Russian Embassy in Albania
299 subscribers
4.08K photos
474 videos
1 file
1.22K links
Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱
Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba

Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱
Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы
Download Telegram
#StopEcocidebyUkraine
#UkraineSponsorOfTerrorism

🇷🇺 #Koment i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri në lidhje me shkatërrimin e hidrocentralit në Kahovka nga regjimi i Kievit

🌿 Shkatërrimi më datë 6 qershor të këtij viti i hidrocentralit në Kahovka nga forcat e armatosura të Ukrainës është i mbarsur me një katastrofë ekologjike në shkallë të gjerë, me pasoja negative afatgjata për të gjithë rajonin.

Si rezultat i veprimeve të papërgjegjshme të regjimit të Kievit, dhjetëra vendbanime në rrjedhën e poshtme të lumit Dniepër u ndodhën në zonën e përmbytjeve. Më shumë se 2️⃣0️⃣ mijë banorë civilë, përfshirë gratë, të moshuarit dhe fëmijët, u detyruan të evakuohen urgjentisht.

🌾 Dëme kolosale i janë shkaktuar bujqësisë së rajonit. Si rezultat i cektësimit të pashmangshëm të rezervuarit në Kahovka dëmtime do të pësojë bonifikimi i tokave bujqësore në rajonin Herson. Sasi të mëdha uji kanë mbuluar tashmë fushat e gjera me drithë dhe produkte të tjera bujqësore, të cilat mund të dërgoheshin, ndër të tjera edhe për eskport në vendet e varfra të botës, për të cilat kaq shumë “shqetësohet”, në të vërtetë vetëm me fjalë, Perëndimi dhe regjimi i Kievit i mbikëqyrur prej tij.

🦌 Si rezultat i shpërthimit të digës së hidrocentralit në Kahovka u vranë mijëra kafshë nga Parku Kombëtar Natyror i Nizhnedneprovskit, midis tyre 70 lloje të rralla të përfshira në Librin e Kuq të rajonit Herson.

☢️ Në një përspektivë afatgjatë mungesa e një dige krijon rreziqe potenciale për funksionimin e sigurt të termocentralit në Zaporozhia, për shkak të problemeve të mundshme që lidhen me ftohjen me ujë të reaktorëve, Kanalit të Krimesë, furnizimin me ujë të qyteteve, që lidheshin drejtpërdrejt me nivelin e ujit në rezervuarin Kahovskaya.

❗️ Është e qartë se shkatërrimi i hidrocentralit në Kahovka ishte një akt terrorist i qëllimshëm, një krim lufte, një diversion mjedisor nga pala ukrainase, i drejtuar kundër infrastrukturës civile dhe popullsisë civile. Dënojmë me forcë këtë akt barbar të Kievit.

#Russia #Ecology #Catastrophe #Ukraine #Terrorism #Ecocide #Nature
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
🇷🇺 Punonjësit e Ministrisë së Situatave Emergjente të Rusisë shpëtuan 2237 njerëz, pёrfshirё 194 fëmijë, në qarkun e Khersonit pas shkatërrimit tё hidrocentralit në Kahovka nga regjimi i Kievit. Ministria e Situatave Emergjente gjithashtu dërgoi në zonën e përmbytjes rreth 90 ton ushqime dhe më shumë se 123 ton ujë në shishe. Përveç kësaj, po kryhet dezinfektimi dhe po hiqen mbeturinat.
__
🇷🇺 Сотрудники МЧС России спасли 2237 человек в Херсонской области после ЧП на Каховской ГЭС, из них 194 ребенка. Также МЧС доставило в зону подтопления порядка 90 тонн продуктов питания и более 123 тонн бутилированной воды. Помимо этого, проводится дезинфекция, откачивается вода и убирается мусор.

#Russia #Ecology #Catastrophe #Ukraine #Terrorism #Ecocide #Nature
#DenazificationNotRegimeJustification
#UkraineSponsorOfTerrorism
#UkraineWarCrimes
🇷🇺 Gjatësia e lumit më të gjatë në Rusi - Lena - pёrbёn 4,400 km.

🌊 Lumi rrjedh nëpër territorin e Qarkut Irkutsk dhe Republikës së Sakha (Yakutia). Burimi i tij ndodhet 10 km larg liqenit Baikal. Lumi derdhet në Detin Laptev të Oqeanit Arktik.

❄️ Në dimër, Lena është e mbuluar me një shtresë të trashë akulli, e cila nuk shkrihet plotësisht deri në mes të verës.

🚢 Grykëderdhja e Lenës është një qendër e rëndësishme transporti e Siberisë, për shembull, këtu ndodhet një nga portet e Rrugës së Detit Verior, porti Tiksi.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Nature #Россия #Культура #Туризм #Природа
🇷🇺 Vende mahnitëse dhe të bukura të Vladivostok-ut

👉Ura Ruse
🔹Ura me lartёsi prej 323 metrash u ndёrtua në 2012 dhe u bë e dyta më e lartë në botë (e para është Viadukti Millau në Francë). Ajo lidh Vladivostokun me Ishullin Rus.

👉 Far Tokarevskij
🔹Rripi ku ndodhet fari konsiderohet fillimi simbolik i Oqeanit Paqësor. Ky far u ndёrtua 150 vjet mё parё.

👉 Plazh Xhami
🔹Dikur jo shumë larg nga këtu ishte një vendgrumbullim mbeturinash me shishe tё qelqta, dhe bregdeti ishte i papëlqyeshëm në mesin e vendasve. Vite më vonë, baticat i lustruan aq shumë shishet sa i kthyen ato në forma të rrumbullakosura.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Nature #Россия #Культура #Туризм #Природа
🇷🇺 Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin kanë hapur itinerarin lumor tё parë në botë të transportit elektrik përgjatë lumit Moskë, i cili do tё funksionojё gjatë gjithë vitit.

💬 "Nisja e anijeve elektrike vendase është një projekt unik jo vetëm për Rusinë, por edhe për të gjithë botën. Nuk ka transport ujor i cili funksionon gjatë gjithë vitit tërësisht me anije elektrike askund tjetër, përveçse në qytetin tonë. Sot, kryeqyteti nuk është vetëm një lider në përdorimin e transportit elektrik, por edhe një qendër për zhvillimin dhe zbatimin e modeleve të tij më inovative. Anijet elektrike do të funksionojnë si një mënyrë alternative e transportit urban me intervale të shkurtra," tha Maxim Liksutov, nënkryetar i Bashkisë së Moskës.


#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Moscow #Tourism #Transport #Nature #Love #Россия #Москва #Культура #Туризм #Транспорт #Природа
🇷🇺 Në Shën-Peterburg u zhvillua festa vjetore e maturantëve të shkollave "Velat e kuqe e ndezur".

⛵️ Ngjarja kryesore ishte kalimi tradicional ceremonial i anijes "Rusia" nё sfondin e fishekzjarreve nëpёr lumin Neva pranë "Sheshit të Pallatit". 🇷🇺Këtë vit, velave tё kuqe iu shtuan velat e bardha dhe ato blu.

💬 Guvernatori i Shën-Peterburgut, A.Beglov, tha: "askush nuk ka një festë të tillë. Ne e kemi atë, në Rusi!"- dhe duartrokitjet e turmës treguan se audienca ёshtё dakord me të.

🚩 Tradita e takimit tё një anije me vela të kuqe në brigjet e lumit Neva simbolizon shpresën, besimin në të ardhmen dhe përmbushjen e dëshirave.

🔹 Festa "Velat e kuqe e ndezur" është përfshirë në regjistrin e turizmit të ngjarjeve botërore dhe ka marrё çmimin prestigjioz të turizmit botëror "The Best Events Awards World".

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #SaintPetersburg #Tourism #Transport #Nature #Love #Россия #СанктПетербург #Культура #Туризм #Транспорт #Природа
Lumi më i ri në Evropë është #Neva.

📝 Neva rrjedh nga liqeni Ladoga dhe derdhet në Gjirin e Finlandës. Rreth 12 mijë vjet më parë, nga vendi, ku sot ndodhet Shën Petërburgu, ra akullnaja e fundit. Kështu u formua Deti Baltik. Pas disa kohësh u shfaq edhe liqeni Ladoga. Në fillim liqeni ishte i mbyllur, për këtë shkak ai u tejmbush dhe uji filloi të dilte prej tij. Dhe kështu lindi lumi Neva.

Duke përshkuar lumin Neva, udhëtari mund të vizitojë qytete të tilla, si:

Shën Petërburg
Shlisselburg
Kirovsk
Otradnoe

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #SaintPetersburg #Tourism #River #Lake #Transport #Nature #Love #Россия #СанктПетербург #Культура #Туризм #Река #Озеро #Транспорт #Природа
📌 Belev është një qytet i vogël, udhëtimi në të cilin do t'u dhurojё turistёve një fundjavë të mrekullueshme!

Historia e qytetit fillon në shekujt VIII—IX, por pёr herё tё parё qyteti pёrmendet në kronikën Ipatiev në 1147. Qyteti është i njohur për pastilla Belevskaya (ёmbёlsira prej frutash), e cila gatuhet që nga viti 1888 prej mollësh të pjekura të varietetit Antonovka.

Nёse do te jeni nё qytetin e Belev, patjetёr:

vizitoni një nga manastirёt më të vjetër – Manastirin Spaso-Preobrazhenskij, i ndërtuar qё në vitin 1585;
shijoni pamjet e lumit Oka;
njihuni me metodat e gatimit të Pastilla Belevskaya në Shtëpinë e Traditave.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Nature #Love #Россия #Культура #Туризм #Природа