Selefi.org
2.51K members
108 photos
1 video
11 files
4.41K links
Kur'ani dhe Suneti sipas kuptimit të Selefëve të këtij Umeti. Mund të na shkruani pyetjet tuaja duke shtypur në këtë link: @Selefiorg2007bot
Download Telegram
to view and join the conversation
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

164 - Transmetohet nga Um Selemeh se i shërbeu të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, mish të pjekur, ai hëngri prej mishit, më pas u çua për t’u falur pa marrë abdes.

أُمَّ سَلَمَةَ أَخْبَرَتْهُ، أَنَّهَا قَرَّبَتْ إِلَى رَسُولِ اللهِ صلى الله عليه وسلم، جَنْبًا مَشْوِيًّا، فَأَكَلَ مِنْهُ، ثُمَّ قَامَ إِلَى الصَّلاةِ، وَمَا تَوَضَّأَ‏.‏

📖 esh-Shemail el-Muhammedijjeh, 164
Përktheu: Abdullah Beqiri

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💎 Ka thënë Shejkh 'Uthejmini, Allahu e mëshiroftë:

"Njeriu duhet t'i tërheqë njerëzit e tjerë, t'i inkurajojë dhe t'i afrojë ata në çështjet e fesë, e jo t'i largojë. Nëse ata largohen, ai u bë sebep për largimin e tyre nga feja e Allahut. E nëse ai i tërheq dhe i afron ata, ai bëhet sebep që ata ta duan dhe t'i qasen fesë së Allahut."

ينبغي للإنسان أن يستجذب الناس ويستعطفهم، ويتألفهم في أمور الدين، وألا ينفرهم؛ لأنهم إذا نفروا كان هو السبب في نفورهم عن دين الله، وإذا استجذبهم واستألفهم كان هو السبب في محبتهم لدين الله وقربهم.

📘Burimi: et-Ta'lik 'ala Sahih el-Bukharij, vëll.1/fq.328
Përktheu: Alban Malaj

Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
Ka thënë 'Uruetu Ibën ez-Zubejr:

"Nëse shikon ndonjë njeri duke bërë një vepër të mirë, dije se ai ka bërë vepra të tjera si ajo. E nëse e shikon atë duke bërë një vepër të keqe, atëherë dije se ka bërë vepra të tjera si ajo, sepse vepra e mirë tregon se ka vepra të tjera si ajo, kurse vepra e keqe tregon se ka vepra të tjera si ajo."

إذا رأيت الرجل يعمل الحسنة فاعلم أن لها عنده أخوات، فإذا رأيته يعمل السيئة فاعلم أن لها عنده أخوات؛ فإن الحسنة تدل على أخواتها وإن السيئة تدل على أخواتها.

📚Burimi: Hiljetul-Eulijaa, 2/177
Përktheu: Alban Malaj

Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

165 - Transmetohet nga Abdullah ibën Harith se ka thënë: “Hëngrëm me të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, mish të pjekur në xhami.”

عَبْدِ اللهِ بْنِ الْحَارِثِ، قَالَ‏:‏ أَكَلْنَا مَعَ رَسُولِ اللهِ صلى الله عليه وسلم شِوَاءً فِي الْمَسْجِدِ.

📖 esh-Shemail el-Muhammedijjeh, 165
Përktheu: Abdullah Beqiri

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
⛔️ Ka thënë Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë:

"T'i kërkosh falje Allahut për qafirat është e ndaluar me Kur'an, me Sunet dhe me unanimitetin e dijetarëve të Islamit."

الاستغفار للكفار لا يجوز بالكتاب والسنة والإجماع.

📖 Burimi: Mexhmu'ul-Fetaua, vëll.12/fq.489
Përktheu: Alban Malaj

Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

166 - Transmetohet nga Mugirah ibën Shu'beh se ka thënë: Isha i ftuar për darkë tek i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Na u servua një kofshë e pjekur dhe ai e mori thikën dhe filloi ta priste atë, edhe për mua preu një copë mishi. Më pas erdhi Bilali dhe e njoftoi se kishte hyrë vakti i namazit. Ai e hodhi thikën dhe tha: “Çfarë pati (që nuk priti edhe pak)? E priftë e mbara!” (Ndodhi edhe diçka tjetër në ato çaste) Mua më ishin zgjatur mustaqet dhe i Dërguari i Allahut më tha: "Më lër të vendos një misvak (poshtë mustaqeve) dhe t'i shkurtoj" ose i tha "Vër një misvak dhe shkurtoji."

الْمُغِيرَةِ بْنِ شُعْبَةَ، قَالَ‏:‏ ضِفْتُ مَعَ رَسُولِ اللهِ صلى الله عليه وسلم ذَاتَ لَيْلَةٍ، فَأُتِيَ بِجَنْبٍ مَشْوِيٍّ، ثُمَّ أَخَذَ الشَّفْرَةَ فَجَعَلَ يَحُزُّ، فَحَزَّ لِي بِهَا مِنْهُ، قَالَ‏:‏ فَجَاءَ بِلالٌ يُؤْذِنُهُ بِالصَّلاةِ فَأَلْقَى الشَّفْرَةَ، فَقَالَ‏:‏ مَا لَهُ تَرِبَتْ يَدَاهُ‏؟‏، قَالَ‏:‏ وَكَانَ شَارِبُهُ قَدْ وَفَى، فَقَالَ لَهُ‏:‏ أَقُصُّهُ لَكَ عَلَى سِوَاكٍ أَوْ قُصُّهُ عَلَى سِوَاكٍ‏.‏

📖 esh-Shemail el-Muhammedijjeh
Përktheu: Abdullah Beqiri

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

167 - Transmetohet nga Ebu Hurejreh se tha: "I sollën të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, mish dhe iu servir atij një shpatull, i pëlqeu shumë dhe hëngri prej saj me dhëmbët e përparmë.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، قَالَ‏:‏ أُتِيَ النَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم بِلَحْمٍ، فَرُفِعَ إِلَيْهِ الذِّرَاعُ، وَكَانَتْ تُعْجِبُهُ، فَنَهَسَ مِنْهَا‏.

📖 esh-Shemail el-Muhammedijjeh
Përktheu: Abdullah Beqiri

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

168 - Transmetohet nga Ibën Mes'udi se tha: “Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i pëlqente shpatulla e mishit. Atij i hodhën helm në shpatullën e mishit dhe se atë e helmuan Jehudët.”

عَنِ ابْنِ مَسْعُودٍ، قَالَ‏:‏ كَانَ النَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم يُعْجِبُهُ الذِّرَاعُ، قَالَ‏:‏ وَسُمَّ فِي الذِّرَاعِ، وَكَانَ يَرَى أَنَّ الْيَهُودَ سَمُّوهُ‏.‏

📖 esh-Shemail el-Muhammedijjeh
Përktheu: Abdullah Beqiri

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

169 - Transmetohet nga Ebu Ubejdeh se ka thënë: "Gatova për Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në një tenxhere shpatull mishi ngase ai e pëlqente atë, ia servira e hëngri, dhe pastaj tha: 'Na servir dhe një tjetër.Unë ia servira dhe tjetrën, e ai tha: 'Na servir dhe një." I thashë: "O i Dërguari i Allahut po sa shpatulla ka delja? Ai tha: 'Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, nëse do heshtje, do nxirrje nga tenxherja shpatulla aq herë sa do kërkoja."

عَنْ أَبِي عُبَيْدَةَ، قَالَ‏:‏ طَبَخْتُ لِلنَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم، قِدْرًا، وَقَدْ كَانَ يُعْجِبُهُ الذِّرَاعُ، فَنَاوَلْتُهُ الذِّرَاعَ، ثُمَّ قَالَ‏:‏ نَاوِلْنِي الذِّرَاعَ، فَنَاوَلْتُهُ، ثُمَّ قَالَ‏:‏ نَاوِلْنِي الذِّرَاعَ، فَقُلْتُ‏:‏ يَا رَسُولَ اللهِ، وَكَمْ لِلشَّاةِ مِنْ ذِرَاعٍ، فَقَالَ‏:‏ وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَوْ سَكَتَّ لَنَاوَلْتَنِي الذِّرَاعَ مَا دَعَوْتُ‏.‏

📖 esh-Shemail el-Muhammedijjeh
Përktheu: Abdullah Beqiri

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

170 - Transmetohet nga Aishah se tha: "Shpatulla e mishit nuk ishte pjesa që i pëlqente më së shumti Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, si shije, por ngaqë nuk gjendej vetëm se herë pas here dhe kjo pjesë mishi piqej shpejt dhe se kjo gjë i ruante kohën."

عَنْ عَائِشَةَ، قَالَتْ‏:‏ مَا كَانَتِ الذِّرَاعُ أَحَبَّ اللَّحْمِ إِلَى رَسُولِ اللهِ صلى الله عليه وسلم، وَلَكِنَّهُ كَانَ لا يَجِدُ اللَّحْمَ إِلا غِبًّا، وَكَانَ يَعْجَلُ إِلَيْهَا، لأَنَّهَا أَعْجَلُهَا نُضْجًا‏.‏

📖 esh-Shemail el-Muhammedijjeh
Përktheu: Abdullah Beqiri

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

171 - Transmetohet nga Abdullah ibën Xha'far se ka thënë: "Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të thotë: 'Pjesa më e mirë e mishit është mishi i kurrizit.'"

عَبْدَ اللهِ بْنَ جَعْفَرٍ، يَقُولُ‏:‏ سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم، يَقُولُ‏:‏ إِنَّ أَطْيَبَ اللَّحْمِ لَحْمُ الظَّهْرِ‏.‏

📖 esh-Shemail el-Muhammedijjeh
Përktheu: Abdullah Beqiri

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

172 - Transmeton Aisheh, radijAllahu anha, se Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: "Sa gjellë e mirë që është uthulla!"
173 - Transmeton Ummu Hanij, e cila thotë: Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - erdhi një ditë tek unë dhe tha: "A ke ndonjë gjë për të ngrënë?" I thashë: Nuk kam asgjë përveç bukës së thatë dhe uthullës! Ai tha: "Nuk ka ngelur pa gjellë ajo shtëpi në të cilën ka uthull!"

عَنْ عَائِشَةَ‏:‏ أَنَّ النَّبِيَّ صلى الله عليه وسلم، قَالَ‏:‏ نِعْمَ الإِدَامُ الْخَلُّ‏
عَنْ أُمِّ هَانِئِ، قَالَتْ‏:‏ دَخَلَ عَلَيَّ النَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم، فَقَالَ‏:‏ أَعِنْدَكِ شَيْءٌ‏؟‏ فَقُلْتُ‏:‏ لا، إِلا خُبْزٌ يَابِسٌ، وَخَلٌّ فَقَالَ‏:‏ هَاتِي، مَا أَقْفَرَ بَيْتٌ مِنْ أُدُمٍ فِيهِ الخل‏

📖esh-Shemail el-Muhammedijjeh
Përktheu: Servet Mata

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

174 – Transmeton Ebu Musa el-Esh'arij, radijAllahu anhu, se Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: "Pozita e Aishes karshi grave të tjera është si pozita e 'theridit' (bukë e ngjyer me lëng mishi) karshi ushqimeve të tjera!"
175 – Transmeton Aisheh, radijAllahu anha, se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: "Pozita e Aishes karshi grave të tjera është si pozita e theridit karshi ushqimeve të tjera!"

عَنْ أَبِي مُوسَى الأَشْعَرِيِّ، عَنِ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم، قَالَ‏:‏ فَضْلُ عَائِشَةَ عَلَى النِّسَاءِ كَفَضْلِ الثَّرِيدِ عَلَى سَائِرِ الطَّعَامِ‏
عَنْ أَنَس بْنَ مَالِكٍ، يَقُولُ‏:‏ قَالَ رَسُولُ اللهِ صلى الله عليه وسلم‏:‏ فَضْلُ عَائِشَةَ عَلَى النِّسَاءِ كَفَضْلِ الثَّرِيدِ عَلَى سَائِرِ الطَّعَامِ‏

📖esh-Shemail el-Muhammedijjeh
Përktheu: Servet Mata

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
🛑 Shejkh Abdus-Selam ibën Berxhes, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Pasha Allahun! Pasha Allahun! Pasha Allahun! Nuk do të shpëtojë ai që e përdor fenë e Allahut, Sheriatin e Tij, Librin e Tij dhe Sunetin e Pejgamberit të Tij Muhammedit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, si shteg për t’i qëruar hesapet personale dhe si hakmarrje për atë që e ka kritikuar dhe e ka sqaruar të pavërtetën e tij. “Ata që kanë bërë zullum, do ta marrin vesh se çfarë përfundimi do të kenë.” (esh-Shu’ara, 227)

قال الشيخ عبد السلام بن برجس -رحمه الله - : والله وبالله وتالله لن يُفلِحَ من جعلَ دينَ الله - عز وجل - وشرعَه وكتابَه وسُنّةَ نَبيّه محمد ﷺ ؛ بَابَا لتَصفيَة الحسابات الشخصية ، والتَّشفِّي مِمَّن نَقَدَه أو وضَّحَ باطلَه { وسيعلم الذين ظلموا أي منقلب ينقلبون } .

💽 Ligjëratë “Dhemmul-Irxhaa ue et-Tahdhiru min el-Murxhi'ah”
Përktheu: Jeton Shasivari

Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

176 – Transmeton Ebu Hurejrah, radijAllahu anhu, se e ka parë të Dërguarin e Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – duke i larë duart pasi që hëngri një copë djathë! Më pas ai e ka parë atë të hajë mish prej shpatullës së qengjit dhe u fal pa marrë abdes!"
177 – Transmeton Enes ibn Malik, radijAllahu anhu, i cili thotë: "I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - kur u martua me Safijjen, bëri dasmë me hurma dhe bukë gruri dhe elbi!"

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، أَنَّهُ رَأَى رَسُولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم، تَوَضَّأَ مِنْ أَكْلِ ثَوْرِ أَقِطٍ، ثُمَّ رَآهُ أَكَلَ مِنْ كَتِفِ شَاةٍ، ثُمَّ صَلَّى، وَلَمْ يَتَوَضَّأْ
عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ، قَالَ‏:‏ أَوْلَمَ رَسُولُ اللهِ صلى الله عليه وسلم عَلَى صَفِيَّةَ بِتَمْرٍ وَسَوِيقٍ‏

📖esh-Shemail el-Muhammedijjeh
Përktheu: Servet Mata

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

178. Transmeton Ubejdull-Llah ibn Alij, nga gjyshja e tij Selma, se el-Hasen ibn Alij, Ibn Abbasi dhe Ibn Xhafer, erdhën tek ajo dhe i thanë: "Na gatuaj ndonjë prej ushqimeve që e preferonte i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -, dhe e hante atë me gjithë qejf !" Ajo u tha: "O bijtë e mi, në ditët e sotme ju nuk e pëlqeni atë ushqim!" Ata i thanë: "Përkundrazi, na e gatuaj!" Atëherë ajo u ngrit, mori ca elb, e bloi atë dhe e vendosi në një tenxhere, i hodhi pak vaj, pak djegës dhe pak erëza; pastaj ua serviri atyre, e u tha: "Ky është njëri prej ushqimeve që e preferonte i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -, dhe e hante atë më gjithë qejf!"

حَدَّثَنِي عُبَيْدُ اللهِ بْنُ عَلِيٍّ، عَنْ جَدَّتِهِ سَلْمَى، أَنَّ الْحَسَنَ بْنَ عَلِيٍّ، وَابْنَ عَبَّاسٍ، وَابْنَ جَعْفَرٍ أَتَوْهَا فَقَالُوا لَهَا‏:‏ اصْنَعِي لَنَا طَعَامًا مِمَّا كَانَ يُعْجِبُ رَسُولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم، وَيُحْسِنُ أَكْلَهُ فَقَالَتْ‏:‏ يَا بُنَيَّ لا تَشْتَهِيهِ الْيَوْمَ، قَالَ‏:‏ بَلَى اصْنَعِيهِ لَنَا قَالَ‏:‏ فَقَامَتْ فَأَخَذَتْ مِنْ شَعِيرٍ فَطَحَنَتْهُ، ثُمَّ جَعَلَتْهُ فِي قِدْرٍ، وَصَبَّتْ عَلَيْهِ شَيْئًا مِنْ زَيْتٍ، وَدَقَّتِ الْفُلْفُلَ، وَالتَّوَابِلَ، فَقَرَّبَتْهُ إِلَيْهِمْ، فَقَالَتْ‏:‏ هَذَا مِمَّا كَانَ يُعْجِبُ رَسُولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم، وَيُحْسِنُ أَكْلَهُ‏

📖esh-Shemail el-Muhammedijjeh
Përktheu: Servet Mata

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

179 - Transmeton Xhabir ibn Abdil-Lah, radijAllahu anhuma, i cili thotë: "Na erdhi i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - në shtëpinë tonë dhe ne therëm një qengj! Ndërsa ai tha: "Ata sikur e dinin se unë e pëlqej mishin!" Ky hadith ka edhe një histori tjetër.

عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللهِ، قَالَ‏:‏ أَتَانَا النَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم، فِي مَنْزِلِنَا، فَذَبَحْنَا لَهُ شَاةً، فَقَالَ‏:‏ كَأَنَّهُمْ عَلِمُوا أَنَّا نُحِبُّ اللَّحْمَ وَفِي الْحَدِيثِ قِصَّةٌ‏

📖esh-Shemail el-Muhammedijjeh
Përktheu: Servet Mata

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

180 - Transmeton Xhabir ibn Abdil-Lah, radijAllahu anhuma, i cili thotë: "I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - shkoi te një grua e Ensarëve dhe unë isha me të! Ajo theri një qengj për të dhe ai hëngri prej tij. Më pas ajo solli një tas me hurma rutab (të freskëta) dhe ai hëngri prej tyre. Pastaj ai - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- mori abdes për namazin e Drekës, u fal dhe u largua. Pas kësaj ajo gruaja i solli një pjesë prej mishit të qengjit që kishte ngelur dhe ai hëngri prej tij. Pastaj fali namazin e Ikindisë dhe nuk mori abdes!"

عَنْ جَابِرٍ، قَالَ‏:‏ خَرَجَ رَسُولُ اللهِ صلى الله عليه وسلم، وَأَنَا مَعَهُ فَدَخَلَ عَلَى امْرَأَةٍ مِنَ الأَنْصَارِ، فذَبَحَتْ لَهُ شَاةً، فَأَكَلَ مِنْهَا، وَأَتَتْهُ بِقِنَاعٍ مِنْ رُطَبٍ، فَأَكَلَ مِنْهُ، ثُمَّ تَوَضَّأَ لِلظُّهْرِ، وَصَلَّى، صلى الله عليه وسلم، ثُمَّ انْصَرَفَ، فَأَتَتْهُ بِعُلالَةٍ مِنْ عُلالَةِ الشَّاةِ، فَأَكَلَ ثُمَّ صَلَّى الْعَصْرَ، وَلَمْ يَتَوَضَّأْ‏

📖esh-Shemail el-Muhammedijjeh
Përktheu: Servet Mata

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
🍃 Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë;

"Çfarë ka njohur ai që nuk e njeh Allahun dhe të Dërguarin e Tij? Çfarë realiteti ka kuptuar ai të cilit i ka shpëtuar ky realitet? Çfarë dije ka arritur ai të cilit i ka shpëtuar dituria për ta njohur Allahun dhe për të punuar me atë që e kënaqë Atë, i ka shpëtuar njohja e rrugës e cila të shpie tek Ai dhe përfundimi që do të ketë pasi të jetë kthyer tek Ai (Ditën e Gjykimit)?"

قال الإمام ابن القيم - رحمه الله - :فَأَيُّ شيء عَرَفَ من لَمْ يَعرف اللَّهَ ورسُلَهُ ؟ وأيّ حَقِيقَةٍ أَدركَ من فَاتَتهُ هذه الحقيقةُ ؟ وأيُّ عِلمٍ أَو عَمَلٍ حَصَلَ لِمن فَاتَهُ العِلمُ بالله والعَمَلُ بِمرضَاتِهِ ومعرفَةُ الطَّريق المُوصِّلَةِ إِليه ومآله بعد الوُصُول إِليهِ!.

📖 Hidajetul-Hajara, fq. 192
Përktheu: Jeton Shasivari

Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•
💠 Tiparet e Muhamedit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

🍲 [26] Gjella e të Dërguarit të Allahut (ﷺ)

181 – Transmeton Ummul Mundhir, e cila thotë: "I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - erdhi tek unë bashkë me Aliun, ndërsa ne kishim një tufë hurmash të lidhura. I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu - alejhi ue sel-lem - filloi të hante prej tyre, gjithashtu edhe Aliu filloi të hante. Atëherë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i tha Aliut: "Ndalo o Ali (së ngrëni prej tyre), sepse ti sapo je shëruar prej sëmundjes!" Kështu që, Aliu e la dhe u ul, ndërsa Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - vazhdoi të hante. Atëherë, unë u përgatita atyre bukë elbi me panxhar dhe Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i tha Aliut: "Haje këtë, sepse kjo është e dobishme për ty!"

نْ أُمِّ الْمُنْذِرِ، قَالَتْ‏:‏ دَخَلَ عَلَيَّ رَسُولُ اللهِ صلى الله عليه وسلم، وَمَعَهُ عَلِيٌّ، وَلَنَا دَوَالٍ مُعَلَّقَةٌ، قَالَتْ‏:‏ فَجَعَلَ رَسُولُ اللهِ صلى الله عليه وسلم يَأْكُلُ وَعَلِيٌّ مَعَهُ يَأْكُلُ، فَقَالَ رَسُولُ اللهِ صلى الله عليه وسلم، لِعَلِيٍّ‏:‏ مَهْ يَا عَلِيُّ، فَإِنَّكَ نَاقَةٌ، قَالَتْ‏:‏ فَجَلَسَ عَلِيٌّ، وَالنَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم يَأْكُلُ، قَالَتْ‏:‏ فَجَعَلْتُ لَهُمْ سِلْقًا وَشَعِيرًا، فَقَالَ النَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم لِعَلِيٍّ‏:‏ مِنْ هَذَا فَأَصِبْ فَإِنَّ هَذَا أَوْفَقُ لَكَ‏

📖esh-Shemail el-Muhammedijjeh
Përktheu: Servet Mata

#tiparetemuhamedit #gjellaetederguarit
Mund të na ndiqni në:
📱Telegram📱Facebook 🆕📲Instagram
•┈┈••✾•🌹📚🌹•✾••┈┈•