Hadithe Shqip
2.24K subscribers
3.03K links
Abdullah Ibn Amri tregon r.a. se Pejgamberi ka thënë:

"Përcilluni njerëzve mësimet e mia, qoftë edhe një ajet (nga Kurani ose fjalë nga Suneti im)!

(Buhariu)
Download Telegram
Hadithi 1737

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Era është freski (dhuratë) e All-llahut dhe vjen si mëshirë ose si dënim. Kur ta shihni atë, mos e shani (qortoni), por luteni All-llahun që era t’ju sjellë të mira dhe kërkoni mbrojtje tek All-llahu nga e keqja e saj.”

(Ebu Davudi me sened sahih)

http://telegram.me/haditheshqip
Hadithi 1741

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur një njeri i thotë vëllait të tij (musliman): “O i pafe (kafir)”, atëherë njëri prej atyre të dyve është i përshtatshëm për të. Nëse ai është siç i ka thënë, atëherë është në rregull, por nëse ai nuk është si është emërtuar, atëherë fjala i kthehet atij.”

(Muttefekun alejhi)

http://telegram.me/haditheshqip
Hadithi 1745

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Janë të humbur kritikët ekstremë, kapriciozë.” Këto fjalë i ka përsëritur tri herë.

(Transmeton Muslimi)

Fjala “El-Mutenetti’ûne” dmth. ata që janë kapriçiozë, kritikë të rreptë.

http://telegram.me/haditheshqip
Hadithi 1746

Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu e urren atë që, kur flet, e nxjerr gjuhën si lopa (kur e pështjell barin).”

(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

http://telegram.me/haditheshqip
Hadithi 1750

Nga Vail b. Huxhri r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mos (i) thoni “el-kermu” (vreshtë), por thoni: “el-inebu” dhe “el-habeletu” (rrush, hardhi rrushi, dru rrushi).”

(Transmeton Muslimi)

http://telegram.me/haditheshqip
Hadithi 1751

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Assesi mos t’ia përshkruajë gruaja burrit të saj gruan tjetër, hollësisht, sikur ai ta shohë atë.”

(Muttefekun alejhi)

http://telegram.me/haditheshqip
Hadithi 1754

Nga Hudhejfete b. Jemani r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mos thoni: ‘Sa e dëshiron All-llahu dhe sa e dëshiron filani’,”por thoni:‘Sa e dëshiron All-llahu e pastaj e dëshiron filani’.”

(Ebu Davudi, me sened sahih)

http://telegram.me/haditheshqip
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: " *Shembulli i besimtarit është si shembulli i asaj bimës së re e të njomë. Atë e përkul era nga çdo drejtim që t'i vijë, por, kur era qetësohet, ajo drejtohet përsëri. Kësisoj edhe besimtarin e godasin fatkeqësi, (por ai qëndron i duruar derisa Allahu t'ia largojë vështirësitë). Ndërsa një i lig i shthurur është si pisha, e cila rri e fortë dhe drejt, derisa Allahu e pret dhe e rrëzon përtokë kur të dojë* !" (Buhariu )

http://telegram.me/haditheshqip
Transmetohet nga Ebu Bekri radiallahu anhu se ka dëgjuar nga Pejgamberi alejhi selam duke thënë: " *Kërkoni nga Allahu besim të fortë(jekin) dhe shëndet, dhe pas besimit askujt nuk i jepet diç më e mirë se shëndeti.*" (Transmeton Buhariu)

http://telegram.me/haditheshqip
Prej Amir ibn Sad ibn Ebu Uekkasit përcjell prej të atit i cili e ka pyetur Osama ibn Zejdin: “ *Çfarë ke dëgjuar prej Profetit alejhi selam rreth murtajës?” Ai u përgjigj se Pejgamberi alejhi selam ka thënë që: “Murtaja është një ndëshkim me të cilin Allahu goditi një grup prej Benu Israilëve dhe prej atyre që ishin para jush. Nëse dëgjoni se diku ka rënë kjo sëmundje, mos shkoni në atë vend! Nëse godet në një vend dhe ju ndodheni aty, mos u largoni që andej për t‟i shpëtuar* !” ( Buhariu edhe Muslimi)

http://telegram.me/haditheshqip
Thotë Abdullah ibn Abbasi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij: *Një ditë isha pas Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – dhe ai më tha*:

“ *O djalosh, do t’i mësoj disa fjalë*.
*Ruaje Allahun (kufijtë e Tij) do të të ruajë Ai ty*.
*Ruaje Allahun, do ta gjesh Atë në krahun tënd (do të jetë me ty kur të kesh nevojë*).
*Kur të kërkosh, kërko prej Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërkoji ndihmë Allahut*.
*Dhe dije se sikur i gjithë njerëzimi të mblidhej për të të bërë dobi, nuk do të të bënin dobi veçse me diçka që Allahu ta ka caktuar, e nëse do të grumbulloheshin për të të dëmtuar me diçka, nuk do të të dëmtonin veçse me atë që Allahu ka shkruar për ty*.
*Janë ngritur lapsat, dhe janë tharë fletët* .”

( Tirmidhiu)

http://telegram.me/haditheshqip
Transmeton Aisheja - Allahu qofte i kënaqur me të- e cila ka thënë: “ E kam pyetur të Dërguarin për murtajën (epidemi) dhe më tha: “ *Dënim i Zotit që ia dërgon atij që don dhe mëshirë për besimtaret. Kushdo që përfshihet nga kjo epidemi dhe mbetet në vendin e tij i durueshëm duke shpresuar shpërblimin dhe i bindur se nuk e godet pos asaj që e ka caktuar Allahu atëherë i tilli e ka shpërblimin e shehidit (deshmorit)* ”
Transmeton Buhariu

http://telegram.me/haditheshqip
Muakil ibn Jesar Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “ *Adhurimi në kohë trazirash (sprovash, luftrasht) është si të bëhet hixhret( shpërngulje të Profeti) për tek unë* ”. Shënon Muslimi

http://telegram.me/haditheshqip
Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem thotë :"Është për t'u çuditur me besimtarin. Gjithçka është në dobinë e tij. Dhe kjo nuk është veçse për një besimtar. Nëse Zoti e sprovon me begati, ai e falënderon Atë dhe kjo është në dobinë e besimtarit. Nëse Zoti e sprovon me një fatkeqësi, ai duron dhe kjo është në dobinë e tij."

I Dërguarini Allahut me këto fjalë, na ofron një teknikë e cila na ndihmon si të reagojmë në rast fatkeqësish dhe problemesh.
Duke pasur parasysh një karakter të tillë të besimtarit, edhe Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem shpreh habi. Një karakter i tillë kaq fleksibël, është i aftë të përballojë goditjet dhe problemet e ndryshme në jetë.

http://telegram.me/haditheshqip
Ka thënë Pejgamberi alejhi selam: " *Një besimtar(musliman), kur sëmuret, ose kur të jetë në rrugë, i shënohen shpërblimet njësoj sikur ka qenë i shëndosh në shtëpi*"

http://telegram.me/haditheshqip
Hadithi 1757

Nga Enesi r.a. transmetohet se as’habët e kanë pritur Pejgamberin s.a.v.s. për namazin e jacisë, e ai erdhi afër gjysmës së natës, e fali jacinë me as’habët dhe i këshilloi, e pastaj ka thënë: “Kini kujdes, vërtet të tjerët janë falur e pastaj kanë fjetur, kurse ju vazhdimisht keni qenë në namaz, derisa e keni pritur namazin.”

(Transmeton Buhariu)

http://telegram.me/haditheshqip
Hadithi 1758

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur burri e thërret gruan e vet në shtratin e tij dhe ajo refuzon të shkojë, nëse ai flen i hidhëruar në të, engjëjt e mallkojnë atë tërë natën deri në agim.”

(Muttefekun alejhi)

Në një transmetim tjetër thuhet: “(Engjëjt do ta mallkojnë) Derisa ajo të kthehet në shtratin e tij.”

http://telegram.me/haditheshqip
Hadithi 1761

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e ka ndaluar vënien e duarve në brez anash (mbi kërdhokulla) gjatë namazit.

(Muttefekun alejhi)

http://telegram.me/haditheshqip
Hadithi 1762

Nga Aishja r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë. “Nuk është e preferueshme të falet namazi para ushqimit të shtruar (që sofra të presë), as nuk është e preferueshme të falet namazi duke duruar nevojën e madhe dhe të vogël.”

(Transmeton Muslimi)

http://telegram.me/haditheshqip
I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë :

“ *Kush thotë në mbrëmje: BismilAhil-ledhi la jeduruhu mea ismihi shejun fil erdi we la Fis-sema wehuves-Semiul Aliim tre herë nuk e godet sprova e papritur deri në mëngjes*.
*Dhe kush thotë në mëngjesë këtë lutje nuk e godet sprova e papritur deri në mbrëmje. Që don të thotë: _Me emrin e All-llahut pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjuesi dhe di çdo send_* .

Shënon imam Ahmedi Albani thot se eshte i vertetë.

http://telegram.me/haditheshqip