✨️ Qendra Aishe ✨️
3.31K subscribers
892 photos
292 videos
2 files
339 links
Mirë se u bashkangjitët në kanalin e Qendrës Aishe!

Këtu do të gjeni lajme për kurse dhe ligjërata, ajete, hadithe, dobi të ndryshme dhe thënie të dijetarëve që kanë ndjekur dhe ndjekin sunnetin e Profetit ﷺ.

Allahu i bëftë të dobishme për të gjithë! 🤍
Download Telegram
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
O ti që e shtyn pendimin për më vonë, a je i sigurt se do të jetosh deri nesër?
⚰️ O ti që krenohesh me shëndetin tënd, a nuk ke parë njerëz që vdesin papritur?
O ti që je i zënë me këtë botë, a nuk frikësohesh se mund të vijë meleku i vdekjes ndërsa ti je në mëkat?

💨 Zgjohu para se të jetë vonë!
🫧 Qaj për gjynahet e tua para se të qajnë për ty dhe të qortohesh në një ditë kur pendimi nuk do të bëjë më dobi!
Kthehu tek Allahu me zemër të përulur!

O Allah, mos e bëj këtë botë shqetësimin tonë më të madh dhe na fal para se të vijmë tek Ti!

Qendra Aishe
19
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
Elkameh ibn Kajs kur shkoi në Sham, hyri në xhami, fali dy rekate dhe tha:
“O Allah, më mundëso një shok të mirë.”

Allahu iu përgjigj lutjes së tij, dhe ia solli sahabiun fisnik Ebu Derda..
Ai u ul me të, mësoi prej tij dhe përfitoi nga dija dhe urtësia e tij, derisa Elkameh nën shoqërinë e Ebu Derdas u bë një nga tabi’inët më të mirë dhe prej dijetarëve të mëdhenj të umetit.

Ky është jetësimi i hadithit të Pejgamberit ﷺ:
“Njeriu është në fenë e shokut të tij, prandaj le të shikojë secili kë zgjedh për shok.”

Andaj zgjidh njerëz që të afrojnë te e mira dhe të kujtojnë Allahun.🩷🌸

~𝑸‌𝒆‌𝒏‌𝒅‌𝒓‌𝒂‌ 𝑨‌𝒊‌𝒔‌𝒉‌𝒆
15
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
“Po fjalët e njerëzve?!!”

Cilët njerëz?!
Unë nesër do të qëndroj i vetëm para Zotit tim, askush nuk do të mbajë për mua as edhe një grimcë nga gjynahet e mia dhe askush nuk do të më mbrojë apo të argumentojë në vendin tim.

Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Dhe të gjithë do t’i vijnë Atij në Ditën e Kiametit të vetëm.”

Pra, si ta lodh veten me diçka që nuk më sjell dobi, kur unë do të jap llogari i vetëm?!

Le të vazhdojnë fjalët e tyre,
ndërsa unë rregulloj atë që është mes meje dhe Allahut,
sepse vetëm Ai mbetet përgjithmonë...!!

~𝑸‌𝒆‌𝒏‌𝒅‌𝒓‌𝒂‌ 𝑨‌𝒊‌𝒔‌𝒉‌𝒆
24👌1😭1
Nuk i kemi lënë rrobat e zbukuruara nga mungesa e dëshirës për t’u dukur bukur,
as nga padija për modën…!

As nuk e shmangëm parfumimin gjatë daljes nga urrejtja për aromën e mirë..!

Por i kemi lënë vetëm për hir të Allahut!
Sepse e donim më shumë atë që është tek Allahu.🤍💌

I kemi lënë me bindje se Allahu do të na i zëvendësojë në Ahiret,
sepse e dimë me siguri se shpërblimi në Xhenet është i lartë,
dhe se kënaqësitë e ndaluara pasohen nga ngushtimi i gjoksit dhe vetmia…

Dhe se shpirtrat do të vdesin, trupat do të kalben,
ndërsa ajo që është te Allahu është më e mirë dhe e përhershme.

~𝑸‌𝒆‌𝒏‌𝒅‌𝒓‌𝒂‌ 𝑨‌𝒊‌𝒔‌𝒉‌𝒆
31❤‍🔥5🥰3
💭Imagjino sikur sonte të jetë nata jote e fundit në këtë botë…!

Dhe të vendosesh në varr, të përfundojë çdo gjë nga kjo jetë, e të fillosh përballjen me botën tjetër… varrin, Ditën e Gjykimit, urën e Siriatit, llogarinë…!

A do të ishe i kënaqur me veten tënde?
Me namazin tënd?
Me agjërimin tënd
Me sadakanë tënde?
Me leximin e Librit të Allahut?
Me sjelljen tënde ndaj prindërve?
...

Pyete veten…!
Pastaj zgjohu, nëse në zemrën tënde ende ka jetë!

~𝑸‌𝒆‌𝒏‌𝒅‌𝒓‌𝒂‌ 𝑨‌𝒊‌𝒔‌𝒉‌𝒆
19😭8
14🥰1
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ، الْأَحْيَاءِ مِنْهُمْ وَالْأَمْوَاتِ!
O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit!

🌸Dobia:
Profeti ﷺ ka thënë:
“Kush kërkon falje për besimtarët dhe besimtaret, Allahu i shkruan atij një vepër të mirë për çdo besimtar dhe besimtare.”

💎Shpërblimi:
A e imagjinon?
Për çdo besimtar dhe besimtare – nga i pari që ka besuar deri tek i fundit që do të lindë para Ditës së Kiametit – të shkruhet për ty nga një sevap!
》Pra miliona sevape me një fjali të vetme...
19💘1
“Nëse ti turpërohesh që një krijesë si ti ta shohë papastërtinë e rrobës tënde, atëherë turpërohu nga shikimi i Allahut në zemrën tënde , ndërkohë që në të ka urrejtje, gabime dhe gjynahe.”

✒️ Salih el-Usajmi (Allahu e ruajt)
~𝑸‌𝒆‌𝒏‌𝒅‌𝒓‌𝒂‌ 𝑨‌𝒊‌𝒔‌𝒉‌𝒆
11🤩2👏1👌1
﴿وَصَلِّ عَلَيْهِمْ إِنَّ صَلَاتَكَ سَكَنٌ لَهُمْ﴾
“Dhe lutu për ta, sepse me të vërtetë lutja jote është burim qetësie për ta.”


Fjala “lutja jote është burim qetësie për ta” do të thotë: qetësim për zemrat e tyre, përgëzim dhe qetësi shpirtërore.

🍃 Nëse lutja e Profetit ﷺ për muslimanët është qetësi dhe siguri për ta, atëherë si është kur Allahu ﷻ lutet për ty dhjetë herë, kur ti bën salavat për Profetin ﷺ vetëm një herë?

📚Profeti ﷺ ka thënë:
“Kush dërgon një salavat mbi mua, Allahu dërgon mbi të dhjetë (salavate).”

🌱 Salavati i Allahut mbi ty është mëshirë, butësi dhe nxjerrje nga errësirat në dritë, duke larguar brengat, duke plotësuar nevojat, duke mjaftuar nga shqetësimet dhe duke falur mëkatet.

Prandaj shto sa më shumë salavate mbi Profetin, që të fitosh këto shpërblime të mëdha!

Qendra Aishe
11🥰2
Do ta kuptosh…por vonë!

Papritur do ta gjesh veten duke lënë pas gjithë këtë zhurmë dhe këtë shoqëri në dynja, për të takuar Allahun e Lartësuar dhe për të kaluar në jetën e përjetshme, i vetëm...

Dhe do ta kuptosh shumë vonë se shumica e betejave që luftove ishin vetëm çështje të parëndësishme që të larguan nga përgatitja për jetën tënde të vërtetë.

》Prandaj, bëje këtë kuptim të vijë herët ndërkohë që je ende në këtë botë, dhe përgatitu për jetën e përjetshme me vepra të mira!

﴿فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ﴾
﴿وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ﴾‏
Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë.
Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.

Qendra Aishe
12🥰1
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
Qeveritarët e padrejtë janë pasqyrë e veprave të këqija të njerëzve!

Ibn Kajjimi —Allahu e mëshiroftë— ka thënë: “Mendo mbi urtësinë e Allahut të Lartësuar, i Cili ka bërë që mbretërit, udhëheqësit dhe sunduesit e njerëzve të jenë nga vetë lloji i veprave të tyre; sikur veprat e njerëzve të shfaqeshin në formën e sunduesve dhe prijësve të tyre:
Nëse ata përmirësohen, përmirësohen edhe sunduesit e tyre.
Nëse ata janë të drejtë, bëhen të drejtë ndaj tyre edhe sunduesit.
Nëse ata bëjnë padrejtësi, edhe sunduesit e tyre bëhen të padrejtë.
Nëse tek ata përhapet mashtrimi dhe dredhia, edhe sunduesit e tyre bëhen të tillë.
Nëse njerëzit nuk permbushin detyrimet që Allahu ua ka caktuar, (si; dhenia e zekatit dhe bindja ndaj Tij), Allahu i sprovon duke vendosur mbi ta sundues që nuk i plotësojnë të drejtat e tyre, (që nuk nuk u japin hakun, që nuk i trajtojnë me drejtësi e barazi dhe nuk kujdesin për ta).
Nëse ata marrin nga të dobëtit atë që nuk u takon, atëherë sunduesit marrin prej tyre atë që nuk u takon dhe u vendosin taksa e detyrime të padrejta; kështu, çdo gjë që ata ia nxjerrin të dobëtit, sunduesit ua nxjerrin atyre me forcë. Pra, veprat dhe moralet e tyre shfaqen në formën e sunduesve të tyre.
Nuk është prej urtësisë hyjnore që mbi njerëzit e këqij dhe mëkatarë të vendoset sundues tjetër përveç atij që është nga lloji i tyre.
Kur brezi i parë i Islamit ishte më i miri i brezave, njerëzit më të mirë në vepra, moral dhe adhurim, edhe sunduesit e tyre ishin të tillë. Por kur ata ndryshuan, ndryshuan edhe sunduesit e tyre.
Prandaj urtësia e Allahut nuk lejon që në kohëra si këto të vendosen mbi ne sundues si Muavija (r.a.) apo Umeri ibn Abdulazizi, e aq më pak si Ebu Bekri apo Umeri —Allahu qoftë i kënaqur me ta—; përkundrazi, sunduesit tanë janë sipas gjendjes sonë, ndërsa sunduesit e mëparshëm ishin sipas gjendjes së tyre.
Dhe secila prej këtyre është pasojë dhe kërkesë e urtësisë hyjnore.”
“Miftah Dar es-Sa‘adeh” (2/177-178)

Ibn Kajjimi thekson se gjendja e sunduesve është pasqyrim i veprave të popullit; urtësia hyjnore kërkon që mbi njerëzit e këqij të mos vendosen veçse sundues nga lloji i tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar: "E kështu, Ne u japim pushtet disa keqbërësve mbi të tjerët, si dënim për veprat e tyre të këqija" (El EnA-am 129). Ky sqarim që bën Ibn Kajim është një thirrje për njerëzit që të kuptojnë ligjet e Allahut në krijim; një thirrje që njerëzit të heqin dorë nga mëkatet, padrejtësia, veprat e këqija dhe moralet e këqija, në mënyrë që Allahu tu sjellë qeveritarë të mirë dhe të drejtë, ose më të mirë se këta që kanë.
🥰41