Fitores së Madhe, dhe t’u urojë të gjithëve paqe e mirësi!

📸 @alexandermir

#Victory79 #9may #Победа79 #9мая #VictoryDay #LuftaeMadhePatriotike #Rusia #WW2 #ДеньПобеды79 #Russia
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
🇷🇺🇦🇱 Në Ditën e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, punonjësit e Ambasadës së Rusisë në Shqipëri, si dhe bashkatdhetarët tanë iu bashkuan nismës "Regjimenti i Pavdekshëm" në formatin online, duke ndarë fotografi arkivore të të afërmve të tyre që mbrojtën atdheun tonë nga pushtuesit nazistë gjatë luftës.

Kujtim i përjetshëm për ata që vdiqën për Atdheun! Bëma juaj është e pavdekshme!
_______
🇷🇺🇦🇱 В День Победы в Великой Отечественной войны сотрудники Посольства России в Албании, а также наши соотечественники присоединились к акции «Бессмертный полк» в формате онлайн, поделившись архивными фотографиями своих родственников, защищавших нашу Родину от немецко-фашистских захватчиков в годы войны.

Вечная память погибшим за Родину! Ваш подвиг бессмертен!

#Victory79 #9may #Победа79 #9мая #VictoryDay #LuftaeMadhePatriotike #Rusia #WW2 #ДеньПобеды79 #Russia
✍️ По случаю праздника Дня Победы Посольство России в Албании подготовило статью "Без права на возрождение: 79 лет Великой Победе над нацизмом", посвященную 79-й годовщине Победы в Великой Отечественной войне.

📍 Основные тезисы:

🔹9 мая 1945 г., семьдесят девять лет назад, в своём логове, в Берлине, был повержен германский нацизм. Отмечая эту дату, мы не только отдаем дань памяти поколению победителей, но и пытаемся извлечь уроки из исторического прошлого.

🔹Главное, что предопределило величайшую трагедию в истории человечества, - это государственный эгоизм, трусость, потакание набиравшему силу агрессору, а ещё - слабость Лиги наций.

☝️ Именно Советский Союз и Красная Армия внесли решающий вклад в разгром нацизма. В боях за освобождение территории своей Родины и ряда стран Европы погибли 27 млн советских граждан.

🔹Печально, что в учебниках по истории во многих странах сегодняшней Европы, США, Канады эти жертвы не упоминаются, а СССР не относят к странам антигитлеровской коалиции. Это низость и подлость по отношению к памяти тех, кто отдал жизни за освобождение человечества от коричневой чумы!

❗️ Мы говорили о том, что уроки самой страшной бойни в истории человечества предавать забвению и переписыванию недопустимо, поскольку это обязательно приведёт к повторению трагедии. Как видим сегодня, предвидение России, увы, сбылось.

🇪🇺 Европа, более всех пострадавшая от Гитлера, будто вернулась на восемь десятилетий назад: фашисты находятся в зените славы, дискриминация и массовые убийства по национальному, языковому, религиозному признаку считаются нормой, а в украинских степях орудуют боевики и бронетехника с символикой частей СС, запрещённых решением Нюрнбергского трибунала.

🇷🇺🇦🇱 День Победы – общий праздник для России и Албании, которая также являлась участником антигитлеровской коалиции. В борьбе с нацифашизмом погибли 28 тыс. албанских патриотов. Помним об этом вкладе албанцев в общее дело борьбы с коричневой чумой ХХ века.

🔗 Читайте полностью: https://telegra.ph/Bez-prava-na-vozrozhdenie-79-let-Velikoj-Pobede-nad-nacizmom-05-08

#Victory79 #9may #Победа79 #9мая #VictoryDay #LuftaeMadhePatriotike #Rusia #WW2 #ДеньПобеды79 #Russia