Selefi.org
3.35K subscribers
142 photos
16 files
7.52K links
Selefi.org - Kur'ani dhe Suneti sipas kuptimit të Selefëve të këtij Umeti. Mund të na shkruani pyetjet tuaja duke shtypur në këtë link: @Selefiorg2022bot
Download Telegram
🌸 Vlera e faljes në Natën e Kadrit

Transmeton Ebu Hurejrah, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

مَنْ قَامَ لَيْلَةَ الْقَدْرِإِيمَانًا وَاحْتِسَابًا ، غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ، وَمَنْ صَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا، غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ

“Kush falet natën e Kadrit duke besuar (në Allahun dhe në shpërblimin që ka përgatitur për atë që falet në këtë natë) dhe duke shpresuar se do të shpërblehet, do t'i falen të gjitha gjynahet e mëparshme; kush agjëron muajin e Ramazanit, duke besuar (në Allahun dhe në shpërblimin që Allahu ka përgatitur për atë që e agjëron këtë muaj) dhe duke shpresuar se do të shpërblehet, do t'i falen të gjitha gjynahet e mëparshme.”

📜Transmeton el-Bukharij, 1901
📱Përktheu: Servet Mata

Telegrami i faqes Selefi.org
🔉 https://telegram.me/SelefiOrg
📖 Mos u bezdis nga kërkimi i diturisë!

Shejkh Feuzani
– Allahu e ruajttë – thotë:

“Mos u bezdis nga kërkimi i diturisë! Kërkoje diturinë! Edhe në qoftë se kupton pak. Dituria e paktë me veprat e mira, ka bollëk dhe mirësi. Kërkimi i vazhdueshëm i diturisë është mirësi, s’ka dyshim. Kërkimi i diturisë është adhurim. Kërkimi i diturisë është më i mirë se namazet vullnetare.”

لا تمل من طلب العلم، اطلب العلم، ولو كان إدراكك قليلًا، والقليل مع العمل الصالح فيه بركة، وفيه خير، ومواصلة طلب العلم لا شكَّ أنها خير، وطلب العلم عبادة، طلب العلم أفضل من صلاة النافلة.

📙El-Ixhabaat el-Muhimmeh, 84
🖥 Përktheu: Jeton Shasivari

Telegrami i faqes Selefi.org
🔉 https://telegram.me/SelefiOrg
🌙 Nëse sheh një agjërues duke ngrënë ose duke pirë gjatë ditës në Ramazan

✍️ Autor: Shejkh Uthejmin

📄 Lexo artikullin: https://selefi.org/index.php/muaji-i-ramazanit/424-te-ndryshme/2467-nese-sheh-nje-agjerues-duke-ngrene-ose-duke-pire-gjate-dites-ne-ramazan-shejkh-uthejmin

📹 Video në youtube: https://www.youtube.com/watch?v=hqv_wmSsLyg

Telegrami i faqes Selefi.org
🔉 https://telegram.me/SelefiOrg
🛑 A jepet zekatul-fitër për fëmijën në barkun e nënës?

✍️ Autor: Komisioni i Përhershëm i Fetvave

Pyetje: A jepet zekatul-fitër për fëmijën në barkun e nënës apo jo?

Përgjigje: Është e preferuar që të nxirret zekatul-fitër për të, për arsye se këtë e ka bërë Uthmani – radijaAllahu anhu – dhe nuk është obligim ngaqë nuk ka ardhur ndonjë argument për këtë.

Prej Allahut vjen suksesi. Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe Sahabët e tij.

Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Zëvendëskryetar: Abdur-Rezzak Afifi
Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

Burimi: Fetaua el-Lexhneti ed-Daimeh, vëll. 9/fq. 366, nr. i fetvasë 1474

Përktheu: Jeton Shasivari

📄 Artikulli në faqe:
https://selefi.org/index.php/muaji-i-ramazanit/423-zekatul-fitri/2469-a-jepet-zekatul-fiter-per-femijen-ne-barkun-e-nenes-komisioni-i-perhershem-i-fetvave

Telegrami i faqes Selefi.org
🔉 https://telegram.me/SelefiOrg
📌Ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh - rahimehUllah -:

"Më së shumti i bie që nata e Kadrit të jetë në shtatë ditët e fundit (të Ramadanit), dhe ka më shumë gjasa që ajo të jetë në natën e njëzetë e shtatë, sikurse betohej sahabiu Ubej Ibën Ka'b se ajo është në natën e njëzetë e shtatë."

تكون ليلة القدر في السبع الأواخر أكثر ،
وأكثر ما تكون ليلة سبع وعشرين ، كما كان أبي بن كعب يحلف أنها ليلة سبع وعشرين

📕Burimi: Mexhmu'ul-Fetaua, vëll.25/fq. 284
Përktheu: Alban Malaj

Telegrami i faqes Selefi.org
🔉 https://telegram.me/SelefiOrg
💶 Ka thënë Shejkh Ibën Bazi – rahimehUllah:

"Nuk dimë që ndonjëri nga Sahabët ta ketë dhënë zekatin e fitrit në vlerë monetare."

لا نعلم أن أحدا من أصحاب النبي ﷺ أخرج النقود في زكاة الفطر

📚Mexhmu'ul-Fetaua, vëll.14/fq. 208
📱Përktheu: Alban Malaj

Telegrami i faqes Selefi.org
🔉 https://telegram.me/SelefiOrg
🌱Ka thënë Ibnul-Mundhir - rahimehUllah -:

"Ecja në këmbë për të shkuar në dy bajramet është më e mirë dhe më afër modestisë, edhe pse nuk ka gjë të keqe nëse shkon hipur (mbi kafshë apo automjet)."

المشي إلى العيدين أحسن وأقرب إلى التواضع ولا شيء على من ركب

📒Burimi: el-Euset, vëll.4/fq.304
Përktheu: Alban Malaj

Telegrami i faqes Selefi.org
🔉 https://telegram.me/SelefiOrg