💥Shkëndijë përkujtuese
• Besimtari nuk duhet t'i japë vetes shpresë se do të jetojë gjatë e si rezultat ta braktisë namazin e të thotë: "I kthehem përsëri, tash po e lë për një kohë, pendohem më vonë!" Ai nuk e di se kur do ta arrijë vdekja. Shumë lehtë mund ta befasojë vdekja. Ai duhet të rishikojë veprat e tij, gjendjen e tij, ta marrë veten në llogari. Mosfalja e namazit është prej shkaqeve për dënim me zjarr. Zakonisht ata që e lënë namazin kjo është si pasojë e veprimit të mëkateve. Nuk ka mundësi ta braktisë dikush namazin veçse ai ka vepruar mëkate, të vazhdueshme, të cilat ia kanë mbuluar zemrën dhe nuk e ka parë rëndësinë e namazit apo e ka parë si diçka të lehtë për t'u lënë. Ai duhet të kthehet me pendim të sinqertë e të braktisë këto mëkate, dhe kuptohet të fillojë namazin para se ta arrijë vdekja.
Hoxhë Lulzim Perçuku - Derset live.

Disa nga gjërat e vështira të Ditës së Kiametit
3. Errësira e madhe. Aq errësirë e madhe që është saqë askush nuk ka mundësi të shohë dorën e vet. Pas kësaj errësire, ndodhet zjarri i xhehenemit. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem është pyetur: "Ku do të jenë njerëzit atë Ditë kur qiejt dhe toka do ndryshohen (pas Kiametit)?" Ndërsa ai ka thënë: "Do të jenë në një errësirë të plotë para Urës (së Siratit)." Kjo errësirë pra do të jetë para Urës së Siratit. Në këtë errësirë, disa njerëz Allahu i veçon me dritë, në varësi të besimit që kanë pasur në jetën e kësaj bote dhe veprave të mira që kanë bërë. "Disave u jepet dritë sa një mal i madh. Disave më pak se kaq. Disave sa një palmë e madhe në anën e djathtë të tyre. Disave më pak se kaq. I fundit që do të ketë dritën më të paktë, do të jetë ai të cilit do t'i jepet dritë në gishtin e madh të këmbës. Nganjëherë kjo dritë do t'i ndriçojë e herë do t'i fiket. Kur i ndriçon, ai ecën pak e kur i fiket, ai ndalet (nuk sheh të ecë)."
Për të arritur një dritë sa më të plotë duhet të pendohemi për mëkatet dhe të ruhemi prej tyre. Duhet ditur se kjo dritë është dhunti prej Allahut i Cili ia jep kujt të dojë, në këtë botë dhe tjetrën, “Ai, të cilit Allahu nuk i jep dritë, nuk do të gjejë më dritë.” (Nur, 40) Për këtë, duhet t'i kushtojmë rëndësi dy gjërave duke i pasur për synim:
1. Kthimin tek Allahu me lutje për të na dhënë prej dritës së Tij.
2. Luftimin e vetes duke u munduar t'i përmbahemi dritës së besimit, adhurimeve dhe bindjes ndaj Allahut. Hisja jonë në këtë dritë do të jetë po aq sa kemi hise në besim dhe vepra të mira.
Hoxhë Lulzim Perçuku

• Sprovat janë pjesë e natyrës së njeriut. Njerëzit patjetër do të sprovohen me gjëra të ndryshme në këtë botë. Allahu thotë: “...përgëzoji të duruarit, 156. të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Bekare 155-156. Besimtarët janë të obliguar të mos ikin prej sprovave me të cilat goditen, porse t'i presin e të ballafaqohen me durim me to. Ne si krijesa jemi të Allahut dhe çdo gjë e jona është e Tij, si: shëndeti, e Ai nëse do na merr shëndetin apo një pjesë të tij. Është gjë e preferuar që gjithmonë në sprova të thuhet kjo fjalë. Allahu nuk vepron pa urtësi. Nëse Ai ka caktuar për neve një sprovë, atëherë aty ka dobi, Ai nuk vepron pa qenë ajo gjë e dobishme për neve, edhe nëse në sytë tanë është e keqe, e padëshiruar. Në sprovat me të cilat goditemi ka urtësi, dobi e mirësi. Nëse Allahu ka caktuar për ne të jetojmë, atëherë ajo sprovë patjetër do të largohet ose do të lehtësohet; vështirësia e saj nuk do të zgjasë përgjithmonë. Mirëpo, Ai e sprovon njeriun për një kohë se sa është i durueshëm, si do ta kalojë atë sprovë, a do të ketë mendim të mirë për Të etj. Ai dëshiron që përmes kësaj sprove ta bëjë më të mirë, me besim më të fuqishëm. Besimtari është më i mirë pas sprovës sesa para saj, tashmë besimi i tij shkëlqen më shumë, ndërsa dyfytyrëshi ose ai me besim të dobët bëhet më i keq pas sprovës, i zbulohen të metat e defektet që ka. Allahu nganjëherë e zgjatë sprovën për ta bërë më të mirë njeriun. Përveç faktit se me sprovën na shlyhen mëkatet, po ashtu do të na forcojë, do të bëjë ta kujtojmë Allahun, të kthehemi tek Ai, dhe kjo është e dobishme për njeriun. Vështirësia e sprovës siç thamë nuk zgjatë përgjithmonë. Pas një kohe vjen lehtësimi. Ai duhet të kthehet tek Allahu me lutje të sinqerta, t'i mbështetet Atij dhe të veprojë shkaqet (e dobishme).

4. Shpëtimi dhe fitimi i madh. Ai është shpëtimi prej zjarrit të xhehenemit. Allahu thotë: "...kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese." (Ali Imran, 185) Para këtij shpëtimi do të kalojnë përjetim të rëndë, "Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt. Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të." (Merjem. 71-72)
Ky shpëtim nuk arrihet ndryshe përveçse duke kaluar nëpër urën e Siratit, të cilën Allahu e vendos në mes të xhehenemit (mbi të) në Ditën e Gjykimit. Sirati është më i mprehtë sesa tehu i shpatës dhe më e hollë sesa qimja e flokut. Disa njerëz do ta kalojnë më shpejt e disa më ngadalë, do të ketë dallime ndërmjet tyre në këtë gjë (varësisht nga veprat që kanë bërë).
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: "Ka prej besimtarëve të cilët këtë Urë e kalojnë sa hap e mbyll sytë, disa e kalojnë si vetëtima, disa me shpejtësi të erës, disa me shpejtësinë e shpendëve, disa me shpejtësinë e kuajve më të mirë apo të deveve; prej tyre ka që shpëtojnë pastër (kalojnë shpejt pa u gërvishtur nga grepat anash saj), e ka prej tyre që gërvishten."
Hoxhë Lulzim Perçuku
(Vijon)

• Format e selamit në fund të namazit:
1. Të thuash "Esselamu alejkum ue rahmetullah ue berekatuhu" në anën e djathtë, ndërsa "Esselamu alejkum ue rahmetullah" në anën e majtë. Forma më e mirë.
2. Të thuash "Esselamu alejkum ue rahmetullah" në të dy anët.
3. Të thuash "Esselamu alejkum ue rahmetullah" në anën e djathtë, ndërsa "Esselamu alejkum" në anën e majtë.
4. Të thuash "Esselamu alejkum" duke e kthyer vetëm pak kokën në të djathtë (jo ta kthesh kokën komplet), vetëm kaq.

• Besimtari duhet të mundohet që të largohet prej mëkateve, qofshin të mëdha a të vogla. Mirëpo, duhet ditur se largimi komplet prej mëkateve të vogla është gjë e pamundur, porse duhet dhënë mundin në këtë. Që të arrijë njeriu të mos veprojë fare mëkate kjo është e pamundur, ngase veprimi i mëkateve është në natyrën e njeriut. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: "Nëse nuk do të bënit mëkate Allahu do t'ju zëvendësonte me të tjerë që bëjnë mëkate dhe kërkojnë falje tek Ai e Ai ua fal ato." Patjetër duhet të ndodhë bërja e mëkateve prej njerëzve që Allahu të shfaqë faljen ndaj tyre, ngase prej cilësive të Allahut është dhe falja. Njeriu duhet të mundohet të mos bëjë mëkate dhe ta lusë Allahun t'ia forcojë zemrën në këtë, e nëse ndodh të bëjë mëkate atëherë menjëherë duhet të shpejtojë të kërkojë falje tek Allahu dhe të mos jetë i vazhdueshëm në to, por nëse ndodhë të bie prapë në to pas një kohë, kërkon falje përsëri.

• Njerëzit sa i përket kalimit të Urës së Siratit ndahen në tri grupe:
1. Ata që e kalojnë dhe shpëtojnë pa u gërvishtur.
2. Ata që e kalojnë duke u gërvishtur (nga grepat e saj).
3. Ata që hedhen në zjarr (që është poshtë saj).
Njeriu patjetër do të kalojë nëpër Sirat. Porse, ne nuk e dimë se a do të jetë prej të shpëtuarve apo jo. Andaj secili duhet të ndalet e të mendojë për veprat e tij, se a ka vepra të bollshme me të cilat fiton dritë të madhe e të bollshme përmes së cilës do arrijë ta kalojë Urën e Siratit duke shpëtuar kështu nga zjarri i xhehenemit. A jemi duke u përgatitur për këtë ngjarje dhe vështirësi të madhe? Duhet ta lusim Allahun vazhdimisht që të na bëjë prej të shpëtuarve! Kujtimi i gjithë kësaj e nxitë njeriun në shtimin e veprave të mira dhe në largimin prej mëkateve.
° Allahu edhe në jetën e kësaj bote e ka vendosur një rrugë, një Sirat, dhe i ka urdhëruar njerëzit që ta ndjekin atë. Kalimi nëpër Urën e Siratit në Ditën e Gjykimit është në varësi të asaj se si e kalojmë këtë rrugë në dunja. Nëse e kalojmë këtë rrugë shpejt duke qenë të përqendruar e me këmbë të forta, atëherë edhe në Urën e Siratit këmbët tona do të jenë të forta dhe do të qëndrojnë fort gjatë kalimit nëpër të. E nëse këtë rrugë e kalojmë shpejt, me vepra të mira, atëherë edhe Urën e Siratit do ta kalojmë shpejt. Nëse jemi larguar prej kësaj rruge dhe e kemi hedhur pas shpine, atëherë nga Ura e Siratit do të rrëshqasim dhe do të biem poshtë në xhehenem. Po ashtu, grepat e saj, i kapin njerëzit e i gërvishtin, në bazë të veprave që kanë bërë në jetën e kësaj bote (mëkateve e të këqijave).
Edhe në jetën e kësaj bote ka grepa të tillë që i kapin njerëzit dhe i largojnë nga rruga drejt së cilës ka urdhëruar Allahu, siç thamë, e këto grepa janë dyshimet dhe epshet. Andaj nëse lejojmë që epshet dhe dyshimet të na kapin dhe të na largojnë nga rruga e drejtë, atëherë edhe në Ditën e Gjykimit do na kapin grepat dhe do të na tërheqin nga Ura e Siratit.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: "Ki frikë Allahun kudo që të jesh, veprën e keqe pasoje me vepër të mirë dhe ajo do ta fshijë atë, dhe sillu me njerëzit me moral të mirë!" Tirmidhiu.
• "Ki frikë Allahun kudo që të jesh"- ky është urdhër për frikë ndaj Allahut në çdo vend dhe në çdo kohë. Devotshmëria është prej parimeve madhore të Islamit. Të kesh frikë Allahun (të jesh i devotshëm) nënkupton: të vendosësh mburojë mes teje dhe dënimit e zemërimit të Allahut. Kjo mburojë arrihet përmes realizimit të teuhidit dhe largimit nga shirku. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem me këto fjalë i drejtohet besimtarëve, e qëllimi i kësaj është: të realizojnë devotshmërinë në raport me Allahun në çdo vend dhe kohë, e kjo bëhet duke kryer obligimet e Tij dhe duke u larguar prej ndalesave.

🔊 Thënie nga derset 🌸
Baza e dytë e moralit të mirë: Largimi prej gjërave që nuk të interesojnë, të qenit moskureshtar dhe mosfutja e vetes në gjëra që nuk të hyjnë në punë, pra prej të cilave nuk ke dobi në botën tjetër apo edhe në këtë botë. Njeriu që është kureshtar e që pyet për çdo gjë, nuk llogaritet në Islam se është me edukatë e moral të lartë.🔺 Kureshtja e tij dhe futja e vetes në gjëra që nuk i hyjnë në punë, e nxjerrin prej sferës së moralit të lartë. Përkundrazi, qëndrimi larg kureshtjes, interesimit dhe pyetjeve për çdo gjë, kjo është prej shenjave të edukatës së muslimanit.🔸Këtë hadith disa njerëz e përdorin jo në vendin e duhur. Kështu nëse dikush i urdhëron për një vepër të mirë apo i ndalon nga një mëkat, ata përmendin këtë hadith e thonë "Çfarë veproj unë ty nuk të intereson. Nuk është e nevojshme të më këshillosh!" Ky hadith duhet të kuptohet sipas kritereve të fesë. E prej rregullave të fesë është urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja. Kjo gjë dhe duhet t'i interesojë besimtarit. Urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga e keqja është një gjë me të cilën na ka urdhëruar Allahu në Kuran dhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në sunetin e tij. Besimtari duhet ta praktikojë ndaj të tjerëve këtë gjë. Në këtë hadith përfshihet dhe shikimi i padobishëm, pra interesimi përmes shikimit se çfarë është duke ndodhur prej gjërave që nuk i hyjnë në punë, po ashtu dhe dëgjimi rreth asaj se çfarë po flasin të tjerët diku më larg tij etj. Nëse njeriu bien në njërën prej këtyre gjërave le të dijë se kjo sjellje e ka nxjerrë prej sferës së moralit të lartë.
Hoxhë Lulzim Perçuku - Dersi "Katër themelet e moraleve të mira".

Shejtani në përgjithësi e cytë muslimanin me varfëri. Allahu thotë: "Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme." Bekare 268. Në veçanti e cytë kërkuesin e dijes, ngase vepra më madhore që mund ta veprojë muslimani pas farzeve është kërkimi i dijes (fetare). Nuk ka vepër më të cilën njeriu afrohet më shumë tek Allahu sesa kërkimi i dijes, as namazi nafile, as agjërimi nafile, as lëmosha etj., nëse bëhet me nijet të sinqertë. Imam Ahmedi ka thënë se me kërkimin e dijes nuk barazohet asnjë vepër tjetër (vullnetare), nëse nijeti është i mirë. Kur e kanë pyetur se çfarë është nijeti i mirë, ka thënë: “Të kesh qëllim me këtë largimin e injorancës prej vetes së pari, pastaj prej të tjerëve.” Ai që shkon të kërkojë dije për hir të Allahut, Ai e furnizon atë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka treguar në hadith se Allahu ia garanton furnizimin tre personave, prej tyre ka përmendur atë që del të kërkojë dije për hir të Allahut. Allahu thotë: "S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij." Hud 6. Furnizimi është në dorën e Allahut. Allahu ka përsipër furnizimin ndaj krijesave, e në veçanti ndaj atij që kërkon dije. Atë rrizk që njeriu e ka të caktuar t'ia japë Allahu, do ta arrijë kudo që të jetë, qoftë kjo për kërkuesin e dijes, apo për shkencëtarin, apo për zejtarin, apo për punëtorin etj.

• Nëse një pemë që është afër rrugës, është lënë e lirë nga pronari për njerëzit (që kalojnë andej), apo nuk i bën problem që ata të marrin frutat e saj, atëherë nuk ka të keqe nëse marrin. Por, nëse ai e ka rrethuar me mur apo me tela, duke ua bërë me dije që të mos marrin frutat e saj pa lejen e tij, atëherë nuk lejohet të marrin; përveç nëse personi është i uritur apo i etur dhe ka nevojë që të hajë diçka për të vazhduar rrugën, e ka nëse ushqim e pije për veti atëherë më mirë është që të mos marrë frutat e saj.

• Besimi që të mos vizitohen varrezat natën, është prej besimeve të kota, të ardhura nga njerëzit që frikësohen prej të vdekurve dhe varrezave, apo mendojnë se shpirtrat e tyre dalin prej varreve dhe i frikësojnë njerëzit. Njeriu nuk ka pse të frikësohet kur të kalojë pranë varrezave, qoftë ditën apo natën. Të varrosurit aty janë të vdekur dhe nuk sjellin as dëm e as dobi. Shpirtrat e tyre nuk kthehen, janë në botë tjetër, në një dimension tjetër, nuk e dinë se çfarë ndodhë në këtë botë.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: "Ki frikë Allahun kudo që të jesh, veprën e keqe pasoje me vepër të mirë dhe ajo do ta fshijë atë, dhe sillu me njerëzit me moral të mirë!" (Tirmidhiu)
- "Veprën e keqe pasoje me vepër të mirë dhe ajo do ta fshijë atë"- veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Me veprën e mirë këtu janë për qëllim të gjitha veprat e mira. Besimtari e ka për obligim të pendohet e të kërkojë falje për gjynahet dhe të veprojë shkaqet të cilat i shlyejnë ato. Prej këtyre shkaqeve është që menjëherë pas mëkatit të veprohet vepra e mira. Veprat e mira shlyejnë llojet e ndryshme të mëkateve. Çdo mëkat ka përballë një vepër të mirë që e shlyen atë.
Çdo vepër e mirë e shlyen të keqën e cila është në nivelin e saj (e veprës së mirë). E jo çdo mëkat shlyhet me pasim të veprës së mirë. Nëse mëkati ka qenë i madh në sasi dhe peshë, atëherë atë e shlyen vetëm vepra e mirë e madhe dhe e rëndësishme, me peshë të madhe (e të njëjtit nivel). Sipas sasisë dhe peshës së veprës së keqe duhet vepruar vepra e mirë që e shlyen atë. Kështu që ajo (menjëherë) shlyhet dhe nuk hynë në peshimin e veprave në Ditën e Gjykimit.
Nëse ndodh që dikush të veprojë një vepër të keqe dhe menjëherë pas saj vepron një vepër të mirë me qëllimin që t'i shlyhet ajo, atëherë Allahu ia shlyen atë. Allahu thotë: "...veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija" (Hud, 114) Disa dijetarë kanë thënë se kjo është nëse njeriu i vepron ato (veprat e mira) me këtë qëllim. Vepra e mirë, që ka peshën më të madhe, e që i fshin më së shumti veprat e këqija është ajo që bëhet me këtë qëllim. Kështu njeriu bën bashkë mes dy gjërave: nijetit (qëllimit për shlyerje) dhe veprës. Në këtë ka dhe pendim për veprën e keqe dhe shpresë për shlyerje me veprën e mirë.

• Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka përmendur se kur njeriu bën një mëkat dhe pendohet dhe fal dy rekate me përqendrim (e nuk mendon për gjëra të tjera gjatë namazit), atëherë Allahu ia fal atë mëkat. Disa dijetarë këto dy rekate i kanë qujtur: "namazi i pendimit".
Hoxhë Lulzim Perçuku - Derset live.
• Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka përmendur se kur njeriu bën një mëkat dhe pendohet dhe fal dy rekate me përqendrim (e nuk mendon për gjëra të tjera gjatë namazit), atëherë Allahu ia fal atë mëkat. Disa dijetarë këto dy rekate i kanë qujtur: "namazi i pendimit".
Hoxhë Lulzim Perçuku - Derset live.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: "Ki frikë Allahun kudo që të jesh, veprën e keqe pasoje me vepër të mirë dhe ajo do ta fshijë atë, dhe sillu me njerëzit me moral të mirë!" Tirmidhiu.
- "...dhe sillu me njerëzit me moral të mirë!" Prej moralit të mirë në mënyrë të përgjithshme është mirësjellja. Morali i mirë është përkufizuar në disa forma:
- mos lëndimi ndaj të tjerëve,
- bërja mirë të tjerëve,
- durimi ndaj lëndimeve të tjerëve,
- çehrja e mirë ndaj të tjerëve.
Kriterin e moralit të mirë e ka përmendur Allahu në Kuran: "Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!" (Araf, 199)
• Disa morale Allahu i ka krijuar në natyrën e disa njerëzve. Ndërsa, disa të tjera fitohen kur ai e trajnon veten. Morali i mirë i sjell njeriut qetësi, prehje e rehati në zemër. Kush ka moral të mirë me të tjerët nuk është i brengosur e i shqetësuar.
• Morali i mirë është dhe sjellja ndaj të tjerëve me të gjitha llojet e bamirësisë edhe nëse ata e lëndojnë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: "Më i dashuri prej jush tek unë dhe që do të qëndrojë më së afërmi meje në Ditën e Gjykimit (në xhenet), është ai që ka moralin më të mirë." Dhe: "Më të mirët në mesin tuaj janë ata që kanë moralin më të mirë." Dhe: "Vërtet besimtari me moralin e tij të mirë arrin shpërblimin e atyre që agjërojnë (vullnetarisht) dhe falen gjatë (vullnetarisht)." I tilli gjithmonë është në adhurim; nëse vazhdimisht është kështu me të tjerët, ai vazhdimisht është dhe në adhurim ndaj Allahut. Ai që përpiqet dhe e detyron veten të ketë moral të mirë me të tjerët, kjo si bindje dhe adhurim ndaj Allahut, ka më shumë shpërblim sesa ai që ka sjellje të mira duke qenë kjo gjë (morali i mirë) nga natyra e tij (pa qenë nevoja ta mundojë dhe detyrojë veten).
• Vendosmëria në disa raste, në raport me të tjerët, nuk e kundërshton këtë hadith (siç thotë shejkh Uthejmin rahimehullah), ngase çdo gjendje posedon mënyrën apo fjalën (adekuate) apo mënyrën se si duhet vepruar në atë rast. Andaj nëse është dobia që njeriu nganjëherë të sillet me ashpërsi, atëherë duhet të veprojë kështu, e nëse kërkohet e kundërta, atëherë duhet të veprojë me butësi. Nëse çështja sillet mes këtyre të dyjave atëherë veprohet me butësi, "Vërtet Allahu është Refiik (i Butë) dhe e do butësinë në çdo gjë."

• Thirrja e ezanit në formë të incizuar
Nëse ezani thirret në formë të incizuar atëherë nuk kryhet obligimi. Ky ezan nuk pranohet fare. Ezani që pranohet është ai i cili thirret drejtpërdrejt (nga personi). Ezani është adhurim. E adhurimi për t'u pranuar tek Allahu, si kusht duhet ta ketë nijetin për hir të Allahut, nga vepruesi. Ndërsa, kur lëshohet ezani i inçizuar, atëherë këtu nuk ka nijet, andaj nuk kryhet obligimi dhe ezani i këtillë nuk pranohet. Xhemati në këtë rast të gjithë llogariten mëkatarë nëse nuk ngritët asnjëri që ta thërrasë ezanin dhe ikametin. Ezani është obligim për xhematin e xhamisë, që ta thërrasin duke u dëgjuar jashtë xhamisë.

Pozita e teuhidit në jetën e muslimanit
Teuhidi- Njëshmëria e Allahut, është themeli mbi të cilin ndërtohen veprat tona. Nuk pranohen veprat nëse personi nuk ka teuhid. Allahu nuk e pranon asnjë vepër e adhurim, përveçse atëherë kur personi i kryen ato duke e njësuar Allahun me adhurim, duke ia kushtuar veprën pastër vetëm Atij, me sinqeritet të plotë.
Allahu thotë: “Ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë”. (Bejjine, 5) Dhe: “Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë.” (Zumer, 3)
• Teuhidi është jeta e vërtetë e muslimanit, me të cilën dallohet prej të tjerëve. Njeriu nuk ka mundësi ta jetojë jetën e vërtetë përveç atëherë kur e njëson Allahun me adhurim; pra kur e kupton teuhidin, e mëson dhe e praktikon në jetën e tij, “A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?!” (Enam, 122)
Kur njeriut i jep Allahu teuhid e besim dhe kthehet për tek Ai me adhurim, atëherë kjo është jeta e tij e vërtetë, “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë!” (Enfal, 24)

• Besimtari duhet të mundohet që të largohet prej mëkateve, qofshin të mëdha a të vogla. Mirëpo, duhet ditur se largimi komplet prej mëkateve të vogla është gjë e pamundur, porse duhet dhënë mundin në këtë. Që të arrijë njeriu të mos veprojë fare mëkate kjo është e pamundur, ngase veprimi i mëkateve është në natyrën e njeriut. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: "Nëse nuk do të bënit mëkate Allahu do t'ju zëvendësonte me të tjerë që bëjnë mëkate dhe kërkojnë falje tek Ai e Ai ua fal ato." Patjetër duhet të ndodhë bërja e mëkateve prej njeriut që Allahu të shfaqë faljen ndaj tij, ngase prej cilësive të Allahut është dhe falja. Njeriu duhet të mundohet të mos bëjë mëkate, duhet ta lusë Allahun t'ia forcojë zemrën në këtë, e nëse ndodh të bëjë mëkate atëherë menjëherë duhet të shpejtojë të kërkojë falje tek Allahu dhe të mos jetë i vazhdueshëm në to, por nëse ndodhë të bie prapë në to pas një kohë kërkon falje përsëri.

Rezultat e bekuara që dalin kur teuhidi vendoset thellë në zemrën e besimtarit:
1. Veprat e tij do të llogariten të mira e të pastra tek Allahu. Veprat nuk mund të pranohen pa teuhid, janë të asgjësuara, “Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar.” (Maide, 5) “Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.” (Zumer, 65)
Teuhidi i saktëson veprat tona, madje Allahu do të shpërblejë për to, “Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar (pra, duke pasur teuhid), përpjekja e tij do të shpërblehet.” (Isra, 19)