esSunneh
474 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
"40 Hadithet e Neveviut"

Hadithi i tretë

Është përcjellë se Ebu AbdirRahmâni – Abdull-llâh ibën Umer ibnul-Khattâbi (radijAll-llahu anhumâ) ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut (ﷺ) duke thënë:

“Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla): dëshmia se s’ka të adhuruar të drejtë veç All-llahut dhe se Muhamedi është i dërguari i All-llahut, kryerja e namazit, dhënia e zekatit, haxhi në Shtëpinë (e Shenjtë) dhe agjërimi i ramazanit.”

Përcjellë nga Buhariu dhe Muslimi

https://www.youtube.com/watch?v=PJ1hW90ujCc

t.me/essunneh
Ali ibën Ebi Tâlib-i () ka thënë:

“Dituria thërret punën dhe nëse s’i përgjigjet, ajo ikën!”

[Burimi: "Dhemmu men lâ jeamelu bi ilmih” – Ibën Asâkir, 14.]
t.me/essunneh
Dituria pa punë nuk është e lavdëruar

"All-llahu na ka rrëfyer historinë e një personi që ka kuptuar diçka nga Ajetet (shpalljet, argumentet) e All-llahut, por prapë nuk ka punuar sipas atyre. Këtë e ka krahasuar me shembullin më të shëmtuar e më të neveritshëm, që njerëzit të largohen nga kjo vepër dhe që të sqarohet shëmtia e saj:

وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ الَّذِي آتَيْنَاهُ آيَاتِنَا فَانسَلَخَ مِنْهَا فَأَتْبَعَهُ الشَّيْطَانُ فَكَانَ مِنَ الْغَاوِينَ (175) وَلَوْ شِئْنَا لَرَفَعْنَاهُ بِهَا وَلَٰكِنَّهُ أَخْلَدَ إِلَى الْأَرْضِ وَاتَّبَعَ هَوَاهُ ۚ فَمَثَلُهُ كَمَثَلِ الْكَلْبِ إِن تَحْمِلْ عَلَيْهِ يَلْهَثْ أَوْ تَتْرُكْهُ يَلْهَث ۚ ذَّٰلِكَ مَثَلُ الْقَوْمِ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا ۚ فَاقْصُصِ الْقَصَصَ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ (176)

“Tregoju atyre (O Muhamed) ndodhinë e atij të cilit Ne i dhamë Ajetet Tona (provat, dituritë, shpalljet), por ai u zhvesh prej tyre (i braktisi) dhe atëherë, djalli e pushtoi atë dhe ai u bë nga të humburit. Sikur të donim, do ta ngrinim lart me to (Ajetet Tona), por ai u mbërthye pas jetës tokësore dhe u dha pas dëshirave të veta.
Shembulli i tij është si shembulli i qenit: nëse e ndjek, ai dihat [1] nëse e lë ai përsëri dihat. Ky është shembull i njerëzve, që i përgënjeshtrojnë shpalljet Tona. Tregojua atyre
(Umetit tënd) këto ngjarje (të popujve të mëparshëm), në mënyrë që ata të mendojnë!” [2]

Ndërsa për jehudët All-llahu i Lartësuar ka thënë:

مَثَلُ الَّذِينَ حُمِّلُوا التَّوْرَاةَ ثُمَّ لَمْ يَحْمِلُوهَا كَمَثَلِ الْحِمَارِ يَحْمِلُ أَسْفَارًا ۚ بِئْسَ مَثَلُ الْقَوْمِ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِ اللَّهِ ۚ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ (5)

“Shembulli i atyre që janë ngarkuar ta mbajnë (zbatojnë) Teuratin, por pastaj nuk e mbajtën (nuk e zbatuan) atë, i shëmbëllen gomarit që vetëm sa i mbart librat. Sa i keq është shembulli i atyre që përgënjeshtrojnë Ajetet e All-llahut (e nuk përfitojnë prej tyre)! All-llahu nuk e udhëzon një popull zullumqar (të padrejtë e inatçi).” [3]

__________
[1] D.m.th. merr frymë shpesh duke e nxjerrur gjuhën jashtë (përkthyesi).
[2] El-A’râf, 175-176.
[3] El-Xhumu’a, 5.

Marrë nga "Libri i All-llahut dhe pozita e tij madhështore" - Abdul-Aziz Al esh-Shejh
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

يجاء برجل فيطرح في النار، فيطحن فيها كطحن الحمار برحاه. فيطيف به أهل النار فيقولون أي فلان، ألست كنت تأمر بالمعروف وتنهى عن المنكر؟ فيقول؛ إني كنت آمر بالمعروف ولا أفعله، وأنهى عن المنكر وأفعله. (رواه البخاري)

“Do të sillet një njeri dhe do të hidhet në Zjarr. Në të do të sillet rreth e rrotull, siç sillet gomari rreth mullirit të tij. Aty do ta rrethojnë banorët e Zjarrit dhe do t’i thonë: “O filan! A nuk ishe ti që (na) urdhëroje të mirën dhe ndaloje të keqen?!” Ai do të thotë “Unë, në të vërtetë, (jua) urdhëroja punët e mira, por nuk i bëja vetë dhe (jua) ndaloja të këqijat, por i bëja vetë!”

Përcjellë nga Buhariu
t.me/essunneh
esSunneh pinned «Poezi: "Pyetje për adhuruesit e kryqit" - Ibën Kajjim el-Xheuzije (All-llahu e mëshiroftë) https://essunneh.com/poezi-pyetje-per-te-krishteret-iben-kajjim/»
Mos u nxito gjatë leximit të Fatihasë! Lexoje ngadalë dhe jepja hakun e saj të meditimit!

Ibën Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Nëse njeriu shërohet nga:
sëmundja e syefaqësisë me: “Ijjâke ne’abudu” (vetëm Ty të adhurojmë);
sëmundja e mendjemadhësisë dhe vetëpëlqimit me: “Ijjâke neste’in” (vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë) dhe
sëmundja e devijimit dhe injorancës me: “Ihdines-Sirâtal-Mustekîm” (Na udhëzo në Rrugën e Drejtë),
- nëse shërohet nga këto, atëherë shërohet nga të gjitha sëmundjet dhe çrregullimet, gëzohet me petkun e shëndetit, i plotësohet dhuntia dhe bëhet prej “mun’am alejhim” (atyre që u është dhënë mirësia);
• e jo prej “me’gdubi alejhim” (me të cilët është zemëruar All-llahu) – e këta janë njerëzit me qëllime të prishura, të cilët e dinë të vërtetën por largohen nga ajo,
• dhe as prej “dâl-lîn” (që kanë humbur rrugën) – e këta janë njerëzit me dije të prishur, të cilët nuk e dinë të vërtetën dhe nuk e njohin atë.” [Medârixhus-Sâlikin, 1/78.]

Krejt këto dobi i arrin veç ai që e lexon Fatihanë me meditim.

t.me/essunneh
Ibën Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

"Çfarë do që të kërkosh prej mjekëve për ta larguar atë (sëmundjen, brengën...) që e ke në zemër, nuk ke për të gjetur asgjë si Kurani!"

Sherh el-Kâfijetish-Shâfije, 1/19.
t.me/essunneh
fb.com/essunnehcom
#Muaji_rexheb
Hafidh Ibën Haxher (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“As për vlerën e muajit rexheb, as për agjërimin e tij, as për faljen e ndonjë nate të caktuar në të, nuk është transmetuar ndonjë hadith sahih, që do të vlente si argument...”

Tebjîn el-Axheb, f. 6.
t.me/essunneh
#Muaji_rexheb
Dijetari i nderuar Ibën Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Për sa i përket “Israsë dhe Miraxhit”, është përhapur te shumë njerëz, ose te shumica e tyre, se ajo ka ndodhur në muajin rexheb, në natën e njëzeteshtatë. Kjo është absolutisht e pavërtetuar. Mendimi më i afërt është se “Israja dhe Miraxhi” kanë ndodhur në muajin rabi’ul-euel.
Pastaj festimet që bëhen natën e njëzeteshtatë të muajit rexheb, janë bidat dhe nuk kanë kurrfarë argumenti.”

[Likâ’ul-bâbil-meftûh, 217]
t.me/essunneh
All-llahu i Lartësuar ka thënë:

وَمَا أَنفَقْتُم مِّن شَيْءٍ فَهُوَ يُخْلِفُهُ ۖ وَهُوَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ
“Çfarë do që të shpenzoni ju (për hir të All-llahut), Ai jua zëvendëson atë; Ai është Dhuruesi më i mirë.” [Sebe’, 39]

Profeti (ﷺ) në një hadith sahih ka thënë:

مَنْ آتَاهُ اللَّهُ مَالًا، فَلَمْ يُؤَدِّ زَكَاتَهُ مُثِّلَ لَهُ مَالُهُ يَوْمَ القِيَامَةِ شُجَاعًا أَقْرَعَ لَهُ زَبِيبَتَانِ يُطَوَّقُهُ يَوْمَ القِيَامَةِ، ثُمَّ يَأْخُذُ بِلِهْزِمَتَيْهِ – يَعْنِي بِشِدْقَيْهِ – ثُمَّ يَقُولُ أَنَا مَالُكَ أَنَا كَنْزُكَ، ثُمَّ تَلاَ:»
“Atij që All-llahu i ka dhënë pasuri dhe nuk e kryen zekatin e saj, pasuria e tij do t’i paraqitet Ditën e Ringjalljes si një gjarpër (gjigant), të cilit i ka rënë lëkura e kokës (nga helmi i fortë që bart), me dy zebibe (shkuma që rri në dy skajet e nofullës, ose: me dy dhëmbë)[1], do t’i lidhet për qafe Ditën e Ringjalljes, pastaj do ta kapë me dy nofullat dhe do t’i thotë: “Unë jam pasuria jote! Unë jam kenzi (thesari) yt!” - Pastaj Profeti (ﷺ) e ka cituar ajetin:

“وَلَا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يبْخَلُونَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِن فَضْلِهِ هُوَ خَيْرًا لَّهُم ۖ بَلْ هُوَ شَرٌّ لَّهُمْ ۖ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا بِهِ يوْمَ الْقِيَامَةِ”

“Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë All-llahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo (pasuri), që nuk e kanë dhënë nga koprracia, do t’u mbështillet për qafe Ditën e Kiametit.” [Âl Imrân, 180]
t.me/essunneh
Shpjegimi i ajeteve 36-39 të sures Ez-Zuhruf

All-llahu i Madhëruar ka thënë:
وَمَنْ يَعْشُ عَنْ ذِكْرِ الرَّحْمَنِ نُقَيِّضْ لَهُ شَيْطَانًا فَهُوَ لَهُ قَرِينٌ (36) وَإِنَّهُمْ لَيَصُدُّونَهُمْ عَنِ السَّبِيلِ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ مُهْتَدُونَ (37) حَتَّى إِذَا جَاءَنَا قَالَ يَا لَيْتَ بَيْنِي وَبَيْنَكَ بُعْدَ الْمَشْرِقَيْنِ فَبِئْسَ الْقَرِينُ (38) وَلَنْ يَنْفَعَكُمُ الْيَوْمَ إِذْ ظَلَمْتُمْ أَنَّكُمْ فِي الْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ (39)
36. Atij që shmanget nga Dhikri i të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t’ia caktojmë një djall, që do t’i bëhet shok i pandashëm.
37. Në të vërtetë, djajtë i shmangin jobesimtarët nga rruga e drejtë, ndonëse ata mendojnë se janë të udhëzuar drejt.
38. Dhe, kur të vijë te Ne, (jobesimtari) do t’i thotë (djallit që e kishte shok): “Ah, sikur të kishte qenë largësia midis meje dhe teje sa ajo mes lindjes e perëndimit! Sa shok i keq paske qenë ti!”
39. (Atyre do t’u thuhet): “Nuk do t’ju bëjë dobi juve sot – pasi keni bërë padrejtësi – që ju jeni bashkëpjesëtarë në dënim”.

Lexo tefsirin e Sa’dit për këto ajete:
https://essunneh.com/shmangia-nga-kurani-surja-ez-zuhruf-36-39-tefsiri-i-sadit/