Hoxha Xhemal Jakupi
2.14K subscribers
51 photos
5 videos
5 files
613 links
Kanali i vetëm zyrtar i Hoxhës Xhemal Jakupi
Download Telegram
💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Nuk është #dituri të dish shumë përmendësh, të hulumtosh dhe të flasësh, por #dituria është dritë me të cilën dallohet fjala e saktë nga e gabuara, e vërteta nga e pavërteta dhe të dallohet çka buron prej pishtarit të profetëve nga ajo që vjen prej mendimeve të njerëzve.

📚 Ixhtima el-xhujush el-islamije, 80.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 https://t.me/xhemal_j
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

" لَا تَتْرُكِ الصَّلَاةَ مُتَعَمِّدًا ؛ فَإِنَّهُ مَنْ تَرَكَ الصَّلَاةَ مُتَعَمِّدًا فَقَدْ بَرِئَتْ مِنْهُ ذِمَّةُ اللَّهِ وَرَسُولِهِ ".
Mos e lër namazin me qëllim, sepse kush e lë namazin me qëllim, ai ka dalë nga besa me Allahun dhe të Dërguarin e Tij.

📚 Sahih etTergib, 573.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 https://t.me/xhemal_j
Transmetohet nga Burajde el-Eslemij, radijAllahu 'anhu, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

" بَشِّرِ الْمَشَّائِينَ فِي الظُّلَمِ إِلَى الْمَسَاجِدِ بِالنُّورِ التَّامِّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ".
Përgëzoji ata që shkojnë nëpër errësirë në xhami se do të kenë dritë të plotë në Ditën e Gjykimit.

📚 Ebu Davudi 561 dhe Tirmidhiu 223, kurse Ibën Maxhe nga Enes ibën Malik 781. el-Albani e bën sahih.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 https://t.me/xhemal_j
💎 Imam Ibën AbdulBerr, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Prej begatisë së diturisë është që ta tregosh gjënë kush e ka thënë.

📚 elXhamië, 2/922.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 https://t.me/xhemal_j
Transmetohet nga Ebu Hurajra, radijAllahu 'anhu të ketë thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Allahu thotë:

" كَذَّبَنِي ابْنُ آدَمَ وَلَمْ يَكُنْ لَهُ ذَلِكَ، وَشَتَمَنِي وَلَمْ يَكُنْ لَهُ ذَلِكَ ؛ أَمَّا تَكْذِيبُهُ إِيَّايَ أَنْ يَقُولَ إِنِّي لَنْ أُعِيدَهُ كَمَا بَدَأْتُهُ، وَأَمَّا شَتْمُهُ إِيَّايَ أَنْ يَقُولَ : اتَّخَذَ اللَّهُ وَلَدًا. وَأَنَا الصَّمَدُ الَّذِي لَمْ أَلِدْ وَلَمْ أُولَدْ، وَلَمْ يَكُنْ لِي كُفُؤًا أَحَدٌ ".
🔸 Biri i Ademit më përgënjeshtroi dhe nuk pati të drejtë ta bëjë këtë. Ai më ofendoi dhe nuk pati të drejtë ta bëjë këtë.
Më përgënjeshtroi kur tha se Unë nuk do ta ringjall siç e kam krijuar herën e parë, kurse më ofendoi kur tha: "Allahu ka bir." Ndërsa, Unë jam "esSamed" (Absoluti i cili nuk ka nevojë për askënd dhe çdokush ka nevojë për të). Unë nuk kam lindur dhe nuk jam i lindur dhe askush nuk është i krahasueshëm me Mua.

📚 Buhariu 4975.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 https://t.me/xhemal_j
🔸 Kur të shohësh një #mendjemadh dije se ai falet rrallë ose nuk fal #namaz aspak! Nuk mund të bëhen bashkë mendjemadhësia me #sexhde të shumta.

📚 Tefsiri i Kurtubiut, 1/69.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Shejh Imam el-Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Kam bindjen se shumë prej mosbesimtarëve, nëse u mundësohet t'i shohin bazat e besimit dhe adhurimit, të cilat i ka sjellë Islami, do të nxitojnë të hyjnë në Islam në grupe, siç ka ndodhur në fillim të Islamit.

📚 esSahiha, 1/241.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Njerëzit ndahen në katër lloje:
1. Njerëz që shoqërimi me ta është si ushqimi. Shoqërimi me ta është i domosdoshëm.
Këta njerëz janë jashtëzakonisht të rrallë dhe të tillë janë ata të cilët kanë dituri për Allahun dhe për urdhrat e Tij dhe i këshillojnë njerëzit për Allahun, për Librin e Tij dhe për të Dërguarin e Tij.
2. Njerëz që shoqërimi me ta është si ilaçi dhe nevoja për ta është vetëm në rast të sëmundjes.
Njerëzit e tillë janë të nevojshëm për dobitë e jetesës.
3. Njerëz që shoqërimi me ta është sëmundje.
Të tillë janë njerëzit që sjellin dëm në Fe ose Dynja.
4. Njerëz që shoqërimi me ta është vdekje dhe shkatërrim.
Ky lloj është më i shumti në mesin e njerëzve. Këta janë njerëzit e bidateve dhe ëndjeve.

📚 elFeuaid, 1/519.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
Profeti ﷺ ka thënë:
"Secili popull ka #festë dhe kjo është festa jonë."

💎 #Shejhul_Islam #Ibën_Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Ky hadith obligon veçimin e secilit popull me festën e vet... Meqë çifutët i kanë festat e tyre, të krishterët i kanë festat e tyre dhe këto festa janë veçori të tyre, ne nuk i shoqërojmë ata në këto festa.
Fjalët "dhe kjo është festa jonë" obligojnë kufizimin e festave tona në të, se ne nuk kemi festë tjetër pos kësaj.

📚 Iktida esSirat elMustekim, 300 - 301.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
🔹 Një njeri iu ankua Sufjan ethTheurit se është martuar me një grua dhe ajo e poshtëron, saqë është bërë gjëja më e ulët tek ajo.

💎 Sufjani i tha:

🔸 Ndoshta ke dashur të martohesh me të që të fitosh krenari.

🔹 Ai tha: Po.

💎 Sufjani i tha:

🔸 Kush shkon për të gjetur krenari, sprovohet me poshtërim;
kush shkon për pasuri, sprovohet me varfëri;
dhe kush shkon për të gjetur Fe, Allahu ia jep Fenë, krenarinë dhe pasurinë.

📚 Hiljetu el-Eulija, 7/279.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
⚠️ Ti je përgjegjës për çfarë vesh gruaja jote, vajza jote... mos u bëj dejuth (njeri të cilit nuk i bëhet vonë se kush hyn te gruaja dhe familja e tij)!

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
ثـلاثـة لا يدخـلـون الجـنّـة أبـدًا: الدّيــوث، والرجـلـة مـن النّـسـاء، ومـدمـن الـخـمـر.
Tre veta nuk hyjnë në Xhennet asnjëherë:
- dejuthi,
- gruaja e cila bëhet e ngjashme me burrat dhe
- i dhëni pas alkoolit.

📚 Sahih etTergib, el-Albani, 2071.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Imam Muhammed elBeshir el-Ibrahimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Pasuria, të cilën ti e shpenzon në haram, në Zjarr të çon;
Pasuria, të cilën e derdh për arritjen e epsheve, ty të turpëron;
Pasurinë, të cilën e ruan për trashëgimtarët injorantë, ti të këqinjve ua dhuron, kurse për vete humbje dhe dëshpërim fiton;
E pasuria, me të cilën e ngjall dijen dhe e mbyt injorancën, në Dynja me kurorën e krenarisë të kurorëzon dhe tek Allahu në pozitat e bamirësve të ngre dhe të lartëson.

📚 Āthar, Muhamed elBeshir el-Ibrahimi, 2/454.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Kush e dëgjon një ithtar të bidatit duke e ditur, ai del nga mbrojtja e Allahut dhe lihet i mbështetur në veten e tij.
🔸 Kush dëgjon për një bidat, le të mos ua tregojë atë shokëve të tij, që mos ua hedhë atë në zemër!
💎 Pastaj ka thënë:
🔸 Shumica e imamëve të selefit e bënin këtë paralajmërim. Ata ishin të mendimit se zemrat janë të dobëta dhe dyshimet janë rrëmbyese.

📚 Sijer A'lam enNubela, 7/261.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
E kanë pyetur Hamdun elKassarin:
🔹 Pse fjalët e selefit janë më të dobishme se fjalët tona?

💎 Ai ka thënë:
🔸 Sepse ata kanë folur për ta ngritur Islamin, për ta shpëtuar veten dhe për ta kënaqur të Gjithëmëshirshmin.
Ndërsa ne flasim për ta ngritur veten, për t'i arritur të mirat e Dynjasë dhe për t'u pranuar te njerëzit.

📚 Hiljetu el-Eulija, Ebu Nuajm, 1/231.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Sikur të dërgonte njeriu #salavate për Profetin ﷺ me secilën frymëmarrje, nuk do ta përmbushte hakun e tij.

📚 Xhela el-efham, 462.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Dijetari kolosal Shejh Abdul'Aziz #Ibën_Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Të punohet për përhapjen e Sunnetit është obligim; dhe mësimi i Sunnetit është afrimi më i vlefshëm tek Allahu dhe bamirësia më e madhe.

📚 Mexhmuë elFetaua, 8/54.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Ebu Derda, radijAllahu 'anhu, ka thënë:

🔸 Nëse ndryshon ndonjë prej vëllezërve tuaj dhe bën mëkat, mos e braktisni dhe mos e hidhni, por këshillojeni me këshillat më të bukura dhe kini durim ndaj tij, ngase vëllai ndonjëherë lakon, pastaj drejtohet.

📚 Hiljetu el-Eulija, 4/232.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 #Shejhul_Islam #Ibën_Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Secili që e braktis rrugën #selefije, rrugën sheriatike të Zotit, ai medoemos do të devijojë, do të dalë kundërthënës dhe do të mbetet në injorancë të thjeshtë ose të dyfishtë.

📚 Der'u te'arud el'akl ue en-nakl, 5/356.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Shejh Salih #elFeuzan, Allahu e ruajttë, ka thënë:

🔸 Ne nuk i thërrasim njerëzit që të na ndjekin neve. I thërrasim për të mirën e tyre. Kush e pranon - elhamdu lil-lah; e nëse dikush nuk pranon, atëherë përgjegjësia jonë është pastruar dhe atij ia kemi sjellë argumentin.

📚 Ehemmijetu da'weti eshShejh Muhamed ibën Abdil-Uehhab, faqe 15.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Dijetari kolosal Shejh Muhamed ibën Salih #el_Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Dije se sjellja jote me gruan duhet të jetë si do të kishe dashur të sillet dhëndri me vajzën tënde. A pajtohesh që ai të sillet me vajzën tënde me ashpërsi dhe vrazhdësi? Përgjigjja është "Jo". Atëherë, mos u pajto që të sillesh me vajzën e tjetërkujt në mënyrën që nuk pajtohesh të sillen me vajzën tënde!
Kjo është një rregull të cilën duhet ta dinë të gjithë njerëzit.

📚 esh-Sherh el-mumtië, 12/380-382.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j
💎 Shejhu eminent Salih #elFeuzan, Allahu e ruajttë, ka thënë:

🔸 Mos u bezdis nga nxënia e dijes. Vazhdo në mësimin e dijes, madje edhe nëse arrin të mësosh nga pak. Pak dije me vepra të mira ka begati dhe mirësi.
Vazhdimësia në nxënien e dijes pa dyshim se ka mirësi dhe nxënia e dijes është ibadet (adhurim). Nxënia e dijes është më e vlefshme se namazet nafile (vullnetare).

📚 Komentimi i librit "elFetua elHamewije", nr 14.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j