esSunneh
475 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
Nata më e mirë është Nata e Kadrit.
Ajo gjendet në njërën prej dhjetë netëve të fundit të Ramazanit. Profeti (ﷺ) përpiqej fort gjatë këtyre dhjetë netëve. All-llahu i Lartësuar ka thënë:
(إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ (1) وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ (2) لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ (3) تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمْرٍ (4) سَلَامٌ هِيَ حَتَّىٰ مَطْلَعِ الْفَجْرِ (5))
“Ne e kemi zbritur atë (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.” [1]

Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar nga Ebu Hurajra (radijAll-llahu anhu) se Profeti (ﷺ) ka thënë:
«من صام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه، ومن قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه»
“Kush e agjëron Ramazanin me iman dhe shpresë në shpërblim, atij i falen të gjitha gjynahet që i ka bërë më parë, dhe kush falet gjatë Natës së Kadrit me iman dhe shpresë në shpërblim, atij i falen të gjitha gjynahet që i ka bërë më parë.”

Aisha (radijAll-llâhu ‘anhâ) ka thënë: “I Dërguari i All-llahut (ﷺ) bënte itikaf (qëndronte në xhami për ibadet) dhjetë netët e fundit të Ramazanit dhe thoshte:
«تحروا ليلة القدر في العشر الأواخر من رمضان»
“Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëshen e fundit të Ramazanit!” [2]

Muslimi ka transmetuar nga Ibën Umeri (radijAll-llâhu ‘anhumâ), se i Dërguari (ﷺ) ka thënë:
«من كان ملتمسا فليلتمسها في العشر الأواخر»
“Ai që kërkon ta zërë, atëherë le ta kërkojë atë në dhjetëshen e fundit!”

Aisha (radijAll-llâhu ‘anhâ) gjithashtu ka thënë:

“I Dërguari i All-llahut (ﷺ), kur hynin dhjetë netët e fundit, e shtrëngonte “izarin” [3], e gdhinte gjithë natën (me ibadet) dhe e zgjonte familjen e tij” [4]
______
Fusnota:
[1] Surja El-Kadr.
[2] Trans. Buhariu dhe Muslimi.
[3] Izari është rrobë që vishet nga mesi i trupit deri te gjunjët. Shprehja “shtrëngoi izarin” nënkupton se i ka hyrë ibadetit në këto net me zell e me të gjitha forcat (si ne që themi: përveshi krahët ose mëngët), ose nënkupton largimin nga marrëdhëniet intime gjatë këtyre dhjetë netëve për t’u angazhuar me ibadet, ose të dyja këto. Këto i ka përmendur Ibën Haxheri në Fet’h dhe të tjerë (përkthyesi).
[4] Trans. Buhariu dhe Muslimi.

Shkëputur nga: "Ramazani, sezoni i Ahiretit..." - Abdul-Muhsin el-Abbâd (All-llahu e ruajttë)
t.me/essunneh
Enes ibën Maliku (radijAll-llahu anhu) ka përcjellë se i Dërguari i All-llahut (ﷺ) ka thënë:

«سبع يجري للعبد أجرهن وهو في قبره بعد موته: من علم علما أو أجرى نهرا أو حفر بئرا أو غرس نخلا أو بنى مسجدا أو ورث مصحفا أو ترك ولدا يستغفر له بعد موته»
“Janë shtatë (punë), për të cilat vazhdon t’i rrjedhë njeriut shpërblimi edhe pasi të vdesë dhe të jetë në varr: një dituri (sheriatike) që ua ka mësuar të tjerëve, hapja e një rruge që të rrjedh uji (për përdorim, ujitje...), çelja e një pusi, mbjellja e një palme (një peme frytdhënëse), ndërtimi i një xhamie, trashëgimi (dhurimi) i një Mus’hafi dhe lërja e një fëmije (të mirë) që kërkon falje për të pas vdekjes së tij!”

“Sahih el-Xhâmi” e shejh Albanit, nr. 3602 – hasen.
t.me/essunneh
#Ibën_Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

"Jeta e njeriut nuk është periudha e qëndrimit të tij në dynja! Jeta e njeriut e vërtetë është ajo që e bën të përhershëm pas vdekjes, duke mbetur kujtimi i tij në zemrat dhe gjuhët e njerëzve."

Tefsiri i xhuzzit Amme, f. 320.
t.me/essunneh
Dijetari i madh #el_Feuzân (All-llahu e ruajttë) ka thënë:

“Jeta e këndshme nuk nënkupton të bësh shumë pasuri e qejfe... - Këto mund të jenë dënim për personin dhe përmes tyre të mjerohet; përmes tyre të dënohet në dynja.
Jeta e këndshme gjendet vetëm në zemër! Ajo është një qetësi në zemër.
Edhe nëse nuk ka asgjë nga të mirat e dynjasë, ose ka shumë pak nga të mirat e dynjasë, ai jeton një jetë të këndshme në zemrën e tij dhe arrin të jetë zemërgjerë e i kënaqur. Për këtë arsye, Profeti (ﷺ) ka thënë:

«لَيْسَ الغِنَى عَنْ كَثْرَةِ العَرَضِ، وَلَكِنَّ الغِنَى غِنَى النَّفْسِ»
“Pasuria nuk është të kesh shumë sende (të mira materiale), porse pasuria (e vërtetë) është pasuria e zemrës!” [Buhariu, 6446 dhe Muslimi, 1051]

https://www.youtube.com/watch?v=WK04BCxu_Wo
t.me/essunneh
Ebu Hurajra (radijAll-llahu anhu) ka transmetuar se Profeti (ﷺ) ka thënë:

«سَبْعَةٌ يُظِلُّهُمُ اللَّهُ تَعَالَى فِي ظِلِّهِ يَوْمَ لاَ ظِلَّ إِلَّا ظِلُّهُ: إِمَامٌ عَدْلٌ، وَشَابٌّ نَشَأَ فِي عِبَادَةِ اللَّهِ، وَرَجُلٌ قَلْبُهُ مُعَلَّقٌ فِي المَسَاجِدِ، وَرَجُلاَنِ تَحَابَّا فِي اللَّهِ، اجْتَمَعَا عَلَيْهِ وَتَفَرَّقَا عَلَيْهِ، وَرَجُلٌ دَعَتْهُ امْرَأَةٌ ذَاتُ مَنْصِبٍ وَجَمَالٍ فَقَالَ: إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ، وَرَجُلٌ تَصَدَّقَ بِصَدَقَةٍ فَأَخْفَاهَا حَتَّى لاَ تَعْلَمَ شِمَالُهُ مَا تُنْفِقُ يَمِينُهُ، وَرَجُلٌ ذَكَرَ اللَّهَ خَالِيًا، فَفَاضَتْ عَيْنَاهُ»
“Janë shtatë (lloj personash), të cilët All-llahu do t’i mbulojë me hijen e (Arshit të) Tij, ditën kur nuk do të ketë hije tjetër, pos hijes së Tij:
• një prijës i drejtë,
• një i ri që është rritur me ibadet ndaj All-llahut,
• një njeri që e ka pasur zemrën të lidhur për xhamitë,
• dy persona që janë dashur për hir të All-llahut, mbi këtë (dashuri) kanë qenë bashkë dhe mbi të janë ndarë,
• një person, të cilin e ka thirrur (për imoralitet) një grua me pozitë dhe e bukur, kurse ky i ka thënë: “Unë i frikësohem All-llahut!”,
• një person që ka dhënë sadaka dhe e ka fshehur, aq sa dora e majtë nuk e ka ditur se çfarë ka dhënë e djathta
• dhe një person që, kur ka qenë vetëm, e ka kujtuar All-llahun dhe i kanë lotuar sytë.”

Buhariu nr. 1423 dhe Muslimi nr. 1031.
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
#Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Ai që di një dituri (të caktuar) le të na udhëzojë drejt saj! Ai që sheh ndonjë devijim te fjalët tona, ose ndonjë mangësi dhe gabim, le të na e sqarojë të saktën! Do të jemi mirënjohës për mundin e tij dhe do ta presim me pranim, nënshtrim dhe dorëzim."

Medârixh es-Sâlikîn, 2/137.
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
Imam #Ibnul_Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

All-llahu i Lartësuar ka thënë:
وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا
“Ata që luftojnë për hirin Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona.” [El-‘Ankebût, 69]

All-llahu i Lartësuar udhëzimin e ka lidhur me luftën. Kjo do të thotë se njerëzit me udhëzimin më të plotë janë ata me luftën më të madhe. Kurse lufta më e detyrueshme është lufta me nefsin, lufta me ëndjet, lufta me shejtanin dhe lufta me dynjanë.

Atë që i lufton këto të katra për hir të All-llahut, All-llahu e udhëzon në rrugët e Kënaqësisë së Tij, të cilat e shpien drejt Xhenetit të Tij. Kurse atij që e lë luftën, i ikën udhëzimi (i pakësohet) varësisht nga lufta së cilës i është shmangur.

El-Xhunejd ka thënë:
“«Ata që luftojnë» ëndjet «për hirin Tonë» me teube, «me të vërtetë, do t’i udhëzojmë drejt udhëve» të ihlasit.”

Njeriu nuk do të mund të luftojë kundër armikut të jashtëm, përveçse pasi t’i luftojë këta armiq nga brenda. Ai që triumfon mbi këta, triumfon edhe mbi armikun, kurse ai që mposhtet nga këta, mposhtet edhe nga armiku.”

El-Fewâid, f. 82.
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
Profeti (ﷺ) ka thënë:

«من تعلم العلم ليباهي به العلماء أو يماري به السفهاء أو يصرف به وجوه الناس إليه أدخله الله جهنم»
“Kush e mëson diturinë për t’u krenuar me të para të dijshmëve, ose për të polemizuar me të padijshmit, ose për t’i kthyer fytyrat e njerëzve nga vetja, All-llahu do ta fusë në Zjarr!”

Transm. Ebu Hurajra.
Sahih el-Xhâmi’ es-Sagir, nr. 6158.
t.me/essunneh
El-Muzeni (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Hyra te Muhamed ibën Idris – esh-Shafiu (All-llahu qoftë i kënaqur me të), në momentet e vdekjes së tij dhe i thashë: Si u zgjove o Ebu Abdil-lâh? Ai më tha:

“U zgjova, nga dynjaja për të udhëtuar, nga vëllezërit për t’u ndarë, drejt All-llahut për të shkuar, gotën e vdekjes për ta pirë, veprat e mia të këqija për t’i takuar. Dhe nuk e di, shpirti im a drejt Xhenetit do të niset, që t’ia uroj, a drejt Zjarrit, që ta ngushëlloj.”

I thashë: O Ebu Abdil-lâh, All-llahu pastë mëshirë për ty, më porosit diçka! Ai më tha:

“Ruaju All-llahut! Pasqyroje botën tjetër në zemrën tënde dhe vëre vdekjen para syve!

Mos e harro qëndrimin tënd përpara All-llahut të Madhëruar dhe rri me druajtje nga All-llahu!

Largoju ndalesave që t’i ka vënë dhe kryeji obligimet që t’i ka dhënë!

Ji me hakun (të vërtetën) kudo që të jetë!
Mos i nënvlerëso nimetet që t’i ka dhuruar All-llahu, qofshin edhe pak, dhe përgjigju ndaj tyre me falënderim!

Heshtja jote le të jetë meditim, fjala jote le të jetë dhikër (përmendje e Zotit me lavdërim) dhe shikimi yt le të jetë mësim!

Fali ata që të kanë bërë padrejtësi, mbaji lidhjet me ata që të kanë këputur dhe ji bamirës ndaj atyre që të kanë bërë keq!

Bëhu i durueshëm për fatkeqësitë dhe, përmes takvasë, kërkoi All-llahut të të strehojë nga Zjarri!”

——————-
“Menâkib esh-Shâfi’i” – e Bejhakiut, f. 295.
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
Shejhul-Islam #Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Kur njerëzit përçahen – prishen dhe shkatërrohen, kurse kur bashkohen – rregullohen dhe zotërojnë! Sepse bashkimi është rahmet, kurse përçarja adhab (dënim).”

Mexhmû’ el-Fetâwâ, 3/421.
t.me/essunneh
Dijetari i madh #Rabi’ ibën Hâdi (All-llahu e ruajttë) ka thënë:

“Drejtësia është çështje madhështore! Mos lejo që mëshira ndaj të afërmve, ose fanatizmi për ta, të të shtyjë të mos e thuash të drejtën! Mos lejo që armiqësia dhe urrejtja e fortë, që e ke për dikë, të të shtyjë ta shkelësh drejtësinë! Drejtësia është e domosdoshme.

Nëse ti i bën padrejtësi një jobesimtari, ose një të prishuri, ose një krimineli për shkak të krimit të tij dhe ia lejon vetes t’i bësh padrejtësi e të mos e zbatosh mbi të peshoren e drejtë të All-llahut, ti do të merresh në llogari për këtë.

Sepse All-llahu i Lartësuar është i Drejti, i Cili është i pastër dhe larg çdo padrejtësie dhe Ai nuk është i Kënaqur që ti t’i bësh padrejtësi dikujt, kushdo qoftë ai. As me fjalë, as me vepër, as ndaj pasurisë, as ndaj nderit të tij.”

"Mexhâlis tedhkirije fi tefsiri âjâtin Kur’anije".
t.me/essunneh
Sipas një transmetimi autentik, Ibën Mes’udi (radijAll-llahu anhu) ka thënë:

“Ji i kënaqur me atë që ta ka ndarë All-llahu, do të jesh njeriu më i pasur, kryeje atë që ta ka obliguar All-llahu, do të jesh njeriu më adhurues dhe largoju asaj që ta ka ndaluar All-llahu, do të jesh njeriu më i devotshëm!”

——————
“Ez-Zuhd” – Ebu Davud, nr. 131. Marrë nga twitteri i dijetarit të nderuar Abdull-llah el-Buhari, All-llahu e ruajttë!
t.me/essunneh
Këshillë e çmuar
Imam Shafiu (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Ai që të njofton me fjalët e të tjerëve kundër teje, i njofton edhe të tjerët me fjalët e tua kundër tyre! Ai që të përcjellë fjalë ty, i përcjell edhe fjalët e tua!
Ai që, kur ti e kënaq, thotë për ty gjëra që nuk i ke, edhe kur e zemëron, thotë për ty gjëra që nuk i ke!”

——————
“Menâkib esh-Shâfi’i” – e Bejhakiut, 2/198. Marrë nga twitteri i dijetarit të nderuar Abdull-llah el-Buhari, All-llahu e ruajttë!
t.me/essunneh
Ruaju nga vetëpëlqimi, se të shkatërron!
Medito rreth këtyre fjalëve të imam Ibën Rexhebit (All-llahu e mëshiroftë):

“Ajo që e ka shkatërruar Iblisin është vetëpëlqimi, prandaj ka thënë: “Unë jam më i mirë se ai (Ademi).... Kurse ajo që ia ka përsosur virtytet Ademit është pohimi kundër vetes: “O Zoti ynë! Ne i kemi bërë padrejtësi vetvetes...”
___________
“Letâif el-Me’ârif”, f. 118. Marrë nga twitteri i dijetarit të nderuar Abdull-llah el-Buhari, All-llahu e ruajttë!
t.me/essunneh
Shejhul-Islam #Ibën_Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Për ta plotësuar nimetin e Tij ndaj robërve besimtarë, All-llahu u zbret atyre disa vështirësi dhe dëmtime, në atë formë që i shtyn ata drejt Teuhidit. Kështu, ata i luten duke ia përkushtuar pastër gjithë fenë Atij, shpresojnë tek Ai dhe nuk shpresojnë tek askush tjetër, zemrat e tyre lidhen për Atë dhe për askënd tjetër.

Dhe, si rrjedhojë, ata fitojnë nga ana e: tevekkulit (mbështetjes) tek Ai, inâbe-s (kthimit me pendesë) nga Ai, ëmbëlsisë së imanit, shijimit të kënaqësisë së imanit dhe distancimit nga shirku, diçka që është dhunti shumë më e madhe se: largimi i sëmundjes, frikës, apo thatësirës. Fitojnë dhunti që janë shumë më të mëdha se arritja e lehtësimit dhe largimi i vështirësive të kësaj jete.

Sepse të gjitha këto janë thjesht kënaqësi trupore dhe mirësi dynjaje, të cilat mund t’i vijnë një jobesimtari shumë më shumë se sa i vijnë një besimtari.

Kurse ajo që i vjen ndjekësve të Teuhidit, atyre që ia kushtojnë pastër gjithë adhurimin All-llahut, është diçka më e madhe se sa mund ta përshkruajë realitetin e saj ndonjë shprehje, ose t’i kujtojë hollësitë e saj ndonjë mendje.

Secili besimtar ka hise në këtë, varësisht se sa ka iman.

Për këtë arsye, njëri nga dijetarët e parë ka thënë:
“O bir i Ademit! Vërtet, e ke fituar bekimin e Zotit për shkak të një halli, për të cilin e ke shpeshtuar trokitjen te dera e Zotit tënd!”

Njëri prej dijetarëve ka thënë:
“Vërtet, ndodh që, kur kam ndonjë hall dhe i lutem All-llahut për të, Ai më bekon me kënaqësinë e njohjes së Tij dhe ëmbëlsinë e rrëfimit para Tij, aq sa, në ato momente, nuk dëshiroj që All-llahu të ma shpejtojë realizimin e kërkesës sime, nga frika se mos shpirti im do të largohet nga kjo (gjendje). Sepse shpirti nuk lakmon asgjë, pos hises së vet, e kur t’i kryhet ajo, ai largohet.”

——————
Mexhmû’ el-Fetâwâ, 10/333.
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
Forwarded from esSunneh
Dhjetë ditëshi i muajit dhul-hixhe

Dijetari i madh Ibën Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“I kujtoj vëllezërit e mi muslimanë, që ta shfrytëzojnë mirë rastin në këto dhjetë ditët e dhul-hixhes. Sepse me të vërtetë, shumica e muslimanëve janë të shkujdesur për vlerën e këtyre dhjetë ditëve dhe vlerën e veprave të mira në to. Prandaj u kalojnë atyre këto dhjetë ditë sikur të ishin ditë të zakonshme e që s’kanë ndonjë vlerë të veçantë!

Ne duhet që këto dhjetë ditë t’i shfrytëzojmë sa më shumë duke i shpeshtuar ibadetet; duke e shpeshtuar namazin, lëmoshën, agjërimin dhe çdo vepër tjetër që na afron tek All-llahu.

I Dërguari (ﷺ) ka thënë:

(ما من أيام العمل الصالح فيهن أحب إلى الله من هذه الأيام العشر)
“Nuk ka ditë, në të cilat vepra e mirë është më e dashur tek All-llahu, se këto dhjetë ditë!”

[Sahîh Ebî Dâwûd, 2107 etj.]

Burimi: binothaimeen.net/content/9023
Përktheu: Blerand Grubi
t.me/essunneh
I Dërguari (ﷺ) ka thënë:
“All-llahu e ka krijuar Ademin, atëherë kur e ka krijuar, e ka goditur supin e tij të djathtë dhe ka nxjerrë pasardhës të bardhë, sikur të ishin milingona të vogla (ose: perla). E ka goditur edhe supin e tij të majtë dhe ka nxjerrë pasardhës të zinj, sikur të ishin hi. Atëherë ka thënë për atë (grupin) në të djathtë: “(Këta do të shkojnë) drejt Xhenetit – dhe nuk merakosem!” dhe ka thënë për atë në supin e majtë: “Drejt Zjarrit – dhe nuk merakosem!”

– Koment nga dijetari i madh el-Albani:

https://essunneh.com/hadithi-all-llahu-e-ka-krijuar-ademin/

t.me/essunneh