⁉️PYETJE- PERGJIGJE⁉️
2.02K subscribers
14 photos
1 file
288 links
🌾 Ky kanal është i veçantë për pyetje- përgjigje...
Lusim Allahun që të ketë dobi!
Download Telegram

#Menstruacionet_11

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Pastrimi_nga_mestruacionet_2

Pyetje: Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!
Lus Allahun Dhul Xhelal t'jeni mire! Zysha nje moter me pyet per nje çeshtje qe ka te beje me menstruacionet... Dje pasiqe ka menduar qe i ka perfunduar menstruacionet eshte pastru, per namaz te drekes ka qene e paster edhe e ka fal namazin, pastaj per namaz te ikindise e ka verejtur qe akoma ka pas nga ato ( ne mase shume te vogel sikur kur afrohet koha e pastrimit prej tyre )...i ka fal edhe namazet e tjera pas guslit, deri sot per namaz t'sabahut i ka verejtur e i kane ardh prape pak ashtu sikur kur jane ne perfundim...
Nuk ka dite si te veproj, ka marre abdes edhe eshte fal...
Pyet kjo motra se a i pranohet namazi?! A ka vepru te duhuren apo nuk eshte dashur te fal namaz?!


📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Ue alejkum selam ue rahimehullah ue berakatuhu!

Në radhë të parë nuk quhet se është pastruar motra nga mestruacionet vetëm pasi të shikoje sekrecionin e bardhë që është përcaktues për pastrimin e saj.
Nëse nuk e ka parë sekrecionin e bardhë, atëherë nuk është pastruar dhe vazhdon të jetë me metruacione.
Nëse e ka parë sekrecioni e bardhë dhe pas shikimit të sekrecionet ka parë që ka pasur rrjedhje gjaku, qoftë e pakët apo e shumtë nuk lllogaritet asgjë. Nëse nuk e ka pare sekrecionin e bardheëvazhdon të jetë me mestruacione derisa të shohë sekrecionin e bardhë.
Duhet që patjetër të ndërtoje gjykimin e pastrimit apo jo nga mestruacionet me shikimin e sekrecionit të bardhë. Derisa të shohë sekrecionin e bardhë nuk falet dhe as agjëron, biles e ka haram (të ndaluar) faljen dhe agjërimin derisa të pastrohet dhe pastrimi i saj është me shikimin e sekrecionit të bardhë.


@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
#Menstruacionet_12

▣—•—●•✿🌸🍃✿•●–•–▣

#Pastrimi_nga_mestruacionet_3

Pyetje: Es selam alejkum. Ju lutem jam shum e paqartë lidhur me mestruacionet.
Te ilmihali vjetër thuhet se namazi duhet të fillohet kur ti në të brëndshme nuk shikon as të verdhë, as kafe, as jeshile etj vetëm bardhësi. Edhe me këtë kam ecur dhe më plotësoheshin 7 ditë.
Lexova diku tek ju që mestruacionet ndalojnë kur del secrecioni bardhë dhe nëse se dallon kur ndalon gjaku. Mua gjaku më ndalon ditën e 4-5, pastaj kam shum papastërti që më bëjnë shume konfuze.
Ju lutem mund të ma risqaroni kur duhet të filloj namazin se jam plot dyshime.
Allahu jua shpërbleftë!

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.


Ue alejkum selam!
E dashur motër nuk ke përse të jesh konfuze, kjo çështje është fare e qartë. Nuk e di se çfarë mund të kesh lexuar ti, por ne kemi dhënë të njëjtën përgjigje për këtë çështje që:

▣—• Nëse gruaja është me menstruacione nuk llogaritet që është pastruar nga mestruacionet vetëm pas rrjedhjes së sekrecionit të bardhë.
Nëse gjatë ditëve të fundit të menstruacioneve ndoshta nuk ke rrjedhje të gjakut, por vazhdon të kesh sekrecione me ngjyre kafe, të verdhë; ti llogaritesh me mestruacione derisa të shikosh rrjedhjen e sekrecionit të bardhë.

▣—• Ndalimi i mestruacioneve nuk është shenjë e pastërtisë tënde nga menstruacionet. Shenja e pastërtisë nga mestruacionet është vetëm dalja e sekrecionit të bardhë.
(Lexo: #Menstruacionet_9 )

▣—• Në momentin që ti ke parë rrjedhjen e sekrecionit të bardhë ti llogaritesh e pastruar nga menstruacionet dhe e ke detyrë larjen për t’u falur, agjëruar...etj.

▣—• Nëse pas pastrimit tënd (konkretisht rrjedhjes së sekrecionit të bardhë) ti mund të shikosh ndonje sekrecion me ngjyrë, keto nuk llogariten asgje.

Allahu e di më së miri!

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
#Menstruacionet_13

▣—•—●•✿🌸🍃✿•●–•–▣

#Pastrimi_nga_mestruacionet_4

Pyetja: Selam alejkum mesuese e dashur ! E kisha nje pyetje : zakonisht ne diten e 9 te ciklit pastrohem dmth me del sekrecioni i bardhe. Mirepo kete here nje dite perpara kam sekrecion te verdh të hapur si uje po jo e bardh si qumsht qe del. A te pres deri sa te dalë e bardh si qumsht apo mjafton ky lengu i verdh.( Ngase po me ikin pothuajse 5 namaze ne kete gjendje dhe sjam hiq rehat). Allahu te shperblefte!

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

Ndërprerja e mestruacioneve njihet me daljen e sekrecionit të bardhë (ai është ujë i bardhë që del nga mitra kur ndërpriten menstruacionet) dhe çdo sekrecion tjetër me ngjyrë të verdhë ose të kaftë që del para daljes se sekrecionit të bardhë llogaritet mestruacion. Duhet te presësh te dalë sekrecioni i bardhë.

Është transmetuar nga Aishja -radijAllahu anhu - se ishin gratë që dërgonin tek Aishja, nëna e besimtarëve, copë pambuku, në të cilën kishte lëng ngjyrë të verdhë dhe e pyesnin atë për namazin (a të falen) dhe iu thoshte atyre: "Mos u nxitoni derisa të shihni sekrecionin e bardhë" ( kishte për qëllim me këtë pastrimin nga menstruacionet.)

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
#Menstruacionet_14

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Pastrimi_nga_mestruacionet_5

Pyetje: Es selamu alejkum. Zakonisht kur pastrohem nga cikli me vjen sekrecioni i bardhe ama ndonjehere ai vonon gati nje dite. Çfare duhet te bej a te pres sekrecionin apo te pastrohem?


📌 Pergjigje nga Adelina Kuçana:

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam. Në këtë rast duhet pritur derisa të shihet sekrecioni i bardhë, sepse nuk quhesh e pastër derisa të shohësh sekrecionin e bardhë.
Argument për këtë kemi hadithin që gratë vinin tek Aishja - radijAll-llahu anha - dhe me vete kishin copa (për ta pyetur që a janë pastruar apo jo) dhe ajo iu thoshte: “Prisni derisa të shihni sekrecionin e bardhë"

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
#Menstruacionet_15

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Pastrimi_nga_mestruacionet_6

Pyetje: Es selamu alejkum. Kam nje pyetje lidhur me menstruacionet, une pash qe me doli sekrecioni i bardh pas 24 oresh qe prita.. u pastrova dhe fillova te falem, por pas 24 oresh te tjera verejta prap sikur te kuqerremta shum pak ne te brendshme. Çfarë te bej? un vetem u nderrova dhe pastrova organin dhe u fala pasiqe kam ndegju se Aisha ka thene ne nuk i llogarisnim asgje ato te kuqerremtat pas pastrimit te menstruacjoneve..
Pres nje pergjigje te shpejt ju lutem Allahu ju shperbleft.


📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Ue alejkum selam!
Nëse ke parë sekrecionin e bardhë, atëherë ti je pastruar dhe çdo gjë që shikon pas pastrimit nuk llogaritet asgjë, bazuar ne hadithin e Umi Atijes -Allahu qoftë i kënaqur me të- (dhe jo të Aishes -Allahu qoftë i kënaqur me të-, siç e ke përmendur në pyetje), e cila thotë:
"Ishim në kohën e Profetit -alejhi selam- që nuk e llogarisnim el-kudretu (sekrecione të kafta) dhe el-sufretu (sekrecionet me ngjyrë të verdhë) pas pastrimit asgjë".

Me të cilën kupton se nuk i llogarisnin ato metruacione, kështuqë nëse shikon sekrecione me ngjyrë pas pastrimit (konkretisht pas rrjedhjes së sekrecionit të bardhë) ti je e pastër: falesh, agjëron... dhe veprimi yt që je falur duke e llogaritur veten tënde të pastër është i saktë.

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
#Menstruacionet_16

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Pastrimi_nga_mestruacionet_7

Pyetje: Selam alejkum. Ndodh qe cikli zgjat 6 ose 7 dite, kur pastrohet ne diten e 6 dhe falet normalisht duke qene e sigurt se cikli ka perfunduar, te nesermen shikon shenja kafe ose roze, namazi i falur pa u pastruar mire quhet haram? Çfare duhet te bej ne kete rast?

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falenderimi i takon Allahut.

Ue alejkum selam.
Ajo që duhet dije pyesja është se nuk quhesh e pastruar nga menstruacionet vetëm pasi të shikosh sekrecionin e bardhë, që është përcaktues për mbarimin e menstruacioneve, duke u bazuar në hadithin e Aishes -radiAllahu anha- që ju thoshte grave: “Prisni derisa ë shihni sekrecionin e bardhë”.

Pas rrjedhjes së sekrecionit të bardhë çdo gjë që mund të shohësh prej sekrecioneve me ngjyrë kafe, roze...etj, ato nuk janë menstruacione dhe nuk llogariten asgjë, dmth ti llogaritesh e pastër, bazuar në hadithin e Umu Atijes -radiAllahu anha- e cila thotë:
"Ishim në kohën e Profetit -alejhi selam- që nuk i llogarisnim sekrecionet me ngjyrë të kafte dhe as ato me ngjyrë të verdhë pas pastrimit asgjë"

Nëse ajo është e sigurt për pastrimin e saj me rrjedhjen e sekrecionit të bardhë, keto sekrecione me ngjyrë të kaftë, roze...etj, që sheh pas rrjedhjes së sekrecionit të bardhë nuk llogariten asgjë.
Nëse ajo nuk e ka parë sekrecionin e bardhë, duhet të presë derisa ta shohë atë në mënyrë që të llogaritet e pastër nga menstruacionet...

@AdelinaKucana
▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
#Menstruacionet_17

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Leximi_i_Kuranit_nga_gruaja_me_menstruacione

Pyetje: Es selamu alejkum mësuese!
Desha të ma bësh një sqarim: kam dëgjuar shumë fetva të hoxhallarëve të ndryshëm në lidhje me prekjen përkatësisht leximin e Kur'anit gjatë ciklit mujor.Disa thonë se assesi sbën të preket Kur'ani,disa thonë vetëm nëse ta shfleton dikush dhe bën të lexohet vetëm me sy,por argument për këtë ndalim sipas disa dijetarëve nuk ka.
Cili është gjykimi i saktë për këtë qështje?A mund ta lexoj gjatë ciklit menstrual Kur'anin?
Allahu të ruajtë!
Me shumë respekt....

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana:

Ue alejkum selam ue rahmatu Llahi ue berekatuhu!
Lejohet prekja dhe leximi i Kuranit gjate mestruacioneve, sepse origjina eshte lejimi derisa nuk ka argument te sakte per ndalim...
Për me teper lexo tek ky linku:
https://besimtaret.wordpress.com/fikh/tema-te-tjera/prekja-e-kuranit-nga-gruaja-me-menstruacione/

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
#Leximi_i_Kuranit_nga_gruaja_me_menstruacione

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

▣— Dobi! —▣

Leximi i Kuranit nga gruaja  me menstruacione eshte prej çeshtjeve qe dijetarët kane dhene mendime te ndryshme. ..
Mendimi me i sakte eshte se i lejohet gruas me menstruacione qe te lexoje Kuranin dhe ta preke ate pa asnje mbulese, si doreza etj...

Argumentet per kete mendim jane te shumta, nder to permendim:
▣— 1- Origjina e gjerave eshte lejimi derisa te vije argument qe ta ndaloje nga ky lejim.

▣— 2- Jane trasmetuar hadithe te shumta qe deshmojne per kete. Hadithi baze eshte hadithi i Aishes -radijAllahu anha- te ciles i erdhen menstruacionet gjate haxhit  dhe Profeti -salallahu alejhi ue selem - i tha:
"Vepro çdo gje we vepron haxhiu, perveç tauafait rreth Qabes" dhe nuk i tha Profeti -salallahu alejhi ue selem- qe mos lexo Kuran, sepse je ne menstruacione, por i tha bej çdo gje qe vepron haxhiu nder veprimet e te cilit eshte edhe leximi i Kuranit.

▣— 3- mendimi qe gruaja me mestruacione e lexon Kuranin, por me nje mbulese eshte perpjekje e dijetareve qe nuk ka argument qe te bazohet ne te, por ju themi qe ju e lejoni leximin e Kuranit nga ajo ne kete gjendje qe eshte valle a do te ndryshoje mbulesa qe e ven ajo ne dore gjendjen e saj??sigurisht qe jo, ajo mbetet po me menstruacione e preku me dore apo me mbulese, keshtuqe nuk ka perse te veje mbulese kur ta preke Kuranin....
Keto jane argumentet shkurtimisht qe vertetojne mendimin se gruaja me mestruacione e prek Kuranin pa mbulese apo doreza dhe e lexon ate kur është me mestruacione...

▣— ▣ Dua te sqaroj diçka qe eshte nje nga parimet kryesore ne fene tone:
Gjykimet bazohen ne argumente dhe derisa te kesh argumentet si baze ato merren si te tilla...
Dhe çdo thënie e hoxhallarëve, davisteve...etj kushdo qofshin ata/ato dhe ne duhet ti respektojme per dijen e tyre, por nuk i marrim keto thenie baze perpara argumenteve asnjehere...

Ibn Abasi -Allahu e meshirofte- na ka sqaruar se si duhet tu pergjigjemi njerzve te tille...qe duhet ti perkujtojme qe ke duhet te marrim si argument.. Ai i tha njerit tek po i thoshte se ka thene filani keshtu:
"Unë them thotë Allahu, thotë Profeti, ndersa ti me thua thotë filani e filani..!!

✍🏻 Adelina Kuçana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje

#Leximi_i_Kuranit_nga_gruaja_me_menstruacione

▣—•—●•✿🍃 ▣—•—●•✿🍃

Të dashura motra!
Une nuk i sqaroj me hollesi te gjitha keto çeshtje vetem se dua qe ju te perfitoni...
Nuk ju fsheh faktin qe ne kemi bere perpjekje per te kerkuar dhe studiuar keto çeshtje qe te diskutohen ne pikpamje shkencore duke u bazuar ne argumente dhe duke bere perzgjedhjen e mendimit me te sakte per shkak te fortesise se argumenteve (قوة الأدلة).
Detyra jone eshte percjellja e asaj qe ne kemi studiuar dhe e njohim si te vertete dhe nuk eshte aspak bindja juaj me dhune...

Dikur une (po flas per veten time) kam vuajtuar me faktin qe ashtu na jepej ose na thuaj dhe nese kerkonim argumente ose nuk na jipnin asnjë argument ose argumentet ishin te dobeta mbi te cilat ndertohej ky gjykim (te cilen natyrisht e kam njohur pas studimit dhe jo atehere).
Dhe tani elhamdulilah shume çeshtje kemi kuptuar sesi eshte e verteta e tyre...
Qe te kuptohen keto çeshtje fikhu me mire nuk duhet mjaftuar vetem me njohjen e ketij gjykimi ne fikh, por duhet te kesh edhe njohuri te shkencave te tjera pa te cilat nuk arrin te kuptosh se ky gjykim eshte i sakte apo jo, si lenda e mustalah hadith (termonologjia e hadithit), usul- fikh, tefsir..etj.

Per tua lehtesuar sado pak po ju trajtoj disa pika te cilat do tju ndihmojne me lejen e Allahu ne kuptimin e shumë e çeshtjeve, te cilat per mua (keto pika) jane thesar i çmuar:

▣—•- Se pari: Eshte detyre per besimtarin te vepruarit me Kuranin dhe sunetin dhe argumentet per kete jane te shumta, nder to permendim:

‎-(اتَّبِعُوا مَا أُنْزِلَ إِلَيْكُمْ مِنْ رَبِّكُمْ وَلَا تَتَّبِعُوا مِنْ دُونِهِ أَوْلِيَاءَ ۗ قَلِيلًا مَا تَذكرون)
"Ndiqni (pasoni) atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos ndiqni miq (përkrahës) përveç Tij. Sa pak është ajo që përkujtoni" ( Al-A'raf: 3)

▣—•-Se dyti: Qendrimi yne ndaj 4 imameve te fikhut eshte qendrimi i respektit dhe lavderimit te tyre per shkak te dijes se tyre dhe ndjekja e tyre ne pasimin e Kuranit dhe sunetit dhe njohja e mendimeve te tyre per te qene ndihmuese ne te verteten dhe lenia e atyre mendimeve qe jane ne kundershtim me Kuranin dhe sunetin.
Askush nuk duhet te pranoje theniet e tyre dhe ti marre ato si argumentet nese jane ne kundershtim me sunetin e Profetit -alejhi selem-, sepse ata nuk jane te ruajtuar nga gjynahet, por jane perpjekja e tyre per te arritur gjykimin, por sidoqofte ata shperblehen per perpjekjen e tyre.

▣—•-Se treti: Çdo kujt mund ti merret si baze ose jo fjala e tij, perveç Profetit alejhi selam qe eshte detyre ndjekja e tij.
Dhe nese gjendet ne thenien e ndonjerit mendim qe kundershtohet me hadith te sakte atehere duhet justifikuar lenia e tyre e ketij hadithi te sakte dhe mosveprimit me te.

▣—•-Se katerti dhe e fundit: Ndjekja e argumentit nuk do te thote qe te mos perfitohet nga theniet e dijetareve, perkundrazi ajo ne te cilen ne ftojme eshte ashtu siç Shejh Albani -Allahu e mëshiroftë- e ka thene:
"Ajo qe ne ftojme eshte lenia e marrjes se medhhebeve si fe duke i vendosur ne vend te Kuranit dhe sunetit ne menyre qe te kthehen tek to kur te kene kundershtime", nderkohe qe Allahu na urdheron se nese kemi:
‎( فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنْتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۚ ذَٰلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا)
"Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, kthehuni All-llahut dhe të Dërguarit po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.
[Nisa' 59]

Shpresoj te lexohen me zemer dhe jo vetem sy...

✍🏻 @AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
#Menstruacionet_18

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Leximi_i_Kuranit_nga_gruaja_me_menstruacione
Pyetje:
Selam alejkum Moter. Doja te di se gruaja me menstruacione a i lejohet ta lexoj kuranin hatme (se ngaqe jam pa abdes e kam len dhe kur mbaroj ciklin e filloj ku e kam len)?


📌 Pergjigje nga Adelina Kuçana.

Ue alejkum selam.
▣—• Lejohet qe te lexosh Kuran kur je me cikel dhe ta prekesh ate, sepse nuk ka asnje argument te sakte qe ndalon gruan me cikel nga prekja dhe leximi i Kuranit.
(Lexo për këtë postimet: #Leximi_i_Kuranit_nga_gruaja_me_menstruacione)

▣—• Kur themi lejohet te lexohet Kuran kur je me cikel, do te thote ne te njejten kohe lejohet qe te besh edhe hatme, sepse hatme do të thotë leximi i Kuranit nga fillimi derisa ta përfundosh...

▣—• Marrja e abdesit per leximin e Kuranit eshte mustehab (e pelqyeshme) dhe llogaritet nga etika ose edukata e leximit te Kuranit, por kjo nuk do të thotë se nuk lejohet leximi i Kuranit pa abdes, sepse leximi i Kuranit eshte dhiker dhe Aishja -radiaLlahu anha-ka thene:

(كان النبي صلى الله عليه وسلم يذكر الله على كل أحيانه)
"Profeti -alejhi selam- e permende Allahun ne te gjitha gjendjet e tij." ( Buhariu)

@AdelinaKucana
▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
#Menstruacionet_19

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Qëndrimi_në_xhami_i_gruas_me_menstruacione

Es selamu alejkum we rahmetullahi we bereketuhu msuese te nderuara!
Allahu ua shperblefte mundin tuaj!
Pyetja ime eshte:
Kemi degju mendime te ndryshme te dijatareve per hyrjen ne Xhami kur jemi me hajz apo nifas...
Desha te ju lus te na jepni mendimin me te sakte ne lidhje me keto...

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Persa i perket qendrimit ne xhami shumica e dijetarëve e ndalojnë qëndrimin e gruas me menstruacione ose lehoni në xhami ndonëse nuk ka asnjë argument të saktë dhe të qartë për këtë ndalim.
Ndërsa mendimi më i saktë është lejimi i qëndrimit të gruas me menstruacione në xhami dhe e ka përmendur këtë mendim Sheukani në librin e tij "Nijlul-Eutan" nga Maznij dhe ky mendim është medhhab i Ibn Mundhir ashtu siç është edhe mendimi i Shejkh Albanit –Allahu e mëshiroftë-.

▣—•Argumentet që dëshmojnë lejimin e qëndrimit të gruas me menstruacione ose me lehoni në xhami janë siç vijojnë:

✿ 1. Hadithi i Aishes -Allahu qoftë i kënaqur me të-:
"Një robëreshë e zezë që ishte e fyer nga arabët, pasi e lirojnë atë, vjen tek i Dërguari i Allahut -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- dhe pranon Islamin dhe kishte një çadër në xhami (që banonte në të)"

Kjo grua ka banuar në xhaminë e Profetit -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- dhe menstruacionet janë të natyrshme tek gratë dhe nuk e ka ndaluar atë Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- nga qëndrimi në xhami dhe as nuk e ka urdhëruar atë që të largohet nga xhamia në kohën e menstruacioneve dhe derisa Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- nuk ka ndaluar për një gjë të tillë kjo dëshmon është e lejuar.

✿ 2. Hadithi i Ebi Hurejres -Allahu qoftë i kënaqur me të-:

"Një grua që pastronte xhaminë (dhe kujdesej për të) vdiq dhe pyeti për të Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- …"

Kjo grua gjatë gjithë kohës qëndronte në xhami dhe kujdesej për të dhe nëse do ishte e ndaluar qëndrimi i saj gjatë kohës së menstruacioneve do ta ndalonte atë Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- dhe do të ishte transmetuar hadith për ndalimin e qëndrimit të saj në xhami gjatë kohës sëmenstruacioneve.

✿ 3. Kur Aishja -Allahu qoftë i kënaqur me të- ishte në haxh dhe i erdhën asaj menstruacionet e lejoi Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- atë që të veprojë çdo gjë që bën haxhiu, përveçse të mos bëjë tauafin rreth Qabës.

Ky argument është i qartë për lejimin e qëndrimit të gruas me menstruacione ose lehonë në xhami, sepse ajo e lajmëroi se ajo ishte me menstruacionedhe Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- e ndaloi vetëm nga tauafi rreth Qabes dhe i tha që të bëntë çdo gjë tjetër që bën haxhiu dhe nuk ka dyshim që haxhiu qëndron në xhami dhe nëse do të ishte e ndaluar qëndrimi i saj në xhami dhe ajo me menstruacione do ta ndalonta atë Profeti -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- ashtu siç e ndaloi për tauafin rreth Qabes.

✿ 4. Origjina e veprave është lejmi i tyre vetëm nëse vjen argument për ndalimin e saj dhe nuk ka asnjë argument të saktë dhe të qartë që e ndalon qëndrimin e gruas me menstruacione në xhami.

🍃Thotë Shejkh Albani –Allahu e mëshiroftë-: "Mendimi ynë në këtë çështje nga pikpamja e gjykimit fetar është i njëjti mendim që kemi edhe për prekjen e Kur'anit nga ai që është xhunub që origjina e tyre është lejimi dhe nuk asnjë argument që dëshmon për ndalim. Të njëjtën gjë ka thënë edhe Imam Ahmedi dhe të tjerë…"

🍃Ka thënë Ibn Hazm –Allahu e mëshiroftë-: "Leximi i Kur'anit, sexhdeja gjatë leximit të tij, prekja e Kur'anit dhe përmendja e Allahut, të gjitha këto janë vepra të mira me të cilat shpërblehet vepruesi i tyre. Ai që pretendon ndalimin nga këto vepra në disa gjendje (si p.sh. në kohën e menstruacioneve), atëherë është detyrë për të që të sjellë argument për këtë ndalim"


@AdelinaKucana
▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
#Menstruacionet_20

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Menupauza

Selam alejkum zysh...! Desha te pyesja rreth çeshtjes se menopauzes. Nese nje grua eshte ne moshe te tille dhe ka ndryshime te ciklit çfare duhet te veproje? Ardhja e tij me shpejt dhe tejzgjatje e diteve te tij, fillimi i diteve eshte normal por pastaj ka gjakderdhje te shumta? Doktoret thone qe eshte normale keshtu eshte organizmi yt. Çeshtja eshte si duhet te veproje me namazin/agjerimin pasi ka raste kjo gjendje zgjat 3 jave? Nese mundet nje pergj sa me e shpejte pasi motra ne fjale sdi si te veproje?
Allahu te shperblefte me te mira!

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.

Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam!

▣—• Së pari: Origjina në rrjedhjen e gjakut tek gratë është se ai gjak êshtë menstruacion, sepse kjo është gjendja e natyrshme e grave.
Në qoftë se nuk ka asnjë shkak të njohur për gjakderdhje, si sëmundje, aksident ose të marrja e ilaçeve, vendosja e spirales ... etj, gjaku që rrjedh, pa ndonjë shkak te mësipërm, merr gjykimin e gjakut të menstruacioneve.

▣—• Së dyti: Menopauza në fakt arrihet me ndêrprerjen e gjakut të menstruacioneve dhe nëse gjakderdhja vazhdon, kjo do të thotë se gruaja vazhdon të jetë me mestruacione edhe në qoftë se është mbi pesëdhjetë vjeçare.

—• Thotë Shejhul-Islam Ibn Tejmije - Allahu e mëshiroftë- :
"Nuk ka moshë të përcaktuar se sa vite zgjatin mestruacionet tek gratë, por nëse ato edhe pas moshës gjashtëdhjetë vjeçare ose shtatëdhjetë shikon gjakun e njohur (që del nga mitra) ai është menstruacion.

▣—• Së treti: Feja i ka lidhur dispozitat e menstruacioneve me rrjedhjen e gjakut të njohur me cilësitë e tij, i cili nëse del nga gruaja ajo është me menstruacione.
Allahu thotë:

( وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ قُلْ هُوَ أَذًى فَاعْتَزِلُوا النِّسَاءَ فِي الْمَحِيضِ)
"Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është adha (gjendje e neveritur), andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit" [Bekare: 222]

Duke u bazuar pikërisht në këtë ajet, mendimi më i saktë është se nuk ka përcaktim kohor sesa zgjatin mestruacionet.

—• Nëse gruaja shikon gjakun e njohur me ngjyrën dhe cilësitë e tij (gjak me ngjyrë të zezë që është e njohur tek gratë) ajo është me menstruacione dhe vazhdon të jetë me mestruacione perderisa ka të njejtat cilësi edhe nëse mund të jetë më shumë se 15 ditë.
Dhe në këtë gjendje ndalohet nga namazi, agjërimi, tauafi dhe marrdhëniet intime.

—• Nëse gjaku ka ndryshim në ngjyrën e tij dhe trashësinë (është gjak i hapur dhe jo i dendur), atëherë ky gjak llogaritet gjakderdhje (istihada) dhe në këtë gjendje nuk ndalohet nga namazi, agjërimi, tauafi dhe marrdhëniet intime.

Allahu e di më së miri.


@AdelinaKucana
▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Sekrecionet_me_ngjyrë_të_verdhë_e_të_kaftë

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Sekrecionet_me_ngjyrë_të_verdhë_e_të_kaftë

Pyetje: Cilat gjykimet e sekrecioneve me ngjyrë të kaftë dhe të verdhë?

📌Përgjigje nga Adelina Kuçana

Es-Sufratu dhe El-Kudratu (الصفرة و الكدرة)

▣— Es-Sufratu: është lëng me ngjyrë të verdhë.
▣— El-Kudratu: është lëng i përzier me gjak dhe mund të jetë ndonjëherë i përzier me lëndë të bardhë dhe me gjak.

Futen këto lëndë në kapitullin e menstruacioneve, sepse janë lëndë që rrjedhin para kohës së menstruacioneve, në kohën e menstruacioneve dhe pas mbarimit të menstruacioneve dhe për secilen kohë që shfaqen kanë gjykime të ndryshme:

▣— 1. Nëse gruaja i sheh es-sufratu dhe el-kudratu gjatë kohës së menstruacioneve, atëherë ato janë prej menstruacioneve dhe pret derisa të pastrohet, pra derisa të shohë sekrecionin e bardhë. Këtë e dëshmon hadithi i Aishes - Allahu qoftë i kënaqur me të- i përmendur në përgjigjet e mëparshme.

▣— 2. Nëse gruaja i sheh këto lëndë rrjedhëse jashtë kohës së menstruacioneve dhe pas pastrimit, pra pas ndërprerjes së menstruacioneve dhe shfaqjes së sekrecionit të bardhë, atëherë këto nuk llogariten menstruacione, por ato quhen të pastra dhe është detyrë për këtë grua të falet dhe të agjërojë.
Argument për këtë është hadithi i Umu Atijes e cila ka thënë: "Ishim që nuk e llogarisnim Es-sufratu dhe el-kudratu (të verdhat dhe ngjyrën e kaftë) (pas pastrimit) asgjë"

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃

https://t.me/PyetjePergjigje
#Sekrecionet_me_ngjyrë_të_verdhë_e_të_kaftë

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

Pyetje: Selam alejkum
Desha te pyes per qrregullimin menstrual , nga qrregullimi nganjeher nuk kam gjakderdhje te rregullt po vetem shenja ngjyre kafe dhe me aq e perfundoj periudhen e ciklit e nganjeher e kafta eshte paralajmruese per gjakderdhjen normale .. por ka raste qe kam shenja te kafta para kohes se ciklit e ato jan njejt si shenjat e ciklit edhe dhimbja e barkut eshte e njejt si te veproj ne kete rast edhe pse nuk kam gjakderdhje a te vazhdoj agjerimin dhe namazin apo ta konsideroj si cikel ?

📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana

Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam!
Persa i perket sekrecioneve te verdha dhe të kafta duhet te kemi parasysh qe sipas kohes se shfaqjes se tyre kanë edhe gjykimet perkatese:

–▣ 1- Nese keto shenja te kafta dhe te verdha jane gjate kohes se menstruacioneve ato llogariten menstruacion dhe duhet te prese gruaja qe te pastrohet derisa të shohe sekrecionin e bardhe. Bazuar tek hadithi i Aishes -radiAllahu anha- qe u thoshte sahabijeve te presin derisa te shohin sekrecionin e bardhe.

–▣ 2- Nese keto shenja te kafta apo te verdha jane pas menstruacioneve dhe shfaqjes se sekrecionit te bardhe, atehere ato nuk llogariten asgje dmth nuk llogariten menstruacione, por ato quhen te pastra dhe eshte detyre per gruan te falet dhe te agjeroje. Argument eshte hadithi i Umu Atijes që thote: "Ishim qe nuk e llogarisnim sekrecion e kafte dhe as ate te verdhe asgje (pas paatrimit)”.

–▣ 3- Nese keto sekrecione jane ne fillim te menstruacioneve, ne kohen qe gruaja i pret menstruacionet, ato llogariten mestruacione.

▣ - ▣ Tek shumica e femrave mestruacionet janë me rrjedhje të gjakut me nuanca të ndryshme fillojne me ngjyre te erret pastaj fillon dhe zbehet derisa te jete e kafte dhe e verdhe për disa ditë dhe në fund një shenjë që ovulacioni ka përfunduar (sekrecioni i bardhë) dhe mund te ndodh e kunderta te filloje me ngjyre te kafte pastaj te erresohet dhe dallimi është te sasia që ndryshon nga femra në femër për sasinë e zbrazjes gjatë ovulacionit...

–▣ Thënia e dijetarëve që sekrecionet e kafta dhe te verdhat ne kohen e menstruacioneve jane menstruacion përfshin pikerisht edhe fillimin e mestruacioneve.

Allahu e di më së miri.

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃✿•●–•

https://t.me/PyetjePergjigje
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Lehonia

▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Lehonia_1
#Kohëzgjatja_e_lehonisë

Pyetje: Cila është Koha e lehonisë?

📌Përgjigje nga Adelina Kuçana

Nuk ka ndonjë kohë të caktuar se sa mund të zgjasë lehonia. Janë në një mendim unanim të gjithë dijetarët që gruaja kurdo që të shohë shenjën e pastërtisë edhe nëse është para 40 ditësh është detyrë për të që të lahet pastaj të falet.
Nëse gruaja lehonë i plotëson 40 ditë pas lindjes dhe gjaku vazhdon, atëherë gruaja është në lehoni derisa të plotësohen gjashtëdhjetë (60) ditë, ashtu siç është mendimi i medhheb Malikut, Shafiut dhe transmetohet një version mendimi i Ahmed bin Hanbel nga Ibn Akil, të cilët argumentuan që ka prej grave që i kanë plotësuar gjashtëdhjetë (60) ditë në lehoninë e tyre.

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃
https://t.me/PyetjePergjigje
▣—•—●•✿🍃✿•●–•–▣

#Lehonia_2
#Kur_llogaritet_gjaku_lehoni

Pyetje: A quhet lehoni çdo lloj gjaku që del nga gruaja për shkak të dështimit?:

📌Përgjigje nga Adelina Kuçanana.

Themi se:

-▣— Nëse dështon më pak se tetëdhjetë ditë, atëherë ky gjak nuk është lehoni dhe gjykimi i këtij gjaku është i njëjtë me gjykimin dhe rregullat e hemoragjisë. Nëse dështon tetëdhjetë e një (81) ditëshe, atëherë duhet patjetër të sigurohet a është formuar krijesë apo jo, sepse Allahu i Lartësuar e ndau Mudgah (copën e gjakut) në dy lloje:
- Copë gjaku i formuar.
- Copë gjaku i paformuar.

Thotë Allahu: "Një copë mishi, disa të formuar disa të paformuar" [Haxh: 5]
Kështu që mund edhe të mos formohet krijesë, por më e përgjithshmja është që nëse plotësohen nëntëdhjetë (90) ditë të shtatëzanisë qartësohet formimi i njeriut.

- ▣— Nëse dështon nëntëdhjetë (90) ditëshe ky gjak është lehoni në shumicën e rasteve, ndërsa pas 90 ditëve është e sigurt që është formuar si krijesë dhe gjaku quhet lehoni. Nëse dështon para 90 ditëve ka nevojë të qartësohet formimi i krijesës (a është formuar si krijesë apo jo)."

▣— Me këtë qartësohet se nëse dështimi është në fillim të shtatëzanisë deri në mesin e muajit e tretë të kësaj shtatëzanie ky gjak nuk llogaritet lehoni, pas muajit të tretë (pra pas nëntëdhjetë ditësh) gjaku quhet lehoni, ndërsa para plotësimit të nëntëdhjetë ditëve (pra dhjetë ditët e fundit të muajit të tretë) duhet qartësuar që a është copa e gjakut e formuar si krijesë apo jo; nëse është e formuar llogaritet lehoni, nëse nuk është e formuar nuk llogaritet lehoni.

@AdelinaKucana

▣—•—●•✿🍃
https://t.me/PyetjePergjigje