Russian Embassy in Albania
275 subscribers
3.86K photos
447 videos
1 file
1.12K links
Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱
Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba

Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱
Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы
Download Telegram
🇷🇺 Gjatësia e lumit më të gjatë në Rusi - Lena - pёrbёn 4,400 km.

🌊 Lumi rrjedh nëpër territorin e Qarkut Irkutsk dhe Republikës së Sakha (Yakutia). Burimi i tij ndodhet 10 km larg liqenit Baikal. Lumi derdhet në Detin Laptev të Oqeanit Arktik.

❄️ Në dimër, Lena është e mbuluar me një shtresë të trashë akulli, e cila nuk shkrihet plotësisht deri në mes të verës.

🚢 Grykëderdhja e Lenës është një qendër e rëndësishme transporti e Siberisë, për shembull, këtu ndodhet një nga portet e Rrugës së Detit Verior, porti Tiksi.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Nature #Россия #Культура #Туризм #Природа
🇷🇺 Vende mahnitëse dhe të bukura të Vladivostok-ut

👉Ura Ruse
🔹Ura me lartёsi prej 323 metrash u ndёrtua në 2012 dhe u bë e dyta më e lartë në botë (e para është Viadukti Millau në Francë). Ajo lidh Vladivostokun me Ishullin Rus.

👉 Far Tokarevskij
🔹Rripi ku ndodhet fari konsiderohet fillimi simbolik i Oqeanit Paqësor. Ky far u ndёrtua 150 vjet mё parё.

👉 Plazh Xhami
🔹Dikur jo shumë larg nga këtu ishte një vendgrumbullim mbeturinash me shishe tё qelqta, dhe bregdeti ishte i papëlqyeshëm në mesin e vendasve. Vite më vonë, baticat i lustruan aq shumë shishet sa i kthyen ato në forma të rrumbullakosura.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Nature #Россия #Культура #Туризм #Природа
🇷🇺 Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin kanë hapur itinerarin lumor tё parë në botë të transportit elektrik përgjatë lumit Moskë, i cili do tё funksionojё gjatë gjithë vitit.

💬 "Nisja e anijeve elektrike vendase është një projekt unik jo vetëm për Rusinë, por edhe për të gjithë botën. Nuk ka transport ujor i cili funksionon gjatë gjithë vitit tërësisht me anije elektrike askund tjetër, përveçse në qytetin tonë. Sot, kryeqyteti nuk është vetëm një lider në përdorimin e transportit elektrik, por edhe një qendër për zhvillimin dhe zbatimin e modeleve të tij më inovative. Anijet elektrike do të funksionojnë si një mënyrë alternative e transportit urban me intervale të shkurtra," tha Maxim Liksutov, nënkryetar i Bashkisë së Moskës.


#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Moscow #Tourism #Transport #Nature #Love #Россия #Москва #Культура #Туризм #Транспорт #Природа
🇷🇺 Në Shën-Peterburg u zhvillua festa vjetore e maturantëve të shkollave "Velat e kuqe e ndezur".

⛵️ Ngjarja kryesore ishte kalimi tradicional ceremonial i anijes "Rusia" nё sfondin e fishekzjarreve nëpёr lumin Neva pranë "Sheshit të Pallatit". 🇷🇺Këtë vit, velave tё kuqe iu shtuan velat e bardha dhe ato blu.

💬 Guvernatori i Shën-Peterburgut, A.Beglov, tha: "askush nuk ka një festë të tillë. Ne e kemi atë, në Rusi!"- dhe duartrokitjet e turmës treguan se audienca ёshtё dakord me të.

🚩 Tradita e takimit tё një anije me vela të kuqe në brigjet e lumit Neva simbolizon shpresën, besimin në të ardhmen dhe përmbushjen e dëshirave.

🔹 Festa "Velat e kuqe e ndezur" është përfshirë në regjistrin e turizmit të ngjarjeve botërore dhe ka marrё çmimin prestigjioz të turizmit botëror "The Best Events Awards World".

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #SaintPetersburg #Tourism #Transport #Nature #Love #Россия #СанктПетербург #Культура #Туризм #Транспорт #Природа
Lumi më i ri në Evropë është #Neva.

📝 Neva rrjedh nga liqeni Ladoga dhe derdhet në Gjirin e Finlandës. Rreth 12 mijë vjet më parë, nga vendi, ku sot ndodhet Shën Petërburgu, ra akullnaja e fundit. Kështu u formua Deti Baltik. Pas disa kohësh u shfaq edhe liqeni Ladoga. Në fillim liqeni ishte i mbyllur, për këtë shkak ai u tejmbush dhe uji filloi të dilte prej tij. Dhe kështu lindi lumi Neva.

Duke përshkuar lumin Neva, udhëtari mund të vizitojë qytete të tilla, si:

Shën Petërburg
Shlisselburg
Kirovsk
Otradnoe

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #SaintPetersburg #Tourism #River #Lake #Transport #Nature #Love #Россия #СанктПетербург #Культура #Туризм #Река #Озеро #Транспорт #Природа
📌 Belev është një qytet i vogël, udhëtimi në të cilin do t'u dhurojё turistёve një fundjavë të mrekullueshme!

Historia e qytetit fillon në shekujt VIII—IX, por pёr herё tё parё qyteti pёrmendet në kronikën Ipatiev në 1147. Qyteti është i njohur për pastilla Belevskaya (ёmbёlsira prej frutash), e cila gatuhet që nga viti 1888 prej mollësh të pjekura të varietetit Antonovka.

Nёse do te jeni nё qytetin e Belev, patjetёr:

vizitoni një nga manastirёt më të vjetër – Manastirin Spaso-Preobrazhenskij, i ndërtuar qё në vitin 1585;
shijoni pamjet e lumit Oka;
njihuni me metodat e gatimit të Pastilla Belevskaya në Shtëpinë e Traditave.

#Rusi #Kulturë #Culture #Russia #Tourism #Nature #Love #Россия #Культура #Туризм #Природа