Dobitë Selefije
2.1K subscribers
477 photos
10 videos
20 files
4.35K links
-Ky Kanal ka për qëllim Lidhjen e Vëllezërve dhe Motrave me Dijetarët e Ummetit.
Download Telegram
Forwarded from Forumi Selefi (Xhemal Jakupi)
💬 A janë dijetarët e mëdhenj - Shejh #Rabië dhe Shejh #Ubejd - të atillë që anojnë kah dikush për shkak të shoqërisë apo farefisnisë⁉️

--------------------
Shejh Ubejd:
🔸️ Unë them: UAllahi, bil-lahi dhe tAllahi! Mua më dhimbset shejh Falihu, pasi ne jemi të afërt në gjak. Po të isha që anoj, do të anoja kah ai. Mirëpo, për Zotin, unë nuk njoh anim tjetër pos animit kah #Sunneti dhe pos përkrahjes së Sunnetit dhe pasuesve të tij.

📚 Këshillë për #Falih_elHarbi-n dhe shkruesit në forumin "el-Etheri" - nga vëllai i juaj: Ubejd ibën Abdil-lah elXhabiri.

✍🏻 Përktheu: Xhemal Jakupi

--------------------
http://t.me/ForumiSelefiNet/
Forwarded from Forumi Selefi (Xhemal Jakupi)
📍 Shejh #Rabië ibën Hadi #elMedkhali, Allahu e ruajttë, ka thënë:

🔸️ Imam Muhammed ibën Jahja edhDhuhli dhe shokët e tij e kanë bërë bidatçi Imam Buhariun dhe nuk e kanë lënë rehat.
Mirëpo dijetarët, në krye të të cilëve Imam Muslimi, deri më sot e kanë kundërshtuar Imam Muhamed edhDhuliun, ngase ai dhe shokët e tij nuk kishin #argument.
Pranimi dhe refuzimi i fjalës së dikujt varet nga ekzistimi ose mosekzistimi i argumentit, e jo nga epshet e ëndjet.

📚 elMexhmu' 9/39 - 41.

✍🏻 Përktheu: Xhemal Jakupi

--------------------
http://t.me/ForumiSelefiNet/
Ka thënë Shejkh Salih el Feuzan Allahu e ruajjtë:

Qëndro i vetëm nëse je me të vërtetën, kjo nuk të dëmton aspak, (përkundrazi) kjo është krenari për ty.

,,Sher‘h kitabul fiten uel hauadith,, (f 208).

Përktheu:MuhammedHaki Ibrahimi

https://telegram.me/selefit
Ka thënë Shejkh Salih elFeuzan Allahu e ruajjtë:

Nuk mund t‘a njohim (dallojm) të sinqertin nga gënjeshtari përveç se përmes fitneve. Kur nuk ndodhin fitnet, s’mund t‘i njohim se kush janë të sinqertët e kush gënjeshtarët!

[sher‘hu risaletu delail faqe 77].

Përktheu: MuhammedHaki Ibrahimi

https://telegram.me/selefit
Transmentohet që Ubej ibën Ka'ab(رضي الله عنه) ka thënë:

"Mësojeni diturinë dhe punoni sipas saj dhe mos e mësoni që të zbukuroheni me të, dyshoj që do të ketë nga ata që do të zbukurohen me diturinë ashtu sikurse zbukurohet dikush me veshjen e tij!"

[Xhami' bejan al-Ilm we fadlih 1/693]
Përktheu: Kamer Abazi
Ka thënë Shejkhu kolosal Rebi‘i bin Hadi All-llahu e ruajtë:

Nëse prej dikujt ndodh që ta shpallë dikënd për bidatçi ose për të devijuar, atëherë duhet patjetër të japë sqarim të shkaqeve të këtij tebdi‘i në mënyrë të plotë që e ngre argumentin, i këput rrugët e fitnes dhe u shfaqet qartë njerëzve se gjykimi i kësaj pale është bazuar në dituri, argument,dhe fakte.

Mexhmu‘u fetava ve resailish-Shejkh Rebi‘i 9/116.

Përktheu: MuhammedHaki Ibrahimi

https://telegram.me/selefit
Sufjan ibën Ujejne transmeton se Ebu Galib e ka dëgjuar Ebu Umamen, radijAllahu 'anhu të thotë:

"Havarixhët janë të vrarët më të këqinj nën këtë qiell, kurse viktimat e tyre janë të vrarët më të mirë. Ata janë qentë e Xhehennemit. Qentë e Xhehennemit. Ishin muslimanë pastaj u bënë kafirë."
Ebu Galib thotë: Thashë: "O Ebu Umame! E thua edhe këtë?"
Ai tha:
"Madje, e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë kështu."

Transmetojnë Ahmedi dhe Ibën Maxhe; Imam el-Albani, Allahu e mëshiroftë, e ka bërë sahih.

Nga elFirazdek transmetohet se u ka thënë Ebu Hurerjes dhe Ebu Seidit:
"Unë jam nga Lindja. Te ne kanë dalë disa njerëz që i vrasin ata të cilët thonë "La ilahe il-lAll-llah", kurse të tjerët i mbrojnë."
Ata janë përgjigju:
E kemi dëgjuar Profetin ﷺ të thotë:
"Kush i vret këta, ai e ka shpërblimin e shehidit, dhe ai, të cilin e vrasin ata, e ka shpërblimin e shehidit."

Transmeton etTaberani; Ibën Haxheri thotë se zinxhiri i transmetimit është i mirë.

Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

"Ajo që thuhet në hadithin, të cilin e transmeton Ebu Umame te Tirmidhiu, ku qëndron se ata janë të vrarët më të këqinj nën këtë qiell, do të thotë se ata janë më të këqinj ndaj muslimanëve se çdokush tjetër dhe askush nuk është më i keq ndaj muslimanëve se ata, as çifut e as i krishterë. Ata përpiqen ta vrasin secilin musliman që nuk pajtohet me mendimin e tyre, e bëjnë të lejuar derdhjen e gjakut të muslimanëve, grabitjen e pasurive të tyre, madje edhe vrasjen e fëmijëve të tyre dhe tërë këtë duke i shpallur muslimanët si mosbesimtarë. Të gjitha këto i bëjnë në formë të fetarisë dhe adhurimit, për shkak të madhështisë së injorancës dhe bidatit të tyre devijues."

Minhaxh esSunneh, 5/248.

Përktheu: Xhemal Jakupi

https://telegram.me/selefit
Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

"Nëse nxiton dhe refuzon diçka pa e kuptuar
Dije se privohesh dhe kurrë s'ke për ta mësuar."

Poezia :enNunije

Përktheu: Xhemal Jakupi

https://telegram.me/selefit
Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

"Nëse dikush të bën keq, e më vonë të vjen dhe të justifikohet, dije se modestia të obligon që t'ia pranosh justifikimin, kurse çka ka brenda t'ia lësh Allahut të Lartësuar."

Tehdhib elmedarixh, 2/687.

Përktheu: Xhemal Jakupi

https://telegram.me/selefit
Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

"Kush e kundërshton ajetin e qartë të Kur'anit dhe hadithin e vërtetuar të Sunnetit, ose ixhmain e selefëve, me një kundërshtim për të cilin nuk ka arsye, atëherë me të veprohet siç veprohet me çdo ithtar të bidateve."

Mexhmu'u elFetaua, 24/172.

Përktheu: Xhemal Jakupi

https://telegram.me/selefit
Forwarded from Forumi Selefi (Xhemal Jakupi)
#Sqarimi i fundit dhe i prerë i Shejh Hasen AbdulUehhab Merzuk elBenna dhe Shejh Ali elWusajfi
në lidhje me fitnen e #Muhamed_ibën_Hadi-t
Forwarded from Forumi Selefi (Xhemal Jakupi)
Sqarimi_i_qëndrimit_ndaj_fitnes.pdf
220 KB
Hafidh Ibën Hazmi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

"Kush u bën keq familjes dhe komshinjve, ai është më i poshtri ndër ta.
Kush ua kthen njësoj atyre që i bëjnë keq, ai është sikur ata.
E kush nuk ua kthen të keqen njerëzve që i bëjnë keq, ai është zotëria i tyre."

el-Ahlak, 26.

Përktheu: Xhemal Jakupi

https://telegram.me/selefit
Ebu Hatim elBusti (vdekur 354h), All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:

"Nëse kishte pasur mençuria prindër, ata do të kishin qenë: durimi dhe verifikimi i lajmit që e dëgjon."

________
📙 Rawdatul 'ukala, faqe 45.
Përktheu: Xhemal Jakupi

https://telegram.me/selefit
💎💎 Imam Euza'iu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Më është transmetuar se Ditën e Gjykimit i thuhet robit:


🔸 "Ngrihu dhe merre hakun tënd prej filanit!"
Ai thotë: "Nuk më ka ai mua ndonjë hak."
🔸 I thuhet: "Po, të ka. Ai në këtë e këtë ditë ka thënë për ty kështu e kështu."

___________

📙 Transmeton Bejhekiu në Shuab el-Iman (6313)
Përktheu: Xhemal Jakupi

https://telegram.me/selefit
Nëse di për ndonjë isist dhe nuk e denoncon atëherë ti je i mallkuar

Dijetari kolosal Shejh Zejd ibën Muhamed elMedkhali, Allahu e mëshiroftë, gjatë shpjegimit të hadithit "Allahu e mallkoftë atë që strehon një bidatçi", ka thënë:

"Ai i cili i fsheh terroristët bashkëkohorë ka hise të madhe në këtë mallkim të dalë nga i Dërguari i Allahut ﷺ, ngase këta terroristë e kanë shkelur nderin, kanë derdhur gjaqe dhe kanë mbledhur pasuri me haram. Përmes kësaj pasurie arrijnë ta derdhin gjakun e të pafajshmëve dhe t'i terrorizojnë, madje edhe t'i vrasin, të gjithë - pleq e fëmijë, muslimanë e jomuslimanë të siguruar (në paqe).
Krahas kësaj gjen njerëz që i strehojnë, i fshehin dhe i mbrojnë ata.
Mirëpo, Allahu ua ka zbuluar perden dhe i ka shfaqur si të poshtëruar. Në çdo betejë që shfaqen ata, përfundojnë të dështuar.
Ata janë havarixhë dhe më kriminelë se havarixhët e periudhës së sahabeve.
Mallkimi nga i Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur për secilin që strehon një bidatçi."

Burimi: Komentimi i librit Kitab etTeuhid.

Përktheu: Xhemal Jakupi

https://telegram.me/selefit
Forwarded from Forumi Selefi (Xhemal Jakupi)
💎 Ebu Bekr elWerrak, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸️ Gjëja që më së shumti e shkul (e largon) imanin nga zemra është padrejtësia ndaj njerëzve.

📚 Tenbih elGafilin, 1/380.

✍🏻 Përktheu: Xhemal Jakupi

--------------------
http://t.me/ForumiSelefiNet/
Uehb ibën Munebbih (v. 114h), Allahu e mëshiroftë, thoshte:

"Besimtari
- shoqërohet që të mësojë,
- hesht që të shpëtojë,
- flet që të kuptojë,
- vetmohet që ibadetin ta shijojë."

elHilje, Ebu Nuajm, 4/68.

Përktheu: Xhemal Jakupi

https://telegram.me/selefit
Omeri, radijAllahu 'anhu, ka thënë:

"Tri dukuri burojnë nga dashuria ndaj vëllait tënd:
- t'i japësh selam kur ta takosh,
- t'i bësh vend që të ulet pranë teje,
- ta thërrasësh me emrat më të dashur të tij."

E transmeton Bejhekiu në eshShuab, 6/431.

Përktheu: Xhemal Jakupi

https://telegram.me/selefit
Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

"Përkushtimi (ihlasi) është diçka që:
- melaiket nuk e dinë që ta shkruajnë;
- armiku nuk e di që ta prishë;
- dhe vetë njeriu nuk gëzohet me të që ta rrënojë.

elFeuaid, 99.

Përktheu : Xhemal Jakupi

https://telegram.me/selefit
Allahu i Lartësuar thotë:
"Allahu nuk e ndihmon veprën e prishësve." (Junus: 81)

Kolosi i tefsirit Abdurrahman ibën Nasir esSi'di, Allahu e mëshiroftë, te ky ajet ka thënë:

"Kështu është gjendja e secilit prishës. Nëse ai bën një vepër, thur një kurth, ose bën një komplot, vepra e tij do të shkatërrohet dhe do të zhduket. Edhe nëse për një kohë vepra e të tillëve merr famë, përfundimi i saj është zhdukja dhe asgjësimi.
E, sa u përket përmirësuesve, të cilët e kanë qëllim Fytyrën e Allahut, duke bërë vepra me mjete të dobishme dhe të ligjshme, Allahu veprat e tyre gjithnjë i ndihmon, i ngre dhe i shton."

Tefsiri i esSi'diut

Përktheu: Xhemal Jakupi

https://telegram.me/selefit