Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku
1.44K subscribers
245 photos
20 videos
13 files
806 links
Dobi dhe këshilla nga hoxhë Lulzim Perçuku
Download Telegram
Sa i përket garimit për çështjet e dunjasë, në këtë nuk ka hajr, sepse kur njerëzit e bëjnë këtë atëherë tek ta do të shfaqet armiqësia, urrejtja e zilia.

Selefi ka thënë: “Ai që garon me mua në çështjet e ahiretit, edhe unë garoj me të (t’ia kaloj). Ai që garon me mua në çështjet e dunjasë, atëherë unë nuk garoj me të.”

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.
Prej fitimeve kur i përkushtohemi Kuranit janë: përmirësimi i zemrës, shpërblimet e shumta, ngritje në të dy botët, Kurani do të jetë ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit, vendosja e kurorës së nderit dhe kënaqësia e Allahut, të qenët prej robërve të veçantë të Allahut etj.
“Do të vijë Kurani në Ditën e Gjykimit dhe do të thotë: “O Zoti im! Zbukuroje shokun e Kuranit!” Dhe atij do t’i vendoset në kokë kurora e nderit. Pastaj thotë: “Shtoja më shumë!” Atëherë do të vishet me rrobën e nderit. Pastaj thotë: “O Zoti im! Ji i kënaqur me të!” Dhe Allahu kënaqet me të. I thuhet: “Lexo dhe ngrihu në shkallë të xhenetit!” dhe për çdo ajet që lexon i shtohet nga një e mirë.” Hadith.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.
Forwarded from Qendra Udhëzimi
Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/
۞ Zemra e vdekur. Në këtë zemër nuk ka jetë, ajo nuk e njeh Zotin e saj, nuk e adhuron Atë. Ajo shkon pas kënaqësive e dëshirave që dëshiron, edhe nëse në to arrihet zemërimi i Allahut. Ajo kur të arrijë një dëshirë e kënaqësi, nuk i kushton vëmendje a e hidhëron Zotin apo jo. Ajo është rob i dikujt tjetër përveç Allahut. Ajo e do dikë tjetër përveç Allahut, e ka frikë dhe ka shpresë tek ai dhe dëshiron të arrijë kënaqësinë e dikujt tjetër. Ajo zemërohet për dikë tjetër dhe i nënshtrohet dikujt tjetër përveç Allahut (dëshirave dhe epsheve). Nëse e do dikë, e do për shkak të dëshirave dhe qëllimeve të tij, gjithashtu njëjtë, nëse urren apo jep dhe nuk jep. Ajo i ka dhënë përparësi të tjerëve para dashurisë ndaj Allahut. Ajo është e zhytur thellë në mendime se si të arrijë qëllimet e kësaj bote. Ajo nuk i përgjigjet këshilluesit dhe pason çdo shejtan. Për hir të dunjasë zemërohet dhe kënaqet. Ajo nuk sheh dhe nuk dëgjon veçse të kotën. Ajo është zemër pa jetë, e thatë.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.
Forwarded from Qendra Udhëzimi
Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/
۞ Zemra e sëmurë. Në këtë zemër ka jetë dhe ka sëmundje. Ajo ka dashuri ndaj Allahut, besim, sinqeritetit, mbështetje tek Ai, por ka dashuri edhe ndaj epsheve, dhënie përparësi të ndaluarave dhe synon arritjen e tyre, në të ka gjithashtu smirë, zili, vetëpëlqim, mendjemadhësi, lartësim mbi të tjerët. Kjo zemër është e sprovuar me dy thirrës: njëri që e thërret për tek Allahu dhe tjetri që e thërret për te gjërat e kësaj bote. Ajo i përgjigjet thirrësit që ka më afër. Ajo është ose më afër shpëtimit ose shkatërrimit.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.
••• Vazhdimi•••

🔤🔤🔤🔤🔤  🔤  🔤🔤🔤🔤🔤🔤🔤

Thotë autori:
وأَشْهَدُ أَن لاَّ إلَهَ إِلاَّ اللهُ وَحْدَهُ لا شَرِيكَ لَهُ إِقْرَارًا بِهِ وَتَوْحِيدًا‏.‏
"Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, të Vetmit, i Cili nuk ka shok (ortak), duke e pranuar me zemër (jo vetëm me fjalë) dhe duke e thënë me teuhid (sinqeritet vetëm për Atë)."

• Fjala Eshehedu - Deklaroj apo lajmëroj duke pasur njohuri dhe duke e ditur atë (shehadetin). Pastaj duhet të besojë saktësinë e saj dhe të pranojë me zemër se (shehadeti) është i vërtetë, zemra të jetë në përputhje me gjuhën. Shehadeti nuk pranohet nëse personi e thotë vetëm me gjuhë, pa e pranuar me zemër (siç kanë bërë hipokritët). Pastaj duhet t'i bindet shehadetit.

• Shehadeti është fjala e teuhidit. Fjala La ilahe ilAllah ka qenë boshti rreth të cilit është vërtitur daveti i Pejgamberëve. Ajo është obligimi i parë dhe më i madhi për çdo njeri. E nuk është siç kanë thënë disa prej sekteve se obligimi i parë është njohja e Allahut duke shikuar në argumentet e Tij në univers, apo siç kanë thënë disa të tjerë se mjafton vetëm të kesh qëllim të njohësh këto argumente etj. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka thënë Muadhit kur e ka dërguar në Jemen për t'i thirrur Ithtarët e Librit në Islam: "Gjëja e parë në të cilën do t'i thërrasësh le të jetë fjala La ilahe ilAllah Muhameden resulullah."

• Sa i përket njohjes së Allahut: Ai e ka krijuar dhe e ka bërë natyrshmërinë e njeriut të atillë që ai ta njohë Atë dhe ta besojë për Zot. "Çdo fëmijë lind në natyrshmëri..."

• Fjala La ilahe ilAllah dëshmon për tri llojet e teuhidit.

-Si tregon kjo fjalë se vetëm Allahu duhet të njësohet me adhurim (për teuhidin uluhije)? Përgjigja: Fillimi i saj përmban mohim (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë) dhe fundi përmban pohim (përveç Allahut). D.m.th. çdo adhurim i mohohet dikujt tjetër, pastaj i pohohet vetëm Allahut.
-Si tregon ajo se vetëm Allahu është Krijues, furnizues, sistemues (për teuhidin rububije)? Përgjigja: Vetëm Allahu ka mundësi të krijojë, furnizojë dhe sistemojë, andaj vetëm Ai duhet të adhurohet.
-Si tregon ajo se vetëm Allahu ka cilësi të përsosura? Përgjigja: Nuk mund të ekzistojë një gjë nëse nuk ka cilësi me të cilat cilësohet e përshkruhet. E Allahu ka cilësitë më të përsosura, andaj vetëm Ai meriton të adhurohet.

• Fjala La ilahe ilAllah ka dy shtylla: pohimin dhe mohimin (siç sqaruam).

• Kushtet e saj janë shtatë:
1. Dija për të.
2. Bindja.
3. Sinqeriteti.
4. Vërtetësia.
5. Dashuria.
6. Pranimi.
7. Pasimi.

• Domethënia e fjalës La ilahe ilAllah: Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Gabim është kur përkthehet: Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, apo Allahu ka mundësi dhe fuqi të krijojë, apo Nuk ka të adhuruar përveç Allahut (pa ia shtuar me të drejtë).

• Realizimi i saj: Duke iu përmbajtur urdhrave të Allahut dhe duke iu larguar ndalesave të Tij.

• Dobia e saj: Ai që e thotë atë duke plotësuar shtyllat dhe kushtet e saj do të ketë lumturi në këtë botë dhe tjetrën.

Zhvlerësueset e saj janë të shumta, më e madhja: Shirku.

Hoxhë Lulzim Perçuku.
Transkriptim - Akide uasitije.

🌹
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM
Forwarded from Qendra Udhëzimi
Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/
Edhe sahabët i kanë ndarë zemrat në katër grupe:
1. Zemra e pastër, në të cilin është një kandil që vazhdimisht ndriçon, ai është kandili i besimit. Kjo është zemra e besimtarit. Ajo është e pastruar prej çdokujt tjetër përveçse të vërtetës, prej të gjithave dyshimeve të së kotës dhe epsheve që shmangin prej të vërtetës.
2. Zemra e mbyllur. Kjo është zemra e jobesimtarit. Ajo është e vendosur brenda perdeve, mbulesave, kjo si dënim sepse e ka refuzuar të vërtetën (pasi i është sqaruar), në të nuk depërton drita e besimit dhe e dijes.
3. Zemra e përmbysur. Kjo është zemra e dyfytyrëshit. Ajo e ka njohur të vërtetën pastaj e ka refuzuar. Ajo të kotën e beson si të vërtetë dhe miqëson pasuesit e të kotës, kurse të vërtetën e llogarit të kotë dhe armiqëson pasuesit e së vërtetës.
4. Zemra e cila furnizohet nga dy burime. Në të ende nuk ka lëshuar rrënjë besimi. Ajo ende nuk është pastruar që t’i kushtohet vetëm të së vërtetës, mirëpo në të ka edhe prej të vërtetës edhe prej të kundërtës së saj. Nganjëherë është më afër besimit e nganjëherë më afër mohimit.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.
Zemra sëmuret në të vërtetë. Allahu thotë: “Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton”. Bekare 10. Dhe: “Nëse nuk heqin dorë (nga veprimet e tyre) hipokritët, ata që kanë sëmundje (dyshimi) në zemrat e tyre...” Ahzab 60. Kurani është shërim për sëmundjes e injorancës dhe devijimit e humbjes. Shërimi i saj nga këto bëhet përmes dijes dhe udhëzimit. “O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.” Junus 57.

Zemra ka nevojë për atë që e ruan forcën e saj, që është besimi, veprat e mira etj. Gjithashtu ka nevojë të mbrohet prej gjërave që e dëmtojnë, e kjo arrihet kur largohet prej gjynaheve. Ndërsa, sa i përket boshatisjes së zemrës prej gjërave që e çrregullojnë atë, kjo arrihet përmes pendimit të sinqertë dhe kërkimit të faljes prej Allahut.

Kur zemra ka sëmundje atëherë lëndohet me dyshimin apo epshin më të vogël dhe i pranon (nuk e ka forcën të mbrohet). Kurse, zemrës së fortë i shfaqen sëmundje të rënda të dyshimeve dhe epsheve, dhe për shkak të forcës që ka i refuzon dhe nuk i pranon

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.
Forwarded from Qendra Udhëzimi
Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/
Sëmundja është dy lloje:

-Njëri lloj që nuk ka dhimbje (ky është më i rrezikshmi: injoranca, dyshimet, epshet). Shërimi bëhet duke iu kthyer Shpalljes që i është zbritur të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem.

-Tjetri lloj është që ka dhimbje (shqetësimet, pikëllimet, ankthet, trishtimet etj.). Këto mund të largohen me ilaçe mjekësore natyrale, si: largimi nga shkaqet që i shkaktojnë ato, apo me ilaçe të caktuara, apo me veprimin e shkaqeve që i largojnë ato.

Ilaçet ndahen në dy lloje: Ilaçe natyrale dhe fetare.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.
Njohja e secilës sëmundje dhe ilaçit të saj. Allahu ngjallë zemrat pasi i ka goditur sëmundja. Ai na ka nxitur të kërkojmë shërimin, të marrim shkaqet, “A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?! Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur. Dijeni, se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj! Ne ju sqarojmë shpalljet, në mënyrë që ju të kuptoni!” Hadid 16-17. Po ashtu dhe Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem na ka urdhëruar të kërkojmë ilaçin: “Kërkoni shërimin o robër të Allahut, ngase Ai nuk ka vendosur në tokë një sëmundje veçse ka vendosur edhe ilaçin për të, përveç pleqërisë!” Dhe: “Për çdo sëmundje ka ilaç...” Dhe: “Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundje veçse për të ka zbritur shërim...” Këto hadithe përfshijnë edhe sëmundjet e zemrës.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.
Forwarded from Qendra Udhëzimi
Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/
Shirku është sëmundja më e rëndë dhe më e rrezikshme. Ilaçi i saj është teuhidi. Shirku është mëkati më i madh. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në një hadith është pyetur se cili është mëkati më i madh dhe është përgjigjur: “Mëkati më i madh është t’i shoqërosh Allahut dikë tjetër si të barabartë përderisa Ai është i Cili të ka krijuar.” Shirku është sëmundja më e rrezikshme për zemrën kjo sepse: vepruesi i shirkut është njeriu më i keq tek Allahu, është më i papastri në brendësinë e tij, më i padrejti (me padrejtësinë më të madhe), është i privuar prej Faljes së Allahut nëse vdes idhujtar, e ka të ndaluar hyrjen në xhenet dhe do të jetë përherë në xhehenem nëse vdes idhujtar, do të jetë i privuar prej shefatit të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem nëse vdes idhujtar, do t’i asgjësohen të gjitha veprat në Ditën e Gjykimit (nuk ka shpërblim për to) dhe do të dënohet në shkallën më të ulët të poshtërimit. Për këtë, Allahu dhe i Dërguari na kanë paralajmëruar vazhdimisht ndaj shirkut, si: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim)” Nisa 36, “Mos vër të adhuruar tjetër me Allahun, se do të mbetesh i poshtëruar dhe i braktisur!” Isra 22. Hadith: “Kush e takon Allahun (Ditën e Gjykimit) duke mos i shoqëruar asgjë në adhurim, do të hyjë në xhenet dhe kush e takon Allahun duke i shoqëruar diçka në adhurim, do të hyjë në zjarr.”

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.
--- Vazhdimi---

🔤🔤🔤🔤🔤 🔤 🔤🔤🔤🔤🔤🔤🔤


Thotë autori:
وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ ـ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ ـ
"Dhe dëshmoj se Muhamedi është i rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij- Allahu dërgoftë salavate mbi të!"

• Nuk mjafton të thuash vetëm eshehedu en la ilahe IAllah pa ia bashkëngjitur edhe pjesën e dytë të shehadetit we eshehedu enne Muhameden resulullah. Ato vazhdimisht shkojnë bashkë, si: në ezan, në teshehud etj.

•"Rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij" dy cilësi, dhe kjo tregon se ai, Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, është personi më i ngritur. Rob - abd d.m.th. ka arritur të realizojë adhurimin ndaj Allahut. Sa më shumë që njeriu arrin të realizojë qëllimin për të cilin është krijuar (të adhurojë vetëm Allahun), do të jetë më i larti e më i ngrituri (në të dy botët). Këtë gjë më së shumti e ka arritur Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem.

• Allahu e ka përshkruar abd Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem në çdo gjendje e pozitë e cila ka qenë më e larta, si: kur ka treguar se e ka ngritur në Isra dhe Miraxh mbi shtatë qiej, kur i ka sfiduar jobesimtarët të sjellin një sure sikur suret e Kuranit, po ashtu kur ka treguar se i ka shpallur prej Shpalljes së Tij.

• Kjo (përshkrimi abd) është një kundërpërgjigje për ata të cilët e kanë tepruar në lavdërimin ndaj Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, duke i dhënë cilësi të rububijes dhe uluhijes (sufitë), dhe për ata të cilët nuk e kanë pasuar fenë e tij (jehudët) edhe pse e kanë ditur se ai është i Dërguar i Allahut, apo dhe për disa prej vetë muslimanëve të cilët nuk e pasojnë sunetin e tij.

• Ne e lavdërojmë më së shumti Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem kur themi se ai është rob i Allahut.

• Është quajtur Muhamed që d.m.th i lavdëruar, për shkak të cilësive të shumta të lavdëruara që ka pasur. Ne duhet të krenohemi me të. Me këtë emër është quajtur edhe në Tevrat, ndërsa në Inxhil është quajtur Ahmed.

• "Salawat" d.m.th. lutje, ndërsa fetarisht d.m.th: Allahu e lavdëron atë tek engjëjt.

Hoxhë Lulzim Perçuku.
Transkriptim - Akide uasitije
Please open Telegram to view this post
VIEW IN TELEGRAM