esSunneh
474 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
Forwarded from Blerand Grubi
Sonte, in shaAllah

📖 Dyzet Hadithet e Neveviut

Pas akshami, 20:45
‌‎Xhamia El-Fet’h, Shkup.

t.me/blerandgrubi
Vlera e muajit #Muharram, historia me Musain dhe agjërimi i ditës së Ashurasë

#el_Feuzân (All-llahu e ruajttë)

https://essunneh.com/vlera-e-muajit-muharram-dhe-historia-me-musain-alejhis-selam/
Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“All-llahu (i Lartësuar dhe i Pastër nga çdo e metë) kur ia dëshiron robit hairin, i jep të pijë ilaç prej sprovash dhe rrethanash testuese, aq sa i përshtatet gjendjes së tij, me të cilin ia nxjerr sëmundjet shkatërruese. Dhe kur ta dëlirë dhe ta pastrojë, e bën të denjë për shkallën më fisnike të dynjasë - e cila është nënshtrimi ndaj Tij me adhurim - dhe shpërblimin më të lartë të Ahiretit - i cili është shikimi i Tij dhe afërsia me Të.”
_________
Zâdul-Me’âd, 4/179.
t.me/essunneh
#Dyzet_Hadithet_e_Neveviut"

Hadithi i dytë
https://youtu.be/4TLr7R8vXG0

Umeri (radijAll-llahu anhu), gjithashtu, ka thënë:

“Përderisa ishim te i Dërguari (ﷺ) një ditë, na u paraqit një njeri me rroba shumë të bardha, me flokë shumë të zinj. Nuk shihej tek ai asnjë shenjë e udhëtarit dhe nuk e njihte asnjë prej nesh.

(Eci) deri sa u ul te Profeti (ﷺ). I drejtoi gjunjët pranë gjunjëve të tij, i vendosi duart mbi kofshët e tij dhe tha: “O Muhammed, më trego për Islamin!”

Profeti (ﷺ) tha:

“Islami është: të dëshmosh se s’ka të adhuruar të drejtë veç All-llahut dhe se Muhamedi është i dërguari i All-llahut, ta kryesh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh Ramazanin dhe, nëse ke mundësi, ta bësh haxhin në Shtëpinë (e Shenjtë).”

Pyetësi tha: “Të vërtetën e the.” – Ndërsa ne u çuditëm: po e pyet dhe po ia vërteton! Pastaj tha: “Tani më trego për Imanin!”

Profeti (ﷺ) tha: “Imani është: të besosh në All-llahun, në engjëjt e Tij, në Librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe të besosh në Kaderin (paracaktimin) e së mirës dhe së keqes.”

Pyetësi tha: “Të vërtetën e the!” Pastaj tha: “Po më trego për Ihsanin!”

Profeti (ﷺ) tha: “Ihsani është ta adhurosh All-llahun sikur je duke e parë. Nëse ti nuk je duke e parë, (dije se) Ai të sheh ty. ”

Pyetësi tha: “Tani më trego për Orën (e Fundit)!”

Profeti (ﷺ) tha: “I pyeturi për Orën nuk di më shumë se pyetësi!”

Ai tha: “Atëherë më trego për shenjat e saj!”

Profeti tha: “Kur robëresha ta lindë të zonjën e vet e kur t’i shohësh këta të zbathur, të paveshur, të varfër e barinj dhensh duke u shtyrë për ndërtesa më të larta.”

Pastaj u largua. Pasi kaloi një kohë, Profeti (ﷺ) më tha: “O Umer, a e di se kush ishte ky pyetësi?”

I thashë: “All-llahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri!”

Profeti (ﷺ) tha: “Ky ishte Xhibrili! Erdhi t’jua mësojë fenë tuaj.”
____________________
Përcjellë nga Muslimi
t.me/essunneh
Përktheu: Blerand Grubi
“Ehlus-Sunneh wel-Xhema’a: ata janë selefët (brezat e parë) e këtij Umeti, imamët e tij dhe çdo person që i ndjek ata me punë të drejta.”

#Ibën_Tejmije - “Mexhmû’ el-Fetâwa, 24/341”
__________________
Shkëputur nga libri “Akidja e Ehlu Sunetit”
Përkthimi: Blerand Grubi
Libri i ri i botuar:
"Akidja e Ehlus Sunetit dhe Xhematit"

Autor: Kolosi i dijes, Muhammed ibën Salih #Ibën_Uthejmin, All-llahu e mëshiroftë!

Përkthimi: Blerand Grubi
Botimi: prill, 2023 – Shkup. 48 faqe.
Çmimi: 1€

Kontakt:
https://t.me/blerand
Per Shqipëri:
Dyqani: Bio Herbal Tiranë
+355698920040
Media is too big
VIEW IN TELEGRAM
Surja El-Bekara, ajetet 30-39
Krijimi i Ademit, alejhis-selam
https://youtu.be/9uBknqmzPdQ
Per ata qe kuptojne anglisht.
Ligjerate e drejtperdrejte e shejh Halid Dhafirit, perkthyer ne anglisht nga shejh Abdul-Ilah Lahmami, Allahu i ruajtte!
📢 LIVE NOW ➡️❗️

📘 PART 6 | Explanation of the Hā'iyyah Poem

🎙️By the Noble Shaykh Dr. Khalid Ad-Dhufairi ⁦ @almadani_k ⁩ حفظه الله

Translated by Shaykh Dr. Abdulillah Lahmami @Abdulilah_UK حفظه الله

📡 Listen Live:
mixlr.com/masjid-at-tawheed
Në njërën nga duatë autentike të Profetit (ﷺ) thuhet:

"وأعوذ بك من أن يتخبطني الشيطان عند الموت"
«...dhe mbështetem te mbrojtja Jote (o All-llah) që të mos më devijojë shejtani (të humbas mendjen ose fenë) në çastet e vdekjes!» [1]

Imami #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

«Vepra varet nga përfundimi». Atij që e prish avdesin para selamit, i prishet krejt ajo që e ka vepruar gjatë namazit. Atij që e çel iftarin para perëndimit të diellit, i ikën agjërimi dhe i humb. Edhe ai që vepron keq në fund të jetës, do ta takojë Zotin e vet me atë fytyrë!” [2]
________
[1] Transmeton Ebu Davudi, 1552 dhe En-Nesâi, 282.
[2] El-Fewâid, 63.
t.me/essunneh
Media is too big
VIEW IN TELEGRAM
Surja El-A'râf, ajetet 11-30
Historia e Ademit, alejhis-selam
https://youtu.be/tCPIlgLOcvw
Forwarded from Blerand Grubi
Sonte, in shaAll-llah

📖 Historitë e Profetëve
- Historia e Ademit, alejhis-selâm

Pas akshamit, 19:40.

t.me/blerandgrubi
Imam Sufjan ibën Ujejne (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Asnjë bidatçi në Tokë nuk shpëton pa e kapluar një poshtërim, dhe kjo është përmendur në Librin e All-llahut.”

Ata i thanë: “E ku përmendet ajo në Librin e All-llahut?”

Ai u përgjigj: “A nuk e keni dëgjuar Thënien e All-llahut të Lartësuar:

"إِنَّ الَّذِينَ اتَّخَذُوا الْعِجْلَ سَيَنَالُهُمْ غَضَبٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَذِلَّةٌ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا"

«Vërtet ata që e morën viçin për të adhuruar, do t’i zërë një zemërim nga Zoti i tyre dhe një poshtërim në jetën e dynjasë.» [El-A’râf, 152]

Ata thanë: “O Ebu Muhammed! Kjo është e veçantë për ata që e kanë adhuruar viçin!”

Ai tha: “Kurrsesi! Lexoni çfarë thotë në vazhdim (ajeti):

"وَكَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُفْتَرِين"
«Kështu i ndëshkojmë Ne ata që shpifin.» [El-A’râf, 152]

- pra vlen për çdo shpifës dhe shpikës (bidatçi) deri në Ditën e Kiametit.”
________
Hiljetul-Eulijâ’ 7/280.
t.me/essunneh
Forwarded from Blerand Grubi
Sonte, in shaAll-llah

📖 Historitë e Profetëve
- Historia e Ademit, alejhis-selâm

Pas akshamit, 19:15.

t.me/blerandgrubi
Shejhul-Islam #Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Dhe duhet ditur se asnjëri prej imamëve të dijes – prej atyre që janë të pranuar përgjithësisht nga umeti – nuk e kundërshton qëllimisht të Dërguarin e All-llahut (ﷺ) në asnjë çështje të Sunetit të tij, as të imët, as të madhe. Sepse ata janë në unanimitet të padiskutueshëm se pasimi i të Dërguarit (ﷺ) është vaxhib dhe se çdo njeri është i atillë që disa fjalë ia marrim dhe disa ia lëmë (d.m.th.: nuk ka njeri të cilit detyrohemi t’ia pranojmë të gjitha fjalët), përveç të Dërguarit të All-llahut (ﷺ).

Mirëpo, nëse gjejmë te ndonjëri prej tyre ndonjë fjalë, për të cilën është transmetuar hadith i saktë që e thotë të kundërtën, atëherë patjetër ka një arsyetim për të se përse e ka lënë hadithin.
Të gjitha arsyetimet rrumbullakohen në tri kategori:
E para: nuk ka besuar se Profeti (ﷺ) e ka thënë atë hadith;
E dyta: nuk ka besuar se me atë hadith është për qëllim ajo mesele;
E treta: ka besuar se dispozita që e bart ai hadith është e shfuqizuar.
Këto tri kategori degëzohen më pas në një numër sebepesh.”
--------
Raf’ul-Melâm ‘anil-Eimmetil-A’lâm, f. 9.
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

"Dhe kështu Zoti i Madhëruar, kur e privon robin e Tij besimtar nga një çështje e dynjasë, e privon vetëm për t’i dhënë diçka më të mirë dhe më të dobishme për të. Kjo nuk vlen për askënd tjetër, veçse për besimtarin. Atë e privon nga risku më i ulët dhe më pak i çmuar dhe nuk ia pëlqen atë atij, që t’ia japë riskun më të lartë dhe më të çmuar.

Por robi, nga padija për atë se çfarë është në dobinë e vet dhe nga padija për bujarinë e Zotit të vet, për urtësinë dhe butësinë e Tij, nuk e kupton ndryshimin midis asaj që ia ka privuar dhe asaj që ia ka rezervuar. Bile është i prirur nga dashuria për të shpejtën (dynjanë) edhe në qoftë e ulët, dhe nga mungesa e dëshirës për të më vonshmen, edhe në qoftë e lartë.

Sikur robi të ishte i drejtë me Zotin e vet – e ku të bëhet i tillë – do ta dinte se mirësia e All-llahut ndaj tij lidhur me gjërat që ia ka penguar, prej dynjasë dhe kënaqësive të saj, është më e madhe se mirësia e All-llahut ndaj tij lidhur me gjërat që ia ka dhuruar. Ai, pra, nuk e ka privuar për tjetër, veçse për t’i dhuruar, nuk e ka sprovuar (me vështirësi), veçse për t’i dhënë mirëqenie, nuk e ka vënë në test, veçse për ta nxjerrë të pastër, nuk e ka bërë të vdesë, veçse për ta ngjallur dhe nuk e ka sjellë në këtë botë, veçse të përgatitet nga aty për të shkuar tek Ai dhe ta ndjekë rrugën që të shpie drejt Tij.

“Ai e ka bërë natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës për ata që duan të marrin mësim ose duan të falënderojnë.” [El-Furkân, 62] “Por të padrejtët nuk pranojnë, ata vetëm mohojnë.” [El-Isrâ’, 99]

All-llahu është Ai prej të Cilit kërkojmë ndihmë!"
________________
t.me/essunneh
El-Fewâid, f. 79.
Përktheu: Blerand Grubi
Forwarded from esSunneh
All-llahu i Lartësuar ka thënë:
وما أصابكم من مصيبة فبما كسبت أيديكم
“Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë.” [Esh-Shûrâ, 30]

أَوَلَمَّا أَصَابَتْكُمْ مُصِيبَةٌ قَدْ أَصَبْتُمْ مِثْلَيْهَا قُلْتُمْ أَنَّى هَذَا قُلْ هُوَ مِنْ عِنْدِ أَنْفُسِكُمْ
“Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, All-llahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” [Âl Imrân, 165]
———————
#Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) thotë:

“Kur i jepet autoritet mbi robin dikujt që e dëmton atë (me fyerje, fizikisht etj.), i jepet vetëm si pasojë e ndonjë gjynahu (të robit), të cilin e di ose nuk e di robi. Gjynahet që nuk i di robi janë shumëfish më tepër se ato që i di. Gjithashtu, ndër gjynahet që i di dhe i vepron, ato që i harron janë shumëfish më tepër se ato që i mban mend!
Në duanë e njohur thuhet:

"اللهم إني أعوذ بك أن أشرك بك وأنا أعلم وأستغفرك لما لا أعلم"
[All-llahumme innî e’ûdhu biKe en ushrike biKe we ene e’alem, we estegfiruKe limâ lâ e’alem!]

“O All-llah! Unë kërkoj të më mbrosh që të mos Të bëj shirk duke e ditur dhe Të kërkoj falje për atë që nuk e di!” [Sahih el-Edeb el-Mufrad, 266]

Pra, gjynahet për të cilat robi ka nevojë të kërkojë falje e që nuk i di, janë shumë-shumëfish më tepër se ato që i di. Domethënë, nuk fiton autoritet mbi të dikush që e fyen dhe dëmton, përveçse si pasojë e ndonjë gjynahu.

Një njeri e ka takuar një dijetar të selefit (të gjeneratave të para të Islamit) dhe i është drejtuar me gjuhë të vrazhdë dhe me fyerje, kurse dijetari i ka thënë:
- “Ndalo pak, sa të hyj në shtëpi, pastaj kthehem te ti!”
Ka hyrë dhe i ka bërë sexhde All-llahut, është lutur me përulje, ka bërë teube dhe i është kthyer Zotit me pendim. Pastaj ka dalë përpara personit. Ai ka thënë:
- “Çfarë bëre?”
Ky i ka thënë:
- “U pendova tek All-llahu nga gjynahu, për shkakun e të cilit Ai të ka dhënë fuqi mbi mua (të më fyesh).”
_________________
Bedâi’ul-Fewâid, 2/770.
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh