esSunneh
474 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
Zekati i fitrit është një saë nga ushqimet bazë të vendit.

Çdo lavd i takon All-llahut. Falja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë me të Dërguarin e All-llahut, si dhe me familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që udhëzohen me udhëzimin e tij! Më pas:

Janë shpeshtuar pyetjet rreth nxjerrjes së orizit për zekat të fitrit dhe rreth nxjerrjes së parave në vend të ushqimit.

Përgjigjja: Është transmetuar në hadithet autentike të të Dërguarit të All-llahut (ﷺ) se ai ia ka bërë të detyrueshëm muslimanëve zekatin e fitrit; një saë (tas) me hurma, ose një saë me elb dhe ka urdhëruar të jepet para daljes së njerëzve për namaz, pra për namaz të bajramit.

Në dy Sahihët është transmetuar nga Ebu Seid el-Hudri (radijAll-llahu anhu) se ka thënë:
«كنا نعطيها في زمن النبي ﷺ صاعاً من طعام أو صاعاً من تمر أو صاعاً من شعير أو صاعاً من إقط أو صاعاً من زبيب»
“Ne e jepnim atë (zekatin e fitrit) në kohën e Profetit (ﷺ) një saë ushqim (bazë), ose një saë elb, ose një saë hurma, ose një saë ekit (lloj bulmeti të thatë), ose një saë rrush të thatë.” (Buhariu: 1506 dhe Muslimi: 985)

Një grup i dijetarëve fjalën “ushqim” (طعام) në këtë hadith e kanë shpjeguar se nënkupton grurin, kurse disa të tjerë e kanë shpjeguar se me fjalë “ushqim” është për qëllim ajo që banorët e një vendi e konsiderojnë ushqim bazë, çfarëdo qoftë ai. Pavarësisht a është grurë, misër, mel, apo ndonjë tjetër. Dhe ky (i dyti) është mendimi i saktë. Sepse zekati është një ngushëllim dhe lehtësim i gjendjes nga ana e të pasurve për të varfrit dhe muslimani nuk e ka për detyrë ta ndihmojë dikë me një ushqim që nuk është bazë në vendin e tij. Dhe orizi nuk ka dyshim se është ushqim bazë në mbretërinë (e Arabisë Saudite) dhe është ushqim i mirë dhe i çmuar. Orizi është më i mirë se elbi, për të cilin hadithet thonë se pranohet.

Me këtë kuptohet se nuk ka problem të nxirret orizi si zekat i fitrit.

Masa e detyruar është një saë me cilindo prej këtyre llojeve, sipas sait të Profetit (ﷺ), i cili është i barasvlershëm me katër mbushje të të dy grushteve, me duar mesatare dhe të mbushura, siç thuhet në “El-Kâmûs” etj. Me peshë i bie përafërsisht tre kilogramë.

Nëse muslimani nxjerr një saë oriz, ose diçka tjetër që është ushqim bazë në vendin e tij, i pranohen fitrat, edhe nëse nuk është prej llojeve të përmendura në hadith, sipas mendimit të saktë ndër dy mendimet e dijetarëve. Nuk ka të keqe ta nxjerrë atë edhe me peshim, që i bie tre kilogramë përafërsisht.

Obligimi i nxjerrjes së zekatit vlen për çdo musliman, të vogël e të madh, mashkull dhe femër, të lirë dhe rob. Për sa i përket fëmijës që është në barkun e nënës, zekati i fitrit nuk është obligim të nxirret për të, sipas ixhmasë, por është e pëlqyer, sepse kështu ka vepruar Uthmani (radijAll-llahu anhu).
Obligim është të nxirret para namazit të bajramit dhe nuk lejohet vonimi i tij pas namazit të bajramit. Nuk ka pengesë nëse e nxjerr një ditë ose dy ditë para bajramit.

Me këtë kuptohet se koha e nxjerrjes së këtij zekati, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, fillon natën e njëzetenëntë. Sepse muaji mund të jetë njëzetenëntë ditë dhe mund të jetë tridhjetë ditë. Sahabët e të Dërguarit të All-llahut (ﷺ) e nxirrnin një ditë ose dy ditë para bajramit.

Personave që duhet dhënë ky zekat janë: të varfrit dhe nevojtarët. Në një transmetim të saktë thuhet se Ibën Abbasi (radijAll-llahu anhumâ) ka thënë:
فرض رسول الله ﷺ زكاة الفطر طهرة للصائم من اللغو والرفث وطعمة للمساكين فمن أداها قبل الصلاة فهي زكاة مقبولة ومن أداها بعد الصلاة فهي صدقة من الصدقات
“I Dërguari i All-llahut (ﷺ) e ka bërë të detyrueshëm zekatin e fitrit si pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të pahijshme dhe si ushqim i të varfërve. Kush e nxjerr atë para namazit (të bajramit), i llogaritet zekat i pranuar, kurse kush e nxjerr pas namazit, i llogaritet një sadaka prej sadakave.” (Ebu Davud: 1609 dhe Ibën Mâxheh: 1827)
Nuk lejohet të nxirret vlera e zekatit (me para), sipas shumicës së dijetarëve – dhe ky është mendimi më i saktë për nga argumentimi. Bile është vaxhib që zekati i fitrit të nxirret ushqim, siç ka vepruar Profeti (ﷺ) dhe sahabët e tij (radijAll-llahu anhum). Këtë qëndrim e kanë shumica e Umetit.

All-llahu është Ai të Cilit i lutemi të na japë neve dhe të gjithë muslimanëve sukses ta kuptojmë fenë e Tij dhe të qëndrojmë të paluhatshëm në të! Atij i lutemi të na i rregullojë zemrat dhe veprat tona, se vërtet, Ai është Bujar i Madh.

Falja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin me Profetin tonë Muhamed dhe me familjen dhe shokët e tij!
_____________
Abdul-Aziz ibën Abdil-lâh ibën Bâz
https://essunneh.com/zekati-i-fitrit-eshte-nje-sae-nga-ushqimet-baze-te-vendit-iben-baz/
Argumenti më i fortë logjik për Njëshmërinë e Krijuesit | Tefsir, el-Bekara: 21, 22

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

21. O njerëz! Adhuroni Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni!

Tefsiri i Sa’dit

Ky është një urdhërim gjithëpërfshirës për mbarë njerëzimin i një çështjeje në përgjithësi dhe ajo është: ibadeti (adhurimi), që përfshin: zbatimin e urdhrave të All-llahut, shmangien nga ndalimet e Tij dhe besimin në vërtetësinë e njoftimeve të Tij. Pra, All-llahu i Lartësuar ua ka urdhëruar çështjen për të cilën i ka krijuar.
All-llahu ka thënë:... Lexo më tutje..
👇👇👇

https://essunneh.com/argumenti-me-i-forte-logjik-per-njeshmerine-e-krijuesit-tefsir-el-bekara-21-22/
Forwarded from esSunneh
Cili është mendimi juaj rreth një personi që thotë: "Refuzimi i adhuruesve të varreve është çështje dytësore"?

Përgjigjja:
Pasha All-llahun, detyra e çdo mbajtësi të thirrjes së All-llahut dhe çdo personi që merret me davetin islam është të fillojë me luftimin e këtyre dukurive pagane, si: adhurimi i varreve, lidhja për to, drejtimi i lutjes atyre, therja e kurbanit për ta, kërkimi i ndihmës prej tyre në raste vështirësie dhe një varg i gjatë ritesh që janë sajuar rreth këtyre varreve.

E kemi për detyrë të fillojmë me këto, para çdo gjëje tjetër. Kështu ka qenë ligji i All-llahut, i cili nuk është thyer gjatë asnjë thirrjeje prej thirrjeve (të profetëve). O vëllezër të mi!

Nëse e sheh Kuranin, ai ta rrëfen thirrjen e profetëve në përgjithësi dhe thirrjet e secilit prej tyre në veçanti.
Në përgjithësi thotë:

((وما أرسلنا من رسول إلا نوحي إليه انه لا إله إلا أنا فاعبدون))
“Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka të adhuruar tjetër të drejtë përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” [El-Enbijâ’, 25]

- Kjo nënkupton që duhet të fillohet me Teuhidin; që ibadetet (lutja, namazi, kurbani...) t’i kushtohen vetëm All-llahut Një.

Nëse e lexojmë thirrjen e Ibrahimit dhe Nuhut (alejhimes-salâtu ues-selâm), e shohim se ata e luftonin adhurimin e idhujve;

((وقالوا لا تذرن آلهتكم ولا تذرن ودا ولا سواعا ولا يغوث ويعوق ونسرا))
“dhe (idhujtarët) thanë: ‘Mos i lini kurrsesi të adhuruarit tuaj! Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin’!” [Nûh, 23]

- Këta (emra) kanë qenë disa njerëz të mirë, të cilëve (pas vdekjes) idhujtarët u ngritën statuja.

Kurse tani, ngaqë ngritja e statujave nuk mund të përhapet në këtë Umet, shejtani u ka ardhur me një lojë të re; u ka ardhur nga rruga varreve; që ata t’i ngrehin dhe të ndërtojnë mbi to.

A ka heshtur i Dërguari i All-llahut (ﷺ) për punën e varreve?

I Dërguari ka urdhëruar të rrënohen (ndërtimet që bëhen mbi) ato, ka ndaluar të ngrihen dhe ka ndaluar të ndërtohet mbi to. Ai i ka mallkuar njerëzit që veprojnë kështu dhe ka gjykuar se janë krijesat më të këqija.

Natyrisht, qëndrimi që e ka Islami për tyrbet është njësoj si qëndrimi që e ka për idhujt. Edhe pse shejtani është munduar të bëjë dredhi që, kur e ka parë se ky umet nuk i adhuron idhujt, u ka ardhur atyre nga ana e varreve, Islamit nuk i ka shpëtuar puna e varreve, por e ka dhënë qartë gjykimin e vet.

Islami ka sqaruar se gjykimi për tyrbet nuk dallon nga gjykimi për idhujt; ato duhet medoemos të rrënohen.
I Dërguari (ﷺ) e dërgonte Aliun për këtë gjë, siç përcillet në një hadith te Sahihu i Muslimit. Këtë hadith e transmeton Ebul-Hejjâxh el-Esedi, i cili thotë se Aliu (radijAll-llah anhu) i ka thënë:

“Unë po të dërgoj si udhëheqës për një çështje, për të cilën më ka dërguar mua i Dërguari i All-llahut (ﷺ), e ajo është:
"ألا تدع قبرا مشرفا إلا سويته ولا صورة إلا طمستها"
“Mos lër asnjë varr të ngritur pa e rrafshuar dhe asnjë sûrah (figurë ose skulpturë e diçkaje që ka shpirt) pa e shlyer!”

Kështu që obligimi i këtyre thirrjeve (daveteve) është që të intensifikohen dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin në pastrimin e umetit islam dhe shoqërisë islame nga kjo idhujtari e qartë, të cilën, një njeri që është i mençur nuk mund ta shpërfillë.”
______________
Imam Rabi' ibën Hadi
Kaseta me titull: “Domosdoshmëria e ndjekjes, jo e shpikjes”
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
"Zanafillat e gjynaheve"
Imam
#Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

"Zanafillat e gjynaheve, që të gjithave, të mëdhave e të voglave, janë tri: lidhja e zemrës pas dikujt tjetër krahas All-llahut, bindja ndaj forcës së zemërimit dhe bindja ndaj forcës së ëndjeve.

Dhe këto janë përkatësisht: shirku, padrejtësia dhe gjynahet e turpshme.

- Pra, kulmi i lidhjes për dikë tjetër krahas All-llahut është shirku; t’i lutet ndonjë të adhuruari tjetër, krahas Tij;

- kulmi i bindjes ndaj forcës së zemërimit është: vrasja;

- dhe kulmi i bindjes ndaj forcës së ëndjeve është: zinaja (imoraliteti).

Prandaj All-llahu i ka mbledhur të tria këto te Thënia e Tij:

وَالَّذِينَ لَا يَدْعُونَ مَعَ الله إِلَهًا آخر وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ
“dhe ata që, pos All-llahut, nuk i luten ndonjë të adhuruari tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që All-llahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë zina.” [El-Furkân, 68]

Këto të tria ftojnë te njëra-tjetra.

Shirku fton në padrejtësi dhe në vepra të turpshme, si Ihlasi dhe Teuhidi (nga ana e kundërt) që ia largojnë ato të dyja personit. All-llahu i Lartësuar ka thënë:

كَذَلِكَ لِنَصْرِفَ عَنْهُ السُّوءَ وَالْفَحْشَاءَ إِنَّهُ مِنْ عِبَادِنَا الْمُخْلِصِينَ
“Kështu ia larguam (Jusufit) të keqen dhe veprën e turpshme, sepse ai, në të vërtetë, ishte nga robërit Tanë muhlisinë (që ia kushtojnë pastër adhurimin Zotit).” [Jûsuf, 24]

“E keqja” këtu është ashku, ndërsa “vepra e turpshme” është zinaja.

Padrejtësia, gjithashtu, fton në shirk dhe në vepra të turpshme. Sepse shirku është padrejtësia më e madhe, siç është Teuhidi drejtësia më e madhe. Pra, drejtësia është shoqëruesja e Teuhidit, kurse padrejtësia shoqëruesja e shirkut, prandaj All-llahu i ka përmendur bashkë.

Sa i takon të parës, atë e ka përmendur te Thënia e Tij:

شهد الله أنه لَا إِلَه إِلَّا هُوَ وَالْمَلائِكَةُ وَأُولُو الْعِلْمِ قَائِماً بِالْقِسْطِ
“All-llahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë.” [Âl Imrân, 18]

Kurse të dytën e ka përmendur, për shembull, te Thënia:

إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ
“Vërtet shirku është një padrejtësi shumë e madhe” [Lukmân, 13]

Edhe vepra e turpshme fton në shirk dhe në padrejtësi, sidomos nëse forcohet dëshira për ta bërë dhe nuk arrihet ndryshe, përveçse përmes ndonjë lloj padrejtësie ose nëpërmjet magjisë dhe shejtanit. All-llahu i ka përmendur bashkë zinanë me shirkun tek ajeti:

الزَّانِي لَا يَنْكِحُ إِلَّا زَانِيَةً أَوْ مُشْرِكَةً وَالزَّانِيَةُ لَا يَنْكِحُهَا إِلَّا زَانٍ أَوْ مُشْرِكٌ وَحُرِّمَ ذَلِكَ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ
“Zinaqari mund të martohet vetëm me zinaqaren apo mushriken, kurse zinaqaren mund ta marrë vetëm zinaqari apo mushriku. Këto janë të ndaluara për besimtarët.” [En-Nûr, 3]

Këto të tria tërheqin te njëra-tjetra dhe urdhërojnë për njëra-tjetrën.

Prandaj zemra, sa më të dobët ta ketë Teuhidin dhe më të madh shirkun, aq më shpesh do të bëjë vepra të turpshme dhe do t’i shtohet lidhja për figurat (e krijesave) dhe dashuria për to.

Këtë kuptim të njëjtë e ka Thënia e All-llahut të Lartësuar:

فَمَا أُوتِيتُم مِّن شَيْءٍ فَمَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَمَا عِندَ اللَّهِ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ لِلَّذِينَ آمَنُوا وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ (36) وَالَّذِينَ يَجْتَنِبُونَ كَبَائِرَ الْإِثْمِ وَالْفَوَاحِشَ وَإِذَا مَا غَضِبُوا هُمْ يَغْفِرُونَ (37)
“Çdo gjë që ju është dhënë juve, është vetëm kënaqësi në jetën e kësaj bote. Por ajo që është tek All-llahut (shpërblimi; mirësia) është më e mirë dhe më e përhershme për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre; për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha e prej veprave të turpshme dhe që, kur i zemëron dikush, falin.” [Esh-Shûrâ, 36]
Pra ka treguar se shpërblimi i Tij është më i mirë për ata që besojnë dhe mbështeten tek Ai – dhe ky është Teuhidi. Pastaj ka thënë: “për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha e prej veprave të turpshme” – kjo nënkupton parandalimin e forcës së ëndjeve; pastaj ka thënë: “dhe që, kur i zemëron dikush, falin.” – dhe kjo është kundërshtimi i forcës së zemërimit.

Kështu që i ka përfshirë të tria: Teuhidin, nderin dhe drejtësinë, të cilat janë përmbledhja e krejt mirësisë.

______________
El-Fewâid, 117-118.
https://essunneh.com/tri-zanafillat-e-gjynaheve-ibnul-kajjim/
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
Dhjetë ditëshi i muajit dhul-hixhe

Dijetari i madh Ibën Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“I kujtoj vëllezërit e mi muslimanë, që ta shfrytëzojnë mirë rastin në këto dhjetë ditët e dhul-hixhes. Sepse me të vërtetë, shumica e muslimanëve janë të shkujdesur për vlerën e këtyre dhjetë ditëve dhe vlerën e veprave të mira në to. Prandaj u kalojnë atyre këto dhjetë ditë sikur të ishin ditë të zakonshme, pa ndonjë vlerë të veçantë.

Ne duhet që këto dhjetë ditë t’i shfrytëzojmë sa më shumë, duke i shtuar më shumë ibadetet; duke e shtuar më shumë namazin, lëmoshën, agjërimin dhe çdo vepër tjetër që na afron tek All-llahu.

I Dërguari (ﷺ) ka thënë:

(ما من أيام العمل الصالح فيهن أحب إلى الله من هذه الأيام العشر)
“Nuk ka ditë, në të cilat vepra e mirë është më e dashur tek All-llahu, si këto dhjetë ditë!”

[Sahîh Ebî Dâwûd, 2107 etj.]

______

Burimi: binothaimeen.net/content/9023
t.me/essunneh
Hëna e re e muajit dhul-hixheh është parë, kështu që sonte hyn nata e parë e këtij muaji.

Dita e parë e dhul-hixhxhes: 07.06.2024;
Dita e Arafatit: 15.06.2024
Dita e parë e Kurban Bajramit: 16.06.2024
Profeti (ﷺ) ka thënë:

‎خيرُ الدعاءِ دعاءُ يومِ عرفَةَ وخيرُ ما قلْتُ أنا والنبيونَ من قبلي لا إلهَ إلَّا اللهُ وحدَه لا شريكَ له له الملكُ وله الحمدُ وهو على كلِّ شيءٍ قديرٌ

“Lutja më e mirë është lutja e ditës së Arafatit dhe më e mira që e kam thënë unë dhe profetët para meje është:

«Lâ ilâhe il-lAll-llâhu wahdeHu lâ sherîke leH, leHul-mulku we leHul-hamdu we Huwe ‘alâ kul-li shej-in Kadîr»

(Nuk ka të adhuruar të vërtetë pos All-llahut, i Cili është Një dhe i pashoq. I Tij është i gjithë sundimi, Atij i takojnë të gjitha lavdet dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.)”
____________
Sahih et-Tirmidhi, 3585. El-Albani: hasen.
t.me/essunneh
A lejohet ta agjëroj ditën e #Arafatit nëse më kanë mbetur ditë të paagjëruara nga ramazani?

Përgjigjja:
E agjëron ditën e Arafatit duke e bërë nijet me të një ditë nga ditët që i kanë mbetur borxh. Dhuntia e All-llahut është e gjerë dhe mund ta arrijë shpërblimin dyfish: shpërblimin e Arafatit dhe shpërblimin e kompensimit.

#Ibën_Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë)
____________
t.me/essunneh
https://youtu.be/cgrn9awbldg