Hoxhë Agron Krasniqi
888 subscribers
576 photos
66 videos
143 files
1.21K links
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Kush ndjekë një rrugë për të kërkuar në të dituri, Allahu do t'ia lehtësojë me të rrugën për në Xhennet". (Muslimi)
Download Telegram
قال الإمام ابن تيمية (728 هـ):

«وَالْمُؤْمِنُ عَلَيْهِ أَنْ يُعَادِيَ فِي اللَّهِ وَيُوَالِيَ فِي اللَّهِ فَإِنْ كَانَ هُنَاكَ مُؤْمِنٌ فَعَلَيْهِ أَنْ يُوَالِيَهُ وَإِنْ ظَلَمَهُ؛ فَإِنَّ الظُّلْمَ لَا يَقْطَعُ الْمُوَالَاةَ الْإِيمَانِيَّةَ».

«مجموع الفتاوى» (28/ 208)

Imam Ibn Tejmije (728 h), thotë:

"Besimtari duhet të armiqësojë për hir të Allahut dhe të miqësojë për hir të Tij, nëse diku është një besimtar, atëherë e ka obligim ta miqësojë atë edhe nëse mund t'i ketë bërë padrejtësi, sepse padrejtësia nuk e ndërpret miqësinë e bazuar në besim".

"Fetava" (28/208)


https://t.me/fauaid_abuyahya
Forwarded from Hoxhë Agron Krasniqi
#Lutje

Një njeri erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha:
O i Dërguari i Allahut, çfarë të them kur ta lus Zotin tim?

I Dërguari i Allahut ﷺ i tha:

"Thuaj:

(اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي، وَارْحَمْنِي، وَعَافِنِي، وَارْزُقْنِي)

《O Allah, më fal mua, më mëshiro, më jep mirëqenie dhe më furnizo》

Me të vërtetë këto përmbledhin për ty dunjanë dhe ahiretin tënd".


Muslimi (2697)

🌱 Çasti i fundit i xhumasë

🍃 Lutu edhe ti


http://t.me/hoxheAgronKrasniqi
Shitja e barnave (ilaçeve) që përmbajnë substanca dehëse.

Pyetje:

Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuhu

A lejohet të punohet për një barnatore që shet kanabis medicinal (si bimë apo si vaj) në forma të ndryshme por që përmban edhe THC (substancën dehëse)?
Dhe, nëse ky produkt shitet vetëm me recetën e mjekut, psh kundër dhimbjeve, pagjumësisë etj.?
Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij!


Përgjigje:

Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu

Falënderimi dhe lavdërimi i takojnë Allahut, paqja dhe lavdërimi i Tij qofshin për të Dërguarin e Allahut.

Çështja për të cilën ke pyetur, ka të bëjë me barnat apo ilaçet që përmbajnë lëndë dehëse, qoftë alkool apo lloje tjera dehëse si pijet narkotike, drogat me gjitha llojet e tyre, si hashashi, opiumi etj.

Për këtë deshta pak të ndalem të sqaroj disa dispozita që kanë të bëjnë me këtë çështje, mbase mund të përfitojë prej tyre edhe ndokush që ka të bëjë me këtë lëmi.

Andaj, duke kërkuar prej Allahut sukses, them:

1. Janë pajtuar dijetarët dhe umeti islam se alkooli është i ndaluar - haram.

2. Po ashtu, umeti islam janë pajtuar se nuk lejohet përdorimi i alkoolit, si: përfitimi nga ai apo shitja e tij.

Referencat: "El Ikna fi Mesail el Ixhma" (1/327), "Nihajet el Matlab fi Dirajet el Medhheb" (17/325).

3. Llojet e drogave, pijeve apo ushqimeve narkotike dehëse që humbin mendjen apo e dëmtojnë dhe shkatërrojnë trupin dhe mendjen e njeriut, kanë gjykimin e alkoolit, pra janë të ndaluara me pajtimin e dijetarëve.
Pa vënë re shkakun e ndalesës se, a është për shkak të dehjes dhe humbjes së mendjes, siç është tek alkooli, e që këtë veti e posedojnë edhe pijet e ushqimet narkotike; apo për shkak të dëmit të madh që kanë për shëndetin e njeriut në përgjithësi.
Shih: "el Mexhmu fi Sherh el Muhadhab" (3/8), "Ahkam el Edvijeh fi esh Sheriah el Islamije" (f. 273).

4. Nëse një pije, ushqim, ilaç apo medikament, përmban sasi të alkoolit, atëherë gjykimi për të është si vijon:

- nëse përmban sasi të caktuar të alkoolit e cila tretet në të dhe nuk vërehet dhe sado që të konsumojë prej këtij ushqimi, pije ose ilaçi nuk dehet njeriu, atëherë kjo nuk e merr gjykimin e alkoolit.

- nëse përmban sasi të alkoolit ashtu që nëse konsumon sasi të madhe të këtij ushqimi, pije apo ilaçi arrin deri te dehja, atëherë ky ushqim, pije ose ilaç, është i ndaluar dhe merr gjykimin e alkoolit në çdo aspekt, ku dhe është i ndaluar konsumimi i përbërjes së tillë, qoftë pak ose shumë.

Kjo sipas shumicës së dijetarëve dhe juristëve islamë.
Shih: Studimin e Komisionit të Përhershëm tek "Uethaik en Nauazil" (3/1784).

5. Sipas përshkrimit të mëparshëm (pika 4), merr gjykimin edhe ushqimi, pija ose ilaçi që përmban sasi të narkotikëve.

Imam Ibn Tejmije thotë: "Ndërsa hashashi i mallkuar i cili deh, është në të njëjtën pozitë me gjërat tjera dehëse, dhe sasia dehëse e tij (hashashit) është e ndaluar (haram) me pajtimin e dijetarëve, dhe se çdo gjë që shkakton humbje të mendjes është i ndaluar konsumimi i tij, edhe nëse nuk është dehës..., kurse sasia e vogël e Hashashit dehës: është e ndaluar sipas shumicës së dijetarëve sikurse sasia e vogël e të gjitha llojeve tjera të lëndëve dehëse, bazuar në hadithin e Pejgamberit: "Çdo pije dehëse është alkool, e çdo alkool është haram", ku këtu përfshihet gjithçka që është dehëse. Dhe, s'ka dallim a është substanca dehëse: ushqim apo pije, a është e ngurtë apo e lëngët". "Fetava" (34/204).

6. Kanë rënë në pajtueshmëri dijetarët se në esencë është i ndaluar (haram) përdorimi dhe konsumimi i lëndëve dehëse apo narkotikëve që humbin mendjen e njeriut, në kushte normale, pra pa pasur nevojë apo domosdoshmëri për to.
Kurse ajo që pohohet në pikën vijuese (pika 7) është rast përjashtues.
Shih: "Uethaik en Nauazil" (3/1797), marrë nga libri "en Nauazil fil Eshribeh".

7. Sipas sheriatit islam, ilaçet që përmbajnë lëndë dehëse apo narkotike, edhe pse në esencë janë të ndaluara siç pohuam më sipër (pika 6), mirëpo, lejohet përdorimi i tyre në rast urgjence dhe domosdoshmërie.

1/2

⬇️ vijon ⬇️

t.me/hoxheAgronKrasniqi
Asambleja e jurisprudencës islame ka miratuar: "Lejimin e gjërave të ndaluara në rastet përjashtuese, si në rast të sëmundjeve, atëherë lejohet - në rast domosdoshmërie - përdorimi i barnave (ilaçeve) që përmbajnë lëndë alkoolike".

Vendimi: 61 (4/14), sipas "Uethaik en Nauazil" (3/1785).

8. Sipas shumicës së juristëve islamë, lejohet përdorimi i lëndëve mpirëse (qoftë alkool apo lëndë narkotike) nëse paraqitet për të domosdoshmëria dhe nevoja, si t'i jepet të sëmurit gjatë zhvillimit të operimit për ta mpirë atë, qoftë gjithë trupin ose pjesën ku kryhet operimi, apo për t'ia qetësuar dhimbjet e shkaktuara gjatë operimit, apo ilaçi dhe shërimi me lëndë të tilla për sëmundjet që për to ka dobi, e të ngjashme.
Shih: "Uethaik en Nauazil" (3/1797).

9. Është mëse e rëndësishme të theksohet se këtë domosdoshëri, nevojë apo urgjencë, e përcakton mjeku i besueshëm dhe nuk lejohet njerëzit e rëndomtë të manipulojnë me këto gjëra, andaj në disa studime në lidhje me këtë çështje gjegjësisht përdorimin e këtyre ilaçeve, thuhet (shkurtimisht):

Lejohet përdorimi i hashashit apo llojeve tjera të lëndëve narkotike për uljen e dhimbjeve tek të sëmurët, me këto kushte:

- të arrijë nevoja e të sëmurit për këtë ilaç shkallën e domosdoshmërisë.

- të dëshmojë për këtë ndonjë mjek i besueshëm, se medikamenti që përmban këto lëndë narkotike është i dobishëm për të sëmurin në fjalë.

- të përdoret ky ilaç në atë masë sa ta largojë gjendjen e domosdoshmërisë.

- të jetë përdorimi i ilaçit të tillë i patjetërsueshëm apo i pazëvendësueshëm, pra nuk ekzistojnë barna apo ilaçe tjera të lejuara në esencë, që mund ta zëvendësojnë atë.

- që përdorimi i këtij ilaçi, të mos ketë efekte anësore të dëmshme për të sëmurin, si ta bëjë të sëmurin të varur nga ky lloj ilaçi, ashtu që s'mund të jetojë pa të, etj.

Referenca: "Ahkam el Edvijeh fi esh Sheriah el Islamije" (f. 276).

Në bazë të asaj që u tha më sipër, mund të konkludohet se, lejohet që ju të punoni në këtë barnatore, gjegjësisht të shitni apo shpërndani ilaçin e tillë i cili përmban këtë substancë (kanabis THC) ashtu siç është përshkruar në pyetje, përderisa i përmbaheni kushtit të përmedur se: "nuk jepet vetëm se me recetë nga mjeku".

Kjo (mosdhënia vetëm se me recetën e mjekut) mendoj se i përfshin kushtet që u përmendën më parë, sepse ai që e përcakton se i sëmuri ka nevojë apo domosdoshmëri që ta përdor ilaçin e tillë dhe se i bën dobi atij dhe nuk i shkakton dëme më tepër sesa që është në gjendje vetë i sëmuri, pa dyshim se njeriu më adekuat që t'i përcaktojë këto gjëra është mjeku i besueshëm, andaj përderisa ky ilaç nuk servohet vetëm se me recetë nga mjeku adekuat, atëherë them se lejohet një gjë e tillë, Allahu e di më mirë.

Shkroi
Agron Krasniqi

2/2

t.me/hoxheAgronKrasniqi
➡️ Rëndësia e librave të akides të përcjellë me senede - zinxhirëtransmetimi dhe e librave të selefit tek #imamët_nexhdianë.

▪️Shejhu dhe kolosi i shquar, Is'hak ibn Abdurrahman ibn Hasen Alu Shejhi (1276 h - 1319 h) -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:

"Kush ushqehet me fjalët e të mëvonshmëve, duke mos i kushtuar rëndësi librave të pasuesve të njohur të Sunetit, si: libri "es Sunneh" i Abdullah ibn imam Ahmedit, libri "es Sunneh" i Halalit, libri "es Sunneh" i Lalekaiut, Darimiut e të tjerë, i tilli do të mbetet në hutim dhe humbje".

📚 "Ed Durer es Senije" (3/338)

t.me/fauaid_abuyahya
➡️ Emërtimi i fëmijëve me emra të sahabëve

▪️Imam Ibn Ebi Hatim (327 h) thotë:

"Hasen ibn Arafeh (252 h) - një transmetues hadithesh- jetoi njëqind e dhjetë vjet, kishte dhjetë djem, ku i emërtoi ata me emrat e sahabëve (dhjetë të përgëzuarit me Xhenet):

Ebu Bekër,
Omer,
Othman,
Ali,
Talha,
Zubejr,
Sad,
Seid,
Abdurrahman dhe
Ebu Ubejde
".

📚 "Tehdhib el Kemal" (6/205).

t.me/hoxheAgronKrasniqi
Forwarded from Hoxhë Agron Krasniqi
Dita e Xhuma
Hoxhë Agron Krasniqi
#Metodologji Pasimi i "Etherit" Imam Ibrahim ibn Jakub el Xhuzexhani (259 h) thotë: Më ka treguar Ali ibn Hasen ibn Shekik el Merveziu, thotë: kam dëgjuar imam Abdullah ibn Mubarekun (181 h) duke thënë: "Nëse sprovohesh me gjykatë (bëhesh gjykatës), atëherë…
Pasimi i "Etherit" (2)

Imam Ahmedi (241 h) në një shkresë të tij: "Imani dhe kundërpërgjigjja ndaj murxhive", thotë:

Na ka treguar Ez'heriu, ky nga Ibn Auni, i cili thotë se imam Muhamed ibn Sirini (110 h) ka thënë:

"Ata (dijetarët e kohës së tij, nga sahabët dhe tabi'inët), e shihnin se përderisa njeriu është në pasim të Etherit, ai është në rrugë".

Pra, në rrugë të drejtë, në rrugën e Sunetit.

t.me/hoxheAgronKrasniqi/2366
Hoxhë Agron Krasniqi
Pasimi i "Etherit" (2) Imam Ahmedi (241 h) në një shkresë të tij: "Imani dhe kundërpërgjigjja ndaj murxhive", thotë: Na ka treguar Ez'heriu, ky nga Ibn Auni, i cili thotë se imam Muhamed ibn Sirini (110 h) ka thënë: "Ata (dijetarët e kohës së tij, nga sahabët…
Pasimi i "Etherit" (3)

Imam Is'hak ibn Rahauejhi (238 h) thotë:

"Ne, vërtet jemi pasues dhe emitues të imamëve tanë dhe të parëve tanë që kanë kaluar -Allahu i mëshiroftë-, nuk sjellim diçka të re që nuk është në librin e Allahut, as në Sunetin e të Dërguarit të Allahut, e as diçka që s'ka thënë ndonjë imam".

Transmeton El Hal-lali në "Es Sunneh" (9712)

Ngjashëm me të thotë imam Ahmedi (241 h):

"Mos gabo të flasësh për ndonjë çështje, që s'ke për të ndonjë imam".

t.me/hoxheAgronKrasniqi/2367
Forwarded from Hoxhë Agron Krasniqi
Pasuesit e Sunetit janë fitimtarë


Allahu i Madhëruar thotë:

(وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلۡغَـٰلِبُونَ)

"Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit". (es Saffat 173)

Ibn Durejd, ka thënë:

"Ata janë pasuesit e Sunetit (ehlu Sunneh)".

📚 "Bejan Telbis el Xhehmije" (6/122)

••┈┈┈┈┈┈┈┈┈┈┈••
t.me/hoxheAgronKrasniqi
Forwarded from Hoxhë Agron Krasniqi
Vlera e ditëve të muajit Dhul Hixhe.pdf
1.3 MB
Vlera e ditëve të muajit Dhul Hixhe dhe veprat e pëlqyera në to.

http://t.me/hoxheAgronKrasniqi
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjellë se i Dërguari sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

"مَا مِنْ أَيَّامٍ الْعَمَلُ الصَّالِحُ فِيهِنَّ أَحَبُّ إِلَى اللَّهِ مِنْ هَذِهِ الْأَيَّامِ الْعَشْرِ ".
فَقَالُوا : يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَلَا الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : "وَلَا الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ، إِلَّا رَجُلٌ خَرَجَ بِنَفْسِهِ، وَمَالِهِ فَلَمْ يَرْجِعْ مِنْ ذَلِكَ بِشَيْءٍ".

"Nuk ka ditë që vepra e mirë të jetë më e dashur tek Allahu se sa në këto dhjetë ditë", aludon në: "dhjetë ditët e Dhul Hixhes".

Të pranishmit i thanë: O i Dërguari i Allahut! As xhihadi (lufta) në rrugën e Allahut?

Tha: "As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç një person i cili del në rrugë të Allahut me vetën dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë prej tyre".


Shënojnë Buhariu (969), Ebu Davudi (2438), Tirmidhiu (757) dhe Ibn Maxheh (1727).

t.me/hoxheAgronKrasniqi
Forwarded from Hoxhë Agron Krasniqi
➡️ Selefët - të parët tanë të mirë dhe agjërimi i ditëve të Dhul Hixhes

▪️Hasen el Basriu (110 h) ka thënë:

"Agjërimi i një dite të kësaj dhjetëshe (të Dhul Hixhes) ka vlerë sa dy muaj".

📚 "Musanef Abdurrezak" (8126)

* * *

▪️Abdullah ibn Auni përcjellë se:

"Muhamed ibn Sirini (110 h) i agjëronte të gjitha këto ditë të Dhul Hixhes, pastaj kur kalonte dita e bajramit dhe tre ditët pas saj (ditët e teshrikut) hante nëntë ditë rrjesht po aq ditë sa kishte agjëruar".

📚 "Musanef Ibn Ebi Shejbe" (9221).

* * *

▪️Lejth ibn Ebi Sulejmi tregon se:

"Muxhahidi (104 h) i agjëronte këto dhjetë ditë".

📚 "Musanef Ibn Ebi Shejbe" (9222).

* * *

▪️Imam El Euzaiu (157 h) thotë:

"Më ka arritur se vepra e bërë në këto dhjetë ditë është në vlerë sa vepra e atij që shkon në luftë në rrugën e Allahut, i cili kohën e kalon duke agjëruar ditën dhe duke bërë roje natën, përveç nëse gradohet me shehidllëk".

📚 "Shua'bul Iman" (3477)

* * *

▪️Isa ibn Ali ibn Abdullah ibn Abasi (163 h) po ashtu, përcillet se i agjëronte të gjitha ditët e Dhul Hixhes.

📚 "Tarih Bagdad" (11/236).


http://t.me/hoxheAgronKrasniqi
#Dhikri_tekbiri

Dhikri dhe tekbiri gjatë dhjetëshit të Dhul Hixhes

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjellë se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

"Nuk ka ditë që janë më të mëdha tek Allahu dhe që vepra në to është më e dashur tek Ai, sesa këto dhjetë ditë, andaj shpeshtoni në to:

-  tehlilin -
thënien: la ilahe il-lallah,

- tekbirin - thënien: Allahu ekber dhe
- tahmidin - thënien: elhamdulilah".


Shënon Ahmedi (5446)

//t.me/hoxheAgronKrasniqi/2374
#Vepra_në_Ditët_e_Dhul_Hixhes

Imam Ibn Rexhebi (795 h) thotë:

"Kurse veprat vullnetare (nafile) të ditëve të Dhul Hixhes, ato janë më me vlerë sesa veprat vullnetare të dhjetëshit të fundit (të Ramazanit).

Gjithashtu farzet e ditëve të Dhul Hixhes shumëfishohen (në shpërblim) më tepër sesa që shumëfishohen në ditët tjera".

📚 "Fet'hul Bari" (9/16)

t.me/hoxheAgronKrasniqi/2375
Forma e tekbirit gjatë dhjetëshit të Dhul Hixhes dhe ditëve të Bajramit

Nuk është vërtetuar nga Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ndonjë formë e veçantë e tekbirit, por janë vërtetuar nga shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), disa forma:

🌱 Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber.

🌱 Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il-lallah, vAllahu ekber, Allahu ekber, uelil-lahil hamd.

🌱 Allahu ekber kebira, Allahu ekber kebira, Allahu ekber ue exhel-l, Allahu ekber uelil-lahil hamd.

Shejh Abdullah es Sad

https://t.me/shejh_Sad/477