esSunneh
474 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
Ibën Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Dikush thotë: “Nëse gjithçka është nën Dëshirën e All-llahut dhe e shkruar nga Ai, atëherë ne qenkemi të imponuar në veprimet tona (s’paskemi zgjedhje të lirë)!” – Ne i themi: shihet qartas se kjo është një fjalë e kotë, sepse, po të ishte njeriu i detyruar dhe pastaj të dënohet për veprat e veta, atëherë atij iu bëka padrejtësi.

Kështu është nëse një njeri e detyron një tjetër me forcë të bëjë diçka dhe pastaj e dënon për atë, të gjithë njerëzit do ta qortonin. E si mund që kjo (padrejtësi) t’i përshkruhet Krijuesit (azze ue xhel-le)?

Prandaj kjo fjalë konsiderohet si një prej të kotave më të mëdha. Ne e ndiejmë që nuk jemi të imponuar kur veprojmë diçka ose kur e lëmë atë dhe e ndiejmë se kemi zgjedhje të lirë.

Kjo mjafton për ta hedhur poshtë këtë pyetje të shpikur se: A është njeriu i imponuar apo i lirë për të zgjedhur?

Kjo pyetje është absurde. Ai që e bën këtë pyetje le ta pyesë veten: a ia ka imponuar dikush ta parashtrojë këtë pyetje?!”
"Sherh el-erbaine en-nevevie”, f. 91.
t.me/essunneh
2. Hadithi i Xhibrilit - Ora e Kiametit

https://essunneh.com/2-hadithi-i-xhibrilit-ora-e-kiametit/
Ajetul-Kursij

(Video me përkthim shqip dhe transliterim)
https://youtu.be/faqDEMPUG0g

Ajetul-Kursij është ajeti më madhështor në Librin e All llahut. Nëse njeriu e lexon Ajetin Kursij natën kur shtrihet në shtrat, atë do ta ruajë një ruajtës nga All-llahu dhe shejtani nuk do t'i afrohet dot, deri në agim.

Lexoje shpjegimin e këtij ajeti (es-Sa'di) :
https://essunneh.com/ajetul-kursij-ajeti-me-madheshtor-i-kuranit/