Dashuria per hir te Allahut
460 subscribers
122 photos
52 videos
1 file
49 links
Download Telegram
Forwarded from Blackpearls
اللهم صل و سلم على نبينا محمد
Allahumme sali ue selim ale nebijjine Muhammed
Ditët ecin, veprat e mira mbesin, andaj thuaj: subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il-lallah vAllahu ekber, ue la haule ue la kuvete il-la bilah..
Forwarded from íѕℓαмιϲ ϲουρℓє👑
Të mirat e virusit Covid-19

Thonë se çdo e keqe ka një të mirë. Sigurisht, edhe Covid - 19 ka më se 19 të mira, porse po përmbledh tri sosh:

👌 Tani as zengjini më i madh nuk mund të drekojë e të darkojë ku t’ia dojë qejfi dhe e kupton se i varfri në këtë hall e çon tërë ymrin: barkthatë e duke ëndërruar ushqimin;
👌 Bashkëshorti ndryshon botëkuptimin për bashkëshorten, sepse sheh se e shoqja nuk ulet pothuajse asnjë moment duke kryer punët e shtëpisë e duke u angazhuar me fëmijët dhe kërkesat e tyre;
👌 Secili njeri e kupton se dita qenka mjaft e gjatë (madje edhe në dimër) dhe paska kohë me tepri për ta mbushur e stërmbushur ditën me vepra të mira...

| Jeton Koqinaj |

T.me/islamicouple 🌸
Forwarded from íѕℓαмιϲ ϲουρℓє👑
💎 Namazi i natës 💎

🥀Ata el Haresani ka thënë:

"Namazi i natës është jetë për trupin,dritë në zemër,shkëlqim në fytyrë,forcë në shikim dhe në gjithë gjymtyrët.Ai njeri që fal namazin e natës gdhihet i gëzuar,por nëse e zë gjumi dhe nuk falet natën si zakonisht gdhihet i mërzitur,me zemër të thyer njësoj sikur të ketë humbur diçka,e në të vërtetë ai ka humbur gjënë më të dobishme."

📑 El-bidaje ve en-nihaje,9/295,Darul fikr

nektari_i_vulosur
@Islamicouple 🌸
Forwarded from Ghuraba-Të Huajt
Nje urtësi thotë:

"Vendose veten në sprovën që i ka rënë dikujt,pastaj paragjyko"..
🥀
Forwarded from .
“Nese Ahireti bëhet brenga jote, pse mërzitesh për dunja.”🌷

|Poeti Arab|
Channel photo updated
Forwarded from Hakku është dritë.
Pyetje: A është e saktë që të lexohet nga mus'hafi në namazin e teravive?
 
Përgjigje: Ai që nuk ka mundësi të lexojë përmendësh nuk ka problem që të lexojë nga mus'hafi në namazin e teravive, sepse ai do e lexojë komplet Kuranin, nga fillimi e deri në fund, e nëse ai nuk është hafiz Kurani atëherë ai lexon nga mus'hafi. Disa prej selefëve e bënin këtë.


Salih el Feuzan
Forwarded from íѕℓαмιϲ ϲουρℓє👑
🦋Fjala më e vështirë për një vajzë përbëhet nga dy shkronja: "PO"
~Nëse ajo të është përgjigjur kështu, atëherë do të thotë që në rrugëtimin e saj të jetës të ka zgjedhur ty për shoqëruesin e saj. Ose bëhu bashkëudhëtar i duhur, ose mos fillo fare rrugëtimin me të.
...................................................

O ti që i thua vetit burrë kujdesu për atë vajzë që e merr e mos e malltreto se një ditë ke për të dhënë llogari para Allahut سبحانه وتعالى .

T.me/islamicouple 🌸
Forwarded from akhwat.alb
Nëse je i mirë, mos humb kohë ta dëshmosh!🥀

|Huazim
Forwarded from íѕℓαмιϲ ϲουρℓє👑
🌺Familja në raport me shoqërinë është sikurse zemra në raport me trupin, prandaj ashtu siç një zemër e mirë është shkak që i tërë trupi të jetë i mirë dhe një zemër e prishur është shkak që i tërë trupi të jetë i prishur, ashtu dhe familja e mirë
është shkak që të përmirësohet i tërë shteti, e nëse ajo është e prishur atëherë i tërë shteti është i prishur. Familja lidhet me stabilitetin e njeriut.

📚[DETYRAT MES BASHKËSHORTËVE , Dr. Sulejman Ruhejli]


T.me/islamicouple 🌸