Russian Embassy in Albania
299 subscribers
4.08K photos
474 videos
1 file
1.22K links
Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱
Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba

Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱
Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы
Download Telegram
♻️ Në qarkun e Samara po ndërtohet një fabrikë për prodhimin e dronëve civilë. Ndërtimi filloi këtë prill. Planifikohet qё deri në vitin 2024 vёllimi i prodhimit do tё arrijё shifrёn prej më shumë se 3 mijë dronëve në vit.
🇷🇺 #Rusia-#Vendi_i_Mundёsive
____
♻️ В Самарской области построят завод по выпуску гражданских беспилотников. К строительству приступили в текущем апреле. К 2024 году планируется выйти на производительность более 3 тыс. дронов в год.
🇷🇺 #Россия - #СтранаВозможностей
#Rusia-#Vendi_i_Mundёsive
🇷🇺 Kompleksi DIATER-M i Rostec (Korporata Teknologjike Ruse) bën të mundur diagnostikimin dhe heqjen e neoplazmave pa ndërhyrje kirurgjikale.

Është fjala për aparatin e parë rus të terapisë HIFU. Ky është një zhvillim i përbashkët i Holding “Shwabe” dhe Universitetit Politeknik të Shën Peterburgut “Pjetri i Madh”.

Terapia HIFU bazohet në përdorimin e valëve ultratinguj të fokusuara me intensitet të lartë. Në shkencën moderne mjekësore, kjo metodë konsiderohet si një nga mënyrat më të sigurta dhe më efektive për të luftuar sëmundjet onkologjike.

Ky aparat i veçantë vepron në masat malinjë dhe beninjë në fazat e hershme të sëmundjes. Përdorimi i tij nuk kërkon anestezi.

Prodhimi në seri i pajisjeve do të fillojë në fillim të vitit 2024.
🇷🇺 ✈️ Përgatitjet për fluturimin e parë tё avionit rus #SSJ-NEW po vijnë në vijën e finishit.

Avioni do të bëjë një fluturim prove në javët e ardhshme pas kontrolleve të pajisjeve në tokë. Kёtij avioni iu instaluan sisteme kontrolli ruse, avionikë, shasi, sistem hidraulik, sistem kondicionimi dhe shumë më tepër.

"Nё të ardhmen, SSJ-NEW së bashku me avionin e mesёm MS-21 do të bëhet baza e flotës së linjave ajrore ruse. Ne e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky avion për vendin tonë, dhe për këtë arsye ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për ta nisur atë në prodhimin masiv sa më shpejt të jetë e mundur," komentoi lajmin Vladimir Artyakov, Zëvendës Drejtori i Parë i Përgjithshëm i Korporatës #Rostec.

#Rusia-#Vendi_i_Mundёsive
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
#Rusia-#Vendi_i_Mundёsive

🇷🇺 Uzina e prodhimit të automobilave në Kaliningrad "Avtotor" po planifikon të nisë në vitin 2024 një tjetёr linjё tё prodhimit tё automjeteve kompakte elektrike.

Vëllimi i investimeve në krijimin e një fabrike të automjeteve të tilla elektrike pёrbёn 3.97 miliardë rubla. Kapaciteti prodhues pritet të jetë deri në 50,000 automjete në vit.

Makina elektrike po zhvillohet për të rinjtë dhe kompanitë e ndarjes së makinave (#carsharing). Përveç kësaj, po zhvillohet edhe një model për njerëzit me aftësi të kufizuara, zona të mbyllura dhe parqe.

#Rusi #Russia #transport #technologies #транспорт #технологии
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
#Rusia-#Vendi_i_Mundёsive

🇷🇺 Nё Moskё u zhvillua një stacion karikimi për disa automjete elektrike njëkohësisht. Projekti është plotësisht vendas - nga komponentët deri nё softuer kompjuterik.

🔌 Stationi mund të karikojë tre automjete elektrike njëkohësisht, mesatarisht pёr nga 10-20 deri në 40-60 minuta.

Kompania e Moskës do të mund të prodhojë më shumë se 500 pajisje të tilla në vit.

Në territorin e kryeqytetit ka disa kompani, qё merren me prodhimin e stacioneve të karikimit elektrik. Si pjesë e programit të qytetit për zhvillimin e transportit elektrik dhe infrastrukturës së karikimit "Energjia e Moskës", që nga viti 2020 janë instaluar 212 stacione karikimi të kompanive të Moskës. Në total, në rrugët e qytetit ka mbi 400 stacione tё tilla.

#РоссияСтранаВозможностей #Rusi #Russia #Россия #высокиетехнологии #технологии #science #будущее #future #hightech
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
#Rusia-#Vendi_i_Mundёsive

Kompania ruse teknologjike "Yandex" ka disa vite qё përdor në mënyrë aktive në Rusi Roverët e saj, dhe ata tregojnë rezultate të shkëlqyera.

Robotёt e Yandex-it janë një zgjidhje inovative në fushën e shpërndarjes së mallrave në mjedisin urban.
Karakteristikat e tyre teknike dhe parimi i funksionimit i bëjnë ata efikasë dhe të sigurtë për shpërndarjen e ngarkesave. Falë përdorimit të Roverëve, përdoruesit mund të marrin mallrat e tyre më shpejt, ndёrsa kompanitë mund të zvogëlojnë barrën mjedisore dhe financiare.

Në të ardhmen, këta robotë të shpërndarjes do të bëhen një pjesë integrale e industrisë së shpërndarjes, duke përmirësuar jetën tonë dhe duke rritur efikasitetin e procesit të shpërndarjes.

Видео: Яндекс Go
#Rusia - #vendi_i_mundёsive

🧬 Në Moskë, filloi prodhimi i një ilaçi për trajtimin e kancerit me ndihmën e dritës.

Në fazat e hershme të sëmundjes, kjo metodë e trajtimit mund të zëvendësojë ndërhyrjen kirurgjikale. Ilaçi injektohet te pacienti, grumbullohet në qelizat tumorale, pastaj aktivizohet nga rrezatimi i lazerit ose i diodave. Neoplazma shkatërrohet pothuajse plotësisht.

💡 Ky zhvillim i kompanisë sё kryeqytetit nuk ka analoge të huaja.

Kompania planifikon të prodhojë deri në 40 mijë shishe në vit — kjo do të mbulojë plotësisht nevojat e terapisë fotodinamike në Rusi.
#Russia-#Vendi_I_Mundёsive

🇷🇺Në Rusi vazhdojnë të zbatohen projektet e energjisë së rinovueshme.

🌿 Në fillim të tetorit të këtij viti, në rrethin e Stavropolit nisi punёn stacioni i shtatë i energjisë së erës - Trunovskaya, i cili ka një kapacitet prej 95 MW dhe përbëhet nga 38 instalime. Parku i erës u ndërtua nga korporata ruse "Rosatom".
__________
#РоссияСтранаВозможностей

🇷🇺 В России продолжают реализовываться проекты в сфере возобновляемой энергетики.

🌿В начале октября с.г. в Ставропольском крае была запущена уже седьмая по счету ВЭС - Труновская, которая имеет мощность 95 МВт и состоит из 38 установок. Ветропарк был построен государственной корпорацией «Росатом».