esSunneh
475 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
Forwarded from esSunneh
All-llahu i Lartësuar ka thënë:

بَلَىٰ مَنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُ لِلَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ فَلَهُ أَجْرُهُ عِندَ رَبِّهِ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

“Përkundrazi, ai që fytyrën e vet ia nënshtron All-llahut, duke vepruar mirë, do ta ketë shpërblimin te Zoti i tij. Këta nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.” [El-Bekara, 112]

“…fytyrën e vet ia nënshtron All-llahut” – ky është Ihlasi (kryerja e adhurimit pastër për Zotin), monoteizmi dhe shpëtimi nga shirku;

“…duke vepruar mirë” d.m.th. duke e ndjekur shembullin e të Dërguarit (ﷺ), larg bidateve dhe risive në fe.

Nuk është e rëndësishmja që njeriu thjesht të bëjë vepra, po e rëndësishmja është që njeriu të shpëtojë nga shirku dhe të shpëtojë nga bidatet dhe risitë. Përndryshe, veprat do t’i llogariten veç një lodhje e kotë.

Salih #el_Feuzân (All-llahu e ruajttë)
______________
https://essunneh.com/a-me-jane-pranuar-veprat-e-mira
Forwarded from esSunneh
Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

All-llahu i Lartësuar ka thënë:
وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا
“Ata që luftojnë për hirin Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona.” [El-‘Ankebût, 69]

All-llahu i Lartësuar udhëzimin e ka lidhur me luftën. Kjo do të thotë se njerëzit me udhëzimin më të plotë janë ata me luftën më të madhe. Kurse lufta më e detyrueshme është lufta me nefsin, lufta me ëndjet, lufta me shejtanin dhe lufta me dynjanë.

Atë që i lufton këto të katra për hir të All-llahut, All-llahu e udhëzon në rrugët e Kënaqësisë së Tij, të cilat e shpien drejt Xhenetit të Tij. Kurse atij që e lë luftën, i ikën udhëzimi (i pakësohet) varësisht nga lufta së cilës i është shmangur.

El-Xhunejd ka thënë:
“«Ata që luftojnë» ëndjet «për hirin Tonë» me teube, «me të vërtetë, do t’i udhëzojmë drejt udhëve» të ihlasit.”

Njeriu nuk do të mund të luftojë kundër armikut të jashtëm, përveçse pasi t’i luftojë këta armiq nga brenda. Ai që triumfon mbi këta, triumfon edhe mbi armikun, kurse ai që mposhtet nga këta, mposhtet edhe nga armiku.”

El-Fewâid, f. 82.
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Profeti (ﷺ) ka thënë:

«من تعلم العلم ليباهي به العلماء أو يماري به السفهاء أو يصرف به وجوه الناس إليه أدخله الله جهنم»
“Kush e mëson diturinë për t’u krenuar me të para të dijshmëve, ose për të polemizuar me të padijshmit, ose për t’i kthyer fytyrat e njerëzve nga vetja, All-llahu do ta fusë në Zjarr!”

Transm. Ebu Hurajra.
Sahih el-Xhâmi’ es-Sagir, nr. 6158.
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Shejhul-Islam #Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Kur njerëzit përçahen – prishen dhe shkatërrohen, kurse kur bashkohen – rregullohen dhe zotërojnë! Sepse bashkimi është rahmet, kurse përçarja adhab (dënim).”

Mexhmû’ el-Fetâwâ, 3/421.
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Ruaju nga vetëpëlqimi, se të shkatërron!
Medito rreth këtyre fjalëve të imam Ibën Rexhebit (All-llahu e mëshiroftë):

“Ajo që e ka shkatërruar Iblisin është vetëpëlqimi, prandaj ka thënë: “Unë jam më i mirë se ai (Ademi).... Kurse ajo që ia ka përsosur virtytet Ademit është pohimi kundër vetes: “O Zoti ynë! Ne i kemi bërë padrejtësi vetvetes...”
___________
“Letâif el-Me’ârif”, f. 118. Marrë nga twitteri i dijetarit të nderuar Abdull-llah el-Buhari, All-llahu e ruajttë!
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Shejhul-Islam #Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Për ta plotësuar nimetin e Tij ndaj robërve besimtarë, All-llahu u zbret atyre disa vështirësi dhe dëmtime, në atë formë që i shtyn ata drejt Teuhidit. Kështu, ata i luten duke ia përkushtuar pastër gjithë fenë Atij, shpresojnë tek Ai dhe nuk shpresojnë tek askush tjetër, zemrat e tyre lidhen për Atë dhe për askënd tjetër.

Dhe, si rrjedhojë, ata fitojnë nga ana e: tevekkulit (mbështetjes) tek Ai, inâbe-s (kthimit me pendesë) nga Ai, ëmbëlsisë së imanit, shijimit të kënaqësisë së imanit dhe distancimit nga shirku, diçka që është dhunti shumë më e madhe se: largimi i sëmundjes, frikës, apo thatësirës. Fitojnë dhunti që janë shumë më të mëdha se arritja e lehtësimit dhe largimi i vështirësive të kësaj jete.

Sepse të gjitha këto janë thjesht kënaqësi trupore dhe mirësi dynjaje, të cilat mund t’i vijnë një jobesimtari shumë më shumë se sa i vijnë një besimtari.

Kurse ajo që i vjen ndjekësve të Teuhidit, atyre që ia kushtojnë pastër gjithë adhurimin All-llahut, është diçka më e madhe se sa mund ta përshkruajë realitetin e saj ndonjë shprehje, ose t’i kujtojë hollësitë e saj ndonjë mendje.

Secili besimtar ka hise në këtë, varësisht se sa ka iman.

Për këtë arsye, njëri nga dijetarët e parë ka thënë:
“O bir i Ademit! Vërtet, e ke fituar bekimin e Zotit për shkak të një halli, për të cilin e ke shpeshtuar trokitjen te dera e Zotit tënd!”

Njëri prej dijetarëve ka thënë:
“Vërtet, ndodh që, kur kam ndonjë hall dhe i lutem All-llahut për të, Ai më bekon me kënaqësinë e njohjes së Tij dhe ëmbëlsinë e rrëfimit para Tij, aq sa, në ato momente, nuk dëshiroj që All-llahu të ma shpejtojë realizimin e kërkesës sime, nga frika se mos shpirti im do të largohet nga kjo (gjendje). Sepse shpirti nuk lakmon asgjë, pos hises së vet, e kur t’i kryhet ajo, ai largohet.”

——————
Mexhmû’ el-Fetâwâ, 10/333.
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Zemra nuk korr sukses, nuk rregullohet, nuk i shijon dhuntitë, nuk gëzohet, nuk gjen kënaqësi, nuk ndien rehati dhe nuk qetësohet, përveçse kur e adhuron Zotin e vet, e do dhe i kthehet gjithnjë me pendim.
Edhe sikur t’i arrijë të gjitha kënaqësitë e gjërave të krijuara, me ato nuk do të gjejë rehati dhe nuk do të gjejë qetësi! Përkundrazi, ato do t’i shtojnë vetëm varfëri dhe shqetësim. Kënaqësinë do ta gjejë vetëm kur ta fitojë çështjen për të cilin është krijuar dhe për të cilin është përgatitur – e ajo është që All-llahu, i Vetëm, të jetë qëllimi i tij kryesor dhe synimi i tij më i lartë.”
_________________
Igâthetul-Lehfân, 2/198.
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Forwarded from Xhamia el Albani Shqip
Forwarded from Radio Miraath Shqip
Mesxhid el-Fet’h, Shkup
37 - Çfarë gjykimi ka bashkimi i tërë namazit të teravisë, ose një pjese të tij, me Vitrin, duke dhënë selam veç në fund?

Ky veprim e prish namazin, për shkak se Profeti ﷺ ka thënë: “Namazi i natës është dy nga dy...”, e nëse ato i bashkon nën një selam, nuk do të jenë “dy nga dy”, kështu që do të jetë në kundërshtim me urdhrin e të Dërguarit ﷺ.

Profeti ﷺ ka thënë:
«مَن عمل عملاً ليس عليه أمرنا فهو رد».
“Kush bën një vepër që nuk gjendet në fenë tonë (që nuk e kemi urdhëruar), ajo i refuzohet.” [Transm. Muslimi]

Imam Ahmedi – rahimehUll-llah – ka thënë:

“Ai që ngrihet për rekat të tretë në namazin e natës është njësoj sikur të ngrihet për të falur rekat të tretë në namazin e sabahut.”

- Që do të thotë se, nëse vazhdon rekatin e tretë me vetëdije, namazi i tij prishet, tamam si në namazin e sabahut.

Për këtë arsye, nëse gjatë namazit të teravisë harron dhe çohet për rekatin e tretë, e ka obligim që, në momentin që i kujtohet, të kthehet ulur, ta thotë teshehhud-in dhe të bëjë sexhden e harresës pas selamit. Nëse nuk vepron kështu, atij i prishet namazi.

Këtu kemi një çështje: Disa njerëz kanë kuptuar nga hadithi i ‘Aishes – radijAll-llahu ‘anhâ – kur ajo është pyetur: “Si është falur Profeti ﷺ gjatë Ramazanit?”, dhe ajo ka thënë:

“Nuk ka shtuar, as gjatë Ramazanit e as gjatë herëve tjera, përtej njëmbëdhjetë rekateve. I falte katër, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj i falte katër, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj i falte tri.”

- Disa njerëz kuptuan nga ky hadith se katër rekatet e para falen (ngjitur) me një dhënie selami, katër të dytat me një dhënie selami dhe tre rekatet e mbetura me një dhënie selami.

Nga teksti i këtij hadithi mund të kuptohet kjo që u përmend, dhe mund të kuptohet se për qëllim është që i ka falur katër rekate me dy herë selam (duke dhënë selam pas çdo dy rekateve), pastaj është ulur për të pushuar dhe për të kthyer energjinë, e pastaj i ka falur edhe katër në atë mënyrë.

Ky mendim – d.m.th. falja dy nga dy – është mendimi më i afërt, dhe pas katër rekateve të para duhet të ulemi për pushim e për të kthyer energjinë. Në të njëjtën mënyrë falen edhe katër rekatet e dyta – dy nga dy, dhe pas tyre duhet ulur (për pushim).

Këtë mendim e përforcon hadithi i Profetit ﷺ: “Namazi i natës është dy nga dy...” , dhe me këtë rast, harmonizohet ajo që e ka vepruar me atë që e ka thënë i Dërguari ﷺ.

Ndërsa, opsioni që të falen katër rekate me një dhënie selami, mund të nënkuptohet (nga hadithi), mirëpo është merxhuh (nuk është mendimi i saktë) për shkak të hadithit që e përmendëm, që Profeti ﷺ ka thënë: “Namazi i natës është dy nga dy...”

Kurse, sa i përket vitrit, nëse falet në tri rekate, atëherë për të ka dy forma:

E para është: të japë selam pas dy rekateve e pastaj ta falë të tretin;

Dhe forma e dytë është: t’i falë të tri rekatet me rend (pa ndërprerje) me vetëm një teshehhud dhe me një dhënie selami.

Autor: Ibën Uthejmin
Burimi: 48 pyetje për agjërimin
Përkthimi: Blerand Grubi

t.me/essunneh