Suretul-Fil (Gjeth i përtypur)
1.
Pedagogët dhe edukatorët janë të një mendimi se forma më e suksesshme për orientim, udhëzim dhe këshillim është mënyra e parashtrimit të pyetjes (طريقة الاستفهام), të cilën e ka përdorur Kur'ani para më shumë se katërmbëdhjetë shekuj:
"ألم تر"
Ndonëse kjo ngjarje ka ndodhur shumë kohë përpara dërgimit të pejgamberit alejhissalatu vesselam. Qëllimi i shikimit (الرؤية) këtu është dija/njohuria dhe përkujtimi, gjë që aludon se lajmi i tillë është transmetuar në vazhdimësi.
Më pas, Allahu i Lartësuar ia përkujton pejgamberit të Tij mënyrën duke thënë: "كيف" (si), në formë nxitjeje e kureshtje që paraqet thirrje për vështrim e meditim me anë "فعل ريك".
Natyrshëm, lind pyetja: "Çfarë ka bërë dhe me kë?"
Dhe pason përgjigjja:
"بأصحاب الفيل"
2.
Transmetohet se Ebrehe ibnus-Sabah el-Eshrem, mbreti i Jemenit, kishte ndërtuar një kishë në San'a të cilën e quajti "El-kul-lejs", duke dashur që t'i tërheqë drejt saj haxhinjtë/vizituesit.
Një njeri nga fisi Benu Kinane kishte hyrë në të natën dhe kishte bërë nevojën e madhe. Kjo e zemëroi pamasë mbretin.
Gjithashtu, thuhet se një grup arabësh kishin ndezur një zjarr pranë kishës dhe nga fryrja e erës, zjarri e kishte kapluar kishën dhe e kishte djegur atë.
Nga zemërimi i madh, mbreti ishte betuar se do ta rrënojë Qabenë. Prandaj, kishte mbledhur një ushtri të madhe me një grumbull elefantësh, të cilëve u printe një elefant i madh shumë i fuqishëm (nga këtu buron emërtimi i sures el-Fil/Elefanti).
Kur arriti pranë Mekës, i kishte dalë përpara Abdul-Muttalibi i cili ia kishte ofruar një të tretën e pasurisë së Mekës me qëllim që të kthehej, por ai refuzoi dhe u përgatit të futej brenda në Mekë me ushtrinë e tij.
Por, sa herë që e kthenin elefantin në drejtim të Mekës, ai ulej dhe nuk lëvizte përpara. Pastaj, u erdhi dënimi i Zotit siç përmend sureja në vazhdim.
3.
I njëjti stil i formës pyetëse vazhdon edhe në ajetin vijues:
"ألم نجعل كيدهم في تضليل"
Fjala "الكيد" nënkupton "të dëshirosh dhe të planifikosh t'i bësh keq tjetrit në formë të fshehtë".
Krahas përpjekjes së tyre të dukshme për ta rrënuar Qabenë, ata fshihnin edhe zilinë ndaj arabëve, duke dashur t'i drejtojnë njerëzit tek faltorja e tyre e re.
Por, me fuqinë e "ربك" (Zotit tënd), Ai bëri dredhinë e tyre "të shkatërruar/të humbur" (في تضليل).
Është përzgjedhur pikërisht parafjala "في" që nënkupton "المصاحبة" (shoqërim), pra, një lidhje të ngushtë, të pandashme mes "الكيد" të tyre dhe "تضليل".
Kështu, atyre nuk u bëri fare dobi fuqia dhe as elefantët e tyre.
4.
Si erdhi deri tek shkatërrimi?
"وأرسل عليهم طيرا أبابيل"
Ishte ky një dërgim hyjnor vetëm ndaj tyre.
Çfarë u dërgoi?
Zogj "طيرا", në trajtën e pashquar për të theksuar parëndësinë e tyre.
Grupe grupe "أبابيل", në formë të vazhdueshme.
El-Xhevheri thotë: "Kjo fjalë bën pjesë në ata shumësa që nuk kanë njëjës. Arabët thonë:
"جاءت إبلك أبابيل أي فرقا وجماعات".
Poeti arab thotë:
"كادت تهد من الأصوات رحلتي إذ سالت الأرض بالجرد الأبابيل"
(El-bahrul-muhit, 8/511)
5.
"ترميهم بحجارة من سجيل"
Është përdorur koha e tashme "ترميهم" për ta sjellë përpara atë gjendje dhe për ta paramenduar secili lexues e dëgjues i këtij ajeti.
Secili zog bartte gurë me të cilët i godiste ushtarët me precizitet të lartë, pa asnjë gabim. Këta gurë ishin të mjaftueshëm për ta shkatërruar tërë ushtrinë e Ebrehes, sepse janë prodhuar në një fabrikë qiellore speciale.
6.
"فجعلهم كعصف مأكول"
Lidhëza "الفاء" shpreh veprim të menjëhershëm. Më fjalë të tjera, dënimi i tyre nuk ka zgjatur shumë, me ç'rast ata u shkatërruan, duke u bërë si një gjeth i përtypur (كعصف مأكول).
Një përshkrim mahnitës!
Gjeth i të mbjellave që mbetet në tokë pas korrjes, e më pas erërat e shpërndajnë atë dhe e hanë/përtypin bagëtitë, e më pas e hedhin në tokë.
Pasi e dëboi Allahu këtë ushtri armike nga Mekeja, arabët filluan të shfaqin edhe më shumë respekt ndaj kurejshëve, duke thënë: "Këta janë të afërmit e Allahut. Ai i mori nën mbrojtje dhe shkatërroi armikun e tyre".

Kjo ishte gjithashtu një dhunti e Allahut ndaj tyre dhe një themel për dërgimin e pejgamberit alejhissalatu vesselam i cili u lind pikërisht në këtë vit, që u quajt "عام الفيل" (viti i elefantit).
Jahja Hondozi
Mësues i arabishtes dhe i Kur'anit
Jahja Hondozi
Mësues i arabishtes dhe i Kur'anit
Sureja el-Humeze (Magjepsja e pasurisë)
1.
Pasuria është nervi jetik. Është magjia e cila i magjeps mendjet e njerëzve.
Kur njeriu posedon pasuri, ndjen se posedon gjithçka dhe bën çka të dojë, madje në rast të tillë edhe të tjerët bëjnë përpjekje për t'ia bërë qejfin, me ç'rast ai bëhet mburravec e mendjemadh.
Ky është një model i njerëzve të cilët i shohim përditë.
Për të mos rënë në kurth të tillë, nevojitet përkujtimi për gjendjen dhe përfundimin e rasteve të tilla, për çfarë edhe bën fjalë kjo sure.
2.
"ويل لكل همزة لمزة"
Dënim i ashpër dhe shkatërrim për secilin që i përul, i përqesh njerëzit dhe prek nderin e tyre apo bën me shenjë në drejtim të tyre fshehtazi me sy apo me vetulla.
Mufesirët kanë thënë:
"Sureja ka zbritur për el-Ahnes ibn Shurejk, meqë ai i përulte tepër besimtarët, me fjalë e isharete, kur afroheshin apo largoheshin.
Por, dispozita është e përgjithshme, ngase siç është e njohur
"العبرة بعموم اللفظ لا بخصوص السبب"
(Mesazhi nxiret nga të shprehurit e përgjithshëm, jo nga arsyeja e posaçme).
(El-Kurtubi, 20/183 dhe er-Razi, 31/19).
Shprehja "همزة" nënkupton "përqeshje e përbuzje me fjalë", kurse "لمزة" - me vepra.
3.
"الذي جمع مالا وعدّده"
Ky mund të jetë sekreti i cili e ka shtyrë atë që të flasë për të tjerët, t'i përqesh e t'i nënçmojë ata.
Ai ka tubuar pasuri "جمع مالا", prandaj përpiqet e mundohet për grumbullimin e saj.
Ndër bukuritë e shprehjes kur'anore është folja "وعدّده". Pra, ai e tepron në numërimin e vazhdueshëm të pasurisë, duke u siguruar që ta shtojë atë, me ç'rast e privon veten nga qëllimi për hir të të cilit është krijuar.
4.
"يحسب أن ماله أخلده"
Kështu mendon ai se pasuria do t'i dhurojë jetën e përhershme.
Ajeti aludon gjithashtu në harresën e tij të botës tjetër, megjithëse e sheh para vetes në çdo çast realitetin e vdekjes, por vetëm me sytë e ballit e jo me sytë e zemrës, meqë kjo e fundit është e zënë dhe e pengon flladin e imanit/besimit që të futet brenda.
5.
"لينبذن في الحطمة"
Sa e bukur është shprehja kur'anore!
Ashtu siç kishte grumbulluar pasuri në dunja, tani do të hidhet në një zjarr i shpërndarë nga flaka dhe nxehtësia e madhe, e cila do ta shkatërrojë e përpijë atë.
6.
"وما أدراك ما الحطمة"
Në vijim janë përmendur pesë veçori të kësaj "الحطمة", se çfarë është:
"نار الله الموقدة"
Këto janë dy veçori të "الحطمة":
E para: "نار الله" (zjarri i Allahut). Ai nuk është si zjarri i njerëzve, e as i përafërt me të.
I dërguari ynë alejhissalatu vesselam na ka njoftuar lidhur me këtë, duke thënë:
"إن ناركم هذه التي توقدون عليها جزء من سبعين جزءا من نار جهنم".
"Vërtet, zjarri juaj të cilin ju e ndezni është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të xhehenemit". (Hadithin e shënon Buhariu, nr. 3265)
Pra, 69 shkallë më tepër!
E dyta: "الموقدة" - i vazhdueshëm që nuk shuhet kurrë.
Pra, ashtu sikurse ai mendoi se pasuria e tij do ta bëjë të gjithmonshëm, tani dënimi i tij do të jetë i gjithmonshëm.
E treta: "التي تطلع على الأفئدة"
Gjëja më e butë në trupin e njeriut është zemra "الفؤاد".
Allahu i Lartësuar na njofton këtu se ai zjarr do të depërtojë në lëkurë dhe jo vetëm që do të arrijë tek zemra, por do ta mbulojë e përfshijë atë, pa e djegur, se po të digjej do të vdiste, mirëpo zjarri e dënon pikërisht atë vend të kufrit/mohimit, kryelartësisë, preokupimit me pasuri dhe veprimeve të ofendimit e përqeshjes.
El-Kurtubi thotë: "Është përmendur pikërisht fjala "الأفئدة" për shkak se kur arrin dhembja në zemër, personi vdes, mirëpo ata do të jenë në gjendje të atij që është duke vdekur, por s'do të vdesin, siç thotë Allahu në Kur'an:
"لا يموت فيها ولا يحيا"
Pra, janë të gjallë me kuptimin "të vdekur". (El-Kurtubi, 20/185)
"إنها عليهم مؤصدة"
Veçoria e katërt. Dyer të mbyllur, ashtu që nuk mund të dalin nga aty.
"في عمد ممددة"
Dyert u mbyllën dhe u përforcuan me shtylla hekuri.
7.

Një mesazh për secilin që i poshtëron/nënçmon, i ofendon dhe i përbuz njerëzit dhe për secilin, zemra e të cilit është pushtuar dhe mbizotëruar nga dashuria ndaj pasurisë: përpara vetes ke një ditë të vështirë dhe llogari të rëndë, e Allahu është Gjithëvëzhguesi dhe shpërblimi është sipas punës.
O Allah, na mbro prej zjarrit dhe na fut në xhenet, o më i mëshirshmi Mëshirues🤲
8.
Disa çështje të belagas:
1. Format e hiperbolës (همزة، لمزة), ngase trajta فُعَلَة shpreh veti të vazhdueshme.
2. Trajta e pashquar për të shprehur zmadhim: "جمع مالا", pra "aq shumë pasuri sa s'mund të numërohet".
3. Antiteza e pjesshme, që quhet "الجناس الناقص" mes همزة dhe لمزة.
4. Harmonia e pjesëve fundore të ajeteve: عدده، أخلده، الموقدة، ممددة që njihet me emrin "السجع" prozë poetike me një lloj rimë jashtëzakonisht të bukur.

Sureja el-'Asr (Kapitali më i shtrenjtë)
1.
Sureja el-'Asr është mekase. Kulmi i shkurtësisë dhe qartësisë. Vetëm 3 ajete dhe 14 fjalë.
Në të shpjegohet shkaku i lumturisë apo mjerimit të njeriut, shpëtimit të tij në këtë botë apo dështimit dhe shkatërrimit të tij.
Lloji njerëzor është në humbje e shkatërrim, përveç atyre që janë të stolisur me katër cilësi:
1. Besim
2. Vepra të mira
3. Këshillim në hak/në të vërtetën dhe
4. Durim
Këto janë themelet e vlerës dhe virtytit dhe baza e fesë.
Për këtë arsye, përcillet nga imam Shafiu rahimehullah të ketë thënë:
"لو لم ينزل الله سوى هذه السورة لكفت الناس".
"Sikur të mos zbriste Allahu asgjë tjetër pos kësaj sure, ajo do t'u mjaftonte njerëzve".
2.
"والعصر"
Allahu i Lartësuar është betuar në "el-'asr" që është koha në të cilën përfundon jeta e njeriut.
Koha që është përplot me çudira e mësime të cilat shpërfaqin fuqinë dhe urtësinë e Allahut.
Ibn Abasi thotë: "El-'asr është koha. Allahu i Lartësuar është betuar në të ngase ajo përfshin llojlloj çudirash".
Allahu është betuar në kohën sepse është gjëja më e çmuar e jetës së njeriut dhe çdo moment që kalon është pakësim i jetës njerëzore, siç thotë poeti:
"إنا لنفرح بالأيام نقطعها
وكل يوم مضى نقص من الأجل"
"Ne kënaqemi me kohën plot argëtim
po, çdo ditë e saj - për exhelin pakësim".
Ekziston edhe mendimi se fjala është për namazin e ikindisë (salatul-'asr), meqë është namazi më i vlefshëm. (El-Kurtubi, 20/179)
3.
"إن الإنسان لفي خسر"
Deklaratë për dështimin e njeriut/secilit njeri, e ky dështim përbën humbjen e kapitalit të njeriut.
Ajo është një tregti, ndërsa njeriu është humbësi.
Dikush mund të pyesë: "Çfarë nënkupton parafjala "في" në këtë ajet?"
Parafjala "في" këtu thekson qart vazhdimësinë e dështimit/humbjes dhe përsëritjen e saj me kalimin e kohës.
Me fjalë të tjera, njeriu në çdo moment është humbës dhe sikur është i rrethuar me një dështim të vazhdueshëm.
Trajta e pashquar " خسر", e jo "الخسر" bën me dije se fjala është për dështimin e madh dhe të tmerrshëm.
Njëri prej selefëve kishte thënë:
"E kam mësuar kuptimin e sures nga një shitës bore, i cili bërtiste në rrugë: "Mëshirojeni atë, kapitali i të cilit po shkrihet".
Me mëshirën dhe drejtësinë e Tij, Allahu i Lartësuar e ka sqaruar rrugën e shpëtimit nga ajo humbje e vazhdueshme, duke përjashtuar një grup me pjesëzën "إلا". Kush janë këta të përjashtuarit/të shpëtuarit?
4.
"الذين آمنوا"
Fjala e parë është "ata të cilët", në formën e shumësit. Kjo na bën të kuptojmë se të shpëtuarit i bashkon lidhja e imanit/besimit, që ia siguron njeriut rehatinë shpirtërore.
Pastaj, vijon veçoria e dytë:
"وعملوا الصالحات"
Imani/besimi nuk është thjesht çështje teorike që thuhet e mësohet përmendësh, por ai pasohet me vepër dhe jo çfarëdo vepër, por vepër e mirë.
Pra, është besimi praktik për të gjitha aspektet e jetës: namazi, agjërimi, lëmosha, sjelljet e mira me familjen e me shoqërinë, sinqeriteti, besueshmëria, trajtimi i mirësjellshëm me të gjithë.
"وتواصوا بالحق"
Nga dashuria e madhe e atyre besimtarëve për veprat e mira, ata nuk përqendrohen vetëm në interesin e tyre, por i këshillojnë edhe të tjerët, se "atë që ia do vetes, duhet t'ia duash edhe tjetrit".
"وتواصوا بالصبر"
Këshillohen mes vete që t'u përmbahen dispozitave/obligimeve dhe ta pengojnë veten nga ndalesat, sepse nefsi i njeriut mund të ligështohet dhe të bie viktimë e shejtanit apo dikujt tjetër. Mund të devijojë rrugën, prandaj duhet të jetë një mik këshillues i cili e kap për dore dhe e udhëzon me durim.
Kështu, dy veçoritë e para (besimi dhe vepra e mirë) përfshijnë shpëtimin dhe ngadhënjimin individual, ndërkohë që dy të tjerat përfshijnë mirëqenien e shoqërisë dhe përforcimin e shtyllave të saj.
Me këto katër veçori arrihet lumturia e njeriut dhe shpëtimi i tij nga humbja.

1. Përmendja e një pjese, ndërkohë që synohet tërësia: "إن الإنسان". Pra, nënkupton llojin njerëzor, të gjithë njerëzit, mbështetur në përjashtimin vijues, e përjashtimi është kriter i përgjithësimit.
2. Trajta e pashquar për të theksuar zmadhim: "لفي خسر", pra: dështim i madh dhe humbje e rëndë.
3. Shtjellimi me përsëritje të foljes: "وتواصوا بالحق وتواصوا بالصبر", për të shpërfaqur kujdesin e plotë për këtë çështje.
4. Përmendja e të veçantës pas së përgjithshmes: "وتواصوا بالصبر", pas pjesës "بالحق", ngase "sabri/durimi" përfshihet brenda tërësisë së "el-hak/të vërtetës", por është përmendur në formë të veçantë për të vënë në dukje vlerën e madhe të sabrit/durimit.
5. Harmonia tingullore në fund të ajeteve "العصر، الصبر، خسر" që paraqet një rimë të bukur.
6.
El-Bejheki përcjell nga Ebu Hudhejfe i cili thotë: "Kanë qenë dy shokë të pejgamberit alejhissalatu vesselam, të cilët kur e takonin njëri-tjetrin, nuk ndaheshin derisa t'ia lexonte njëri tjetrit suren el-'asr, e më pas përshëndeteshin me selam".

Sureja et-tekathur (Vizita e varreve)
(Pjesa e parë)
1.
Sureja et-tekathur është mekase. Ajo flet për preokupimin e njerëzve me llukset e jetës dhe ngarendjen e tyre pas fitimit të pasurisë, derisa t'ua shkëput vdekja papritur kënaqësitë e tyre, për t'i transferuar nga pallatet tek varret.
Në këtë sure është përsëritur paralajmërimi, qortimi, e kërcënimi për njerëzit, për t'ua bërë me dije gabimin e tyre të preokupimit me të përkohshmen nga e përhershmja.
Sureja përfundon duke theksuar rreziqet e tmerret që do t'i shohin njerëzit në Ahiret, e prej tyre nuk do të shpëtojë askush përveç besimtarit i cili ka përgatitur vepra të mira.
Sureja et-Tekathur, megjithë shkurtësinë e saj, përmban dobi të mëdha, këshilla shumë të vlefshme, kujdes të shtuar nga mashtrimet e dunjasë dhe nxitje për Ahiret.
2.
Cili është shkaku i zbritjes së kësaj sure?
Ibnul-Xhevzi, në tefsirin e tij, Zadul-mesir 9/218, nga Ibnus-Saib dhe Mukatil si dhe el-Kurtubi në tefsirin e tij 20/168, nga Ibn Abasi, Mukatil dhe el-Kelbi kanë përmendur se sureja ka zbritur për fiset Benu Sehm dhe Benu Abdi Menaf të cilët krenoheshin mes vete, duke përmendur secili fisin e vet aq shumë saqë i përmendën edhe të vdekurit e tyre. Atëherë, zbriti kjo sure.
El-Kurtubi, në tefsirin e tij 20/168, nga Ibn Zejdi, e po ashtu edhe Ibn Kethiri, në tefsirin e tij 8/493 nga Ibn Ebi Hatim
përcjellin se sureja ka zbritur për dy fise të ensarëve, Benu Harithe dhe Benul-Harith të cilët bënin gara duke përmendur secili prej tyre krenarinë dhe bollëkun e fisit të vet. Atëherë, zbriti kjo sure.
3.
Kushdo që mendon për një çështje dhe përqendrohet e thellohet në të, natyrshëm do të largohet nga tjetra.
Në raste të këtilla, në arabisht thuhet:
"ألهاه هذا الأمر عن غيره"
"E dalldisi kjo punë nga të tjerat".
"ألهاكم التكاثر"
Një realitet të cilin na e shpërfaq Zoti ynë dhe na e vë para syve tanë, duke na thënë: "Ju jeni shumë të zënë me grumbullim".
Shumimi/grumbullimi (التكاثر) i veprave të mira është i pëlqyer, por duke qenë se shumica e njerëzve nuk janë të tillë, është përdorur këtu në formë të qortuar.
Ndër bukuritë e shprehjes kur'anore është fjala "التكاثر" (shumimi/grumbullimi), pa e përmendur fare për çfarë shumimi/grumbullimi bëhet fjalë.
Dhe kjo, për të përfshirë çdo gjë që grumbullojnë njerëzit në kohërat e vendet e ndryshme: pasuri (diamant, ar, crypto...), fëmijë, vetura, shtëpi/banesa, aeroplanë, pajisje elektronike...
4.
Një njeri i kishte thënë njëherë Abdullah ibnul-Mubarekut: "Mbrëmë e kam lexuar tërë Kur'anin në një reqat".
Ndërsa ai ia kishte kthyer: "E unë njoh një njeri i cili mbrëmë lexonte:
"أَلْهَاكُمُ التَّكَاثُرُ" (التكاثر: ١)
"Ju dalldisi shumimi". (Et-Tekathur: 1), tërë natën deri në mëngjes dhe nuk mund të vazhdonte tek ajeti tjetër (duke aluduar tek vetja e tij).
5.
"حنى زرتم المقابر"
Preokupimi me grumbullimin e këtyre gjërave e të tjera është i vazhdueshëm derisa të vijë vdekja, t'ua heq perden dhe t'ua shpalos të vërtetën.
Vlen të theksohet bukuria e shprehjes kur'anore tek fjala "زرتم" (vizitoni) - për të nënvizuar se jeta e varreve është vetëm një urë kaluese dhe një vend vizite, e nuk është vend për qëndrim e banim të përhershëm. Varri është rrugë, por jo arritje e cakut.
Vihet re të shprehurit me anë të foljes në kohën e kryer "زرتم", ndonëse kuptimi është për të ardhmen, ngase një gjë e tillë do të ndodhë pa asnjë dyshim.
Fjalia është kallëzuesore, por nënkupton këshillim dhe qortim.
El-Kurtubi thotë: "Kuptimi është "ju preokupoi krenaria/mburrja me pasuri e fëmijë të shumtë nga bindja ndaj Allahut derisa vdiqët dhe u futët në varre".
6.
Një beduin kishte dëgjuar njëherë një njeri duke lexuar këto dy ajete:
"أَلْهَاكُمُ التَّكَاثُرُ. حَتَّى زُرْتُمُ الْمَقَابِرَ" (التكاثر: ١-٢)
"Ju dalldisi shumimi. Derisa t'i vizitoni varrezat". (Et-tekathur: 1-2)
me ç'rast tha:
"والله ما الزائر بمقيم! ولا بد من مفارقة لهذا المكان".
"Pasha Allahun, vizitori nuk është banues! E gjithsesi duhet braktisur ky vend".

Shiko dhe medito se si Allahu i Lartësuar, gjatë arritjes tek caku, që është vdekja dhe futja në varr, i përshkruan njerëzit me fjalën "vizitorë", e jo "banorë". Për më tepër, ata do të qëndrojnë në varre një periudhë të caktuar, ndërkohë që para vetes e kanë "shtëpinë e përhershme" (دار القرار).
Duke qenë se gjatë arritjes tek caku, njerëzit janë "vizitorë", a thua çfarë mund të thuhet për ta përderisa janë duke ecur në këtë dunja?! Ata janë këtu "udhëkalues" (عابرو سبيل) deri te vendi i vizitës, e më pas transferohen nga vendi i vizitës tek qëndrimi i përhershëm (المستقر).
Këtu, pra, janë tri faza:
1. Udhëkalimi në këtë botë
2. Arritja tek caku - vizita e varreve dhe
3. Transferi në shtëpinë e përhershme.
(Këtë e përmend Ibn Kajjim el-Xheuzijje në: ٢٢٢عدة الصابرين وذخيرة الشاكرين، ص)
8.
كلا سوف تعلمون. ثم كلا سوف تعلمون
Ju keni menduar se ato gjëra me të cilat keni qenë të zënë e të preokupuar janë në interesin tuaj, por jo!
Prandaj është përdorur forma mohuese "كلا" (assesi), që shpreh qortim dhe kërcënim.
Gjërat nuk janë ashtu si i mendoni ju, e më vonë do t'i kuptoni të vërtetat. "ثم" (pastaj) - një përforcim i dytë për njohurinë tuaj në të ardhmen.
Ibn Abasi thotë, siç përcjell el-Kurtubi në tefsirin e tij 20/172:
"Ajeti i parë është për dënimin e njerëzve në varr, pas vdekjes, kurse i dyti - flet për ndëshkimin e tyre ditën e Kijametit, pas tubimit të të gjithë njerëzve.
(nesër vijon inshaAllah pjesa e dytë)

KUR'ANI NJOFTON PËR TË ARDHMEN
Allahu i Lartësuar thotë:
"سَيُهْزَمُ الْجَمْعُ وَيُوَلُّونَ الدُّبُرَ" (القمر: ٤٥)
"Grupi do të mposhtet dhe ata do t’ia mbathin". (El-Kamer: 45)
Kur'ani i njoftoi idhujtarët se ata do të mposhten dhe do ta kthejnë shpinën.
Ky ajet ka zbritur në Mekë, kur mushrikët/idhujtarët ishin të fuqishëm, kurse muslimanët - të dobët.
Kjo e shtyri Umerin të çuditej e ta pyeste veten: "Cili grup do të mposhtet?"
Pas disa vitesh, lajmi përgëzues u konfirmua dhe ushtria idhujtare u mposht nga muslimanët në betejën e Bedrit, me ç'rast idhujtarët u zmbrapsën duke ikur drejt Mekës.
Umeri radijallahu anhu thotë: "Pikërisht aty e kuptova interpretimin e këtij ajeti".

(Pjesa e dytë)
1.
"كلا لو تعلمون علم اليقين"
Përsëritje e "كلا" për qortim e paralajmërim.
Për t'jua sqaruar një gjendje shumë të rëndë e të tmerrshme dhe për të vënë në pah situatën e dëmshme në të cilën jeni aktualisht, e që nuk e vëreni fare, meqë ju ka preokupuar nga ajo për çfarë jeni krijuar.
Përgjigjja në pjesën "لو" (sikur) është e hequr për të theksuar tmerrin e lemerinë, me fjalë të tjera: "Sikur të dinit e kuptonit, do të zmbrapseshit dhe do të përgatiteshit për Ahiretin".
Heqja (الحذف) në raste të këtilla ka efektin më të madh sesa përmendja, ashtu që dëgjuesi të përfytyrojë në mendjen e tij përshkrimin kulmor, sikurse thotë Allahu në Kur'an:
"ولو ترى إذ وقفوا على النار ..."
"E sikur të shohësh kur ata të qëndrojnë para zjarrit..." (përgjigjja është hequr).
2.
"لترون الجحيم. ثم لترونها عين اليقين"
Betohem dhe konfirmoj se ju do ta shihni zjarrin/xhehenemin bindshëm me sytë tuaj.
El-Alusi thotë: "Kjo është përgjigjja e fshehtë e betimit, me të cilin Allahu e ka konfirmuar fuqishëm kërcënimin, pra "pasha Allahun, do ta shihni padyshim zjarrin". (El-Alusi, Ruhul-me'ani, 30/225)
Kjo, për t'i sqaruar pasojat e atij që vazhdon me preokupimet e tij për grumbullim dhe mosbesim.
Kur'ani e sqaron përfundimin e të tillëve, duke e shprehur këtë me dy përforcime: "لام القسم" (lami i betimit) dhe "نون التوكيد" (nuni i përforcimit/kategorik).
Këtë realitet do ta shihni sigurisht në dunja, para vdekjes apo në varr, e më pas, ditën e Kijametit, do ta shihni me sytë tuaj (عين اليقين).
3.
Kështu, paralajmërimi është dhënë me shtatë forma:
1. Ndajfolje "كلا" (assesi) që shpreh qortim dhe kërcënim;
2. Ndajfolje "ثم" (pastaj) që shpreh një pauzë kohore;
3. Përsëritje e ndajfoljes "كلا";
4. Heqja e përgjigjes "لو تعلمون" (sikur të dinit);
5. Lami i betimit (لترون);
6. Përsëritja e lamit të betimit;
7. Përforcimi i shikimit "عين اليقين";
4.
"ثم لتسألن يومئذ عن النعيم"
Krahas përfundimit të destinuar, të pashmangshëm, do të ketë edhe pyetje për begatitë gjatë qëndrimit në dunja.
Secili do të pyetet për begatitë.
Por, besimtarit do t'i bëhet pyetje në formë nderimi meqë ai ka falënderuar, kurse pabesimtarit do t'i bëhet pyetje në formë qortimi sepse ai ka mohuar.
Abdullah ibn esh-Shihhir rrëfen:
"Shkova tek i dërguari i Allahut alejhissalatu vesselam, dhe e gjeta duke lexuar ajetin kur'anor “Ju dalldisi shumimi”, e më pas tha: “Njeriu thotë: "Pasuria ime, pasuria ime!" Po çfarë të ka ngelur nga pasuria jote përveçse asaj që ke ngrënë dhe ka mbaruar, apo që e ke veshur dhe është vjetëruar, apo që ke dhuruar dhe ke rezervuar?”
(E shënon Tirmidhiu, nr. 3351 dhe Muslimi, nr. 2958)
5.
Shpjegimin e kësaj sure po e përmbyllim me një ngjarje nga jeta e pejgamberit alejhissalatu vesselam:
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu të ketë thënë: “I dërguari i Allahut alejhissalatu vesselam doli një ditë, a një natë, kur edhe Ebu Bekri dhe Umeri radijallahu anhuma kishin dalë. Atëherë, pejgamberi i Allahut i kishte pyetur: “Ç’ju ka shtyrë të dilni nga shtëpitë tuaja në këtë kohë?” Ata i thanë: “Uria, o i dërguari i Allahut!” Ai tha: “Edhe mua, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, më ka nxjerrë (prej shtëpisë) ajo që ju ka nxjerrë juve. Çohuni!” Pastaj, ata u ngritën me të dhe u nisën te një njeri prej ensarëve, mirëpo ai nuk ishte në shtëpi. Kur e pa (pejgamberin) gruaja (e atij njeriu), tha: “Mirësevini, urdhëroni!” I dërguari i Allahut alejhissalatu vesselam i tha: “Ku është filani (duke pyetur për burrin e saj)?” Ajo i tha: “Ka shkuar të marrë ujë për pije”. Në atë çast erdhi ensariu, dhe kur e pa të dërguarin e Allahut alejhissalatu vesselam dhe dy shokët e tij, tha: “Falënderimi i qoftë Allahut, sot askush nuk ka mysafirë më të respektuar se unë!”
Pastaj shkoi dhe pas pak erdhi me një kalavesh hurme në të cilën kishte hurma të njoma, të thata dhe të lëngëta dhe ju tha: “Urdhëroni, hani!" Pastaj e mori briskun, kurse i dërguari i Allahut alejhissalatu vesselam i tha:

“Kujdes, mos e ther atë që milet dhe jep qumësht!” Pastaj, ai theri një dele, dhe ata hëngrën mish, hurma të llojllojshme dhe pinë ujë.
Pasi hëngrën dhe pinë, i dërguari i Allahut alejhissalatu vesselam i tha Ebu Bekrit dhe Umerit radijallahu anhuma: “Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, në ditën e Gjykimit do të pyeteni për këtë begati. Nga shtëpia ju ka nxjerrë uria, pastaj nuk jeni kthyer derisa ju ka arritur kjo begati”.
(Transmeton Muslimi)
6.
Disa çështje të belagas:
1. Këshillimi dhe qortimi "ألهاكم التكاثر" (Ju dalldisi shumimi), fjali kallëzuesore e cila këtu shpreh përkujtim dhe qortim;
2. Përsëritja për të shprehur kërcënim dhe paralajmërim:
"كلا سوف تعلمون. ثم كلا سوف تعلمون".
E lidhur me "ثم" (pastaj), për të vënë në dukje se fjalia e dytë është më e fuqishme se e para, sikurse rasti kur një zotëri i thotë shërbëtorit të tij: "Po të them dhe prapë po të them "mos e bëj!"
3. Metonimia "حتى زرتم المقابر", aludimi për vdekjen me anë të "vizitës së varreve";
4. Antiteza mes "النعيم ... الجحيم".

Sureja el-Kâri'ah (Llahtari e madhe)
(Pjesa e parë)
1.
Sureja el-Kâri'ah është mekase. Ajo bën fjalë për Kijametin dhe llahtarinë e tij, për ngjarjet e mëdha e të tmerrshme në të, si: dalja e njerëzve nga varret, shpërndarja e tyre e pakontrolluar, duke shkuar e ardhur pa ndonjë plan, nga befasia dhe frika e tyre e madhe në atë ditë të tmerrshme.
El-Kâri'ah është njëri nga emrat për Kijametin. Është quajtur kështu sepse ai (kijameti) do t'i godasë (تقرع) njerëzit me llahtarinë dhe lemerinë e tij. Në etimologji "القرع" nënkupton "goditje me fuqi". Arabët thonë:
"قرعتهم القارعة وفقرتهم الفاقرة"
(kur i godet ata diçka e tmerrshme).
2.
"القارعة. ما القارعة"
"Kijameti. Ç'është Kijameti?"
Një hyrje e llahtarshme si një bombë, një goditje e fuqishme (القرع) që e tmerron dëgjuesin duke e lënë të frikësuar nga e panjohura.
Kijameti është një ndodhi aq tmerruese saqë imagjinata dhe fantazia e njeriut nuk mund ta rrokin kurrsesi.
Është diçka shumë përtej përshkrimit dhe përfytyrimit.
Pastaj, vijon zmadhimi i çështjes së tij me pyetjen:
3.
"وما أدراك ما القارعة"
"Çfarë di ti për këtë goditje të frikshme e të ashpër?"
Ajo nuk i tmerron vetëm zemrat, por ka efekt jashtëzakonisht të madh edhe në krijimet gjigante: qiejt çahen, toka dridhet, kodrat rrafshohen, yjet shkapërderdhen, dielli e hëna mbështillen...
Ebus-Su'ud thotë: "Kijameti është emërtuar "kâri'ah" ngase ai i godet fuqishëm (تقرع) zemrat dhe të dëgjuarit me forma të ndryshme të tmerrit e lemerisë".
Pas kësaj hyrje të frikshme dhe kureshtje për të njohur e kuptuar disa detaje të saj, vijon sqarimi me fjalët e Allahut:
4.
"يوم يكون الناس كالفراش المبثوث"
Pra, kjo do të ndodhë kur njerëzit të dalin nga varret e tyre, të tmerruar, si të ishin flutura të shpërndara gjithandej.
Një skenë tmerruese, e cila pasqyron të gjithë njerëzit nga Ademi alejhisselam deri në ditën e Kijametit: me miliarda dalin nga varret e tyre pas fryrjes së dytë, duke ecur pa udhëzim dhe planifikim.
"Si flutura" - krijesa të vogla të cilat fluturojnë, të shpërndara nga njëra-tjetra.
Er-razi thotë:
"Allahu i Lartësuar i krahasoi njerëzit në këtë rast me flutura të shpërndara, kurse në një tjetër rast - me karkaleca të shpërndarë. Arsyeja e krahasimit me flutura është se fluturat kur shpërndahen, nuk shkojnë në një drejtim të vetëm, por secila prej tyre shkon në një drejtim të ndryshëm nga tjetra. Kjo na bën të kuptojmë që njerëzit kur të ringjallen, do të tmerrohen, me ç'rast do të bëjnë lëvizje të pakontrolluara. Ndërsa, arsyeja e krahasimit të tyre me karkaleca ndërlidhet me numrin e tyre të madh të cilët ecin duke hipur mbi njëri-tjetrin.
Po kështu do të jetë edhe situata e njerëzve kur të ringjallen nga varret e tyre, do të hipin mbi njëri-tjetrin, sikurse na njofton Allahu i Lartësuar:
"وتركنا بعضهم يومئذ يموج في بعض". (الكهف: ٩٩)
"Atë ditë, Ne do t'i lëmë ata, që të vërshojnë njëri mbi tjetrin si valët e detit". (El-Kehf: 99)
5.
"وتكون الجبال كالعهن المنفوش"
Ky është përshkrimi i dytë i asaj dite të tmerrshme, kur kodrat do të bëhen si leshi i shpërndarë, pjesët e të cilit do të fluturojnë në ajër, siç ndodh me leshin "i cili fluturon" gjatë shprishjes së tij.
Duke qenë se kodrat janë ngjyra-ngjyra, edhe leshi është i tillë "العهن" (leshi i ngjyrosur) dhe "المنفوش" (i shprishur dhe i lehtë që shpërndahet lehtësisht).
Kur kodrat e mëdha e të fortifikuara të jenë bërë si leshi i shprishur, atëherë si do të jetë, vallë, gjendja e njeriut në atë situatë?
Mjerë për njeriun nëse nuk e përfshin mëshira e Allahut.
(pjesa e dytë vijon nesër inshaAllah)

Sureja el-Kâri'a (Peshoret)
(Pjesa e dytë)
1.
Më pas, Allahu i Lartësuar përmendi gjendjen e njerëzve në atë ditë të frikshme dhe ndarjen e tyre në të lumtur dhe të mjerë:
"فأما من ثقلت موازينه"
Atje ka peshore dhe ka llogaridhënie.
Sa i drejtë je, o Zot!
Pra, ai që i rëndojnë veprat e mira në peshore, ai, veprat e mira të të cilit do të jenë më të shumta se të këqijat:
"فهو في عيشة راضية"
Pikërisht ai do të ketë jetë të rehatshme, komode, të begatshme e të lumtur, në xhenete të përhershme me dhunti të panumërta.
2.
"وأما من خفت موازينه"
E ai që i ka të pakta veprat e mira, krahasuar me të këqijat, apo nuk ka vepra të mira të cilat do të vlejnë atë ditë:
"فأمه هاوية"
Destinacioni dhe vendbanimi i tij do të jetë zjarri i xhehenemit, në thellësinë e të cilit ai do të rrokulliset.
3.
Allahu i Lartësuar e emërtoi vendbanimin këtu me fjalën "أم"
(nënë), ngase nëna është strehë e fëmijës.
Kështu, zjarri i xhehenemit do të jetë "strehë" për këta kriminelë e vepërkëqijtë, ashtu siç është nëna strehë për fëmijtë e saj.
Zjarri do t'i "përqafojë" ata, ashtu siç i përqafon nëna fëmijtë e saj.
Ebus-Su'ud thotë: "هاوية" është njëri nga emrat e zjarrit/xhehenemit. Është emërtuar kështu për shkak të thellësisë së tij tepër të madhe. Përcillet se banorët e zjarrit do të bien në të shtatëdhjetë vjet". (Tefsir Ebis-Su'ud, 5/282)
4.
"وما أدراك ما هيه"
Një formë pyetëse që shpreh zmadhim dhe frikësim. Pra, ç'di ti se ç'është "الهاوية"?
Pastaj, e shpjegoi atë me fjalët:
"نار حامية" (zjarr flakërues)
A ka ndonjë zjarr që nuk është flakërues?
Kjo është një shprehje mahnitëse e cila ta pasqyron nxehtësinë e tij jashtëzakonisht të madhe, krahasuar me zjarret e tjera që nuk janë të tillë as për së afërmi.
Një zjarr flakërues, fort i ndezur, jashtë shkallës normale, për faktin se nxehtësia e çdo zjarri në këtë botë kur ndezet dhe hidhet në të lënda më djegëse nuk krahasohet as me një pjesë të zjarrit të xhehenemit, Allahu na ruajttë nga ai me mirësinë dhe bujarinë e Tij🤲
5.
Një dobi:
Transmetohet nga Ibn Abasi radijallahu anhu se ka thënë: "Ditën e Kijametit, do të sillen veprat e mira në një formë të bukur dhe veprat e këqija - në një formë të shëmtuar, me ç'rast do të vendosen në peshore; ai, veprat e mira të të cilit do të peshojnë më rëndë, do të ketë përfundim të lumtur, kurse ai, veprat e këqija të të cilit do të peshojnë më rëndë, do të ketë përfundim të mjerë".
O Zot, na i rëndo peshoret tona, na e lehtëso llogarinë, na e jep librin në të djathtën tonë, dhe ji kënaqur me ne, Zoti ynë🤲

Sureja el-'Âdijat (Ekspozimi)
1.
Sureja el-Adijat është e njëqindta në renditjen e Kur'anit. Është një sure e shkurtë mekase me gjithsej 11 ajete.
Allahu i Lartësuar betohet në fillim të sures, me anë të واو القسم (vavit të betimit) duke thënë:
"وَالْعَادِيَاتِ ضَبْحًا" (العاديات: ١)
"Betohem në vrapuesit e shpejtë (kuajt) që nxjerrin hingëllimë" (El-Adijat: 1)
Kur betohet njeriu? Kur çështja është shumë e rëndësishme dhe esenciale.
E Allahut i përket shembulli superior.
Kur has në ndonjë betim në Kur'an, dëgjo me përqendrim, ngase aty ka një çështje e rëndësishme, për çka edhe u përdor betimi, sikurse në ajetet fillestare të kësaj sureje.
2.
Vlen të theksohet fakti se Allahu i Lartësuar shpeshherë betohet në Kur'an (siç mund të shihet në xhuzin e fundit) në gjëra të ndryshme, si në: diellin, hënën, natën, ditën, agimin, paraditën, kohën, fikun, ullirin ...
Këtu gjithsesi ka urtësi e fshehtësi që duhet të shërbejnë si nxitje për meditim të vazhdueshëm të tekstit të Kur'anit.
Fjala "العاديات (el-adijat)" është shumës i rregullt i gjinisë femërore i fjalës "العادية (el-adije)" që do të thotë: "ai që vrapon shpejt".
Fjala "ضبحا (dabhan)" është kundrinor i përgjithshëm i foljes së hequr "يضبحن (jadbahne)" që do të thotë: "zë që nxjerrin kuajt apo devetë gjatë vrapimit, hingëllimë".
Shumica e dijetarëve konsiderojnë se në këtë ajet Allahu i Lartësuar është betuar në kuajt që vrapojnë/vërsulen me shpejtësi në fushëbetejë, me ç'rast nxjerrin xixa me thundrat e tyre: "فَالْمُورِيَاتِ قَدْحًا" dhe të cilët vërsulen në sulm herët në agim: "فَالْمُغِيرَاتِ صُبْحًا".
Kjo është transmetuar nga Ibn Abbasi (radijallahu anhu).
Disa dijetarë të tjerë janë të mendimit se fjala është për devetë të cilat shpejtojnë me haxhinjtë nga Arafati në Muzdelife dhe nga aty për në Mina.
Kjo është transmetuar nga Aliu (radijallahu anhu), siç përcjell Ibn Xheriri në tefsirin e tij.
Këto dy mendime të ndryshme burojnë nga fakti se arabët e përdorin foljen َضَبَح edhe për kuajt edhe për devetë.
3.
Pyetja që parashtrohet natyrshëm këtu është: "Cila është urtësia e betimit të Allahut të Lartësuar në kuajt, në vërsuljen e tyre, hingëllimën e tyre dhe xixën që shkaktohet si rrjedhojë e vrapimit të tyre në fushëbetejë?"
Allahu i Lartësuar betohet me tëra këto si hyrje para dhënies së përgjigjes së betimit (جواب القسم):
"إن الإنسان لربه لكنود. وإنه على ذلك لشهيد. وإنه لحب الخير لشديد"
Tri të vërteta të cilat i shpërfaq Kur'ani mbi natyrën e njeriut.
E para, ai është كنود ndaj Zotit të tij. Megjithë përkujdesjen e Zotit ndaj tij, ai tregohet shumë mosmirënjohës ndaj Krijuesit të tij. Vihet re këtu përdorimi i formës فعول, që është njëra nga صيغ المبالغة për të theksuar kulmin e mosmirënjohjes dhe mohimit të dhuntive të panumërta të Allahut krahas tij.
Për fjalën "كنود", Hasan el-Basri thotë: "Është personi i tillë i cili i përmend fatkeqësitë dhe i harron begatitë". (Tefsirul-Kurtubi, 20/160)
Poeti arab thotë:
"كنود لنعماء الرجال ومن يكن
كنودا لنعماء الرجال يبعّد"
(Tefsirul-Kurtubi, 20/160)
E dyta, njeriu është dëshmitar i mosmirënjohjes së tij. Ai nuk mund ta mohojë atë për shkak të gjurmëve të dukshme që shfaqen tek ai, me fjalë e me vepra mosmirënjohëse.
E treta, dashuria e tij e tepruar për pasuri e cila e çon drejt koprracisë, me ç'rast ai në vazhdimësi synon shtimin e saj dhe pikëllohet me rastin e pakësimit.
4.
Pas prezantimit të këtyre të vërtetave, vijon shpërfaqja e asaj që shumica e njerëzve e shpërfillin dhe nuk çajnë kokën për të:
"أفلا يعلم إذا بعثر ما في القبور"
Një formë pyetëse-mohore për të shprehur mosnjohjen e njeriut lidhur me kohën e ringjalljes: "أفلا يعلم" (a nuk e di ai?)
Çfarë nuk di? Është hequr kundrina me qëllim që të mendojë njeriu për tërë atë që i shkon në mendje pa e përcaktuar një njohuri të veçantë.
"وحصل ما في الصدور"
Në ditën e Kijametit do të tubohet e ekspozohet tërë ajo çfarë mbajnë në vete njerëzit.
"إن ربهم بهم يومئذ لخبير"

Sërish përmendet "ربهم"
(Zoti i tyre), pas ajetit të mëparshëm:
"إن الإنسان لربه لكنود"
I njëjti Zot!
Ai është خبير (I Gjithëinformuar) për atë çfarë punuan, për sekretet që njerëzit i mbajnë në vete, për qëllimet e tyre, fjalët dhe veprat e tyre. Jo vetëm në këtë ditë, por edhe më parë, mirëpo është theksuar në këtë ditë se Ai është خبير për t'ua bërë me dije atyre për shkak të llogarisë dhe shpërblimit.
5. Dikush mund të pyesë: "Cila është lidhshmëria e betimit në kuajt dhe vërsuljen e tyre në luftë me përmendjen në vijim të mosmirënjohjes së njeriut?"
Kuajt e bëjnë tërë atë mund, duke iu ekspozuar rrezikut në shenjë falënderimi ndaj zotëriut/kalorësit i cili hip mbi ta, ngase ai është i vetmi i cili i ushqen dhe përkujdeset për ta. Prandaj, ata ia kthejnë këtë të mirë dhe futen në rrezik/në luftë, duke iu nënshtruar plotësisht dëshirës së zotëriut.
Mu për këtë, Allahu i Lartësuar në ajetet vijuese përmend mohimin/refuzimin e të mirave nga ana e njeriut karshi Zotit të tij.
Ndonëse Allahu i Lartësuar e begatoi njeriun me mirësi të shumta që s'numërohen dot, ai prapëseprapë mohon se ato vijnë nga Allahu, shfaq mendjemadhësi, koprraci, nuk është i kënaqur me gjendjen e tij dhe gjithnjë ankohet në kaderin/caktimin e Allahut.
Në sprovën e parë, dorëzohet dhe "sulmon" urtësinë dhe drejtësinë e Allahut të Lartësuar.
Kur'ani tërheq këtë paralele duke ofruar dallim mes njeriut mosmirënjohës dhe kuajve falënderues në raportin e secilit karshi zotëriut të vet.

Sureja ez-Zelzele (Biseda e tokës)
(Pjesa e parë)
1.
Sureja ez-Zelzele është medinase, ndonëse sipas stilit të saj i ngjan sureve të shkurtra mekase, të cilat shtjellojnë tmerret dhe vështirësitë e ditës së Kijametit.
Sureja flet për dridhjen e ashpër e cila do të ndodhë pranë Kijametit, me ç'rast do të rrafshohet çdo ndërtesë dhe kodër e lartë dhe do të ndodhin gjëra aq të çuditshme e të rralla saqë njeriu do të mbetet gojëhapur, sikurse: dalja e njerëzve nga brendësia e tokës, hedhja jashtë saj e thesareve të çmuara prej ari e argjendi, dëshmia e tokës kundër secilit njeri për atë çfarë ka punuar mbi të, duke i thënë: "Këtë ditë ke punuar këtë e atë!"
E tërë kjo është veç një pjesë e çudirave të asaj dite të frikshme.
Sureja flet gjithashtu për largimin e njerëzve nga toka e mahsherit/tubimit drejt xhenetit apo xhehenemit dhe për ndarjen e njerëzve në dy grupe, njëri në xhenet, kurse tjetri në zjarr.
2.
"إذا زلزلت الأرض زلزالها"
Një hyrje mahnitëse mbi një ngjarje tmerruese, e cila nis me "إذا" - që shpreh realizimin e një urdhri të prerë.
Kësaj iu shtua edhe koha e kryer (الفعل الماضي), ndonëse këtu bëhet fjalë për të ardhmen, e kjo në shenjë konfirmimi për realizimin e sigurt të ndodhisë.
Mandej, vihet re përzgjedhja e bukur e foljes "زلزل", e cila në momentin e leximit apo dëgjimit të saj e dridh zemrën.
Masdari "الزلزلة" shpreh "lëvizje/dridhje të lëkundshme dhe të ashpër nga pjesa e poshtme".
Kjo fjalë buron nga "الزلل" që nënkupton "rrëshqitje e këmbëve" (زلق الرجلين).
E çka mendon, o njeri, për një dridhje siç është dridhja e tokës?!
3.
"وأخرجت الأرض أثقالها"
Ibn Abasi radijallahu anhu thotë se ajeti nënkupton: "Do t'i nxjerrë të vdekurit", kurse Mundhir ibn Se'id thotë: "Do t'i nxjerrë thesaret e saj dhe të vdekurit e saj" (Tefsirul-Alusi, 30/209)
Pejgamberi i Allahut alejhissalatu vesselam thotë: "Toka do t'i nxjerrë thesaret e saj të fshehura sa shtylla prej ari e argjendi, me ç'rast do të vijë vrasësi e do të thotë: "A për këtë kam vrarë?" Do të vijë ai që i ka shkëputur lidhjet familjare e do të thotë: "A për këtë i shkëputja lidhjet familjare?" Do të vijë vjedhësi e do të thotë: "A për këtë më është prerë dora?" Mandej, do ta lënë atë dhe nuk do të marrin asgjë".
(E shënon Muslimi në kapitullin për zeqatin, nr. 1013)
Të mbetet ty të përfytyrosh me miliarda njerëz që ngriten nga varret e tyre, duke dalë nga brendësia e tokës e duke shkundur pluhurin për të lëvizur drejt destinacionit të tyre.
Pamje e tmerrshme dhe skenë trishtuese!
4.
Atëherë, njeriu do të pyesë:
"وقال الإنسان ما لها"
Çfarë ka kjo tokë e cila ishte e qëndrueshme, e qetë, e tani po lëviz dhe dridhet fuqishëm?
Vijon një përgjigje e rrallë dhe e çuditshme, të cilën njeriu më herët nuk e dinte, e mbase as nuk e priste:
5.
"يومئذ تحدث أخبارها"
O Zot! Toka po flet! Toka e ngurtë u bë të flasë!
Po, kjo është një ditë krejt ndryshe. Është fuqia absolute e Allahut që e bën tokën të flasë. Nuk ka gjë që e mposht Allahun, prandaj ajo i bindet urdhrit hyjnor.
Ebu Hurejre radijallahu anhu transmeton dhe thotë: "I dërguari i Allahut e kishte lexuar njëherë ajetin "يومئذ تحدث أخبارها" dhe i kishte pyetur të pranishmit: "A e dini se ç'janë lajmet e saj?" Ata i thanë: "Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri".
Ai u tha: "Lajmet e saj janë se do të dëshmojë për secilin njeri çfarë ka punuar mbi të, duke i thënë: "Ke punuar këtë ditë këtë e atë. Këto janë lajmet e saj".
(E shënon Tirmidhiu në kapitullin për tefsirin, nr. 3350 dhe thotë: "Hadithi është hasen sahih" dhe Hakimi në El-Mustedrek, 2/532).