🌿Rruga e Lumturise🌿
1.28K subscribers
1.21K photos
138 videos
2.4K links
💢Ne kanalin tone do te gjeni:

1️⃣Ajete kuranore,
2️⃣Hadithe,
3️⃣Thenje dijetaresh,
4️⃣Shprehje motivuese..!

💞Zoti ju nderofte💞
Download Telegram
🔖 Kush përpiqet t’i afrohet Allahut me obligimet, e pastaj me veprat vullnetare, Allahu e afron pranë Tij dhe e ngre nga shkalla e imanit në shkallën e ihsanit.

🔖 Atëherë ai fillon ta adhurojë Allahun me ndjesinë e pranisë dhe vëzhgimit, sikur ta shihte Atë; kështu zemra e tij mbushet me njohjen e Allahut, me dashurinë për Të, madhështinë, frikën, respektin, madhërimin, shoqërimin me Të dhe mallin për Të.

🔖 Derisa kjo njohje në zemrën e tij të bëhet sikur e sheh me syrin e brendshëm. Dhe kjo gjendje te zemrat e dashamirëve të afërt vazhdon të forcohet, derisa zemrat e tyre mbushen krejtësisht me Allahun.

🔖 Atëherë nuk mbetet në zemrat e tyre tjetër veç Tij, dhe gjymtyrët e tyre nuk mund të lëvizin përveçse në përputhje me atë që gjendet në zemrat e tyre. Për atë që arrin këtë gjendje, thuhet: Nuk ka mbetur në zemrën e tij tjetër veç Allahut, dhe me këtë nënkuptohet njohja, dashuria dhe përkujtimi i Tij.

📜 [Xhamiu’l-Ulum uel-Hikam , Ibn Rexheb]


https://t.me/balliuedlira
10😢1
Kërkimfalja

Është gjuha e dashurisë dhe ruajtjes së bashkimit të zemrave.

Kur kjo gjuhë mungon, mbizotëron gjuha e justifikimit,
vijnë qëndrimet e fajësimit dhe largimit.
Në vend të saj shfaqet përçarja,
mbizotëron ftohtësia dhe mospajtimi.

Atëherë ndonjëri mendon se fitoi situatën dhe bastin,
por në të vërtetë ai ka humbur moralin dhe mirënjohjen…
madje ka humbur lumturinë dhe stabilitetin.


https://t.me/balliuedlira
18👍2
Ajo që të dhemb…
mund të jetë shkak për shpëtimin tënd.

Zoti i Lartesuar te qetèson duke te premtuar:
{Dhe duro për vendimin e Zotit tënd, sepse ti je nën shikimin Tonë}

https://t.me/balliuedlira
21
Sa herë që vjen vjeshta, forcohet bindja ime për madhështinë e Krijuesit;
sepse në rënien e gjetheve të saj ka një jetë tjetër që rigjallërohet.

Vjeshta nuk është vdekje, por një thirrje për reflektim,
një mundësi për të përqafuar heshtjen dhe për të dëgjuar shpirtin.

Le të jemi të bindur se pas çdo rënie… një pranverë po vjen!

https://t.me/balliuedlira
23
🍃 Ibn Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🍃 Ai që nuk sheh mirësinë e Allahut tek vetë ushqimi e pirja e tij, tek shëndeti i trupit të tij, nuk ka aspak pjesë arsyetimi.
🍃 Mirësia më e madhe e Allahut është Islami dhe besimi, dhe të tërhiqet robi i Tij drejt Tij, të gëzohet në adhurimin e Tij; kjo është mirësia më e madhe.
🍃 E kjo kuptohet vetëm me dritën e arsyes dhe suksesin e udhëzimit.

https://t.me/balliuedlira
17
Mirësia jote mban të sigurt fëmijët e tu!

🍃 Muhamed ibn el Munkadir, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🍃 Me të vërtetë Allahu i përmirëson bijtë dhe familjen e robit përmes përmirësimit të vet robit.

🍃 Ata do të jenë nën mbrojtjen e Allahut sa kohë që ekziston lidhja mes tyre.


https://t.me/balliuedlira
25
{Dhe largohu prej tyre me një largim të bukur(matur)}[Muzemil:10]
Psikologjikisht, ky kuptim i referohet një prej strategjive më të pjekura për t’u përballur me lëndimin:
Të largohesh nga ai që të lodh, pa mbajtur në zemër urrejtje apo dëshirë për hakmarrje.
Është një vendim i vetëdijshëm për të krijuar distancë që ruan energjinë dhe shëndetin tënd mendor.
Ai i ngjan asaj që në psikologji quhet “kufij të shëndetshëm”:
Të thuash “Ndal” pa bërtitur.
Ta mbrosh veten pa u shndërruar në një version lëndues të atij që të ka lënduar.

https://t.me/balliuedlira
15
Harresa nuk është dëshmi e dobësisë sate, por është dëshmi e nevojës sate të vazhdueshme për Zotin tënd.
Sepse Allahu e do zemrën që kthehet tek Ai vazhdimisht, jo kujtesën që nuk harron kurrë.
Dhe ti nuk je vetëm në këtë rrugë!
Harresa mposhtet vetëm me përsëritje dhe rishikim të rregullt.
Vete Profeti ﷺ ka thënë:
“Përkujdesuni për këtë Kur’an (duke e përsëritur vazhdimisht), sepse pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, ai ikën (nga kujtesa) më shpejt se devetë nga litarët e tyre.”

https://t.me/balliuedlira
15
{...E Zoti yt deshi që ata të arrinin pjekurinë e tyre dhe ta nxirrnin thesarin e tyre....}Kehf:82

Ki besim te Allahu!Vërtet në vonimin e dhuratave ka urtësi, edhe nëse ajo të fshihet.
Disa gjëra, po t’i kishim marrë herët, do t’i kishim humbur.
Koha është pjesë e përgjigjes, por njeriu është i nxituar!
Edhe në ndalim ka mëshirë, nëse nuk e kupton.
Sa herë kemi qarë për gjëra që i donim me gjithë shpirt,pastaj kaloi koha dhe zbuluam se e mira ishte të mos na jepeshin.
Me kalimin e kohës do ta njohësh urtësinë e Allahut në çdo gjë që të ka ndodhur,dhe do ta kuptosh se ajo që Allahu deshi për ty ishte më e mirë
se ajo që e doje ti për veten! 📚🤍

https://t.me/balliuedlira
17😢2🤩1
✍️Të gjithë ne e dimë…
Se të ulesh me veten është shumë e rëndë dhe e vështirë, përveç atij që Allahu ia ka lehtësuar dhe ia ka bërë më të përballueshme.
Nuk është e lehtë të ulesh e të shqyrtosh veten;
nuk është e lehtë të zbulosh të metat e tua dhe t’i pranosh;nuk është e lehtë të dish si t’i mbulosh e t’i rregullosh ato;nuk është aspak e lehtë te përmirësosh dhe ta drejtosh veten herë pas here…
Prandaj, o njeri merru me veten tënde sa të mundesh!
Drejtoje, edukoje, vlerësoje, kontrolloje…
Është amaneti yt dhe detyra jote;
Është xheneti yt dhe zjarri yt.
Mos e shty larg që të mos e shohësh, e pastaj të neglizhosh për të.
Allahu i Lartësuar thotë:
{Ka shpëtuar ai që e ka pastruar atë,
dhe ka dështuar ai që e ka poshtëruar atë.}🖤

https://t.me/balliuedlira
11😢2🤩2
O biri im,
vërtet kënaqësia nuk arrihet me kënaqësi!
Kush e dëshiron Xhenetin, le t’i përveshë mëngët dhe të ecë (të përpiqet),
sepse pushimi i vërtetë është vetëm atje!

| Umer ibn el-KHatab|, (Allahu qoftë i kënaqur me të)

https://t.me/balliuedlira
14
Besimtari e kalon gjithë jetën duke u përpjekur ta disiplinojë veten;njëherë e mposht atë, e herë ajo e mposht atë.
Dhe gjithë shpresa e tij është ta takojë Allahun fitimtar, jo të mundur,sepse në mposhtjen e saj qëndron fitorja dhe shpëtimi i tij. 🤎

Allahu premton ne librin e Tij:

{E ata që përpiqen për Ne, Ne patjetër do t’i udhëzojmë në rrugët Tona;dhe vërtet Allahu është me bamirësit.}

https://t.me/balliuedlira
13
Largimi nga Kurani, nga njerëzit e tij, nga rrethet dhe tubimet e tij, ka një rënkim të mprehtë në shpirt,që ia kujton njeriut begatinë në të cilën ka qenë dikur, pastaj e ka braktisur.....
Një mall për çdo nxënës që ishte këtu, që recitonte ajetet e Allahut… e pastaj u largua.
Çdo garë dhe çdo përpjekje ka një ndjenjë që e bën shpirtin të qajë për gjithçka që e ka shpërqendruar nga Libri i Allahut,dhe që e ka bërë shoqërinë me të të dobësohet, pasi dikur ishte e fortë dhe e ngushtë.
Me largimin prej tij, shpirti nuk e duron humbjen e vetvetes, as shpërndarjen e ndjenjave të tij.
Sa më shumë të largohesh, aq më shumë shtohet mjerimi yt.
O Allah, mos na privo dhe mos na largo nga begatia e Kuranit dhe nga mexhliset e tij.🤍

https://t.me/balliuedlira
😢19
Ajo për të cilën Ummeti ka më së shumti nevojë në këtë kohë është…»

🌸 Qëndrueshmëria e grave 🌸

Sepse qëndrueshmëria e një gruaje të vetme është më e rëndë për hipokritët sesa qëndrueshmëria e një mijë burrave,
dhe prishja e një gruaje të vetme nuk e mbulon dot as qëndrueshmëria e një mijë burrave!
Prandaj mos e nënvlerëso veten, dhe dije se ti je forcë dhe shembull, që nuk duhet marrë lehtë.
O Allah, na bëj gra të mira dhe përmirësuese, zbatuese të Ligjit Tënd, ndihmëse të Fesë Tënde, të qëndrueshme në rrugën e të Dërguarit Tënd.

O Allah, na bëj të dobishme për këtë vend dhe bëje Ummetin e Islamit të përfitojë prej nesh ; mbyll me to plagët e hapura, shëro dhimbjet e tona dhe na bëj edukatore të një brezi që mban barrën e fitores për Fenë e Islamit. 🤍

https://t.me/balliuedlira
21😢4
Nga kënaqësitë e kësaj bote është të ulesh përballë atij që e do, ballë për ballë, sepse fytyra është vendi ku mblidhen shqisat dhe bukuria. Këtë mënyrë qëndrimi Allahu i Lartësuar e ka zgjedhur për banorët e Xhenetit.

Ibn Ashuri e shpjegon këtë duke thënë:

Ky është kulmi i afërsisë dhe ngrohtësisë, sepse përfshin kënaqësinë e bashkimit dhe kënaqësinë e shikimit të njëri-tjetrit; sepse shikimi i të dashurit dhe i mikut e qetëson dhe e gëzon shpirtin.

https://t.me/balliuedlira
21🤩2
E cilësoi muajin e Ramazanit të tillë Dijetari i madh Ibn El Xheuzij:

Nuk ka asnjë lutje (dua) që të mos dëgjohet,
asnjë vepër që të mos ngrihet (pranohet),
asnjë e mirë që të mos mblidhet,dhe asnjë e keqe që të mos largohet.

Allahu thotë ne kuran:
[Dhe ata që kërkojnë falje në orët e agimit (para sabahut}Ali Imran:17

https://t.me/balliuedlira
9
Medito se lidhja mes agjërimit dhe Kuranit kanë të bëjnë me ndërmjetësimin për robin në Ditën e Gjykimit dhe shiko se këto dy adhurime te fuqishme largojnë dëshirat më të mëdha, ruajnë nderin (dëlirësinë) dhe gjuhën.
Agjërimi thyen dëshirën për epshe e dëfrime te kota ndërsa Kurani thyen dëshirën për të folur kot.
Kështu madhërohet adhurimi i atij që agjëron dhe lexon Kuran, dhe ai vërtet meriton ndërmjetësimin e tyre.
A e di çfarë do të thotë të lirohesh nga Zjarri?!
A ke menduar ndonjëherë të mos dëgjosh as zhurmën e tij?
Të mos ndjesh as prekjen e tij?

E pra o njeri,nuk është njësoj ai që falet me atë që fle,
nuk është njësoj ai që vepron me atë që heq dorë.
Përpiqu… sepse lirimi nga Zjarri është çdo natë.
Çdo ditë në Ramazan mund të jetë një fillim i ri,
një derë e gjerë për në Xhenet.
Mos shiko pas dhe mos thuaj “u vonova!”Ti ende je në ditët e garës, prandaj përfito prej tyre. 🌙

https://t.me/balliuedlira
5
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
Mos e shtyj dhe mos e shtyj!

Mos vono bërjen e veprave të mira dhe mos u ngadalëso në to.
Ditët do të kalojnë si era pa e ndjerë fare.
Dita e Ramazanit që Allahu ta ka dhënë të arrish është një “diçka e çmuar” që do ta dëshironin banorët e varreve.
Prandaj mos e lër t’i ikë kjo mundësi dhe nxito në të mira,ndoshta sonte mund të shkruhesh ndër të liruarit nga Zjarri.

https://t.me/balliuedlira
10
🍃 Mësoji fëmijët e tu ta madhërojnë Ramazanin!
🍃 Mësoji ta vlerësojnë këto net dhe adhurimin në to
🌷 Ka thënë dijetari Salih el-Feuzan (Allahu e ruajtë):
🍃 Shumë njerëz janë bërë të pakujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre, duke i lënë të bredhin rrugëve,
🍃 Të rrinë zgjuar natën për lojëra dhe gjëra të kota, pa i respektuar këto net dhe pa pasur ato vend në zemrat e tyre dhe kjo është nga edukimi i keq.
🍃 Është privim i qartë dhe humbje e madhe që këto net të vijnë e të mbarojnë, ndërsa shumë njerëz janë në pakujdesi, të larguar, pa u interesuar për to dhe pa përfituar prej tyre.
🍃 Ata e kalojnë tërë natën ose pjesën më të madhe në gjëra pa dobi, ose me dobi të kufizuar që mund të merrej në një kohë tjetër,
🍃 Dhe i lënë këto net pa bërë atë për të cilën janë caktuar. Kur vjen koha e namazit të natës, flenë dhe humbin një të mirë të madhe, të cilën ndoshta nuk do ta arrijnë vitin tjetër.
🍃 Madje kanë ngarkuar veten, familjen dhe fëmijët me barra të rënda (gjynahe), pa menduar për përfundimin e keq të tyre.

https://t.me/balliuedlira
7
Allahu thote ne kuran:

{U është obliguar agjërimi ashtu si u obligua edhe popujve para jush...}

📍 Agjërimi lehtëson detyrën dhe ngushëllon shpirtin e atij që e kryen, duke e bërë më të lehtë për të përmbushur detyrën e ngarkuar. Allahu ka bërë të ditur se agjërimi ishte i detyrueshëm edhe për popujt e mëparshëm; kur obligimet përhapen, bëhen më të lehta për t’u përmbushur.
┄༻💥🌷💥༺┄
📍 Ky Ramazan është muaj pendimi dhe heqjeje dorë nga mëkatet, përkushtimi dhe nxitoja në vepra të mira. Në këtë muaj Allahu zbriti Kuranin, librin e Tij të Madhërishëm e veçoi këtë muaj me natën e Kadrit. Lum kush agjëron dhe falet natën me përkushtim, mbron trupin nga rrugët e mëkateve, mban gjuhën nga fjalët e kota dhe flet vetëm për përmendjen e Allahut, ky është thelbi i agjërimit.

┄༻💥🌷💥༺┄
📍 Arritja e muajit të Ramazanit dhe agjërimi i tij është një dhuratë e madhe për atë që Allahu ia ka mundësuar. Ai që ka mëshirë në Ramazan është i bekuar; ai që nuk përfiton nga mirësitë e tij është i privuar; dhe kush nuk përgatitet për takimin me Allahun gjatë këtij muaji, do të ndihet ne faj dhe i privuar.

https://t.me/balliuedlira
12