"Kuiz.Islam"
463 subscribers
154 photos
112 videos
22 links
🌟Pyetje, 🌟Sure ose Ajete nga Kur'ani🌟
🌟Hadithe, 🌟Video, 🌟Tregime, 🌟Thënje etj.

🍃"Nëse je i sinqertë do të mbijetosh, por nëse gënjen do të zhdukesh.."🍃

《 Halid ibn Velid 》
Download Telegram
Përgjigjja e saktë është:

🔷Të folurit (fjalim) i rrejshëm
Huazim
@kuizislam🌟
🌟Pyetje🌟
Sa vjeç ishte Aishja radijAllahu anha kur u martua me Pejgamberin ﷺ?
Anonymous Poll
67%
9 vjeç
6%
10 vjeç
16%
15 vjeç
12%
18 vjeç
Tregimi i 13

Vëllezër dhe motra!

Eselamu alejkum! Është mirë të mësojmë nga ngjarja e një të moshuari. Ndodhia në fjalë zgjon interesim, ofron dobi dhe mësime.

Një plak i shtyrë në moshë gjendej i shtrirë në shtratin e vdekjes. Rreth tij ishin tubuar anëtarët e familjes, të afërmit dhe miqtë. Momentet e fundit të vdekjes... qimet e bardha i kishin mbuluar kokën, shenjat e pleqërisë vëreheshin dukshëm, por ai ishte i përmbajtur në fytyrë. Të gjithë rreth tij shikonin me kujdes dhe vëmendje. Mbretëronte qetësia..

Plaku filloi të flasë: -O bijtë e mi! Kur i mbusha të njëzetat, kisha ambicie, aspirata dhe synime të mëdha. Ato ishin gjithëpërfshirëse, synoja të ndryshoja për së miri tërë dynjanë (botën), të bëja një përmirësim të shkëlqyer. Këto ishin ëndrrat e mia!

Kaluan vitet, i bëra njëzet e një, njëzet e dy, njëzet e tre... arrita në të tridhjetat. Kështu e pashë veten se gjatë kësaj periudhe kohore vetëm kisha menduar, por asgjë nuk kisha ndryshuar.
Vazhdon
Synimi për të ndryshuar botën është një gjë e vështirë, prandaj nga ky moment vendosa të reformoja shtetin ku jetoja. Patjetër mendoja që duhet të kontribuoja për vendin tim duke e transformuar në një gjendje më të favorshme. Kështu dëshirat filluan të zbehen dalëngadalë, vit pas viti. Tridhjetë e një, tridhjetë e tre... dhe i bëra dyzet vite jetë. Vërtet me keqardhje po e them se prapë asgjë nuk arrita të bëja, vërejta se ishte e vështirë.

Vendosa të përqendrohesha vetëm në qytetin ku jetoja, së paku këtu t’i realizoja ëndrrat e mia. Për çudi, vitet shkonin: dyzet e një, dyzet e tre dhe i plotësova pesëdhjetë vite, por përsëri nuk arrita të realizoja asgjë dhe të bëja asnjë ndryshim.

Kështu, duke parë veten pa rezultate, vendosa ta jepja kontributin tim në një nivel më të vogël dhe zgjodha lagjen ku banoja, me shpresë se këtu do ta arrija qëllimin. E, një ditë i mbusha gjashtëdhjetë vite! Përsëri, shumë me keqardhje duhet të them se nuk arrita të përmirësoja dhe të ndërroja as lagjen time.

Vendosa të ndryshoja shtëpinë time, anëtarët e familjes sime. Fillova të veproja në këtë drejtim, shkoi një vit, i dyti, i treti dhe i mbusha shtatëdhjetë vite jetë e përsëri nuk arrita të përmirësoja dhe të ndikoja as në familjen time.

Nuk pata sukses dhe dështova në të gjitha rastet. Vallë! Ku është problemi? I mbusha të shtatëdhjetat dhe tani jam në shtratin e vdekjes.

Plaku u tha bijve të vet: -Unë e mësova arsyen e dështimit në të gjitha këto përpjekje.

Ishte e nevojës dhe parësore që unë të filloja së pari nga vetja, të përmirësoja veten. Po qe se nuk ndryshon veten, assesi nuk ke mundësi të ndikosh te të tjerët.

Allahu i Lartësuar thotë:
“Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.”


Plaku shprehet: -Po të më japë Allahu jetë edhe dhjetë vite, që nga ky çast do të filloja ta përmirësoja veten dhe jam më se i bindur se kur ta arrija këtë, do të kem mundësi të ndikoj dhe të përmirësoj familjen time, lagjen ku banoj, qytetin dhe vendin tim.

Kur Muhamedi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, filloi komunikimin e mesazhit islam, filloi nga vetja dhe më pas e zgjeroi shtrirjen e udhëzimit.

💫NËSE E LEXUAT DHE JU PËLQEU, SHPËRNDAJENI QË EDHE TË TJERËT TA LEXOJN.
@kuizislam🌟
🌟Pyetje🌟
Sipas hadithit "Allahu ﷻ zbret
në pjesën e tretë të natës në..."?
Anonymous Poll
21%
Qiellin e shtatë
12%
Qiellin e tretë
1%
Qiellin e pestë
65%
Qiellin e parë
Përgjigjja e saktë është:

🔷Qiellin e parë
🌟Sqarim i hadithit:
Allahu ﷻ zbret në pjesën e tretë të natës në qiellin e parë të tokës dhe thotë: "A ka ndokush që kërkon t'i japë diçka, e Unë t'ia japë? A ka ndokush që kërkon falje, e Unë t'ia fali mëkatet?"
🌟Pyetje🌟
Në lidhje me kë zbritën këto ajete:
"A më tregon atë që pengon, një rob kur ai falet?" {El Alek: 9-10} ?
Anonymous Poll
24%
Ebu Lehebin
9%
Ebu Lu'lu elMexhusi
58%
Ebu Xhehlin
9%
AbdulMutalibin
Përgjigjja e saktë është:

🔷Ebu Xhehlin
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
"Shtoni salavatet për të Dërguarin e Allahut ﷺ 💚
@kuizislam
#ditaexhuma
🌟Pyetje🌟
Nuk ka asnjë foshnje e posalindur e që të mos qajë.
Shtrohet pyetja: Përse qanë foshnja?
Anonymous Poll
6%
Për shkak të mundimeve gjatë lindjes
5%
Për shkak të ambientit të ftohtë
74%
Nga prekja e shejtanit të mallkuar
16%
Të gjitha
Përgjigjja e saktë është:

🔷Nga prekja e shejtanit të mallkuar
🌟Sqarim: Ebu Hurejra radijAllahu anhu ka thënë: I Dërguari ﷺ ka thënë: "Çdo bir i Ademit i cili lind në këtë botë, shejtani i mallkuar e prek atë gjatë lindjes, e ajo të mos qajë nga ajo e prekur, përveç Merjemes dhe djalit të saj Isait alehisselam".
🌟Pyetje🌟
Cila është ajo gjë që lejohet të dhurohet,
por nuk lejohet të shitet?
Anonymous Poll
7%
Gjahu
55%
Kurbani
27%
Mehri
12%
Hedija
Përgjigjja e saktë është:

🔷Kurbani
💫1. Nëse të ka dhuruar fenë dhe udhëzimin dije se Allahu të do 💚
💫 2. Nëse të ka dhuruar vështirësi, fatkeqësi dhe probleme, dije se dëshiron ta ndëgjojë zërin tënd në Lutje-Dua. 💚
💫3. Nëse Allahu të ka dhënë pak pasuri, dije se Allahu të do dhe në botën tjetër do të jep më shumë. 💚
💫4. Nëse Allahu të ka dhuruar kënaqësinë, dije se Allahu të do dhe se ai të ka dhënë dhuntinë më të bukur.💚
💫5. Nëse të ka dhënë durimin, dije se Allahu të do dhe se ti je nga fitimtarët💚
💫6. Nëse të ka dhënë sinqeritetin, dije se Allahu të do. Andaj bëhu i sinqertë ndaj Tij.💚
💫7. Nëse të ka dhënë brenga, dije se Allahu të do dhe pret nga ti hamdin dhe falënderimin.💚
💫8. Nëse të ka dhënë pikëllimin, dije se Allahu të do dhe dëshiron ta provojë imanin tënd💚
💫9. Nëse të ka dhënë pasurinë, dije se Allahu të do andaj mos u bëj koprrac ndaj të varfërit💚
💫10. Nëse të ka dhënë varfërinë, dije se Allahu të do dhe të ka dhënë diçka më të shtrenjtë nga ajo💚

Vazhdon
💫11. Nëse të ka dhënë gjuhë dhe zemër, dije se Allahu të do dhe dëshiron që ato t'i përdorësh në mirësi dhe sinqeritet.💚
💫12. Nëse të ka dhëne Namazin, Agjërimin, dhe Kur’anin dije se Allahu të do, andaj mos i le pas dore ato, por puno me ato. 💚
💫13. Nëse të ka dhënë islamin, dije se Allahu të do 💚 .
.
🍃Allahu të do e si mos ta duash ti Allahun?
Allahu të ka dhënë shumë, si ka mundësi të mos ia dhurosh dashurinë?
🌹