esSunneh
475 subscribers
86 photos
10 videos
4 files
287 links
Mësimi i Islamit i bazuar në Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, sipas kuptimit të sahabëve dhe dijetarëve prijës të udhëzimit.
Download Telegram
𝙾 𝚝𝚒 𝚚𝚎̈ 𝚒 𝚕𝚞𝚝𝚎𝚜𝚑 𝚝𝚢𝚛𝚋𝚎𝚟𝚎! 𝚀𝚎̈ 𝚒 𝚕𝚞𝚝𝚎𝚜𝚑 𝚋𝚊𝚋𝚊 𝚄𝚖𝚎𝚛𝚒𝚝 𝚎 𝚋𝚊𝚋𝚊 𝚂𝚑𝚎𝚏𝚚𝚎𝚝𝚒𝚝!
𝙿𝚜𝚎 𝚙𝚘 𝚒 𝚕𝚞𝚝𝚎𝚜𝚑 𝚍𝚑𝚎 𝚙𝚘 𝚒 𝚔𝚎̈𝚛𝚔𝚘𝚗 𝚗𝚍𝚒𝚑𝚖𝚎̈ 𝚝𝚓𝚎𝚝𝚎̈𝚛𝚔𝚞𝚓𝚝, 𝚔𝚛𝚊𝚑𝚊𝚜 𝙰𝚕𝚕-𝚕𝚕𝚊𝚑𝚞𝚝?
𝙰 𝚖𝚎𝚗𝚍𝚘𝚗 𝚜𝚎 𝚊𝚒 𝚙𝚘𝚜𝚎𝚍𝚘𝚗 𝚍𝚒𝚌̧𝚔𝚊 𝚗𝚎̈ 𝚔𝚎̈𝚝𝚎̈ 𝙶𝚓𝚒𝚝𝚑𝚎̈𝚜𝚒?
𝙰 𝚖𝚎𝚗𝚍𝚘𝚗 𝚜𝚎 𝚊𝚒 𝚍𝚛𝚎𝚓𝚝𝚘𝚗 𝚍𝚒𝚌̧𝚔𝚊 𝚗𝚎̈ 𝚔𝚎̈𝚝𝚎̈ 𝚄𝚗𝚒𝚟𝚎𝚛𝚜?
𝙰 𝚖𝚎𝚗𝚍𝚘𝚗 𝚜𝚎 𝚊𝚒 𝚝𝚎̈ 𝚍𝚎̈𝚐𝚓𝚘𝚗?
𝙿𝚘 𝚜𝚒𝚔𝚞𝚛 𝚝𝚎̈ 𝚍𝚎̈𝚐𝚓𝚘𝚓𝚎̈, 𝚊 𝚖𝚎𝚗𝚍𝚘𝚗 𝚜𝚎 𝚝𝚎̈ 𝚙𝚎̈𝚛𝚐𝚓𝚒𝚐𝚓𝚎𝚝 𝚎 𝚝𝚎̈ 𝚗𝚍𝚒𝚑𝚖𝚘𝚗?
𝙰 𝚖𝚎𝚗𝚍𝚘𝚗 𝚜𝚎 𝙱𝚘𝚝𝚎̈𝚗 𝚝𝚓𝚎𝚝𝚎̈𝚛 𝚍𝚘 𝚝𝚎̈ 𝚐𝚎̈𝚣𝚘𝚑𝚎𝚝 𝚚𝚎̈ 𝚒𝚞 𝚔𝚎 𝚕𝚞𝚝𝚞𝚛 𝚊𝚝𝚒𝚓?

𝙻𝚎𝚡𝚘𝚓𝚎 𝚖𝚎 𝚟𝚎̈𝚖𝚎𝚗𝚍𝚓𝚎 𝚙𝚎̈𝚛𝚐𝚓𝚒𝚐𝚓𝚎𝚗 𝚝𝚎 𝙵𝚓𝚊𝚕𝚎̈𝚝 𝚎 𝚉𝚘𝚝𝚒𝚝 𝚝𝚎̈𝚗𝚍 (𝚙𝚎̈𝚛𝚔𝚝𝚑𝚒𝚖𝚒):

"𝑲𝒖𝒓𝒔𝒆 𝒂𝒕𝒂 𝒒𝒆̈ 𝒋𝒖 𝒊𝒖 𝒍𝒖𝒕𝒆𝒏𝒊 𝒌𝒓𝒂𝒉𝒂𝒔 𝑻𝒊𝒋, 𝒏𝒖𝒌 𝒛𝒐𝒕𝒆̈𝒓𝒐𝒋𝒏𝒆̈ 𝒂𝒔 𝒔𝒂 𝒏𝒋𝒆̈ "𝒌𝒊𝒕𝒎𝒊𝒓" (𝒄𝒊𝒑𝒂 𝒆 𝒃𝒆̈𝒓𝒕𝒉𝒂𝒎𝒆̈𝒔 𝒔𝒆̈ 𝒉𝒖𝒓𝒎𝒆̈𝒔).
𝑵𝒆̈𝒔𝒆 𝒋𝒖 𝒖 𝒍𝒖𝒕𝒆𝒏𝒊 𝒂𝒕𝒚𝒓𝒆, 𝒂𝒕𝒂 𝒏𝒖𝒌 𝒆 𝒅𝒆̈𝒈𝒋𝒐𝒋𝒏𝒆̈ 𝒍𝒖𝒕𝒋𝒆𝒏 𝒕𝒖𝒂𝒋, 𝒑𝒐𝒓 𝒆𝒅𝒉𝒆 𝒔𝒊𝒌𝒖𝒓 𝒕𝒂 𝒅𝒆̈𝒈𝒋𝒐𝒏𝒊𝒏, 𝒏𝒖𝒌 𝒅𝒐 𝒕’𝒋𝒖 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒊𝒈𝒋𝒆𝒔𝒉𝒊𝒏. 𝑵𝒆̈ 𝑫𝒊𝒕𝒆̈𝒏 𝒆 𝑲𝒊𝒂𝒎𝒆𝒕𝒊𝒕, 𝒂𝒕𝒂 𝒅𝒐 𝒕𝒂 𝒎𝒐𝒉𝒐𝒋𝒏𝒆̈ 𝒂𝒅𝒉𝒖𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒒𝒆̈ 𝒖 𝒃𝒆̈𝒏𝒊𝒕 𝒂𝒕𝒚𝒓𝒆.
𝑨𝒔𝒌𝒖𝒔𝒉 𝒏𝒖𝒌 𝒎𝒖𝒏𝒅 𝒕𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒋𝒐𝒇𝒕𝒐𝒋𝒆̈ 𝒕𝒚 (𝒐 𝑴𝒖𝒉𝒂𝒎𝒆𝒅) 𝒂𝒔𝒉𝒕𝒖 𝒔𝒊 𝑨𝒊 𝒒𝒆̈ 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒊 𝑮𝒋𝒊𝒕𝒉𝒆̈𝒅𝒊𝒋𝒔𝒉𝒆̈𝒎 (𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒉𝒆𝒍𝒃𝒊𝒏 𝒅𝒉𝒆 𝒉𝒐𝒍𝒍𝒆̈𝒔𝒊𝒕𝒆̈ 𝒆 𝒄̧𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆𝒗𝒆)."
(Surja Fâtir, 13-14)

essunneh.com
t.me/essunneh
I Dërguari i All-llahut (ﷺ) ka thënë:
لا تعجبوا بعمل أحد حتى تنظروا بما يختم له، فإن العامل يعمل زمانا من دهره ، أو برهة من دهره بعمل صالح لو مات (عليه) دخل الجنة، ثم يتحول فيعمل عملا سيئا، وإن العبد ليعمل زمانا من دهره بعمل سيىء لو مات (عليه) دخل النار، ثم يتحول فيعمل عملا صالحا، وإذا أراد الله بعبد خير استعمله قبل موته فوفقه لعمل صالح، (ثم يقبضه عليه) "

“Të mos ju mahnit vepra e dikujt, deri sa ta shihni se me çfarë (vepra) do t’i vuloset (jeta)! Sepse ka të atillë që, një periudhë të jetës, vepron punë të mira; punë që sikur të vdiste me to, do të hynte në Xhenet, mirëpo ai më pas ndryshon dhe fillon të bëjë punë të këqija. (Dhe anasjelltas) ka të atillë që, një periudhë të jetës vepron punë të këqija, që sikur të vdiste me to, do të hynte në Zjarr, mirëpo ai, më pas ndryshon dhe fillon të bëjë punë të mira. Kur All-llahu ia do të mirën një robi, e shtie atë në punë para vdekjes, duke i dhënë sukses të bëjë vepra të mira, pastaj ia merr shpirtin me ato vepra.”

Silsiletul-Ehâdîth es-Sahîha nr. 1334.
t.me/essunneh
Hadithi i katërt te #Dyzet_hadithet e Neveviut

Transmetohet
nga “Ebu AbdirRahmân” – Abdullah ibën Mes’ûdi (رضي الله عنه) të ketë thënë:
“I Dërguari i All-llahut (ﷺ) – i cili është “es-sâdik, el-mesdûk” – na ka treguar:
((إنَّ أحدَكم يُجمع خلقُه في بطن أمِّه أربعين يوماً نطفة، ثم يكون علقة مثل ذلك، ثم يكون مضغة مثل ذلك، ثم يُرسل إليه الملَك فينفخ فيه الروح، ويُؤمر بأربع كلمات: بكتب رزقه وأجله وعمله وشقي أو سعيد، فوالله الذي لا إله غيره، إنَّ أحدكم ليعمل بعمل أهل الجنَّة، حتى ما يكون بينه وبينها إلاَّ ذراع، فيسبق عليه الكتاب فيعمل بعمل أهل النار فيدخلها، وإن أحدَكم ليعمل بعمل أهل النار، حتى ما يكون بينه وبينها إلاَّ ذراع، فيسبق عليه الكتاب فيعمل بعمل أهل الجنة فيدخلها)) رواه البخاري ومسلم

"Çdo njeriu i mblidhet krijimi në mitrën e nënës së vet (duke qëndruar) dyzet ditë si një pikë e lëngshme (nutfeh), pastaj shndërrohet në droçkë gjaku (alekah) për po aq kohë, më pas shndërrohet në një copëz mishi (mudgah) për po aq kohë. Pastaj i dërgohet engjëlli dhe ia fryn shpirtin.
Engjëlli urdhërohet me katër fjalë
(të paracaktuara): t’ia shkruajë riskun, jetëgjatësinë, veprat dhe në do të jetë i mjerë apo lumtur (në ahiret).
Betohem për Atë, përveç të Cilit askush nuk meriton të adhurohet, se prej jush ka të atillë që vërtet bën vepra të banorëve të Xhenetit, madje aq sa vetëm një kut e ndan prej Xhenetit, por, ja që ia kalon (e mund e i ndodh) e shkruara; fillon të veprojë vepra të banorëve të Zjarrit dhe, rrjedhimisht, hyn në të. Dhe ka të atillë që bën vepra të banorëve të Zjarrit, derisa të mbetet mes tij dhe Zjarrit vetëm sa një kut, po ja që ia kalon e shkruara; fillon të punojë vepra të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të.”

Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Përktheu Blerand Grubi

https://www.youtube.com/watch?v=t8PsUMCc6Z0
t.me/essunneh
Imam Ibën Raxheb, në librin e tij el-Fet'h (1/187), ka thënë:

"Kur njeriu këmbëngul në gjynahe dhe në disa degë të nifakut (hipokrizisë) dhe nuk pendohet, është frikë se do të ndëshkohet në atë mënyrë që do t’i rrëmbehet imani krejtësisht, do të mbërrijë deri te nifaku i pastër dhe do të përfundojë keq! Siç është thënë: “Gjynahet janë dërgesë (që të çojnë) në kufër!”

Twitteri i dijetarit dr. Abdullah el-Buhari (All-llahu e ruajttë!)
t.me/essunneh
Nëse e do udhëzimin në rrugët e shpëtimit, bëji sebepet!

All-llahu (subhâneHu ue te’âlâ) ka thënë:
قَدْ جَاءَكُمْ مِنْ اللَّهِ نُورٌ وَكِتَابٌ مُبِينٌ (15) يَهْدِي بِهِ اللَّهُ مَنْ اتَّبَعَ رِضْوَانَهُ سُبُلَ السَّلامِ وَيُخْرِجُهُمْ مِنْ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ بِإِذْنِهِ وَيَهْدِيهِمْ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ (16)

“Juve ju erdhi prej All-llahut dritë dhe Libër i qartë, me të cilin All-llahu i drejton ata që ndjekin pëlqimin e Tij, në rrugët e shpëtimit, i nxjerr nga errësira në dritë me lejen dhe vullnetin e Vet dhe i shpie në rrugën e drejtë.” [El-Mâide, 15-16]

Tefsiri i Sa’dit:

“Juve ju erdhi prej All-llahut dritë”
e ajo është Kurani, prej të cilit kërkohet ndriçimi në errësirat e injorancës dhe në verbërinë e dalaletit.
“...dhe Libër i qartë” që qartëson çdo gjë për të cilën kanë nevojë krijesat, nga çështjet e fesë dhe të dynjasë; si dituria për All-llahun, për Emrat, Cilësitë dhe Veprat e Tij dhe si dituria për dispozitat ligjore fetare dhe dispozitat penale.
Pastaj e ka përmendur se kush është ai që udhëzohet me këtë Kuran dhe se çfarë sebepi duhet të bëjë robi për ta arritur këtë udhëzim;
“...me të All-llahu i drejton ata që ndjekin pëlqimin e Tij, në rrugët e shpëtimit” – domethënë: All-llahu, me këtë Libër, e udhëzon (vetëm) personin i cili derdh mund dhe përpiqet ta arrijë kënaqësinë e All-llahut dhe i cili arrin ta ketë qëllimin të mirë;
Atë e udhëzon në “rrugët e shpëtimit”, të cilat e shpëtojnë njeriun nga dënimi dhe e shpijnë drejt Botës së Shpëtimit – e ato janë: dituria mbi të Vërtetën dhe zbatimi i saj me vepra; në përgjithësi dhe në hollësi.
“...i nxjerr nga errësirat” e femohimit, bidatit, mosbindjes, injorancës dhe shkujdesjes, drejt dritës së imanit, Sunetit, bindjes, diturisë dhe përmendjes (Dhikrit).
I gjithë ky udhëzim është “me lejen e All-llahut”; i Cili kur do diçka të bëhet, ajo bëhet, ndërsa kur nuk do, nuk bëhet;
“...dhe i shpie në rrugën e drejtë”.

Përktheu Blerand Grubi
t.me/essunneh
fb.com/essunnehcom
Forwarded from esSunneh
Zbritja e Kuranit

Kurani, për herë të parë kur i ka zbritur të Dërguarit të All-llahut (ﷺ), ka zbritur në Natën e Kadrit në ramazan. All-llahu i Lartësuar ka thënë:

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ (1)

“Ne e kemi zbritur atë në Natën e Kadrit.” [El-Kadr, 1]

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُبَارَكَةٍ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ (3) فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ (4)

“3. Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues. 4. Në atë (natë) ndahet çdo punë e urtë (engjëjt e rishkruajnë nga Leuhi Mahfûdh kaderin e një viti) [Ed-Dukhân]

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنْ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ

“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe për dallimin (e së vërtetës nga e kota).” [El-Bekara, 185]

Kur filloi t’i zbresë Kurani për herë të parë Profetit (ﷺ), mosha e tij ishte dyzet vjeçare, sipas mendimit të njohur të dijetarëve. Kështu është transmetuar nga Ibën Abbâsi (radijAll-llahu anhumâ), Atâi, Seîd ibnul-Musejjib dhe të tjerë. Dhe kjo është mosha kur arrihet pjekuria, logjika më e përsosur dhe perceptimi më i plotë.

Kurse ai që e zbriti Kuranin nga All-llahu i Lartësuar te Profeti (ﷺ) është Xhibrili, njëri prej engjëjve të afërt dhe fisnikë. All-llahu i Madhëruar ka thënë për Kuranin:

وَإِنَّهُ لَتَنْزِيلُ رَبِّ الْعَالَمِينَ (192) نَزَلَ بِهِ الرُّوحُ الأَمِينُ (193) عَلَى قَلْبِكَ لِتَكُونَ مِنْ الْمُنذِرِينَ (194) بِلِسَانٍ عَرَبِيٍّ مُبِينٍ (195)

“192. Nuk ka dyshim se ky (Kuran) është Shpallja e Zotit të botëve. 193. Atë e zbriti Shpirti i besueshëm (Xhibrili) 194. në zemrën tënde (o Muhamed) që të jesh nga ata që paralajmërojnë. 195. E zbriti në gjuhën e qartë arabe.” [Esh-Shu’arâ’]

Xhibrili (alejhis-selâm) ka pasur veti të lëvdueshme e të madhërishme, si: fisnikëria, fuqia, afërsia me All-llahun e Madhëruar, pozita dhe respekti në mes engjëjve të tjerë, besnikëria, bukuria dhe pastërtia... cilësi me të cilat All-llahu e ka bërë kompetent dhe të denjë për të qenë i dërguar i All-llahut që ua kumton shpalljen e Tij të Dërguarve (prej njerëzve). All-llahu i Lartësuar ka thënë:

إِنَّهُ لَقَوْلُ رَسُولٍ كَرِيمٍ (19) ذِي قُوَّةٍ عِنْدَ ذِي الْعَرْشِ مَكِينٍ (20) مُطَاعٍ ثَمَّ أَمِينٍ (21)

“19. se ky (Kuran) është Fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari fisnik, 20. që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Fronit 21. e që është i respektuar atje dhe besnik.” [Et-Tekuîr]

Dhe ka thënë:

عَلَّمَهُ شَدِيدُ الْقُوَى (5) ذُو مِرَّةٍ فَاسْتَوَى (6) وَهُوَ بِالأُفُقِ الأَعْلَى (7)

“5. Atë (shpalljen) ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhibrili), 6. i hatashëm (i bukur), që iu paraqit qartë, 7. në horizontin më të lartë.” [En-Nexhm]

Gjithashtu, All-llahu i Lartësuar ka thënë:

قُلْ نَزَّلَهُ رُوحُ الْقُدُسِ مِنْ رَبِّكَ بِالْحَقِّ لِيُثَبِّتَ الَّذِينَ آمَنُوا وَهُدًى وَبُشْرَى لِلْمُسْلِمِينَ (102)

“Thuaj: “Atë (Kuranin) e ka zbritur Shpirti i Pastër (Xhibrili) nga Zoti yt me të vërtetën, për t’i forcuar ata që besojnë dhe për të qenë udhërrëfyes dhe lajm i mirë për ata që i dorëzohen All-llahut”.” [En-Nahl, 102]

All-llahu i Lartësuar na i ka sqaruar neve cilësitë e Xhibrilit, i cili e zbriti Kuranin prej Tij, dhe kjo tregon për madhështinë e Kuranit dhe përkujdesjen e All-llahut për të, sepse një i madhërishëm nuk dërgohet për tjetër, veçse për çështje të madhërishme.


Autor: Ibën Uthejmin
Burimi: “Usûl fit-tefsîr”, f. 11-12
Përkthimi: Blerand Grubi

https://essunneh.com/zbritja-e-kuranit/