🌴White Palm🌴
1.07K subscribers
655 photos
183 videos
1 file
506 links
White Palm -Qendër për mësimin e Kuranit dhe aktivitete të tjera me qendër në Tetovë, si dhe online për të gjitha motrat shqipfolëse kudo që janë.
Download Telegram
Java e katërt shënoi përmbylljen e rrugëtimit tonë veror. Nxënësit mësuan rreth ushqimeve të preferuara të Muhamedit ﷺ, vizituan Kopshtin Zoologjik dhe monumentet historike të Shkupit, ndanë përshtypjet e tyre dhe morën mirënjohje për pjesëmarrje.

Katër javë me dije, edukim, përvoja praktike dhe argëtim, të realizuara me synimin që fëmijët të afrohen me besimin dhe vlerat islame.

Falënderojmë prindërit për besimin, mësuesit për përkushtimin dhe nxënësit për pjesëmarrjen. Lusim Allahun që çdo gjë e mësuar të jetë e dobishme dhe të lërë gjurmë në jetën e tyre.
https://youtu.be/X9EH8SWlinI?si=FMUaJQafU-xRYFC2
3❤‍🔥1
Një mëngjes i ndritur që sjell me vete një mundësi të re, një mëshirë të re dhe një shpresë të re.

Sado që ditët të na kenë rënduar dhe sado që të jetë vonuar ajo që presim, Allahu është i Plotfuqishëm ta ndryshojë gjendjen tonë në një çast dhe të na hapë dyer që as nuk i kemi imagjinuar.

Askush nuk e di çfarë fsheh kjo ditë, por ne e dimë me bindje se caktimi i Allahut është më i bukur se planifikimi ynë dhe se mëshira e Tij është më e gjerë se të gjitha frikërat tona.

Prandaj, fillojeni ditën me zemra të qeta, me shpirtra mirënjohës, me sy që presin të mirën dhe me besim të palëkundur se ajo që vjen, me lejen e Allahut, do të jetë edhe më e bukur.

Mirëmëngjes plot shpresë, qetësi dhe kënaqësi (me caktimin e Allahut).
7
Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuh.

Ju ftojmë me kënaqësi të merrni pjesë në ligjëratën e radhës nga seria “Shtëpi të ngritura mbi devotshmëri”, me temë:

“Gruaja besimtare – shtylla e shtëpisë”

Një temë që na rikujton rolin e madh të gruas në ndërtimin e një familjeje të qëndrueshme, të mbushur me iman, dashuri dhe bereqet. Do të ndalemi te cilësitë që e bëjnë gruan burim qetësie, edukatore të brezave dhe shtyllë të fortë të shtëpisë muslimane.

Mos e humbni këtë mundësi për të përfituar dobi, për t’u motivuar dhe për t’u afruar më shumë me udhëzimet e Kuranit dhe Sunetit.

Jeni të gjitha të mirëseardhura!
Allahu e bëftë këtë takim të dobishëm dhe të begatë për të gjitha ne.
7
ℝ𝕀𝕂𝕌𝕁𝕋𝕀𝕄 ☟

𝗦𝗲𝗹𝗮𝗺𝘂 𝗮𝗹𝗲𝗷𝗸𝘂𝗺 𝗺𝗼𝘁𝗿𝗮 𝘁𝗲‌ 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗮 , 
𝗝𝘂 𝗶𝗻𝗳𝗼𝗿𝗺𝗼𝗷𝗺𝗲‌ 𝘀𝗲 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗮𝗸 𝗺𝗶𝗻𝘂𝘁𝗮 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗼𝗻 ritransmetimi .

𝗝𝘂 𝗺𝗶𝗿𝗲‌𝗽𝗿𝗲𝘀𝗶𝗺 . 🌷
7
🌿 Një takim që na kujton atë që shpesh e harrojmë: për kë jetojmë dhe për kë përpiqemi?

Në rrugën e jetës përpiqemi për shumë gjëra, por përpjekja më e çmuar është ajo që bëhet për hir të Allahut — për ta kërkuar kënaqësinë e Tij dhe për t’iu afruar Atij.

Ju ftojmë nesër në ligjëratën me temë:

“Dhe përgezoj të përulurit (ndaj Allahut)”

Një ligjëratë që, me lejen e Allahut, do të na ndihmojë të reflektojmë mbi zemrën, përulësinë dhe përpjekjen tonë në rrugën drejt Tij.

📅 E Premte, 14 gusht
🕑 Ora 14:00
📍 White Palm – Tetovë
💻 Mund ta ndiqni edhe online në zoom
Linku
https://us06web.zoom.us/j/87926914318?pwd=1unEnZ3uj97WKZRsNz1S7PQ57O9pcH.1
Ejani dhe sillni me vete edhe një motër tjetër. Ndoshta një fjalë që dëgjojmë bëhet shkak për një ndryshim të madh në zemrën tonë. 🌿

Ju mirëpresim!
8
Mos i nënvlerëso adhurimet vullnetare me arsyetimin se janë nafile dhe jo obligim. Kujto se vazhdimësia në to është një rrugë që të çon drejt dashurisë së Allahut.

Në hadithin kudsij Allahu i Madhëruar thotë:

“Robi Im vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare, derisa Unë ta dua atë.”

#Namazi_i_Duhas
8
Surprizat gjithmonë janë të bukura, por kur vijnë në një formë të tillë, fjala “e bukur” duket sikur nuk mjafton për ta përshkruar gëzimin.

Këto ditë, nxënëset tona vendosën të na bëjnë një surprizë — diçka shumë më të madhe se një dhuratë.
Tri prej tyre erdhën të mbuluara me mbulesën islame.

Erdhën me gëzim që u shkëlqente në fytyrë, të lumtura që këtë hap ta ndanin me ne dhe të na tregonin se ajo që është mësuar e kultivuar përgjatë mësimeve, sot po jep frytet e saj.

E si të mos gëzohemi kur shohim tek ato gatishmërinë për t’iu përgjigjur urdhrit të Allahut?

Në fakt, nuk na habitën..

Dashurinë ndaj Fjalës së Allahut e kishin dëshmuar më herët, kur vendosën të kalonin orë, ditë e muaj duke mësuar dhe memorizuar Kur’anin.
E kur zemra lidhet me Fjalën e Allahut, natyrshëm dëshiron t’u përgjigjet edhe urdhrave të Tij.

﴿كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ﴾
“Kështu Ne i shpërblejmë vepërmirët”

Lusim Allahun që mbulesën t’ua bëjë nder, mbrojtje dhe afrim tek Ai.
17
ℝ𝕀𝕂𝕌𝕁𝕋𝕀𝕄 ☟

𝗦𝗲𝗹𝗮𝗺𝘂 𝗮𝗹𝗲𝗷𝗸𝘂𝗺 𝗺𝗼𝘁𝗿𝗮 𝘁𝗲‌ 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗮 , 
𝗝𝘂 𝗶𝗻𝗳𝗼𝗿𝗺𝗼𝗷𝗺𝗲‌ 𝘀𝗲 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗮𝗸 𝗺𝗶𝗻𝘂𝘁𝗮 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗼𝗻 ritransmetimi .

𝗝𝘂 𝗺𝗶𝗿𝗲‌𝗽𝗿𝗲𝘀𝗶𝗺 . 🌷
❤‍🔥5
📚 WEEKEND SCHOOL 2026–2027 🕌
Mëso • Edukohu • Argëtohu

Një program islam për fëmijë 6–14 vjeç, ku çdo fundjavë ndërthurim mësimin, edukimin dhe argëtimin në një ambient të përshtatshëm për fëmijët. 💙

📖 Kur’an
🕌 Sira
🤲 Dhikri i mëngjesit
🛡️ Akide
⚖️ Fikh
Rekreacion & aktivitete

📅 Mësimet fillojnë më 5 shtator.
💳 Programi është me pagesë.
📌 Vendet janë të kufizuara, ndaj regjistrimi paraprak është i nevojshëm.

📞 Për djemtë: +389 78 928 081
📞 Për vajzat: +389 71 20 9936

Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e Weekend School 2026–2027!
3
Sprovat nuk vijnë për të na rënduar, por për të na kthyer tek Allahu. Ato na kujtojnë se, edhe kur rrugët duken të ngushta, tek Ai gjithmonë ka strehë, qetësi dhe ngushëllim.

“Kur sprova bëhet ngushëllim”

Një ligjëratë për zemrën që kërkon ta kuptojë sprovën përtej dhimbjes së saj. 🤍

🎙 Ligjëruese: Ms Irfete Rexhepi
🕑 E premte | Ora 14:00
📍 White Palm – Tetovë

Ju mirëpresim!
9
ℝ𝕀𝕂𝕌𝕁𝕋𝕀𝕄 ☟

𝗦𝗲𝗹𝗮𝗺𝘂 𝗮𝗹𝗲𝗷𝗸𝘂𝗺 𝗺𝗼𝘁𝗿𝗮 𝘁𝗲‌ 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗮 , 
𝗝𝘂 𝗶𝗻𝗳𝗼𝗿𝗺𝗼𝗷𝗺𝗲‌ 𝘀𝗲 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗮𝗸 𝗺𝗶𝗻𝘂𝘁𝗮 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗼𝗻 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗲𝗿𝗮𝘁𝗮 .

𝗝𝘂 𝗺𝗶𝗿𝗲‌𝗽𝗿𝗲𝘀𝗶𝗺 . 🌷
9
3
🌸 SONTE – DITA E PARAFUNDIT E “FRESKI IMANORE” 🌸

🤖🌿 “Amaneti i dijes dhe thirrjes në epokën e Inteligjencës Artificiale”

Si ta përdorim Inteligjencën Artificiale duke ruajtur përgjegjësinë ndaj dijes, fesë dhe amanetit të thirrjes?

🎙 Ms. Simijal Deari
📅 E Shtunë, 22 Gusht
🕘 Ora 21:00
💻 ZOOM – Qendra EMTEC Online

🔗 https://us02web.zoom.us/j/6514959170?pwd=ckhxTUJEUTF5VUdEZzlvRGo5WjZhdz09
Meeting ID: 651 495 9170
Passcode: EMTEC

🌷 Ju presim të gjithave! Mos e humbisni ditën e parafundit. 🤍
2