Këshilla Islame
544 subscribers
158 photos
11 videos
7 files
145 links
Këshilla Islame nga dijetarët e Ehlu Sunetit 🍃
Download Telegram
Shejkh Feuzan (Allahu e ruajtë!):

"Femra gjatë shkuarjes në xhami duhet të jetë në shkallën më të lartë të mbulimit dhe të largimit nga çdo gjë që është shkak për tërheqjen e vëmendjes së meshkujve."
"Disa shpenzojnë për familjen e vet por nuk e ndiejnë se me këtë po i afrohen Allahut, kurse nëse i afrohet ndonjë skamnor dhe i jep një rijal, i duket se po i afrohet Allahut me këtë sadaka. Mirëpo, duhet ditur se sadakaja obligative mbi familjen është më e mirë dhe me më shumë sevape. Bile, kur e ushqen familjen tënde me ushqim, kjo është prej Islamit më të mirë."

Ibn Uthejmini, rahimehullah.
Sherh Rijadus salihin 4/389.
Sadaka rrjedhese 📝🍃

Imam El-Mundhirij (Allahu e mëshiroftë) thotë: "Ai që shkruan dije të dobishme do të ketë shpërblimin për mundin e vet, shpërblimin e atij që e lexon, apo e shkruan, apo punon me të pas tij, derisa të mbetet ai shkrim."

(Et-Tergib ue Et-Terhib, 1/65)
Vepër e lehtë me shpërblim madhështor!

Hafidh Ibën Rexhebi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: "Shkuarja (vajtja) në xhami konsiderohet prej llojit të xhihadit në rrugë të Allahut. Ajo është shlyerje për mëkatet."

Mexhmuu er- Rasail (4/35).
Nuk është i frikësuar prej Allahut ai që qan e i shtrydh sytë, por i frikësuar prej Tij është ai i cili kur ka mundësi ta veprojë haramin që e lakmon shumë, tërhiqet.

Ibn Rexhebi rahimehullah.
"Nga veprat më të mira është:

🌼 -Ta takosh vëllanë tënd besimtar me fytyr të buzëqeshur,
🌼 -T’i ndihmosh në shlyrje të borgjit
ose
🌼 -Ta gostisësh me ushqim!"



(Hadith | Silsiletus-Sahihah 1493).
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë:

“Kush ulet në një vend dhe nuk e përmend aty Allahun, atë do ta godasë përbuzja e Allahut, dhe kush mbështetet në shtrat dhe nuk e përmend Allahun, atë do ta godasë përbuzja e Allahut.”

Transmeton Ebu Davudi 4/264 dhe të tjerë. (Sahihul-Xhamiu hadithi nr. 6477)
Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) thoshte:
"Të gjithë njerëzit janë të vdekur, përveç atyre që kanë dituri. Të gjithë ata që kanë dituri janë në gjumë, përveç atyre që bëjnë vepra të mira. Të gjithë ata që bëjnë vepra të mira janë të mashtruar, përveç atyre që janë të sinqertë."
Ibn Mesudi (radijAllahu anhu):

"Për sa kohë që je në namaz, ti po troket në portën e Sunduesit dhe kush troket në portën e Tij, ajo do t'i hapet."🌺

Trans. Ebu Nuajmi në Hijletul Euulija, 1/130.
Thënie të xhevahirta të Ibn Mesudit (radijAllahu anhu)

"Të jeni burime të diturisë, kandila të udhëzimit, adhurues në shtëpi, ndriçuesit e natës me zemra të reja (të gjalla, aktive) dhe me rroba të vjetra. Të njiheni te banorët e qiellit dhe të jeni të panjohur te banorët e tokës."

Transmeton Darimiu në Sunen, 1/80; Ibn Ebi Dunja te Teuadu, nr. 11; ndërsa Ebu Nuajmi në el Hiljeh 1/77 e ka transmetuar si thënie të Ali ibn Ebi Talibit.
Mbulesa legjitime për femrën

Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: "..me mbulesë kam për qëllim mbulesën e ligjshme, për të cilën kushtëzohen tetë gjëra:
1. Përfshirja e tërë trupit, përveç fytyrës dhe duarve;
2. Mos të jetë tërheqëse në vetvete (rroba);
3. Mos të jetë e tejdukshme;
4. Mos të përshkruaj diçka nga trupi, për shkak të ngushtësisë;
5. Mos të jetë e parfumuar;
6. Mos t'u ngjajë rrobave të burrave;
7. Mos t'u ngjajë rrobave të jomuslimanëve;
8. Mos të jenë rroba mendjemadhësie.

*Argumentet për këto kushte gjenden në librin "Mbulesa e gruas muslimane sipas Kuranit dhe Sunetit."
Koha maksimale është 40 ditë

Enesi (radijAllahu anhu) thotë: "I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) na e pati caktuar kohën e shkurtimit të mustaqeve, prerjes së thonjve, shkuljes së qimeve të sqetullave dhe rruajtjes së vendeve të turpshme, që mos të lihen më shumë se dyzet ditë."

Transmeton Muslimi.
Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): “Bëhu i durueshëm dhe detyroje veten të kryejë vepra të mira. Sepse sot do t’i kryesh pa dëshirë, ndërsa nesër do t’i kryesh me dëshirë dhe do të duken të lehta.”

(“Sherh akideti Ehlis-Sunneti uel-Xhema’ati”)
“Çdo çast që të kalon, dhe ti nuk afrohesh me të tek Allahu, atëherë ai është dështim për ty.”

Shejkh Uthejmin | Sherh Rijad Es-Salihin, 5/153-154.
Thënie të xhevahirta të Ibn Mesudit (radijAllahu anhu)

"Justifikimi më i keq është ai që bëhet para vdekjes, ndërsa pishmanllëku më i keq është ai i Ditës së Gjykimit."

(Ibn Kajjim, El-Feuaid, 190).
Duaja që thuhet pas namazit të vitrit

Imam Nevevij (Allahu e mëshiroftë) thotë: "Është e pëlqyeshme (mustehab) që pas vitrit personi të thotë tri herë: “Subhanel Mēlikul kuddus.” (Në herën e tretë e zgjat zërin) dhe “Allahumme inni eudhu biridake min sekhatike, ue bimuafatike min ukubetik, ue eudhu bike minke la uhsij thenaen alejk, ente kema ethnejte ala nefsike.”

| “El Mexhmuu.”
Imam Abdullah ibn Uehb (Allahu e mëshiroftë) tregon: "U zotova që sa herë të përgojoj dikë, të agjëroj një ditë. Agjërimi më lodhi shumë, mirëpo, prapëseprapë përgojoja dhe agjëroja.
Pastaj e bëra nijet që sa herë të përgojoj dikë, të jap lëmosh një dërhem. Kësaj radhe, nga dashuria për paratë e lash përgojimin."

Imam Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë) lidhur më këtë shprehet: "Pasha Allahun, kështu ishin dijetarët dhe ky është rezultati i dijes së dobishme."

(Sijer A'lam En-Nubela', 9/228)
Shejh Zejd Med'hali rahimehullah: "Nëse e do veten, dhe dëshiron që ta shpëtosh nga Xhehenemi (që quhet) Sekar, që s'lë gjë nga trupi (pa e djegur), atëherë kujdesu për namazin tënd."

الأفنان الندية: 341/1

"Fali pesë kohët e namazit, do të bëhesh shembull i mirë për familjen e shoqërinë tënde, do të të shkruhet shpërblim i madh dhe do të arrish të mira të shumta!"

El-Efnan En-Nedijje, 1/341.